Karmina shpjegon pse nuk e do më Luli hapjen e listave

Pas betejës së re që ka nisur Meta dhe Luli kundër zbatimit të ndryshimeve kushtetuese për hapjen e listave, fansat e Karminës janë të interesuar të dinë pse u pendua Luli për hapjen e listave, pasi ai propozoi hapjen e tyre 100 për qind.

Analisti Qim Peka, i Zeni TV, sqaron:

“Hapja e Listave ishte një ide për debat, jo një ide për zbatim.

Meqë Rama po kompleksonte Lulin se ishte kundër hapjes listave, ai e sfidoi atë duke i thënë hapi, por 100 për qind.

Por kjo ishte në kuadrin e debatit, jo të futej në Kushtetutë.

Luli nuk i dha konsesus ta fusë në Kushtetutë.

Ai vetëm tha jam dakord në parim.

Rama e bëri fakt të kryer, pasi do të përçajë opozitën, të ndajë Dashin, Gonin, Vangjelin, Nardin dhe Faten nga Luli.

Duke i hapur listat, ata natyrisht që do persekutohen, se nuk do marrin asnjë votë nga demokratët dhe kjo e nxjerr Lulin besëprerë, pasi ai ua ka premtuar vendin në listë.

Ata kanë që nga 2015 që janë pjesë e PD, pasi s’kanë marrë më pjesë në asnjë palë zgjedhje vetëm.

Nga ana tjetër, nëse hapen listat dhe LSI hyn në një listë me PD, ata mund të ndezin sherre Brenda, pasi kandidatët e LSI janë më dorëlëshuar se këta të PD dhe i korruptojnë demokratët me birra, me argëtime, me ndonjë lek, dhe ata na marrin gjithë listën.

Ndaj do të ishte mirë që listat të mbeten të mbyllura, siç janë.

Për këtë duhen vonuar këto procedurat dhe duhet thënë mirë është Kodi siç ka qenë, pasi nuk ka lezet të dalim prapë kundër listave.

Tenderi i Lulit është futur në Kod, kështu që s’ka problem.”

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *