Dëshmia e rrallë e të arratisurit në ’85-ën: Si e kalova kufirin i uritur dhe i zhuritur nga etja, këmbëzbathur dhe i veshur me me zhele, ku një prift më gjeti gjysëm të vdekur

15 Shtator 2020, 09:39Politika TEMA

Memorie.al publikon disa pjesë nga libri voluminoz autobiografik në dorshkrim “Tokë e bukur, njerëz të shëmtuar” (kujtime nga xhehnemi) me autor, Kasem Hoxha me origjinë nga fshati Markat i Sarandës dhe me banim në SHBA-ës që nga viti 1985, kur ai u arratis nga Shqipëria, pasi kishte vuajtur dhjetë vite në burgjet e regjimit komunist të Enver Hoxhës.  E gjithë historia e trishtë dhe e dhimbëshme e Kaso Hoxhës, që nga jeta dhe puna e vështirë në fshatin e tij në skajin më jugor të vëndit, pakënaqësia ndaj regjimit dhe poezitë e para me karakter politik, si ranë ato në dorë të Sigurimit të Shtetit dhe kush ishin të afërmit e tij që e spiunuan, arrestimi në zyrën e Kryetarit të Këshillit Popullor të fshatit Markat, nga Sigurimi i Shtetit më 21 qershor të vitit 1973, hetuesia në Degën e Punëve të Brendëshme të Sarandës, gjyqi ndaj tij dhe dënimi me 10 vjet burg për “agjitacion e propagandë”, qëndrimi në “Kaushin” e Tiranës (Reparti 313), dhe të burgosurit që gjeti aty, dërgimi në Spaç e puna në atë kamp me policët e oficerët kriminelë dhe të “butë”, bashkëvuajtësit e përshkrimi i “portreteve” të tyre me anët pozitive dhe negative, lirimi nga burgu dhe kthimi në fshat, arratisja në Greqi dhe qëndrimi në kampin e Llavros-it, fitimi i azilit politik për në SHBA-ës, korrespodenca me organizatën Amnesty International, e degës së Londrës, informacionet me të dhënat që u dërgonte për të burgosurit e Spaçit dhe regjimit komunist në Shqipëri, e deri tek krijimi i familjes së re dhe jeta e puna në atë vënd të largët me komunitetin çam të përçarë nga intrigat e njerëzve të Sigurimit të Shtetit nga Shqipëria që vepronin atje.

Nga Dashnor Kaloçi

(Vijon nga numrat e kaluar)

Vizitë tek një doktor sysh që i preu të gjitha shpresat. I tha nënës që do të mbetesh e verbër për tërë jetën! U ktheva në fshat i mërzitur, pasi çdo ditë bëhej më e vështirë për kasollen time të varfër. Ora 5.30 e mëngjesit. Të gjithë flinin veç Gjergjit të vogël që ishte zgjuar. Ishte dy vjeç dhe më foli fatziu! E putha fort, pasi ky ishte takimi i lamtumirës. Ca para që kisha, i’a vura nënës tek koka e krevatit dhe u largova pa thënë asnjë fjalë. 29 Korrik, ditë që do mbetet përjetë në kujtesën time.

Në shtëpinë time dhe vëndin tim, e ndjeja veten si në fund të ferrit!

Në shtëpinë time, në tokën time, e ndjeja veten si në fund të ferrit, pasi asnjë nuk më donte në fshat veç gomarit tim! Ajo kafshë e urtë më donte me gjithë shpirt dhe unë s’kisha nevojë ta tërhiqja nga kapistra! Ai më ndiqte nga mbrapa kudo që shkoja. Gjithnjë më rrinte pranë dhe tani më duhej ta braktisja këtë kafshë të mjerë.

Nga fshati deri poshtë vëndin e quajtur “Abure”, udhëtova me Luti Llarin, i cili më pyeti se çfarë do punoja. Unë i thashë se do mbjell luledielli. Kështu u ndamë dhe unë e lidha gomarin në anë të arës, ku i’a hoqa samarin, e nuk ja lidha litarin në këmbë, që ai të shkonte ku të donte. Ai, sikur të ishte njeri, duket se e kuptoi që diçka e keqe do të ndodhte! Sytë e tij u përlotën dhe mua më erdhi keq dhe e putha. E dëgjova hungëllimën e tij deri tek mulliri i Bamit.

Ndërkaq, dy gjëra më torturonin: vapa e korrikut dhe të papriturat që mund të më ndodhnin. Ëndrra që kisha parë dy netë më parë më dha sinjalin “bëj atë që ke ndërmënd të bësh, Zoti është me ty”. Kisha gati 24 orë pa ngrënë, pasi, as oreks nuk kisha, ndoshta nga ankthi! Pasi kalova grykën në fshatin Theollogo, qëndrova tek kroi për të pirë pak ujë, ku mbusha dhe paguren.

Drejt kufirit me Greqinë, i uritur dhe i zhuritur nga etja!

Një grua që ruante lopët, erdhi për të pirë ujë dhe më pyeti se ku do shkoja. I thashë se kisha shitur pak rigon dhe do shkoja të merrja paratë. Ajo më tha se atë ditë ishte e mbyllur gjithshka, ndaj mos të shpresoja kot. I thashë se do blija diçka në dyqan dhe ajo e hëngri. Malorja e Stugarës të merrte frymën. E mora në këmbë për më shumë se tre orë. Pas tre orësh, ndodhesha pak metra poshtë saj, në një luginë të mbushur me shkoza, mbi fshatrat Maçan dhe Grazhdan.

Prisja me ankth që të perëndonte dielli, pasi vetëm në errësirë mund që të kaloja kufirin. Perëndimi erdhi ngadalë dhe dielli u fsheh papritur, e m’u duk sikur u zhduk në mes të qiellit! Një perëndim të tillë, nuk e kisha parë kurrë në jetë dhe nuk e di pse mu duk kaq i bukur?! Nga çdo anë që hidhja sytë, më dukej sikur botën e kisha nën këmbët e mia. Errësira si qefin i zi, po mbulonte tokën dhe ngadalë po mbulonte edhe ato brinjë mali, ku ishte kasollja ime e varfër.

Kopetë me dhen e dhi dolën nga mërizat ku ishin anës lumit, duke i’u ngjitur malit përpjetë për të kullotur në freskinë e natës. Të lehurat e qenve në këtë qetësi, i’u shtuan dhe zogjtë me këngën e tyre karakteristike. Gjë s’kisha për të ngrënë, por edhe uria m’u largua nga ankthi! Vetëm etja më mundonte dhe isha i detyruar ta kurseja atë pak ujë, pasi kisha shumë rrugë për të bërë. Isha tepër i lodhur nga etja dhe zemra s’ma bënte të ngrihesha.

Mora çantën me paguren dhe i hodha në krah. Ishte ora nja 9 e natës. Ikja në errësirë, ikja ashtu si i çmëndur, ikja nga uria që po më gërryente barkun, ikja nga uria që po më përvëlonte zorrët, ikja ashtu këmbëzbathur i gjakosur në drejtim të paditur! Ikja dhe lodhja po më dërrmonte, ikja dhe në vesh më buçiste vajtimi i nënës që sy mbyllur priste të kthehej i biri në darkë! Ikja dhe në vesh më buçiste vajtimi i jetimëve, që kërkonin t’u sillja bukë. Ikja dhe në vesh më pëshpërinte vajtimi i motrave që s’kishin vëlla, ikja si fëmijë jetim që ka humbur gjithshka.

Ika në errësirën e natës dhe diku u ndala e ktheva kokën për herë të fundit, për të parë ato brinja mali, ku ishte kasollja ime, ku ishit ju, ku shpirti im, i’u shkëput kufomës dhe e la atë përjetësisht në baltë! Kur dola në majë të malit, më verboi drita e hënës dhe ishte e pamundur që ta kaloja kufirin në atë ndriçim verbues. U ula përtokë dhe mendova që do të ishte më mire, që të kaloja malin nga ana tjetër ku ishte errësirë.

Çdo hap që hidhja mundohesha që të mos bëja zhurmën më të vogël. Kur dola në anën tjetër të Stugarës, hëna më dukej si hije dhe më pëlqente. Vendosa çdo 50 metra të ulesha dhe të përgjoja se ç’kisha përprara, duke qëndruar për 10 minuta pa lëvizur. Kjo rrugë e pa rrugë tërë ankth, më bëhej pengesë për të avancuar, sepse se kisha parashikuar që para orë 12 të natës të kaloja në tokën greke.

Guximi i tepruar që sundonte në çdo qelizë të organizmit, më bënte që të mos e njihja fare frikën. Me besim tek Zoti, dhe me besim tek shpirti im i pa epur, avancoja me kujdes. Poshtë në fshatin e Leshnicës, dëgjoheshin vetëm të lehura qensh. Pa pritur, para meje u ngritën një tufë me thëllënxa që më trënbën për vdekje. Lodhja, uria, etja, më shkaktuan një debulesë që më ngërthente trupin. Nëse do të përkeqësohej puna, nëse do të më linin forcat, udha do bëhej më e vështirë.

Stugara nga larg dukej sikur ishte 100 hapa, por përpara meje shtrihej një mal pa mbarim, sa mbaronte një breg fillonte tjetri. Në stomak ndjeja një rëndesë pavarësisht se nuk kisha ngrënë gjë. Më poshtë, në malin e Camadait, dëgjohej zëri i një çobani që ndërzente qentë e stanit. Ato kullosnin në freskinë e natës. Kumborët e prishnin qetësinë e kësaj nate me hënë. Prisja që përpara të më dilte kloni me tela. Goja më ishte bërë helm nga etja.

Pas disa orësh udhëtim, pa ndjenja në tokën greke!

Diku rashë dhe u mundova të villja. Me vështirësi volla, por goja mu helmua më shumë. Ujë për të pirë nuk kisha dhe ndjeja që tënsioni i gjakut më kishte rënë. U ngrita, mblodha të gjitha forcat, dhe vendosa më çdo kusht të kaloja lumin. Ku isha i sigurt, që pas tij ishte toka greke. Nga çasti në çast mund të rrëzohesha në greminat e Stugarës! Kjo udhë e vështirë ku isha i sigurt që nuk do hasja në ushtarë, ishte 3 orë, derisa zbrita matanë lumit të tharë.

Etja po më përvëlonte barkun dhe buzët më ishin tharë. Duhet të gjeja ujë me çdo kusht, ndryshe do më binte të fikët. Papritur dëgjoj se rridhte ujë diku afër lumit dhe vendosa që të ndjek rrjedhën. E gjeta dhe piva ujë aq shumë, saqë barku m’u fry si kaçup. Rashë për tokë, se ndoshta uji më dëmtoi. U shtriva nga ana e tharë e tij, që u bë streha ime atë mëngjes të 30 korrikut. Po humbja ndjenjat në atë buzë përroi në një tokë të shkretuar nga vapa e korrikut. Rashë për të vdekur në një tokë të huaj dhe e vetmja gjë që më dilte përpara syve, ishte pamja e nënës me tre foshjat jetimë që qanin!

M’u duk si agonia e vdekjes dhe më pas s’mbaj mënd se çfarë ndodhi! Ndoshta Zoti s’donte të më humbte. Atë mëngjes një njeri i panjohur për mua, po më jepte jetë. Me poçen më lagte buzët e thara dhe më hidhte ujë në gojën që më ishte bërë shkarp. Ndjeva që gjaku më lëvizte përsëri në damarë. Ndjeja që zemra po më rrihte fort dhe trupi më ishte lodhur shumë.

Priftërinjtë e një manastiri, më gjetën gjysëm të vdekur!

E ndjeva se po më vinte drita në sytë e venitur. Dallova më qartë fytyrën e parruar të atij njeriu që po më jepte jetë. E pashë atë njeri që po qante për gjëndjen time të mjerë! Ky njeri i mirë që unë nuk ja dija emrin, bëri një përpjekje për të më hipur në kalin e tij të ngarkuar. Duke më mbajtur që të mos bija nga kali, më çoi në një shtëpi në mes pyllit, e rrethuar me qepariza.

Një turmë njerëzish veshur në të zeza, u sulën për t’a ndihmuar njeriun që sillte një viktimë gjysëm të vdekur! Flisnin një gjuhë që unë e kuptoja fare mire. Njeriu që më kishte gjetur duke më lagur buzët, duke më stripsuar mishrat dhe damarët, u tregonte të tjerëve historinë se si më gjeti.

-“Pashë korbat tek po fluturonin rrotull në pyll, mendova se shpezi do të ketë ngrën ndonjë bagëti, cicërima e ca zogjëve që s’kisha parë ndonjëherë më bëri kureshtar. Kali që tërhiqja nga kapistra ndaloi, nguli këmbët dhe s’donte që të shkonte përpara! E rraha kafshën e varfër, por nuk dëgjoi! Atëhere vendosa të ndrroj rrugë dhe zbrita nga ana e përroit, kur përpara më del kufoma e këtij njeriu që po vdiste! U tmerrova, s’dija çfar të bëja dhe u afrova, vura dorën në zemër, dëgjova se rrihte akoma! Kjo është për tu çuditur, kjo është mrekulli nga zoti! Ja kështu. Ja për allah, kështu e gjeta këtë njeri të zbathur, këmbëgjakosur, me zhelet që i varen” përfundoi plaku.

Të tjerët dëgjonin në heshtje të befasuar nga kjo histori e atij mëngjesi! Ata njerëz bën njëmij përpjekje, për të dhënë jetë. Gjithçka ishte pranë meje, i gjithë kujdesi dhe shpirti i atyre njerëzve të mirë. Kur unë erdha në vete, njëri nga këta më pyeti.

-‘Kush je”?

-“Kam etje”, i’u përgjigja në greqisht.

Ata u habitën që unë flisja gjuhën e tyre dhe menjëherë më sollën ujë, portokalladë, Coca-cola.

-“Nga vjen”, më pyeti përsëri.

-“Nga xhehnemi”, i’u përgjigja me gjysëm zëri.

Burrat të veshur në të zeza, u mbrapsën pak dhe të gjithë filluan të bënin kryqin në gjoksin e tyre, ata menduan se unë mos isha ndonjë fantazëm!

-“Si të quajnë”, pyeti përsëri plaku i trembur!

-“Jezu Krisht”, u përgjigja pa ndrojë!

Ata u trembën, të gjithë filluan të bënin kryqin me dhjetra here, duke mos besuar se ç’po ndodhte përpara syve të tyre, duke menduar se unë do isha një i çmendur.

-“Nga vjen, biri im, mund të na thuash”, pyeti përsëri plaku që e kishte humbur durimin.

-“Po, mund të flas në gjuhën tuaj dhe kërkoj të më falni për gabimet, se nuk e flas dhe aq mirë. Unë vij nga Shqipëria, kam qenë i dënuar me 10 vjet burg, të cilin e vuajta në Spaç. Më quajnë Kaso Hoxha, jam nga fshatrat e Sarandës”.

Sipas porosive të priftërinjve, u dorzova në postën grek të kufirit

U tregova me imtësi tragjedinë e jetës time, ata qanin me lot dhe më premtuan se do të më ndihmonin. Unë u kërkova nëse ishte e mundur, të më nxirrnin në botën perëndimore. Kisha frikë nga qeveria e Papandreut, se mos më kthente përsëri tek xhelatët në Tiranë.

Kryekallojeri i Manastirit, më siguroi duke më thënë: -“Mos ki hiç frik, unë do ta raportoj këtë tek Dhespoti i Konicës, kështu që qeveria nuk mund ta bëjë këtë që të shkel ligjin ndërkombëtar për refugjatët që kërkojnë strehim politik. Kështu biri im, tani e tutje do të quaj “Kristo”, është një domethënie që ti je gjallë! Ti do të veprosh siç do të këshilloj unë,(duke më treguar një shtëpi poshtë në brinjë të malit), do të shkosh tek ajo posta ushtarake, mos u thuaj që ke qënë këtu tek Manastiri. Thuaju se vjen nga Shqipëria dhe kërkon strehim politik, ata do të çojnë në spital, ti ke nevojë për ndihmë mjeksore, të të kurojnë plagët në këmbët e zbathura e trupin e sakatosur nga vujtjet”! k

Këta njerëz të asaj shtëpie të perëndisë, u bën babai dhe nëna ime, më dhanë kurajo, duke m’u lutur që ta harroja të shkuarën. Ata më dhanë numërin e telefonit dhe unë u premtova, se nuk do ti harroja kurrë, për atë mirësi që më bënë.

Mora rrugën në drejtim të Camadait dhe pas një ore u gjenda tek posta greke. Tre ushtarë që rrinin të ulur nën një tendë, më vështruan me vëmendje dhe unë u afrova pranë gardhit, ku pa e humbur toruan, i përshëndeta greqisht.

Kufitarët grekë më pritën me gjithë të mirat

-“Përshëndetje, si jeni”!

Ata ma kthyen të tre bashkë: “Përshëndetje”!

Nga kureshtja, sepse veshja ime me zhele dhe këmbë zbathur, u bëri përshtypje, duke kujtuar se unë isha një vllah që rronin në ato anë me bagëti, Komandanti i tyre më pyeti:”Nga vjen”?

-“Jam Shqiptar, kërkoj strehim politik dhe nëse është e mundur të lajmëroni autoritetet të më marrin.

Ushtarët u ngritën në këmbë dhe më ftuan të shkoja brënda, ku unë u dhashë dorën me rradhë, duke i uruar shëndet. Ata më ftuan të ulesha në një karrike dhe më pyetën nëse kisha uri e ishin të gatshëm të më plotësonin çdo dëshirë.

-“Mos ki frikë”, m’u drejtuan ushtari që ishte si komandant. “Këtu je në botë të lirë”, vazhdoi ai duke më siguruar.

-“Të të bëj një kafe, ose doni ndonjë lëng portokalli”, pyeti përsëri. Ata nuk e dinin që unë isha tek Manastiri dhe siç më këshilloi urata, nuk i thashë asgjë. Ushtarët i kishte tmerruar gjëndja ime fizike, aq i këputur, aq i sëmurë nga ethet dhe menduan se ky njeri nuk e ka të gjatë jetën! Për të mos u treguar fare qibar, u kërkova:”Në është e mundur, një lëng portokalli mund ta pi”, u thashë me ndrojtje.

Në Manastir më ushqyen me vezë të skuqura dhe gjithë të mirat dhe ndjehesha më mirë fizikisht, por shihja se ethet sa vinin e shtoheshin.

-“Pije’ më thanë, ‘është e mirë”.

E mora gotën në dorë dhe ajo ishte aq e ftohtë, sa më thau gishtërinjtë! Rrufa një gëllënjkë dhe në gojë ndjeva një shije të këndshme, të mirë, që se kisha provuar ndonjëherë kurrë në jetë dhe duke pirë këtë lëng të mirë, u përgjigjesha pyetjeve që më bënin ushtarët.

Një ushtar shkroi në një cop letër mbi tavolinë: “LAVDI P.P.SH.” dhe më pyeti: “Çfar do të thonë në greqisht këto fjalë”?! Unë i shkrova më poshtë në letër në gjuhën greke dhe ushtarët qeshën, e më vunë re me vërejtje.

-“Kush ua mësoi këtë”, pyeta i habitur.

-“E kemi parë që është e shkruar në murin e postës kufitare të Shqipërisë”, u përgjigjën ata.

Ushtarët lajmëruan qëndrën dhe prisnin të vinin nga Filati. Mbas një gjysëm ore erdhi makina e policisë me një oficer. Më urdhëruan të hipja në makinë dhe mora torbën, e bëra ashtu si më thanë ata.

22 komente në “Dëshmia e rrallë e të arratisurit në ’85-ën: Si e kalova kufirin i uritur dhe i zhuritur nga etja, këmbëzbathur dhe i veshur me me zhele, ku një prift më gjeti gjysëm të vdekur”

  1. xhoxhi says:

    Vetë ky njeri që e quan veten trim të madh është shpirt kazmë.Si është e mundur që nëna e tij që do ishte e verbër për nga hera u la vetëm me tre fëmijët dhe ky iku për në greqi, na thotë se i vinte keq.Burgun e ke bërë tamam edhe nëna rezik u verbua nga që ti ishe ters i pojanit.Turp len nënën vetëm dhe ikën të ishe rehat….

    1. Flm says:

      O Jorgo, sisyemi komunist te linte te lire qe te te vezhgonin me ke do te kishe dallavere kur liroheshe dhe prap te fuste brenda.
      ###
      Si ne Shqiperi (neper burgje), si ne Amerik … ai i ikur nga familja ishte.
      Pas 5 vjeyesh, pas viteve 90-e i morri ne Amerik, e kuptoj dhe Kaso Hoxha dhe familja e tije se sa vendim i drejt ishte arratisja ne Greqi.
      ###
      Ironia e fatit, Shqiperia i morri Jeten (Camit nga Markati), Greqia ja dha perseri, jo vetem Jeten e begat por nje Parajs per ate dhe familjen e tij.
      Ishte dora e atyre mugjve qe i dhan Jeten, ishte dora e Mitropolitit te Konices SEBASTIAN qe ndihmuan per ti dhene dokumentat e udhetimit per ne Amerik.
      ###
      1. “Murgjit, gati sa nuk qanin, kur me pane ne ate gjendje”
      2. “Jam shume mirnjohes Greqis” … jane fjalet e Kasos
      Kjo eshte Greqia e vertet, “balsami i shpirtit” te te vuajturve.

      1. dikur says:

        Po edhe emrin ja nderruan apo jo? Se nuk ka lezet qe shpetuan Kasëm Hoxhen , çamin. Por Kristo Priftin nga vorioepiri.

  2. vlora says:

    Ky plere do dekoraten ,sepse e quan vehten antikomunist ,ku ne fakt ky eshte nje mut muti qe mendoi vetem per bythen e tij .PO mire mo plere a kishe grua,a kishe femije?Ku i le ata?Ti e dije se cfar i priste ata me largimin tend.Ti do haje ushqim po femijte e tu ,po gruaja jote ,po nena jote qe thua se e ke dashur shume cfare do hanin?Ti i dije pasojatqe do binin mbi familjen tendedhe prap ike ,prandaj je nje felliqesire dhe asgje tjeter Enveri spirthte fare nga ty dhe ca si tyaTi dhe shoket e tu plera iknin dhe martoheshin andeja duke haruar se kishin grua e femij ketej .

  3. Korcari-Bir I Kurves says:

    Vetem Enveri ishte kasape per ju “njerez” Te mallkuare.Ju Te poshter jeni aq te djallezuare sa per para e shisni edhe familjen.Hajduter,Genjeshtare,Te poshter,Te paftyre…Jeni nje “rrace” qe edhe djalli nuk u ja kalon.

  4. Miti says:

    E denje per « Nje mije e nje net ». Lexova edhe pse dukej sheshit qe ishte e mbushur me rrena, deri ne momentin ku muegu grek po i tregonte murgjerve te tjere se si e kishte gjetur. Pastaj ne nje moment qi betohet « per allah ». Murgu grek??!! Pastaj si e kuptoi ne detaj ky se cfare thoshte murgu nderkohe qe nuk e kuptonte gjuhen?
    Nje njeri i tille qe i ben mutin familjes, i le ne mjerim por edhe i zhyt me keq per shkak te arratisjes, eshte nje njeri pa shpirt qe mendon vetem per b.then e tij.

  5. ceno says:

    Rrefim rreqethes!

  6. Hessen says:

    Pallavra dhe genjeshtra me bisht!
    Pse nuk thua qe ishe nje derr spiuni si te gjithe te tjeret? Askush nuk i ha keto “drama,, me prifterinj dhe hoxhallare.
    Po mire more Kaso apo Kristo si te quante ASFALIA greke, gomarin e shkrete pse e le, pse nuk e more edhe ate se ishit dy shoke te mire dhe si thua edhe vete, vetem ai te donte ne fshat. Po pse a derezi nuk te donin, cfare kishe bere??
    Kaloc, shoku I shout te Kasos, nuk helmon dot me keto perralla me Kristo, prifterinj e gomere, jo!
    Shkruaj dicka te vertete te te besoj e njerezit.
    Kaso, thote qe “flisni nje gjuhe qe nuk e kuptoja,, pastaj harron (ti apo Kasua), nuk e di dhe thote qe u per ktheu dhe parrullen e PPSH – se.
    Shporruni ore bastarde, mashtrues, genjeshtare se keto qe shkruani, te jeni te sigurte se bejne efektin e kundert te asaj qe deshironi.

    1. abc says:

      O Hysen o debil, Kasemi dinte Greqisht, por jo Katharevusen (Greqishten e paster, Bizante) qe flasin Murgjit. Nuk ka diferenc ne gjuhe por ne dialekt.
      Pastaj dhe minoritaret kishin edhe aya probleme te vogla komunikimi, sepse per 45 vjet nuk kidhte komunikim me Greqin, qe te mesohej, te pasurohej dhe te evolonte Gjuha.
      Bravo Kasem Cami, qe u aratise nga Greqia dhe pe Hair, se po te aratiseshe nga Jugosllavia do te te dorzonin Turko kosovaret perseri tek kriminelet e Enverit dhe nuk do te gjendej as nam as nishan.

  7. Go west says:

    Shkrimi eshte interesant dhe artistikish te mban lidhur, por druaj qe te vertetat jane te pakta.
    Se pari ne fshatra njerezit druheshin te benin krushqi me te persekutuarit, por shumica e tyre gezonin respektin dhe dhimbshurine e fshatit. Ne se prinderit apo gjysherit e tyre kishin qene te pasur apo kishin bashkepunuar me pushtuesin, nipat e tyre nuk i fajsonte njeri, perveç partise.
    Fakti qe ne fshat nuk e donte njeri eshte pak e rende, por sidoqofte urime qe eshte bere nje shkrimtari lexueshem.

  8. Lamja says:

    Lihet nena e verber vetem me femijet jetim ? Ti s’paske merituar as te lindesh mer derzi. Jo me te martohesh e besh femije perti braktisur qe ne djep.
    Ti e paskepas hak spacin. Gjynaf qe ste dhane nja 40 vjet ne vend te 10 vjet.

  9. Pianisti says:

    Ai nuk mund te tregoi me hollesi te gjitha detajet qe e detyruan te hedhe kete hap.
    Rrini urte dhe mos paragjykoni asnjeri ne te tilla raste sepse duhet ta kesh provuar mbi kurriz si shqiptar egersine e shqiptarit komunist dhe po ta kishit pare vete ne syte tuaja e jo me ta kishit provuar Spacin do reagonit ndryshe.

  10. 19 says:

    Mos me sharje dhe mallkime se vetem ai e di se pse e ka bere .jane momente qe asnjeri nuk i koncepton dot ne ato momente .dhe zgjidhja do shume mend te behet.ai aq dinte aq beri .

  11. Minoritari says:

    Edhe une si qindra Shqiptare te tjere kam pasur rastin te punoj jashte telit te kufirit kur mund te kapercenja vijen e kufirit dhe te aratisesha ne Greqi. Nga radiot e huaja e njihja menyren e jeteses ne perendim dhe isha i afte per çdo pune, por kurre nuk me shkoi mendja te kapercenja ate vije, ( dhe duke kenduar bile) duke menduar pasojat e tmereshme qe do te kishin prindrit, gruaja, femijet, te afermit. Prandaj me vjen ndoht kur lexoj pallavrat e ketij delenxhiu qe besoj se dhe sot e mallkojne ata qe la ketu. Kudo qe te jete mbetet qelbesire bashke me Kaloçin qe na i servir.

  12. edi says:

    U ngriten te gjithe enveristat qe edhe grate ja jepnin sekretarit te partise vetem e vetem per nje vend pune jo me per tu bere komuniste dhe asnje prej jush nuk shan sistemin qe i detyronte njerezit te kryenin veprime ekstreme por ofendojne popullin qe ndermerrte keto veprime nga skamja dhe liria e munguar.Ka me rrace e keqe se jeni ju qe ofendoni motrat a vellezerit tuaj!

  13. qytetar says:

    Eh Koloç Kakoloç ….ke gjet pune te rehatshme.
    Trillime …genjeshtra pa fund….

  14. qytetar says:

    Pra….la enen e gjithçka dhe ju dhims Gomari ,
    parandjenjs per Kaloçin qe do ta donte aq shume sot.

  15. Eno says:

    shume e bukur per tu besuar Ky genjen ne cdo fjale qe thote Prifti grek tha Allah! hahahah idiot

  16. EMIGRANT NE GREQI says:

    i Nderuar Kasem Hoxha, me vjen keq per Vuajtjet tuaj,por i Nderuar shume apo pake Gjithe Shqiperia Vuante ne ate Kohe,nuk do te Pergjendrohem te Karakteristikat si Came apo Kosovare…Muzeqare apo Mallakatriot-Labe apo Korcare…ect…Buke Miseri Hanim per 6-te Muajesh..dhe Punonim si Kafshe ne Vere duke Ndihmuar ne te Korrat,akoma edhe Femije 7-8-e Vjecare qe ishim ishim te Angazhuar ne Pune….
    E dime se Uje nuk kishe se ajo Infrastrukture ishte,e dime qe kishte Spiune te Klasifikuar ne 800-te Lekesh dhe 1200-te Lekesh…qe Qendronin “Vigjelente” ne Sherbim te Partise….
    1-Nje nga Fisi ime, ARRATISIUR me 1944-tren, 16-te Vjece…iku jo per Bindje Politike por se donte te Shikonte “BOTE ME SY”…u Aktivizua ne Brigaden e Munchenit-per Veprimtari Subersive, u Hodhe me Parashute, ne Shqiperi disa Here,erdhi me misjone qe ja Ngarkonin ata qe e Paguanin (Amerikanet)…disa Here..Sigurimi i Shtetit e dinte se ai ishte ne Shqiperi, por nuk e dinte me saktesi se ku….Ai ishte Strehuar ne Fshatin tone te Lindjes,dhe kur mori kontakte me nje “Kulake”…per ti sjelle te Fala nga Nje i Njohuri i “Kulakut” Jashte Shtetit , ishte Kulaku qe e Spiunoj ne Polici,por Kulaku se pari i Tha Kryetarit te Keshillit te Fshatit, dhe ky i fundit e Lajmeroj permes Vellezerve…
    pse ti thashe keto @Kasem..Shumica e Spiuneve te Evnerit vinin nga Klasat e Deklasuara..
    2-Ju keni Vuajtur ne Burgun e Spacit..dhe mbase do ta Njihni nje Kusheririn time, qe u ARRETUA 16-te vjece, se Gjoja do te Arratisej ne Jugosllavi…ju keni pasur “Fate” se u Larguat nga Shqiperia me 1985-sen….dhe ju Ndihmuan Murgjit-Greke..e BESOJ, por po te ishit Arratisur me 1991-shin dhe te Thoshit se jame Came..ATHERE Greket e “Mire” do te te Hipnin ne Autobusin e Policise dhe do te te Sillnbin ne Shqiperi…
    @@Murgjiut e Manastriti te Dhane Telefonin e Arqipeshkopit Sebastjanos, ju kete nuk e thoni,e di se ai ka “Ndihmuar” shume “Shqipetare” per ti bere Greke per Hire te Propagandes Antishqipetare te Vorio-Epirit…por ne Kushtete qe keni qene e Kuptoj se Ju do te benit PAKTE EDHE ME DJALLIN vetem dhe vetem te Qendronit large Shqiperise….po ti shikojme gjerat ne Kohe KENI BERE MIRE…lol

  17. Gazetari says:

    O kaloc, po qe na cave trapin e di apo se di ?

  18. E VERTETA says:

    Uroj Gazeten TEMA per botimin e kujtimeve nga ferri te Kaso Hoxhes,
    nje shkrimtar i jashtzakonshem 3-dimensional, i pa krahesueshem me asnje
    tjeter, i denje per cdo cmim.

    Ne fakt nje zbulim i Gazetes TEMA te nje shkrimtari te madh shqiptar,
    qe po merr e do marre cdo dite vlersimin e merituar.

    Asnje si Kaso Hoxha nuk e ka pershkruar me mire dramen njerzore
    ne kampet e Diktatures Komuniste.

    O shqiptare, degjoni me vemendje Kambanat e Fundit per ate vend
    dhe me zemer ne dore dhe mendje te kthjellte, ndalni katastrofen..

    Ne fakt TEMA eshte gazeta me demokratike ne Shqiperi dhe me
    hapjen e saj per te verteten po jep kontribute maksimale.

  19. ladi says:

    Kaloc te lumte dora per demaskimin qe vaxhdon t’i besh rregjimit te bythqirit e gjakprishurit Enver Hoxha. Fatkeqesisht, dhe sic e shikon edhe vete, tere mini bythacet e xhaxhit ketu tek Tema nuk lene rast pa demaskuar armikun e kllases. Po mer fuksat e mutit qe ju qifsha car ju ma pragu deres per car braktisje nene behet fjale kur dihej si funksiononte ai sistem. Kasua 10 vjeteshin e dyte ne Spac e kishte diten qe kishte dale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje