Pse u pendua opozita pas pushimeve, për ndryshimet kushtetuese? 

15 Shtator 2020, 18:51Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ilir Meta duket se ka marrë përsipër të udhëheqë opozitën drejt një beteje për të bllokuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor, që reflektojnë ndryshimet kushtetuese të bëra në fund të korrikut.

Në një deklaratë të tij disa orë më parë, Ilir Meta kërkon që të ruhen të reflektuara në Kod vetëm ndryshimet e bazuara në marrëveshjen e 5 qershorit, duke u përpjekur për të injoruar ndryshimet kushtetuese të bëra nga Kuvendi i Shqipërisë.

Kjo strategji duket se është shfaqur dhe në deklaratat e para të disa zyrtarëve të PD, pas mbarimit të pushimeve të verës, gjatë së cilave me sa duket kanë reflektuar për problemet që mund t’u hapen.

Taktika që po ndjekin është shumë e lexueshme. Kanë propozuar një ekspertizë të ODIHR për këtë çështje, e cila kërkon së paku tre- katër muaj kohë të realizohet si procedurë, me qëllim që pastaj të thuhet tani është vonë dhe të mbeten në fuqi vetëm ndryshimet që janë bërë, ose të destabilizohen zgjedhjet, duke mos u mundësuar as fizikisht.

Në këtë kuptim, deklarata e Ilir Metës është paksa kontradiktore, pasi ndryshimet në Kod që reflektojnë marrëveshjen e 5 qershorit, janë bërë dhe nuk ka çfarë të bëhet më. I vetmi debat që duhet të bëjë Këshilli Politik, është të shkruajë në Kod propozimet e opozitës parlamentare, që krijojnë mundësi për koalicione parazgjedhore me një listë të përbashkët, dhe që kërkojnë hapjen e listave.

Kjo nuk është ndonjë gjë e re. Presidenti dhe opozita i kundërshtuan dhe në korrik këto ndryshime, kur u bënë në Kushtetutë. Madje ata paralajmëruan gjakderdhje dhe protesta, nëse bëheshin.

Pastaj javën e fundit u pajtuan dhe filluan debat për hapjen e listave, duke i kërkuar Edi Ramës ta ndryshojë në Kushtetutë hapjen e listave, por ta bëjë atë 100 për qind. Dhe Edi Rama ua plotësoi dëshirën. Lejoi hapjen e listave me Kushtetutë dhe tani me Kod do vendosi sa përqind do t’i hapë. Ai nuk mund ta lërë rrugës këtë kërkesë themelore të Bashës.

Nga ana tjetër, është e qartë se në fund të korrikut, kur u bënë ndryshimet kushtetuese, palët i kuptuan mirë ato, pasi debatuan dhe kërcënuan për to. Pastaj bashkësia ndërkombëtare kërkoi konsensus, por mbajti qëndrimin që nuk mund të diktojë vullnetin e Parlamentit. Dhe ashtu bëri.

Ndryshimet në të cilat mori pjesë dhe opozita me vërejtjet e saj, u bënë në Kushtetutë. Tani do të bëhen dhe në Kod, dhe kaq. Ky është një proces që ka nisur dhe që duhet të përfundojë sa më shpejt, brenda muajit.

Nëse Partia Demokratike i qëndron idesë që duhet të vazhdojë luftën për hapjen e listave, duhet ta vazhdojë atë në Këshill. Nëse jo, le të vazhdojë të qëndojë në rrugë dhe të bëjë sondazhe.

Kërkesa për hapjen e listave ishte e opozitës parlamentare, të cilën e mbështeti PS dhe në fund dhe PD. Nëse pas pushimeve Basha ka konstatuar se hapja e listave, e fut në sherr me aleatët dhe i prish skemën, ky është vërtet një hall, por nuk është hall i shqiptarëve, është i tij.

Ai tani, pasi ka reflektuar tek vilat e reja në Hamallaj, ka konstatuar se ka hall si do t’i rregullojë pesë kryetarë partish për  t’i futur në listë. Po u hapën listat ata nuk fitojnë. Po qëndruan të mbyllura, i fut tek pjesa fituese e PD, siç u ka premtuar.

Pastaj ka dhe LSI. Po u bënë koalicionet me një listë, ai nuk e kënaq dot Monikën, se ajo do 34 deputetë. Aq ja ka vënë gjobën, së paku në publik. Po nuk u hoqën koalicionet me lista të përbëra, shpëton, se ka listën e saj.

Të gjitha këto janë halle reale dhe është lajm i mirë që Luli i ka menduar, se dhe mund të mos i mendonte. Por tani ndryshimet kanë ndodhur. Thjesht duhen shkruar dhe zbardhur në Kod.

Është mirë që Basha të mendojë skenarin B, pra si të shkojë në zgjedhje me Kodin e ri, se i iku jeta duke ëndërruar beteja elektorale, ku do të zgjedhë dhe rregullat vetë, dhe kundërshtarin vetë, dhe rezultatin në tavolinë.

Meqë këtë radhë e ka marrë me qejf 25 prillin, është mirë të bëhet gati për luftë, jo për pazar. Pazarin e ka marrë, se do bëjë tenderin e identifikimit. Mos ta çojë dëm dhe atë, se i thonë 15 milionë euro.

7 komente në “Pse u pendua opozita pas pushimeve, për ndryshimet kushtetuese? ”

  1. Olimpia says:

    25 prilli eshte dite jo e mire per pinjollet e ish bashkepunetoreve te nazifashizmit dhe te feudaleve primitive shqiptare. Ne Italine mike eshte dita e clirimit nga nazifashizmit. Per koincidence eshte antihistorike qe pinjollet e tyre shqiptare te fitojne ne Shqiperi.

  2. Mal Cori says:

    Dmth zgjedhje me 25 prill nuk ka.
    Luli do kerkoje shtyrjen me 25 tetor 2021.

  3. Thuthuqi says:

    Nese ne mesin e vitit 2019 Opozita braktisi parlamanetin duke menduar se do te beheshin zgjedhje te parakoheshme duke bllokuar institucionet,sot ata me çdo kusht po si ne 2019duan te hyjne me çdo, kusht ne kuvend duke marre me çdo kusht pushtetin,por kesaj radhe po me metodat e vjetra duke i bere presion pozites se po nuk plotesoi tekat e Saliut,qejfin e Monikes e shumezimin e Lulit ata do te braktisin serisht zgjedhjet ,ndersa kryehajduti do te braktise Presidencen duke emeruar ne vend te tij Pandeli Majkon ose Rezhep Mjedanin dhe vete do kryeoje protestat qe po nuk u be si duan ata vendi do te shkoje ne nje 97 te dyte ,per ja vdekje ja pushtet!Kete radhe “Zerin e Mrikes ” e kane ne dispozicion me ardhjen enkas ne krye te saj Biberaj!Ndaj pozita duhet te pergatitet sepse ka vetem nje rruge ku zgjedhjet mund te behen te lira dhe te qeta!SPAK-u duhet urgjentisht te pergatise dosjet e zeza duke i rihapur ato e duke e filluar se pari nga 2 Prilli 1992 e deri tek 21 Janari 2011,ku dihet se kush jane protagonistet e ngjarrjeve respektive.Parashikohet qe me veprimin e SPAKUT dy jane personat qe do merren nen hetim Saliu dhe Iliri ndaj edhe Luli heht sepse eshte pergatitur kompromisi i bashkeqeverisjes midis dy partive kryesore duke e çuar politiken drejt dy forcave si sistemi Amerikan ne Demokrate dhe Republiane !Partiçkat e vogla te gjitha do te shkrihen e vendi me ne fund do te shkoje drejt stabiitetit te perhershem ku edhe Edi Rama do te deklaroje largimin nga postet qe mban si ne Parti dhe Qeveri duke ia kaluar Partine Demokrate(mos e ngateroni me ate Demografiken) kandidatit tashme te perzgjedhur prej tij qe gjithkush e mendon se kush eshte!Ndaj Ilir Meta me “Ta gezoje Baftiari” dhe Monika me “Lalaje Moni Laje,me sapun Kavaje” do te paguajne nje per nje te gjitha vjedhjet dhe dorezojne te gjitha pasurite e vena padrejtesisht mbi kurrizin e ketij populli e Xenit do ti sekuestrohen disa prej pronave se bashku me Giten ose “Ar” Giten!

  4. Franci says:

    Qendrimi i ketij palo presidenti krejtesisht te njeanshem qe drejton haptazi opoziten e sulmon çdo dite si rrugaç shumicen eshte nje turp i madh sot ne europen demokratike.Meqenese PS nuk e beri dot i takon popullit te çohet e te rrethoje presidencen duke kerkuar doreheqjen e Ilir Floririt.

  5. Fahriu i Xhemiles says:

    Po,po,Luli prap te cadra,na moren ne qafe,per ke te votojme,per Murrizin,per GJuzin,apo per Hajdarin

  6. iksi says:

    Partia Socjaliste nepermjet komisioneve zgjedhore nuk duhet te lejojne qe edhe nga kampi kundershtar te futen element qe nuk kan krye pune me drejtesine shqiptare qe jane nen akuza dhe me dosje te pashqyrtuara as te mbyllura , ku ata nuk kane te drejte te kandidojne . Te tille jane plot duke filluar nga kryetari i opozites Lul Basha , Saleh Berishà e deri tek mi i fundit ai i Babales .

  7. Alleanca per mbrojten e tallashit says:

    Terhiq e mos e keput,keshtu mund te epitetohet strategjia opozitare.
    Mund te vazhdohet me genje ,genje ,se dicka do ngelet,
    ose Babalja ne aksion.
    Per hir te se vertetes PS-se kjo i intereson,pasi o-bo-bo-zita
    aktualle nuk eshte me e besueshme.
    A,se per pak harrova,a u kthy Lulja nga plazhi ?
    Po SPAK-u akoma nuk e ka ndryshu emrin ne ASPAK ?
    Mire e nuk rron Konica se do e perseriste ate shprehjen e tij lapidare:
    Shqiperi ……………,ste kuptova dot nje here.
    Po nuk ktheu Doktor Mortja patkonjte nga dielli,nuk ka per te
    gjetur rehat ai vend

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje