Shqipëria shkeli direktivën e BE-së për hidrocentralin e Poçemit: Nisin hetimet

15 Shtator 2020, 18:06Sociale TEMA

Sekretariati i Traktatit për Energjinë në Vienë njoftoi se ka hapur hetim të thelluar për Shqipërinë pasi një vlerësim paraprak gjeti që qeveria e kryeministrit Edi Rama shkeli direktivën e Bashkimit Europian për vlerësimin e ndikimit në mjedis kur i dha me koncesion të pakërkuar një kompanie turke të drejtën për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit mbi lumin Vjosë.

Sekretariati i Komunitetit të Energjisë i dërgoi një letër qeverisë shqiptare të martën ku i kërkohet të përgjigjet për akuzat se qeveria shkeli rregullat e Bashkimit Europian në dhënien e kontratës së Poçemit, të cilat janë detyrim ligjor për shkak të Traktatit të Energjisë në të cilën Shqipëria është palë.

“Sekretariati paraprakisht gjeti se procedurat administrative të kryera për projektin ishin jo në përputhje me kriteret e Direktivës 2011/92 të BE-së, në veçanti në lidhje me kërkesat e Direktivës për përmbajtjen e raportit mjedisor dhe kërkesat për konsultim publik,” njoftoi Sekretariati në një deklaratë për shtyp. [Link]

“Duke dërguar letrën fillestare, Sekretariati nisi një procedurë paraprake, synimi i të cilës është t’i japë Shqipërisë mundësinë të reagojë ndaj akuzave për shkelje të ligjit të Komunitetit të Energjisë brenda dy muajsh dhe t’i mundësojë Sekretariatit të kuptojë rrethanat e plota të çështjes,” vijon më tutje deklarata.

Qeveria e kryeministrit Edi Rama pranoi një ofertë të pakërkuar për koncesion nga një kompani turke në vitin 2016 e quajtur Çinar-San Hafriyat Nakliyat Inşaat Turizm Sanayi Ve Ticaret Limited Şirketi, për ndërtimin e një hidrocentrali me fuqi të instaluar 50 MW dhe me prodhim të projektuar vjetor prej 200 milionë kWh. Nëse do të bëhet realitet, shitja vjetore e energjisë mund t’i japë kompanisë rreth 10-20 milionë euro në vit, në varësi të çmimit të energjisë.

Aktivistët mjedisorë kanë luftuar qeverinë me protesta dhe me procese ligjore të ndryshme që nga viti 2016. Aktualisht kompania koncesionare ka krijuar një kompani të veçantë për ndërtimin e hidrocentralit e quajtur Kovlu energji. Kjo e fundit është nën pronësinë e AYEN ENERJI dhe dhe CINAR ndërsa në mars 2017, në këtë kompani ka hyrë si aksioner me 5% shtetasi shqiptar Genti Malko, i cili ka paguar për këtë kuotë kapitali 70 mijë lekë të rinj.

Projekti i Poçemit u bllokua fillimisht në maj 2017 kur Gjykata Administrative e Tiranës shpalli absolutisht të pavlefshme kontratën koncesionare të firmosur nga qeveria.

Lumi Vjosa kërcënohet aktualisht nga dy projekte, Poçemi dhe Kalivaçi.

Sekretariati i Energjisë me seli në Vienë mbikëqyr zbatimin e Traktatit për Krijimin e Komunitetit të Energjisë të firmosur në Athinë në vitin 2005, në të cilin, BE-ja dhe vendet fqinje me të, përfshirë vendet e Ballkanit dhe ato të Detit të Zi, u angazhuan të krijojnë një treg të përbashkët energjie të mbështetur në rregullat e brendshme të BE-së për tregun e energjisë.

3 komente në “Shqipëria shkeli direktivën e BE-së për hidrocentralin e Poçemit: Nisin hetimet”

  1. MOOSSSS MOOSSS MOS
    CFAR NDODHI !! NE JEMI SHTETI ME PARLAMENTIN ME TE MIRE NE EUROPE , SI KA MUNDESI TE BEHEN KETO GABIME ! KY RAMA ESHTE PIKTOR I PA ZOTI ..KUR BOHET FJALE PER GJONA TE VOGLA SI HIDROCENTRALE E TECE , KETU E Z’GJIDH OOOO GUXIMTARI BERISHA , O BOJAXHIU RAMA ,O DYSHJA META E MONIKA ,GEZUAR 37 SHTATORIN

  2. Papi says:

    Nuk ma do mendja se eshte pune shkeljesh
    Be thjesht e bllokon sepse ja dhane turqve ashtu si aeroporti i vlores prandaj duhet te pyetet km sepse u jep turqve keta lloj asetesh kur BE eshte kunder?
    Sa per direktivat e be eshte e thjeshte duhet pare legjislacioni shqiptar se cthote ne kete rast
    Psh
    Gjermania pranon direktivat e be vetem kur ato nuk bien ndesh me kushtetuten e gjermanise
    Ndersa italia hedh poshte cdo vendim te vetin nqs shkon kunder rregullave europiane
    Pra…

  3. kot says:

    Anadollak muti, qe prishin natyren nderkohe qe mund te ngrene parqe per turbinat e eres, ose parqe fotovoltaike, qe thjesht zene nje vend po nuk ndryshojne rrjedhen e lumnjve apo te betonizojne natyren ne ate mase sic bejne hidrocentralet.

    Felliqesira qe vetem te vidhni e te prishni dini, politikane e ministra te pjerdhur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje