Puna është se nuk flisje Besa!

Nga Dritan Hila

Ministrja e Arsimit në largim, Besa Shahini, ka bërë një letër ndarjeje me shqiptarët, e cila është jo keq në formulimin dhe idetë që përçon. I vetmi problem i Besës është se këmbëngul për mospranim të saj nga ana e shqiptarëve kur fliste në dialekt.

Nguroj ta përcaktoj të folmen e znj. Shahinit si dialekt kosovar, meqë nuk e di cilin dialekt, të cilës zonë të Kosovës flet, pasi si në Kosovë edhe në Shqipëri, dialektet ndryshojnë nga krahina në krahinë. Gjithsesi kjo është gjëja e fundit që ka shqetësuar shqiptarët dhe Besa bën gabim që e përmend. Po të jetë për punë dialekti, shqiptarët kanë votuar tri herë Sali Berishën që edhe ai flet dialektin e Gjakovës.

Besës kundërshtitë më të mëdha i kanë ardhur nga opozita shqiptare, e cila shumicën e mbështetësve të saj i ka nga veriu, sesa nga socialistët që shumica janë toskë. Dhe ky është një argument tjetër që hedh poshtë pretendimin e Besës.

Jo Besa, shqiptarët e kishin problemin jo sesi flisje, por që nuk flisje fare. Në postin e ministrit të Arsimit, ashtu si në çdo post politik, duhet të jetë një profesionist i zoti, që të jetë edhe politikan. E para i duhet për të zbatuar reforma efeciente. Ndërsa qenia politik i duhet që të divulgojë në popull reformën. Ndërsa ti Besa nuk flisje fare. Mbase se kryeministri e ka për vete gjithë skenën, mbase se ishe e frikësuar nga një post i tillë, ku u katapultove e nga kjo vinte edhe mefshtësia. E kur fole, gabove.

Të vetmen herë kur nuk duhej të flisje, ose nëse do të flisje, duhej të na jepje kurajë pasi po çonim fëmijët tanë në shkolla në kushtet e një pandemie, pasojat e së cilës nuk e dimë sesi do të jenë, në kushtet kur të gjithë jemi të frikësuar për fatin e tyre, tonin e prindërve tanë, ti na dhe sihariqin që do të ikje ende pa mbaruar ky vit. Nuk ia vlen të zgjatesh se ishte një deklaratë tejet e gabuar, frikësuese, demoralizuese për të gjithë ne si popull. Por të jesh e bindur se gjëja e fundit që menduam, ishte e folura jote në dialekt.

Të ikësh e sigurt Besa që problemin nuk e kishim me origjinën dhe të folurën tënde. Fare. Problemi më i thellë që ka populli shqiptar me politikën, pjesë e së cilës ca kohë ishit edhe ju, është ardhja në drejtim e njerëzve që nuk i thonë asgjë publikut. Janë me zero rekorde publike dhe të panjohur profesionalisht. Problemi ynë janë ca ministra figurantë të Ramës. Problem për ne janë njerëzit pa identitet dhe bosh të Bashës. Siklet i madh janë dhe do t’ua shohim belanë më vonë çiliminjve që stërvit në kampe Monika. Se nëse je njeri i zoti, shqiptarët nuk e kanë problem as fenë, as dialektin madje as kombësinë./dritare.net

REMOTE_ADDR:[]

27 komente në “Puna është se nuk flisje Besa!”

  1. Genci says:

    Është i vetmi shkrim për këtë rast, që vlen të lexohet.

    1. Gertruda says:

      Besa Shahini ishte kaq e pa afte dhe kaq e pa pergjegjeshme,sa kur i dergova nje mesazh,per t’a njohur me pervojen e nje shteti ne SHBA se si e kane zgjidhur heqjen e PESHES SKANDALOZE TE LIBRAVE TE FEMIJVE TE VEGJEL te klasave te para,te dyta etj atje,kur ne Shqiperi eshte problem kombetar,qe po u deformon shtyllen kurrizore femijve,ajo nuk reagoi fare!
      Doemos qe do heshtete,.se pervec pa aftesise se saj,.mbase eshte tutur edhe nga fakti,qe ligjin ne arsim e bejne oligarket e botimit te librave shkollore qe per cdo femi canta peshon sa vete pesha e pergjitheshme e tij!
      Te zhdukesh librat nga cantat e femijve eshte katastrofe per botuesit dhe te korruptuarit shteterore,por ketu eshte shqetesimi me i madh shendeti i femijve!
      Nipi im ne klasen e dyte shkon ne shkolle me nje cante qe peshon me gjithcka vetem 2 -3 kg!

    2. Celo Mezani says:

      Shume dakord. Ky Hila zakonisht i con plumbat huq, por kesaj radhe ka godit ne shenje.
      Per mua Shahini si ministre nuk arriti dot as tek niveli i Lindita Nikolles. Kur fliste me dialekt nuk me shqetesonte fare, perkundrazi dialekti i saj me pelqente.

  2. Kujtim says:

    Shume mire e ke Hila!

  3. asd says:

    Por…nuk ishte e korruptuar. Filloje nga ketu diskutimin.
    Te gjithe langot “kompetente” qe pretendon zotrote vjedhin dhe flasin, shesin vendet e punes dhe bejne moral, rruajne milionat e tenderave pa skrupuj dhe vijne bejne “debate” me ty ne TV. Ky eshte falsitet. Nese Besa nuk fliste, e kishte nje arsye dhe ishte pikerisht ajo per te cilen u largua.

  4. Kosovari says:

    Keshtu duhej te ishte, por nuk eshte.

  5. matia says:

    NUK KÁ RENDËSI NGA JÈ POR KUSH JÉ.(SA I ZoTi JÈ).

  6. artiles says:

    Pikës i ka rënë edhe me Besën, edhe me ministrat pupacë të Ramës, edhe me mentalitetin tonë si popull.

  7. Xoni says:

    Njerezit kerkojne figura te pastra morale dhe profesionale jo figura publike , llapaqene dhe mashtruesa politike.Politika me e mire eshte ndershmeria dhe angazhimi ne te mire te shoqerise dhe jo militantizmi I verber partiak.

  8. Agron says:

    Edhe une keshtu besoj Hila. Sidoqofte Zonja me ka lene rrespekt.

  9. Pato says:

    O kokra e skuthit mos deformo ato qe tha Besa. Nuk u ankua dhe nuk beri me faj popullin por analistet e djathte, partine demokratike dhe LSI. E tha shume hapur dhe qarte dhe ka shume te drejte. Tipa si ty qe nuk dine te bejne asgje, deshtak dhe llafazaner jane turpi i shoqerise. Ishte skandaloze se si disa ne thonjeza studente e ofendonin hapur per dialektin te shtyre nga PD dhe LSI dhe askush nuk u ndje gjate kohes qe “protestonin”.
    Besa ishte ministria me e mire qe ka pas Shqiperia. E pa korruptueshme, nuk bente favore dhe dinte te mbante nje nivel te larte etike si ne sjellje dhe ne paraqitje. Keto jane vlera qe na duhen si shoqeri dhe na duhen njerez si Besa, ndersa tipa si ty fatkeqesisht ka plot Shqiperia.

    1. fredi says:

      besa mbesa e te pabesit oficerit te larte te UDB-se Ibush Kllokoqit arriti te hypte ne pjedestal ne saje te punes destruktive te personit te infiltruar nga mashat e Udb-se,dmth ne Levizjen panShqiptare Vetevendosje,te bashkvuajtesit te saj dardan molliqaj.Ajo u katapultua ne ate post kryesisht nga influenca serbe dhe e veglave te saj si baton haxhiu etj,besa e pabese mbese e spihunit te pabese ibush kllokoqit,as zyrtare e ulte e asaj ministrie nuk meritonte te ishte.

      1. Pato says:

        Po pastaj qe eshte mbesa e nje ish spiuni te UDBs? Ti e ke idene qe ne Kosove cdo fis e ka pas nje spiun te UDBs? Eshte njesoj si ne Shqiperi me sigurimin e shtetit ne komunizem ku cdo fis e kishte nje bashkepunetor.

  10. GREY WOLF says:

    BESA VINTE NGA KULTURA KANADEZE. NE KANADA NUK PELLASIN SI GOMERET E POLITIKES SHQIPTARE. NE KANADA POLITIKEN E BEN PUNA QE BEN JO LLAPAQENISJET. NE KANADA NESE NUK KE DICKA TE MIRE PER TE THENE GOJA QEPET. POLITIKA SHQIPTARE AS QE NUK E KA HAK BESEN DHE SHOQET E SHOKET E SAJ. PERDERISA SHQIPTARET TI JAPIN ME SHUME LLAPES SE DUARVE KURRE NUK KA PER TU BERE AI VEND.

  11. Z says:

    Dolen keta krimbat qe na tregojne te verteten e zvarritjes! E folura eshte falas! Keta njerez te flasin per te tjeret e kane lehte,si ajri i mengjesit! Jane kohe te veshtira ne Shqiperi dhe Kosove! Kete e ben edhe Saliu me Liken dhe Co. Dhe qente e medias Shqiptare apo dhe Kosovare lehin e lehin dhe prape do te lehin! Ishte nje perpjekje per te afruar Shqiptaret, qe u sabotua nga spiunet serbe ne te dy anet e kufirit!

  12. Ilirjana says:

    Je perfekt Dritan. Kwshtu eshte kur katapultohen nga hiçi, me ca kurse per fillore hop ministre. Dhe me sakte e frikshme eshte Jala me ata politikane qe po prodhon,. Kjo zonja qe ka ardhur eshte perfekt. Respekte Dritan.

  13. iksi says:

    Nuk ka rendesi sa ore ne dite grin sallat por si e sa punon . Njeriu duhet te vlersohet nga puna dhe kur kryeministri ja vlerson punen dihet qe ka qene ministre e zonja se kryeministri i vlerson ministrat dhe jo analistat neper studjo luksoze , dhe njerezit e rruges .

  14. drini says:

    Shume bukur Plotesisht dakord

  15. Labi says:

    Lexova komentin e PATO-s dhe me beri pershtypje.
    O kokrra e skuth-it i drejtohej Hilës, mos deformo ato qe tha Besa .Nuk u anku dhe nuk beri me faj POPULLIN ,por analistet e djathte, partine demokratike dhe LSI.
    Sipas ktij tipit as analistet e djathte, as partia demokratike as lsi nuk qenkan popull.
    Ska faj i ziu se ka rene pre e qasjes fashiste te kryeministrit per ta paraqitur opoziten armike te popullit .
    Problem eshte se zotria ka te drejte te votoje.

  16. Jim says:

    Ke te drejte edhe une ashtu mendoj Hiqe edhe figurantin tek Ministria e jashtme!

  17. olti says:

    Po c´te fliste Besa? Te tallej Merua pastaj si me Taulantin?

  18. Vlo Njati says:

    Bese shko ne punen tende e mos e kthe koken pas.
    Shqiptaret kane rrjedhur. Pune u duket vetem kur del e ben zhurme neper gazeta, Facebook e TV-era. Jane te gjithe “eksperte” e i dine punet e tua me mire se ti. U duket habi qe dikush punon dite e nate e nuk llomotit neper TV-era.
    Gjelle qensh i thone andej nga malet e jugut.
    Keshtu qe mos co dem kohen te lexosh e replikosh me hajvane. Shih punen e jeten tende. Te vafte mbare.

  19. Ladi says:

    BESA, INTELEKTUALE E NDERUAR DHE GRUA FISNIKE. PATJETER, SHQIPTARET I DUAN FEMRAT SI MONIKA QE FLET NDYRESIRA NEPER EKRANE.

  20. bestan says:

    Pershendetje. Keni gabuar ketu Dritan. Politikanet qe referove ti, nuk percojne reforma, por meren vetem me shitblerje vende punesh. E i drejtohen militanteve me fjalet ‘o gjigant’ e me fjalor adoleshentesh e babaxhanesh rrugesh. Nuk te pelqekan teknicienet e njerezit me edukate. Sic duket i je pershtatur njerezve qe te vijne ne emision; ndoshta ke hatermbetje qe ajo ose ata si ajo nuk te kane ardhur ne emision.

  21. meta says:

    Po mirë ti Dritan Hila. Ti në këtë shkrim tëndin na paraqitësh si shumë i ditur, si për nga dialektet, si bëhet politikë, kritikues ( një drejtim ), hallet e dertet e popullit etj. Si është e mundur që ti, me këto njuhuri që mbizotëron, nuk i ke ra në sy Edit dhe të të ofroj ty ndonjë ministri. Talent i pazbuluar na qenke. Humbje e madhe për kombin që nuk ke shpalos më përpara shkathtësit tua. O Dritan, unë nuk njohë shumë politikën shqipëtare, po më ra në sy shumë artikuj për Besën. Këtu në Suedi shumë politikan të denjë ( pra flasë për politikan me poste të rëndesishme dhe me shumë përvojë ) japin dorëheqje për shumë arsye të ndryshme, por pothuajse gjithmonë para publikut arsyetohen për shkaqe familjare ose për dicka banale ( siq thotë kjo Besa – dialekti ). Pra mbi të gjitha për ta është lojaliteti i tyre ndajë partis deri në momentin e fundit. Më vonë, kur koha kalon dhe mungesa e tyre është përmbushë, paraqiten para opinionit dhe japin shkaqet e vërteta të dorëheqjeve të tyre. Ndër shkaqet kryesore janë:
    – nuk besojnë se mund të japin për partin më tepër se që kanë dhënë ( nuk kam ndërmend ti shpjegoj ty shkencat politike se ti veq i njeh më mirë se të gjithë të tjerët).
    – ideali i tij/i saj politikë dhe vetanak nuk janë më në të njejtën linje me partinë.
    – thjeshtë, potezë taktikë për të mirën e partis.
    – shkaqet personale ( aty futet edhe familja, apo shëndeti etj )
    – veprimet jo etike.
    – ………………………..!
    E sa për DiALEKTE, hë për hë, për shqipëtarët në jug, vlen slogani : ” Ju dini të flisni shqip ama të kupëtoni shqip e keni vështirë “

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *