Pse presidentët e Superiores nuk duhet t'i nënshtrohen një personazhi kontrovers si Koço Kokëdhima?

15 Shtator 2020, 17:21Sport TEMA

Koço Kokëdhima është de facto një zëdhënës i Armando Dukës, të cilin ky i fundit po e përdor për të folur në emër të të ashtëquajturës Ligë e Futbollit.

Kokëdhima ka marrë në dorë udhëheqjen e kësaj Lige, ku në emër të saj ai i ka vendosur disa ultimatume qeverisë për t’i zgjdhur, ndërkohë që nuk pranon as negociata dhe as ulje në tryezë për të arritur një konsensus.

Më shumë se sa kërkon zgjidhje për futbollin, Kokëdhima dhe Duka janë të shqetësuar se mos qeveria e zgjidh këtë problem, dhe po e përdorin qartësisht politikisht këtë Ligë për fushatë, ku nuk duan të ulen në mënyrë të pakuptimtë në tryezë me Ministrinë e Financave dhe deputetin Fidel Yllin, që ka marrë përsipër për të zgjidhur këtë ngërç fallco të krijuar nga kjo dyshe.

Mënyra e tij e komunikimit pa etikë, sulmet poltike me qëllime personale ndaj qeverisë, e ka kthyer Ligën si një seli partie, qesharake, dhe aspak të dobishëme për të zgjidhur problemet e futbollit.

Por, akoma me qesharake mbetet dhe heshtja e presidentëve të klubeve të tjerë të Kategorisë Superiore, të cilët janë më me eksperiencë dhe shumë herë më të aftë për ta zgjidhur këtë problem, por çuditërisht janë nënshtruar dhe po ia lënë zgjidhjen e problemeve Koço Kokëdhimës.

Një president kontrovers, i pabesueshëm në publik, jo korrekt me klubin e tij, dhe shfrytëzues për përftime personale që po bën në emër të Ligës.

Si mund të presësh zgjidhje nga Kokëdhima, ku vetë ky i pari ka deklaruar se nuk është korrekt me pagesat ndaj futbollistëve?

Si mund të presësh zgjidhje nga Kokëdhima, kur ky i fundit vetëm akuzon pa fakte qeverinë, se ka halle personale?

Si mund të zgjidhen problemet e tyre, kur ky personazh po i imponohet me dhunë qeverisë për të zgjidhur ato probleme?

Presidentët e Kategorisë Superiore nëse e kanë seriozisht këtë nismë, nuk duhet që fatin e tyre ta drejtojë një president i dështuar.

Të gjithë presidentët e kanë detyrim të ulen me palët që cakton qeveria, jo me kë t’i dojë qejfi Kokëdhimës apo Dukës.

Në rast të kundërt arroganca dhe hallet personale të Kokëdhimës do e zhysin më keq krizën ekonomike të futbollit.

Se tifozëve që u bëni thirrje për t’iu mbështetur, ju kanë braktisur me kohë. Aq më tepër kur jua kërkoni këtë mbështetje në emër të një Lige që e drejton Armando Duka dhe zëdhënësi i tij Koço Kokëdhima. (TemA)

5 komente në “Pse presidentët e Superiores nuk duhet t’i nënshtrohen një personazhi kontrovers si Koço Kokëdhima?”

  1. Fshf mafia says:

    Nuk i heq asnje presje,,,, pis njeri,, i ndyre

  2. xhela says:

    Kujt i plasi trapi per futbollin, te gjith jane ne nivelin zero qe te vjen turp ti shikosh, shiko nje kampionat te huaj dhe kur shikon keta ziraxhinjte te vjen me vjelle, krahas kesaj FSHF eshte e kapur nga DROGA me ne krye bosin DUKA…..

  3. patrioti says:

    Koco Kokdhima duhej te ishte lidhur pas asaj makine qe kishte recorded sot ish Ministry i brendshem Tahiri dhe jo ai qeni i pafajshem.

  4. E verteta e VERTETE says:

    Larg kete pis nga cdo akses mediatik se e ben pis!
    Eshte nga surreterit me te urryer si majtas apo djathtas!
    Harram Rames qe e promovoi dhe i dha kompetenca por nga ama tjeter e pati nje te mire se i dha perfundimisht shporrjen nga mjedisi politik nje plehu me 1000 e nje te zezat deri ne limite pathologjike!

  5. Askushi says:

    I kan bere hesapet pa hanxhine.e sigurte qe do dali dhe meta me pd ti perkrahi por leshin e hamonit do morin te dy pallat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje