Ekspertët: Hiqni dorë nga stërvitja intensive në kohë koronavirusi, rrezikoni shumë pa e marrë vesh

15 Shtator 2020, 10:00Lifestyle TEMA

Shumë njerëz janë mësuar të bëjnë stërvitje në përditshmërinë e tyre, por edhe stërvitja duket se është një nga aktivitetet e penalizuara nga Covid-19.

Në Spanjë, ekspertët e mjekësisë kanë paralajmëruar për pasojat që mund të sjellë ushtrimi fizik në këtë kohë dhe kanë dhënë disa këshilla për ata që e kanë të pamundur të heqin dorë nga stërvitja e rregullt.

“Ndërkohë që po shohim shpërthime të rasteve të reja, rekomandojmë sportistët joprofesionistë që të mos bëjnë ushtrime fizike intensive”, tha doktor Luis Franco për “RBD”.

Kjo pasi disa analiza që u janë kryer personave që e kanë kaluar koronavirusin pa simptoma ose me simptoma të lehta, kanë treguar se miokardi, muskuli i zemrës, është dobësuar gjatë sëmundjes.

“Nëse ti kërkon maksimumin nga organizmi yt, mund të shkaktohen probleme. Sa jemi në këtë periudhë pandemie, rekomandohet aktivitet fizik mesatar.

Kemi pasur raste të personave shumë të shëndetshëm, të cilët, pasi kanë dalë për vrap, kanë ardhur për t’u vizituar pasi ndiheshin shumë keq”, shtoi Franco.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje