Sali Berisha është një engjëll!

15 Shtator 2020, 14:56Politika TEMA

Nga Alba Malltezi 

Sigurisht që titulli nuk është një lajmi vërtetë! Eshtë një fake news. Por a e dini se një fake news përhapet në rrjet 6 herë më shpejt se një lajm i vërtetë? Pak kohë më parë, në habinë e shpejtësisë së përhapjes së genjeshtrave edhe në Shqipëri në krahasim me të vërtetat, shkruajta: “Le të përhapen! Kështu përhapësit i njohim më mirë, njohim më mirë ekstremet e tyre. Përhapsit e fake dalin kështu lakuriq!” Por kjo teori do të ishte e vërtetë nëse kemi një ind social të shëndetshëm dhe të vëmendshëm, nëse jemi të sigurtë që kush lexon, arsyeton dhe mendon me kokën e vet dhe jo me imponime të algoritmeve të internetit dhe thashethemeve. A po ndodh dhe në Shqipëri e njëjta gjë që po ndodh në botë? A janë imunë shqiptarët dhe sidomos fëmijët ndaj kesaj pandiemie te rrjeteve sociale?

Këto ditë po tërheq vëmendjen një dokumentar i realizuar nga Jeff Orlowski dhe i shpërndarë nga Netflix: “The social Dilemma”, dilema e rrjeteve sociale. E lexova ne një faqe shqiptare që e reklamonte dhe nën të nuk kishte asnjë “like”, pëlqim. Vendosa ta shoh dhe konkluzioni është ndriçues. Eshtë një nga dokumentarët më të bukur e të vlefshëm. Eshtë nga ato momente që mund të jenë nisja e ndryshimit të gjërave, e rënies dhe ristartimit të një tjetër epoke. Duhet parë me vëmendje “The social Dilemma”, nëse duam të jemi protagonistë, dhe jo si deri tani, sasi pëlqimesh për këtë apo atë foto, ide, fake news, teori komplotesh.

Social mediat, ato që lindën si një mjet fantastik për të bërë bashkë botën, për të komunikuar, ndihmuar, globalizuar, sot janë kthyer në një tokë të minuar e të mbushur me gracka të tmerrshme sidomos për fëmijët, të lindurit në një epokë të internetit që sa vijnë depersonalizohen, depresohen dhe demotivohen deri edhe në dilemën për të jetuar, të bombarduar nga lajme dhe modele false. Për të dalluar, duhet humusi i duhur intelektual dhe real, që brezi Z, rrezikon ta ketë të cënuar.

Para disa kohësh në komentet në FB një kolege kishte bërë një koment negativ për mua. Nuk di se si, por FB, edhe pse nuk ishte mes friendsave të mi, bëri “magjinë” e tij që unë ta lexoja komentin e dashakeqës. Tamam si në dokumentarin “The social Dilema” mesa duket pritej reagimi im, replika dhëmbë për dhëmbë. Në kohë të tjera do të kisha reaguar. Isha takuar vetëm dy herë në jetën time me këtë gazetare, takime kortezie,  asnjehere s’kemi punuar ne nje redaksi, madje shkembyem realisht edhe vlerësime reciproke. Në kohë të tjera do të përgjigjesha se nuk isha ashtu si i kanë thënë se isha, por papritur më erdhi në mendje se çfarë më kishin thënë mua se ajo ishte. Fjalët e thëna dhe të shkruara për të ishin të tmerrshme, 1000 herë më të sikletshme nga çfarë kolegia po shkruante me të dëgjuar për mua.

Atëherë? C’situate e sikletshme! Eshtë kjo social media? Humnera e urrejtjes? Ku shumë prej nesh shkruajnë dhe komentojnë me atë që dikush u ka thënë se ka ndodhur, është bërë? A po u heqin social mediat sot kokë, mendjen dhe zemrën miliona e miliona njerëzve? Dhe kjo është një masakër e ngadaltë, e ëmbël, e bërë me pastime, foto, video e varësi gati kimike ndaj rrjeteve. Sa pëlqime kam marrë? Sa ndjekës kam? Sa zemra, ok, komente negative dhe pozitive. A u pëlqej shumë vetëve, në mos? Studiues amerikanë ngrenë alarmin për nivelin e lartë të të rinjve në depresion në Shtetet e Bashkuara, në numrin e lartë të vetëvrasjeve për shkak të uljes së vetëvlerësimit. Dhe jo vetëm kaq, vrapimi marramendës i fake news bëjnë që njerëzit të keqkuptojnë, të bëhen agresivë e të lëndojnë njëri-tjetrin. A ka studime per gjendjen tek ne?

A duhet ndalur, riparuar, kjo autostradë e rrezikshme virtuale që po prek jetë reale? Disa ish punonjës si Tristan Harris i Google, apo te tjere te  Facebook, Yuoutube etj. japin zgjidhjet e tyre, por këto zgjidhje vlejnë vetem nëse sa më shumë prej nesh hapin sytë. Zgjohemi bashke nga vartësia më e rrezikshme e krijuar ndonjëherë. Dhe saper titullin, me siguri, per dikë ,Berisha mund të jetë engjëll. Per dikë që ndjek fjalët, jo faktet.

19 komente në “Sali Berisha është një engjëll!”

  1. saliu says:

    Sigurisht qe Sali Berisha eshte nje engjell, por cfare lloj engjelli eshte?
    Ai eshte jo nje engjell i bardhe por ne engjell i ZI sterre si nata bir i djallit .

    1. Prof Dr. Kalec Dega says:

      Po te mos ishte do ta kishte fut ne burg Ed Rama apo jo?… ose Taulant Palla me Erjon Bracen…ose Baba Taku me cante gjermane….

  2. Prind says:

    Shkrim i nevojshem ,po ashtu dokumentari i netflex ishte i jashtezakonshem. Ka ardh momenti te punojme fort me femijet nw kete drejtim, qe te mos e kalojne jeten si viktima te teknoligjise!
    Te gjitha cmimet e mundshme i meriton ai dokumentar , i cili ne vetvete mbart nje mision te madh, ndergjegjesimin e njerezimit.

    1. filja says:

      Me vjen mire qe je Prind, por ne shoqeri nuk eshte vetem edukimi prinderve por edukimi shoqerise Koha qe jetojme nuk i perket shoqerise, por individit, prandaj eshte e veshtire ne mos e pa mundur qe te edukohet shoqeria, pastaj varet se çfare kuptojme me edukim; Se te keshe linçencen e nje bordello eshte edukim, te çpifesh, te vjedhesh, te vrasesh dhe te mos penalizohesh se funkdionon paraja, eshte edukim?! Pra…edukimi fillon atje kur regullat, normat dhe ligjet mbrojne shoqerine nga keto fenomene dhe pastaj egziston dhe respekti dhe morali qe sot e quajne te teprt Familja u krijua si domosdoshmeri e celules se shoqerise, por sot ajo ka marre permasa drastike te çthurjes dhe imoralitetit. Pra ç’eshte nderi; sot je i ndershem kur ben qejfin tend ne kurriz te ttjereve. Eshte veshtire ne mos e pamundur; sistemi kapitalist demokratik qe jetojme, shpirtin njerzor e ka perfunduar dhe njeriun e ka kthyer ne plaçke tregu. Ndryshoni sistemin qe te ndryshoje jeta e njeriut dhe te behet e vlefshme per ta jetuar Sot çdo gje qe thuhet dhe behet eshte fallco, e keshtu njeriu shkret, i pafuqishem se ja kane marre te gjitha armet, ngelet te prese diten e vdekjes, pavaresisht se nuk do te vdes. Te gjithe shkruajne, te gjithe kritikojne, te gjithe japin mend dhe keshtu lumi rrjedh pa pyetur njeri, ne det derdhet.

  3. Shqip says:

    Sali Berisha per nga fjalet eshte halabak, njeri ordiner. Per nga veprat eshte moterqiri me i madh i historise.

    1. Miks says:

      Gjithe miti i Salì bajges eshte ndertuar mbi fake, jo intelektual, jo burre shteti, jo demokrat, jo antikomunist, jo i pakorruptushem, jo patriot etj, etj. Nje shpure bythlepirsish qe i paguan vetem per kete pune, jo Gjeka, jo Peka, jo Fevzo etj, etj.
      I gjithe Sali Berisha eshte nje FAKE e madhe ose me shqip, Burre buce, sic e quajti nje ishte miku i vet.
      Sipas meje mungon ai gazetar qe ne vend te FAKE, ti thote te verteten me shkronja te medha: BURRE BUCE!
      Po edhe po sja thate ju, ja thote populli perdite me miljona mesazhe neper portalet tuaja, qe e poshterojne dhe trajtojne ashtu sic sillet, si kake qeni.

  4. sert says:

    pa tjeter qe berisha eshte nje engjell perderi sa kryeministri jone e dashuron.

  5. xheku says:

    Ja ka kaluar Enverit me vrasje dhe krime, ky plere ka marre peng kete vend.

  6. Miks says:

    Gjithe miti i Salì bajges eshte ndertuar mbi fake, jo intelektual, jo burre shteti, jo demokrat, jo antikomunist, jo i pakorruptushem, jo patriot etj, etj. Nje shpure bythlepirsish qe i paguan vetem per kete pune, jo Gjeka, jo Peka, jo Fevzo etj, etj.
    I gjithe Sali Berisha eshte nje FAKE e madhe ose me shqip, Burre buce, sic e quajti nje ishte miku i vet.
    Sipas meje mungon ai gazetar qe ne vend te FAKE, ti thote te verteten me shkronja te medha: BURRE BUCE!
    Po edhe po sja thate ju, ja thote populli perdite me miljona mesazhe neper portalet tuaja, qe e poshterojne dhe trajtojne ashtu sic sillet, si kake qeni.

  7. zani partizani says:

    Xhaxhi Enver, Xhaxhi Enver
    E ke gojen me sheqer
    Me sheqer e me hallva’
    Lum Shqipria qe te ka.

    Ja edhe nje fake news tjeter, ju kujtohet? Edhe atehere kur social networket nuk egzistonin dezinformimi ishte pjese e pandare e udheqheqesve te medhenj. Ndryshojne koherat, permiresohet teknologjia, zakonet e vjetra jane po aty.

  8. Boo says:

    Po e perdore edhe vete desinformimin
    Askush nuk do ja kishte hedhur syte artikullit tat zonje por ti mashtrove duke perdorur emrin e Berishes.
    Ne fund çfare mbeti?

    1. kola says:

      Ju kafshet e Sales as nuk kuptoni dhe as keni me kuptue ndonjihere. Sapo shifni emrin e kryekafshes ju rreh zemra dhe ju paskan zhgenjyer fjalet e Albes.

      1. ? says:

        o kola une kot po futem ne muhabet se zemra mezi me rref per dashnoren, jo mo per Salen. Puna eshte se edhe ju kafshet e anes tjeter te gardhit sapo nigjoni emrin e Sales ju ngrihet lesht e bythes perpjete e nuk ju bojn syte drite.

  9. bamja says:

    Sali Berisha eshte nje i pjerdhur qe e ben kaken ne breke. Do te paguaj ai dhe pjella e tij diabolike e malokeria

  10. Zigur Qarri says:

    Engjelli i vdekjes, kufome e pakallur.

  11. Konjak says:

    Sigurisht shkrimi ka vlera njohese , edukative , morale , ndergjegje , psikologjike , intuitive , mendore , arsyetuse dhe gjykuse ; por duhej patur kujdes per te mos rreshqitur ne humneren e mllefeve . Ky shkrim eshte edhe nje koment per komentusit e shumte , ne rrjetet sociale , per problemet e shumta qe trazojne shoqerine . Ashtu si shume komentues , nga mungesa e njohies , mllefi apo nga pakujdesia rreshqasin nga e drejta apo e verteta , duke i afruar lexuesit nje lemsh neperkash , duke e helmuar per vdekie .

  12. Si me siper says:

    Shemtira mbetet shemtire, sidoqe te vishet.
    Helmi mbetet helm, sidoqe te paketohet! Ky eshte me shume se nje shemtire, me shume se nje helm vdekjeprures. I meriton te gjithe vleresimet e komentuesve te nderuar.

  13. Poko says:

    Shprehjes tende zonjeza Malltesi duhet me i be nje shtese te vogel “me fytyre lugati” qe i mbyll gjithe kapitujte per Saliun.

  14. Poko says:

    Shprehjes tende zonjeza Malltezi duhet me i be nje shtese te vogel “me fytyre lugati” qe i mbyll gjithe kapitujte per Saliun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje