VENDIMI/ 1 vit punësim për punonjësit informalë: Ja kush mund të përfitojë

Të gjithë të punësuarit informalë që kanë dalë ta papunë për shkak të pandemisë COVID-19, do të përfitojnë nga programi i nxitjes së punësimit 12 mujor, ku buxheti i shtetit subvencionon kostot e financimit të sigurimeve të detyrueshme shoqërore dhe shëndetësore në masën 100%, të llogaritura në bazë të pagës minimale në shkallë vendi, të ofruara gjatë të gjithë kohëzgjatjes së programit.

Përmes një vendimi të posaçëm, qeveria ka vendosur të ndajë përfituesit e programeve të nxitjes së punësimit, ku duke synuar që të evidentojë bizneset që kanë kryer evazion fiskal, duke mos paguar kontributet e punonjësve, për ata që kanë punuar në të zezë ofrohet 1 vit punësim.

Sipas vendimit, “nga ky program përfitojnë ata të cilët deklarojnë që kanë qenë të punësuar, por nuk evidentohen si të tillë në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe regjistrohen në zyrën e punësimit.”

Ndërsa nga ana tjetër, vendimi përcakton se përfitues të dy programeve të tjera të punësimit,  4-mujor dhe 8- mujor, ku buxheti financon pagën minimale në masën 100 përqind për 2 dhe 4 muaj, si dhe kontributet gjatë gjithë periudhës së punësimit, janë punëkërkuesit e tjerë që kanë dalë të papunë si pasojë e COVID-19, dhe   janë të regjistruar në zyrat e punësimit.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “VENDIMI/ 1 vit punësim për punonjësit informalë: Ja kush mund të përfitojë”

  1. Kol says:

    Te dhjefsha shtetin pak se nuk i ndimove se demek punojne ne te zeze do qe te marrin borxh te japin per ata palo pensjon ky eshte ndryshimi europa te marrin dhjamin si takse kurse rilindja gjakun

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *