Nga bojkoti i kampionatit te “lufta” me vëllain, rrëfehet Olsi Rama: Gaz Demi është me kryeministrin, futbolli biznes i dështuar në Shqipëri

15 Shtator 2020, 10:32Sport TEMA

Drejtori i Partizanit, Olsi Rama, i ftuar në studion e “Procesit Sportiv”, u pyet fillimisht në lidhje me qëndrimin e tij për sa i përket bojkotit të Kategorisë Superiore, nëse ishte me presidentin Gaz Demi apo me kryeministrin Edi Rama.

Më pas drejtori i klubi të kuq, bëri një analizë më të detajuar në lidhje me këtë situatë duke u shprehur:

Jeni me Gaz Demin apo me Edi Ramën?

Jam me sportin. Jam me futbollin. Unë këtu kam si drejtor i Partizanit, por edhe si dashamirës i sportit. Më intereson më shumë axhenda sesi sporti mund të ndihmohet.

Pse bojkot dhe deri kurrë?

Është një masë ekstreme bojkoti. Çështja është pse në këtë moment dhe pse e merr Superliga këtë vendim, pasi ligji ka të bëjë me sportet. Kërkesat e famshme ju i dini. Unë mendoj që duhet të bëhet më tepër me sportin.

Futbolli është një biznes i dështuar në Shqipëri. Një ligj është aprovuar mbi sponsorizimet. 2 klubet e Superligës duhet të preokupohen për këtë punë sepse janë SH.A. Kjo mund të hapi derën për intereset e bizneseve që mund të venë emrat në fanellë. Liga duhet të informohet më tepër mbi zhvillimet. Të shohim si do të jetë impakti dhe interesi. Investimi duhet të kthehet në të mirën e taksapaguesve.

Në mbledhje që u bë ditën e shtunë unë mungoja, nuk ishte as Demi. Është vendosur që të vazhdojë bojkoti edhe javën e ardhshme dhe futbollistët të zbresin në fushë duke protestuar. Më vjen keq për Vllazninë që duhet të shkojë deri në Korçë, të dalë në fushë dhe të kthehet sërish.

Ligji i sponsorizimit… 

Kjo pjesa e tatimit ka të bëjë me formalizimin e tregut. Pika më kryesore është ajo e sponsorizimit. Mënyra si mund të afrojmë biznesin te sporti. Tani për tani asnjë nga sportet nuk janë produkte të shitshme. Asnjë biznes nuk ka ndonjë interes për të investuar në sport. Në qoftë se pjesa e sponsorizimeve do të jetë e mjaftueshme, nuk do të jetë problem për të fshehur pagat. Janë lekë të fituara me djersë. Sakrificën që bëjnë për futbollin është shumë e rëndësishme, marrin mbrapsht vetëm një kënaqësi të vogël. Kokëdhima është viti i pari që solli në Superligë Apoloninë. Është klub i priviligjuar se ka kompleks shumë të mirë.

Formalizimi i futbollit…

Është i rëndësishëm debati i formalizimit të futbollit. E dimë përpjekjen e UEFA-s për Fair-Play-in financiar. Partizani paguar 4-fishin më shumë se klubet e tjera. Është e rëndësishme transparenca, të dihen bilancet dhe buxhetet e klubet. Të ketë më shumë ndihmë financiare. Gaz Demi është negociator i zoti. Edhe Gaz Demi është me Edin (kryministrin), se edhe Edi është me sportin.

Vendimi i KAS-it

Është një non sens juridik. Ne jemi dënuar nga FIFA që të mos bëjmë merkato për 2 sesione dhe ndërkohë që gjyqtari i KAS-it arriti në përfundimin që nuk provonim dot dëmin që i krijohet skuadrës nga mbyllja e merkatos. Mbase duhet të kishim bërë punë më të mirë juridike. Merret i mirëqene fakti që kur je i dënuar ka një dëm.

Objektivi i Partizani

Daja ka ardhur te një klub i madh. Përpara se të mësohej vendimi, në diskutimin e bërë me trajnerin, i morëm parasysh të gjitha gjërat, pavarësisht se besonim te kthimi i vendimit. Partizani e ka forcën për t’u përballur denjësisht. Objektivi jonë është që ekipi të mësojë të luajë futboll në mënyrën e duhur…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje