Rotacioni? Në fakt është thjesht një sfidë mes Ramës, që përballë ka Bashën, Monikën, Berishën e Ilirin…

TemA

Ka një padurim të natyrshëm nga ana e opozitës dhe qarqeve rreth saj, për të ndryshuar Qeverinë, duke e zëvendësuar edhe me një Qeveri të tyre, me Lulzim Bashën kryeminisër a Ilir Metën, e Sali Berishën president, kjo nuk dihet.

Por ka edhe një rezistencë nga një pjesë e zgjedhësve për ta kryer këtë ndryshim, e që kërkojnë një mandat të tretë socialist.

Deri këtu jemi në dy qëndrime normale: por në këtë logjikë ka një fjalor tepër të rëndë të opozitarëve për të gjithë ata që nuk janë entuziastë për një rotacion, me këtë që dimë.

Dhe mbi ta nis e hidhet sulm e akuza pa masë, siç ishte rasti i Mustafa Nanos. Po pse ky moral?

Po mbroni korrupsionin e Edi Ramës thonë, dhe e bëjnë një aksiomë. Sidomos qarqe që janë pranë Ilir Metës apo edhe familjes së Sali Berishës.

Por nëse ka një akuzë, dosje, bindje për korrupsion ndaj Edi Ramës apo ministrave të tij, opozita do të duhet të bënte një histori të besueshme për akuzat e saj dhe ta çonte atë në Prokurori, Ambasadën amerikane, atë të BE, e të gjithë institucionet.

Deri tani ka pasur gjysëm story, gjysëm të vërteta, si 339 apo 184, apo story të montuara, si “Babalja”.

Kemi raste të emisioneve televizive apo shkrime nga media të ndryshme, që kanë dhënë rezultat, ku janë larguar zyrtarë të denoncuar e kanë nisur hetimet.

Por ta lëmë çështjen e dosjeve, pasi ajo do punë dhe punë tamam, por të vijmë tëk një punë që bëhet më thjesht.

Përse opozita apo mediat pranë saj nuk janë marrë me jetën luksoze: vilat, pallatet, makinat, jetën e zyrtarëve që akuzojnë për korrupsion?

Në një logjikë të thjeshtë dhe fotografike?

Në vitin 2017, kur ishte çadra e PD-së, një reportazh i një gazetari në TemA, zbuloi se në parkingun e PD-së gëlonin makina aq të shtrenjta, sa vlera e përgjithshme shkoi firifiu.

Shqiptarët e dinë mirë kush janë politikanët e pasur; kush jetojnë në apartamente luksoze, kur kanë qenë brekëgrisur, siç thotë Dr Kalo, e dinë kush ka vila në Lalëz, e dinë kush ka aksione, prona, magazina, industri, media e më the e të thashë.

Atëherë nëse ka një perceptim të përgjithshëm për politikanët e pasur, ndoshta edhe simetrik, përse do të duhet të krijojmë fabulën e imperativit për t’ju dhënë qeverisë Lulit, Monikës, Likes dhe Saliut?

Kjo në fakt është dilema; e cila përgjithësisht shfrytëzohet vetëm nga përfaqësues partish të vogla, që edhe ato nuk janë pa gjë në këtë aspekt, jo në korrupsion, por në komoditetin e jetës së tyre.

Ja shikoni rastin e Besa Shahinit: asnjë nuk ka një akuzë për abuzim, çka nuk është gjë e vogël.

Por sa iku janë vënë ta sulmojnë, pa marrë në analizë sistemin arsimor, të ulëtin dhe të lartin.

Në shkollat publike të Tiranës, ato kryesore, ka një mbipopullim kërkesash; shumë klasa me turne etj, sepse ka një standard cilësie.

Para ca vitesh shikonim mësues tek Fiksi që nuk njihnin Ismail Qemalin, e sot për shembull nuk i sheh.

Kemi në renditje shkolla publike që arrijnë të konkurrojnë me kolegjet e shtrenjta private, çka do analizuar. Etj etj, analiza ka shumë.

Thuhet edhe për sondazhe që po tregojnë një vullnet politik për përmbysje politike; pse si botojnë?

Realisht ka një perceptim normal dyshues për këtë mazhorancë; por në fushatë do të ketë zgjidhje reale; Rama përballë Bashës, Berishës dhe Metës.

Kaq, kjo është fabula dhe nuk është se ka ndonjë logjikë për ndryshim gjenerate politike.

Ja të marrim Malin e Zi; opozita që mori vetëm 1 deputet më shumë se Milo Gjukanoviçi, para 6 muajsh ndryshoi të gjithë liderët e saj, duke mos zgjedhur asnjë ish-qeveritar.

E bëjmë dot dhe ne…

REMOTE_ADDR:[]

19 komente në “Rotacioni? Në fakt është thjesht një sfidë mes Ramës, që përballë ka Bashën, Monikën, Berishën e Ilirin…”

  1. George says:

    Minjte kane dale nga gjirizet se po ndjejne termetin e Drejtesise …

  2. Timi says:

    Rama do fitoje bindeshem kundra ketyre krimineleve!

    1. zhaku i pamposhtur says:

      Normale..në një garë kriminelesh kryesisht fiton ai që është kryekriminel

  3. Loku says:

    Treshja Berisha – Meta – Basha jan te damkosur me vulen e
    te korruptuarve.
    Keta duhet te kalojne nga SPAK para se te kerkojne pushtet.
    Para ketyre Rama duket shume me lart ndaj edhe votohet.

  4. Suka says:

    Keto jane kryeplehrat,qe I pine gjakun popullit.
    Tani do te filloj te shohim per 7 muaj estrade,nga kllounet e me siperm.
    Sa te pa fetyre qe jane,asnje the sju bene pershtypje.

    1. shelegura says:

      KURE NE PUSHTET KETA PERBINDESHA TE KORUPSJONIT DHE TE VRASJEVE .
      EDI RAMA DO FITOJE SE KA PERBALLE VRASES .
      KY POPUII NUK HARON.

  5. zhaku i pamposhtur says:

    Plehraaa. .për çfarë rotacioni e keni fjalën mor plehra. .populli ju urren sepse jeni tradhëtarë hajdutër dhe sharlatanë. .për çfarë rotacioni flisni ju duhet të shporreni të gjithë. .nuk e kuptoj kur do ngrihet ky popull dhe ti vëri zjarrin vilave tuaja e tju djegi si minj, keni tejkaluar çdo lloj parashikimi në zullumin tuaj te pangopur. .

  6. Te kater keto palaco duan plumbin kokes qe te shpetoje Shqiperia

  7. Moni says:

    Bastarde muti…fuck

  8. Spectrum says:

    Nuk shpeton dot asnje kete here jane ne shenjester te amerikaneve jane drejt burgut shume shpejt, nuk do arrijne deri ne zgjedhje

  9. Kelmendi says:

    Nese ky popull do ate qe prej vitetsh therret per drejtesi, eshte momenti per ti larguar dhe drejtuar ne drejtim te drejtesise madhe, ku berisha, meta dhe mona jane nje, bashke kane duart me gjak. Basha eshte ose do jete i penduari i drejtesise ku do meret ne mbrojtje sepse kellira meta eshte i rrezikshem nese lihet i lire. Prandaj dhe keto zgjedhje do jene nen presion te larte te shkalles kriminale, ku di investoje meta e berisha shuma te medhaja monetare. Te dyve ketyre u intereson qe te digjet dhe nje here si ne 97, me qellimin e largimit te vemendjes nga keta kriminele me pushtet.

  10. Shenjestra says:

    Rama dhe ps-te do fitoi mbi 84 mandate.Kjo eshte e sigurt per arsye se opozita e rrugeve po sillet keq dhe po u ngre nervat popullit me shpifjet e tyre.Me keto veprime rrugaçesh dhe me Salianjin e BABALES e te Grida Dumes nuk mund te fitoi pd-ke dhe Lsi.Pa le pastaj kur kujton Salin qe eshte mandat fare,kanibald.

  11. Titi says:

    Nje gje eshte e sigurte.Rames i kane rene poturet.Saliu po ka pjerdhur Meta karte e djegur.Lulit i mbetet te marre pushtetin.

  12. shelegura says:

    KURE NE PUSHTET KETA PERBINDESHA TE KORUPSJONIT DHE TE VRASJEVE .
    EDI RAMA DO FITOJE SE KA PERBALLE VRASES .
    KY POPUII NUK HARON.

  13. Toni says:

    Sunday, Septembër 6,2020
    Së shpejti ata do të trokasin në derën e një mijë arrestimeve (1000 arrestime) prej 29 vjetësh, hajdutë, grabitës, vrasës dhe shitës të pasurisë kombëtare …

    Nuk po zgjas… Sa i përket marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë dhe sa për Paranojën e Kryeministrit Grek në Parlamentin Grek për Detin Jon ‘Deti ynë’… As për (kastën politike të përbërë nga pardesy të bardha e ish Ramiz Alis… Së pari, për marrëveshjen midis Beogradit dhe Prishtinës në Shtëpinë e Bardhë, e cila nuk bëri asgjë më pak të veçantë, përveç për t’i treguar vendin… “Serbo-Rusë dhe satelitit Serbo-Rus – Emmanuel Macron… se populli shqiptar “Shqiperia” është me ne ME SH.B.A.

    Sa për sqarimet… nuk ka rëndësi kush është në Shtëpinë e Bardhë… apo kush është sot përfaqësuesi i provincës (krahina) së Shqipërisë Kosova… Amerikë-Shqipëri kanë 98 vjet marrëdhënie politike, miqësore… nuk ka rëndësi se kush është president ose këshilltar në Shtëpinë e Bardhë ata vijnë e shkojnë… ndërsa “Ne” jemi dhe do të jemi në vendin e duhur… ne i kemi dhënë gjak dhe jetë tokës së bekuar Amerikë… Kështu që nuk do të jetë aq vonë sa rrënja e Murit të Berlinit , Shqipëria së shpejti ‘Brenda kufijve të saj natyrorë’ dhe së shpejti do të quhet Amerika e Vogël në Zemrën e Evropës…

    Ilir Meta në pallatin privat telefonon dhe takon (një tufë partish) një grup njerëzish që e kanë deklaruar veten udhëheqës partie për 29 vjet, ata duke vjedhur dhe plaçkitur shqiptarët …
    Ilir Meta, i njohur për publikun … konsiderohet i pavlefshëm … Skandalet në pallatin privat presidencial shpërndajnë dekorata, takime me njerëz të pavlerë (tyrli) … dhe antishqiptarë si Vangjel Dule me misionarë grekë…

    Edi Rama, ‘deklaratë më 31 gusht 2020 për detin Jon dhe familjen e tij”.
    Nuk kam ndërmend t’ju shkruaj (sot) …Kryeministrin në detyrë Z. Edi Rama … humbje kohe për të emëruarit dhe bashkëpunëtorin e ish Ramoz Alis, ata së shpejti do të jenë në burg … për vjedhje, grabitje. vrasjet … Le të lëmë mënjanë për ‘momentin’ shitjen e detit 2009 dhe shitjen e pasurisë kombëtare ata ‘ata qëllimisht nënkuptojnë të katër partitë (PD-PS-PR-LSI) dhe satelitët e tyre, të cilët ata thirren pronarët e ‘gazeta-tv’ të hedhur në faqet e gazetave (të botuara) për tumnaj publik për Detin Jon ‘… Së shpejti ata do të trokasin në derën e një mijë arrestimeve (1000 arrestime) prej 29 vjetësh, hajdutë, grabitës, vrasës dhe shitës të pasurisë kombëtare …

    Z.Rama Ju deklaroni, theksoni se : ” nuk ben dot vaki qe une te tradhetoj amanetin e katragjysherve, as amanetin e Kristaq Rame “ et, etj… sipas fjalorit tuai, dakord deri tani… Z. Edi dardha ka një bisht mbrapa…Por gjëja më e rëndësishme është që ju të thoni: “as amanetin i atij Plakut të Vlorës, që unë mbaj në kokë çdo ditë në zyrën time’

    Ismail Be Qemali ishte një diplomat, politikan, rilindas shqiptar, burrë shteti 100% shqiptar dhe Themelues i Shqipërisë moderne. Autori kryesor i Deklaratës së Pavarësisë, ai më vonë shërbeu si Kryeministri i parë dhe Ministri i Jashtëm i Shqipërisë. Ismail Be Qemali Patriot dhe 100% Shqiptar ai shkrin pasurinë për Shqiptarët dhe Shqipërinë e Lirë, për Shqipërinë moderne … Kështu që Ismail Beu Qemali shkrin pasurinë dhe familjen e tij për kombin Pallazge -Ilir Albania

    Ju jeni përkëdhelur në Oborrin e barinjve komunistë, ( ata çoben)… të drejtën tuaj për të ruajtur … amanetin e stërgjysheve dhe besimin, “rrugën” e babait Kristaq dhe (daja Spiro Koleka) …është e drejta juaj. Oh Edi Rama, familja Kristaq Rama ose Spiro Koleka, gjaku i tyre rrodhi në trungun e pemës së asgjëje ‘asgjë’ … ata përqafuan komunistët serbo-rusë nga asgjë “brekë të shqyer” ata ministra (barinj) pasi vodhën shqiptarët dhe plaçkitën… internuar, fëmijë , gra dhe të moshuar, burgosën, pushkatuan intelektualët shqiptare…

    Para se t’ju bëj shkurtimisht disa pyetje Së pari, pse ishte ju në Athinë në 1990, domethënë në Greqi !?… Pyetje të thjeshta, çfarë pune bënje në Francë, domethënë në Paris?
    Z. Edi Rama, a keni pasur problem me (ligjin francez) dhe me ndonjë shtet fqinj të Francës? …
    Z. Edi Rama, a keni qenë në burg ose paraburgim në Francë apo në Shtetin pranë Francës? …
    Dhe një pyetje e thjeshtë, kur keni ardhur në Tiranë nga Parisi, sa bagazh dhe sa para keni pasur në xhepa? O Edi Rama, por kur mbërritët në shtëpinë e babait tuaj, zoti Kristaq Rama, a ju pyeti se çfarë u soll nga Parisi? …Oh, Edi Rama, kur shkove në shtëpi në Tiranë, ishte babai yt, Z. Kristaq dhe vëllai yt me vila dhe miliona dollarë dhe euro, apo e njëjta shtëpi ku u larguat … kur morët rrugën për në Francë?…Pyetja e fundit për ju, Edi, a e dini pse burgu Reçh u krijua nga ‘Amerika-Gjermani’ prej miliona dollarësh dhe eurosh me taksat e popullit gjerman dhe me taksat e popullit amerikan?…

    O Se xheçë harova… Ju dhe Lulzim Basha i Hollande mendoni se populli shqiptar dhe ‘dosja’ kanë harruar që keni plaçkitur pronën kombëtare ku janë bërë dhe nënshkruar dosjet e internimeve, të burgosurve dhe pushkatimeve, përkatësisht ish-komiteti i partisë së Tiranës. Ndërsa Lulezim Basha i rrugëve dhe klubeve Hollandeze grabiti pallatin e ish-ushtrisë komuniste, por toka dhe prona private Lule Basha dënohet dy herë për pronën kombëtare dhe pronën private. Së shpejti ata do të trokasin në derën e një mijë arrestimeve (1000 arrestime) prej 29 vjetësh, hajdutë, grabitës, vrasës dhe shitës të pasurisë kombëtare …

    Zgjedhjet e vitit 2021 … personat që do të kërkojnë të garojnë për ‘deputet’ do të bëhen publike dosjet e tyre personale. Ky është rregulli i demokracisë së Amerikës Perëndimore. Parlamenti shqiptar, si organ sovran, që është shprehja e realizimit të demokracisë së përfaqësuar.. Përfaqësuesit, përkatësisht deputetët, votohen dhe zgjidhen nga fshati, lagjja, qyteti dhe jo nga hajdutë, grabitës, vrasës, antishqiptarë, ata do të jenë në burg para zgjedhjeve. Programi pika 4 garanton votuesin. PartiaShpresaDemokrate.com ose “facebook,com Albania Partia Shpresa Demokrate..

    Duke u kthyer në temë, le të zhytemi në disa detaje të 29 viteve të vjedhjes, grabitjes, vrasjes, shitjes së pasurisë kombëtare, qeverisjes me kastat politike …
    Shqipëria tragjikisht në këto 29 vjet nuk ka arritur të krijojë një klasë politike që do t’i shërbejë vendit dhe shqiptarëve kudo që janë …. Kjo kastë politike e përbërë nga Pardesyt e Bardhë të ish Ramiz Alis… Kjo kastë politike (njohur) me brekë të shqyer… për 29 vjet, vjedhje, grabitje, mashtrim, vrasje dhe shitje të pronës kombëtare … sot me vila dhe pallate miliona dollarë, euro në bankat botërore me emra të ndryshëm… miliona dollarë dhe euro të fshehura në Shqipëri. Ata i frikësohen burgimit dhe kofskimit, përkatësisht kjo kastë politike, po derdhin shumë benzinë në zjarrin e vullkanit popullor.

    Sidoqoftë, në këtë mesazh, nuk është vendi për “detaje” të hollësishme në lidhje me arsyen e errësirës së 29 viteve, por Koha është pjekur për t’i treguar misterin 95% të shqiptarëve me çelësin e “Partisë Shpresa Demokrate.com”… ‘Shpresa Demokrate është fati i shqiptarëve, e drejta e tyre për të ditur, çelësi i tyre për të hapur dyert e tyre të fshehta të 29 viteve të errëta nga misionarët dhe satelitët serbo-grekë …

    Shkurtimisht me pak fjalë sqaroj se; misioni dhe puna ime në Amerikë-Evropë dhe gjetkë… në shërbim të kombit dhe fitores së demokracisë në nivelin ndërkombëtar misioni, misioni dhe programi i ‘politikës perëndimore anti-komuniste ishte rënia e Murit Bolshevik të Berlinit’ unë plagosur për çështje ndërkombëtare tre herë në 1975, 1985, 1989… Për hir të Atdheut dhe shqiptarëve u detyruam dhe kërkuam bashkëpunim urgjent me z. Ramis Alia.
    Më 21 janar 1990 ne i dërgojmë një letër “zyrtarisht z. Ramiz Alia… mesazhi ishte i qartë, ose për ne ose për Gorbaçovin (i gjallë ose i vdekur)… Kishte dy zarfe në tryezën e Ramizit; njëra e ëmbël, dhe tjetra plot helm, hidhërimet e së kaluarës bolshevike
    Zarf i ish-udhëheqësit të kooperativës Mikhail Gorbachev nga Moska … Zarfi i patriotëve në Amerikë …

    Z. Ramiz Alia, kishte mundësinë të bllokonte rrugën e ndryshimit, por edhe ta shndërronte vendin në një luftë civile … Sigurisht që ne ishim të vetëdijshëm për ‘detajet’ dhe unë isha plotësisht i vetëdijshëm se si flinte Enver Hoxha dhe çfarë ai hante… Sigurisht që ne ishim të vetëdijshëm se Ramiz Alia ishte një frikacak, ai me sytë e tij, pa tragjedinë e Rumanisë dhe vrasjen publike të Nicolae Ceausescu dhe Elena… Ramiz Alia më 22 maj 1990, na komunikoi. Ai na informoi dhe tha: ‘Unë e pranoj ftesën dhe planin tuaj … dhe ju i pranoni kërkesat tona? … dhe kërkesat personale?’… Ne në mesazhin ‘letër’ kishim një kusht për Z. Ramiz Alia, Ai para se të vinte në Amerikë, urgjentisht duhej të vinte në veprim ‘Planin Tonë’… për të lënë pluralizmin politik pa vrarë asnjë shqiptar…

    Kështu që Z. Ramis Alia, vuri në veprim ‘Planet tona’
    (1) Alia mbledh Komitetin Qendror të PPSH-së më 15 qershor 1990 … (2) më 27 qershor 1990, urgjentisht në mesnatë në vilën nr. 4… Nexhmie Hoxha, Adil Çarcani, Hekuran Isai, Simon Stefani, Sabri Godo. (3) 1 korrik 1990 Të Dielën në mbrëmje ata mbledhin anëtarët e rinj të byrosë politike, Komitetin Qendror të PPSH-së dhe të rinjtë e partisë së rrethit, autobusë plot me të rinj, që nisen për në Tiranë. (4) 2 korrik 1990 është një ditë e trazuar dhe e pazakontë për tiranët. të rinjtë që vinin nga rrethet sulmuan ambasadat, mijëra të rinj hynë në ambasada në çdo kohë 3,4,5,6 korrik 1990. (5) Ramiz Alia më 5 korrik 1990 mbledh Komitetin Qendror të PPSH. Të nesërmen, të premten, 6 korrik, fjalimi i Alis në televizionin shqiptar (6) Alia më 10 korrik 1990 mbledh Byronë Politike dhe vendos për nisjen dhe përgatitjen e autobusëve për në portin e Durrësit. (7) Alia, takim me 11 gusht 1990 me intelektualë. – pyeti Alia një nga një. Sikur të kishte ardhur koha për pluralizmin politik në Shqipëri. Ismail Kadare i letrave të Enverit dhe shërbëtori i Alise thotë jo jo kushtet nuk janë krijuar akoma në Shqipëri dhe kështu me radhë …
    (8) Më 15 gusht 1990, Alia formoi një grup me Azem Hajdarin e tij më të ri me miqtë, në mënyrë që të zbuste rrymën studentore dhe të organizonte studentët të shpërndaheshin në katër parti (PD-PS-PR dhe PSD).

    Ne vëzhgonim çdo milimetër katror dhe çdo sekondë të tokave shqiptare…, por gjithashtu Z. Alia na informoi përgatitjen e autobusëve për në portin e Durrësit.
    Personalisht, unë u nisa urgjentisht për në Itali me një mision zyrtar më 25 qershor 1990. Ne po presim me padurim për t’u ardhur në ndihmë ‘shqiptarëve’ tanë dhe t’i vendosim në vende të caktuara si Bari, Brindisi, Napoli, Bolonja, Venecia, Roma, Triestë, Firence, Ne po prisnim, në Brindisi, Arbreshet po prisnin në port … Arritjet Anijet plot me shqiptarë mbërrijnë në portin e Brindizit … Ishte një pamje e trishtueshme. Të rinj, fëmijë, fëmijë të zhveshur, zbathur, duke qarë, filmuar dhe regjistruar.
    Me ftesën tonë, Z. Ramiz Alia arriti në Amerikë në 22 Shtator 1990 dhe qëndroi deri më 28 Shtator, i shoqëruar nga Reiz Malile….

    Me ftesë të Z. Ramiz Alia, nisemi me një mision zyrtar në Tiranë,
    23 nëntori 1990 deri më 27 nëntor 1990. Për herë të parë kthehem në vendlindjen time, në atdheun tim. Në bisedat që bëmë pas programit tonë dhe të tyre; Alia më shpjegoi qartë detajet (si pas tij) në lidhje me inteligjencën e 6 personave. Ne ishim në dijeni të dosjeve të personave në fjalë dhe të pesë partive të reduktuara nga Ramiz: ‘PS Fatos Nano, PD (1) Gramoz Pashko, (2) Sali Berisha, PR Sabri Godo, PSD Skender Gjinushi, PAD Neritan Ceka’
    Kështu që ne pranuam PD-në dhe Dr. Sali Berisha… Alia më tha që Profesor Gramoz Pashko është një ekonomist i mirë, etj, etj. Përgjigja ime ishte JO … ju e dini, mirë ne i dimë dosjet tuaja … nga të gjitha po dhe këta, të cilat ju i quani ‘intelektuale’ Ne po ju themi ashtu siç ju kemi thënë më parë në Amerikë .. Ne po pranojmë më të keqen për më të mirën …. Unë deklarova urgjentisht në televizionin shqiptar 25 Nëntor 1990 … Të nesërmen në 26 nentor 1990, në 4:30 në Pallatin e Operës. Shumë intelektual dhe të thjeshtë … Unë ju them që ju do të keni shumë parti, të djathtë dhe të majtë, por të emëruar nga Ramis Alia, ne pranuam (më e keqja nga më të mirat, do të quhet Partia Demokratike e udhëhequr nga Dr. Sali Berisha…

    Kryetari I Partis Shpresa Demokrate
    Prof. Pellump Gani Pilinci

  14. H says:

    Rrotacion, eshte një fjalë që nuk ekziston në demokraci. Por Ju si vend kafshësh që jeni, mund ta përdorni.

  15. labi says:

    Po mir more, Saliu, Iliri, Luli, jan qelbesira, por te mbrosh Ramen kjo eshte ç’menduri.

  16. Berti says:

    Nuk e imagjinoj dot te kthehen perseri ne pushtet treshja Berisha- Basha- Meta.A e dini cdo te thote kjo ?
    -Qe ekonomia te shpartallohet e te kthehemi perseri ne rrumpalle.
    – Qe te rifilloje historia e vjeter qe militantet te mos e paguajne me energjine elektrike e kjo ti kaloje ne kurriz pjeses tjeter te popullsise.
    – Qe te shohim neper studio ministra te krekosur e qe te kercenojne nese i kritikon.
    -Qe te mendohesh mire para se te protestosh para k/ ministrise (” e duam shqiperine si gjithe europa”) , pasi garda te leshon bresheri plumbash mbi trupat e protestuesve.
    -Qe do te anullojne reformen ne drejtesi e Berisha, Basha e sidomos Ilir Floriri do te vazhdojne ta çojne me tej pasurine e tyre.
    KUJDES !!!

  17. TONINI says:

    Po kush e kerkon pushtetin ketu?SB,po pse nuk e din shqipetaret se kush eshte SB dhe cfare beri me pushetin,po tjeter,kushte I.Meta,po ky kujton se ju hap barku shqipetareve per te,po pse nuk e njohin shqipetaret se se si u fut ne politike ky politikani i madh,me histori te madhe,qe e rrafi Sala qysh kulish dhe e vuri ne sherbim te vetes qysh mbas ngjarjeve te Policanit,po dashka pusht-et dhe Monika,po kjo cfare beri vodhi me te shoqin dhe u muar me trafik droge me karroce femijesh,kur burri ishte KM,po tjeter pretendent pusht-eti eshte dhe Luli,kamarier i kualifikuar,i vene ne sherbim te serbeve,miqve te Berishes,per llogari te tyre,ne dem te UCK-se dhe luftetareve te saj,po keta qe pretendojne sot per pushtet,Saliu dhe Iliri,c,fare bene kur ishin ne pushtet,Saliu beri ate qe di te beje me mire,vrau,dogji,vodhi,trafikoi rrembeu persona,u vu ne sherbim te Milloshevicit me kondrabanden e pa pare qe organizoi me strukturat e shtetit.krijoi dhe bekoje fajdet,perndoqi dhe vodhi votat,po me strukturat e shtetit,krijoji nje SHIK represiv kundra popullit dhe opozites,beri luften civile ne Shqiperi,po fale mencurrise dhe burrerise se ketij populli nuk arriti ta coje deri ne fund,se detyra e mare nga tutoret e tij ka qene qe te destabilizoje Shqiperine,qe Serbi te dhunoi Kosovaret,beri grushtin e shtetit ne 98-en,beri Gerdecin,21 Janarin,shiti detin,po ky ciraku tjeter cfare kerkon,kerkon prap flori,vagona,7qind mije euro,vila pallate,parti per te shitur vende pune,po kjom e shoqja don ndonje linje private per transport droge,po Luli,min.i Brendeshem i 21 Janarit,Ministri Transportit kur u vodhen fondet per rrugen e kombit,i akuzuar dhe i pa gjykuar,po gjsheteqind e pesedhjet mije dollaret e paguara per lobing,po babalet e halet,po deti,cfare e do pushtetin,pomire keta patriotet e medhej,qe ju hapet barku per kete popull,me gjithe keto akuza kane moral te kerkojne pushtet,po per akuzat qe i kane bere njeri tjetrit,publikisht,me ze e figure,do pergjigjen ndonjehere,e shume e shume krime dhe poshtersi te bera ne kete vend,pretendojne se ka popull qe i beson,jo,jo,keta te rrine te qete ne ate krah,te presin me qetsi fillimin e fuksionit te organeve te reja te drejtesise dhe te shpjegohen per akuzat qe ju jane bere,sa per kete te gjatin dhe ky ka kusuret e veta,po eshte shume larg me ju dhe bemat tuaja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *