“Liga Profesioniste është Armand Duka", Fidel Ylli me tone të ashpra: S’mund t’i bëni presion qeverisë, e turpshme që 1 miliard lekët të qytetarëve shkojnë për futbollin

15 Shtator 2020, 13:38Sport TEMA

Fidel Ylli ka folur për 4 kërkesat e qeverisë në lidhje me Ligjin e Sponsorizimeve. Deputeti i Partisë Socialiste i ngarkuar në grupin negociator të qeverisë me përfaqësuesit e Ligës Profesioniste deklaroi se kërkesat janë të presidentit të FSHF-së, Armand Duka.

Ai ftoi kreun e Federatës t’i thotë hapur ato që kërkon për të mos e zvarritur më këtë proces. Ylli bën thirrje që të mos i bëhet presion qeverisë në këtë mënyrë, duke treguar se Liga Profesioniste është thjesht një bashkësi boshe. Në konferencën për shtyp, Fidel Ylli tha:

“Jemi ngarkuar nga kryeministri i Shqipërisë për 4 pikat e Ligës Profesionsitë. Sa për dijeni, jo vetëm kryeministri, por edhe kryetari i parlamentit më kanë deleguar mua për të negociuar me këto grupe interesi. Siç e patë edhe dje, në tavolinë me mua ishin të gjithë ata që kanë një eksperiencë të madhe në këtë fushë. Pritëm Ligën Profesioniste të vinte. Sa për dijeni kam një shkresë që i dërgohet kryeministrit dhe kryetarit të parlamentit. Ndër të tjera thuhej se janë gati për t’u takuar. Unë i ftova dhe në moment Edvin Libohova më tha: “Jam shumë i lumtur që do të takohemi”. Ne bëjmë gati vendin e takimit. Më sugjeruan “Air Albania”, por në fund vendosëm që ta bëjmë takimin te Ministria e Financave. Unë dua të bëj një pyetje: Ku e ka Liga selinë? Sa e ka buxhetin? E ka 0! Arbitrat kush i cakton? Federata! Politikat e zhvillimit? I cakton Federata! Unë mendoj se duhet të dalë hapur presidenti i FSHF-së bashkë me grupin që ka inociuar.

Të gjitha kërkesat ne i kemi analizuar. Por, s’është normale kjo që t’i bësh presion qeverisë. I bëj thirrje Koço Kokëdhimës që është miku im, që ka bërë një klub model, që sporti në 30 vjet është informal. Të gjithë e dimë dhe s’është normale që nga taksat një bashki t’i japë 1 miliardë lekë një ekipi futboll. Në ç’vend të botës ndodh kjo? Bashki të majta dhe të djathta ndër vite, është e tmerrshme të japësh 500 mijë euro për një skuadër në kategori të dytë. Kemi miratuar Ligjin për Dhunën, Ligjin e Sponsorizimeve. Hajde ta bëjmë, nuk bëhet nëpërmjet konferencave në televizion.

Nuk e bëri kryeministri, por një grup pune. Sportin e kemi kulturë dhe duam ta fusim në rrugën e duhur të fiskalizimit. S’duhet të kërkojë lëmoshë sporti ynë. Është bërë stadiumi i Elbasanit që u bë gati UEFA ta çonte Shqipëri në Maqedoni për t’u ndeshur. U bë stadiumi i Shkodrës, u bë stadiumi kombëtar “Qemal Stafa” duke vënë në dispozicion tokën. Ka bërë palestra pafund. Po përfundon stadiumi i Kukësit. Është stadiumi i Apolonisë që do të ndërtohet së bashku me të Durrësit. PD-ja ka investuar vetëm 80 mijë dollarë. Ne na ndodhën dy gjëma të madha si tërmeti dhe pandemia. Dhe përsëri qeveria jonë thotë “Po”. Duhet të themi se çfarë zgjidhet ose jo. Të flasësh për 6 përqindëshin duhet të kesh një produkt. Çfarë shet futbolli, biletat apo lojtarët? Ligji i ri ka një synim, që në sport të fusim kompani të mëdha. Sponsorizim është të vësh një reklamë në stadium dhe të marrësh përfitim te biznesi yt.

Ligji i Sportit ka kaluar në parlament me 90 vota. Armand Duka ka sjellë drejtorin juridik të sportit në grupin e punës që patëm ngritur. Kemi bërë një ligj që të gjitha fushat e futbollit futen pa doganë dhe pa taksë doganore. Ne kemi thënë që çdo material sportiv, për të gjitha sportet do të hyjnë pa taksë dhe pa doganë. Kjo duhet thënë, ne bëmë një qendër olimpike aty. Ndërsa kryeministri i dha 10 mijë metra katrorë zyrë sepse e ka prioritet. Kryeministri ua bëri prap qejfin. Sporti dhe futbolli ndërrojnë cilësinë e jetës. Do bëjmë 5 pallate të tjera sporti. Kjo është politika e qeverisë tonë”, tha ai.

3 komente në ““Liga Profesioniste është Armand Duka”, Fidel Ylli me tone të ashpra: S’mund t’i bëni presion qeverisë, e turpshme që 1 miliard lekët të qytetarëve shkojnë për futbollin”

  1. tifozi says:

    Dukat e krimit jane kalbesira kombetare,duhen flakur ne koshin e plehrave.Shikoni bastet qe ai bythqiri ve me ate deputetinh e pd-s ate kurven qe ka qene minister drejtesie dhe do te zbuloni miliardat e fitimeve te pa drejta duke fiksuar e shitur ndeshjet kombetare e nderkombetare,Ptu shtet leshi

  2. Askushi says:

    Katnari Duka me djallzine qe e karakterizon kujton se njerzit se kuptojn qe eshte politike.ashtu lejini ae shkon ka te shkojn.si kurvat do fillojn kampionatin me kurven Duka te parin

  3. Malsori says:

    More po ketij Dukes i eshte dhjamosur zverku dhe i eshte bere barku si kacek.i eshte trashur truri eshte plakur shume duke vene baste per ndeshjet.Pse nuk e qeroni kete palaco plak nga drejtimi i Federates.Ka plote njerez me integritet Shqiperia qe te marrin drejtimin.Malsori Boston

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje