FOTOT: Vesa kosovare dhe Anita serbe, shoqe nga vende të habitshme

15 Shtator 2020, 19:59Rajoni TEMA
FOTOT: Vesa kosovare dhe Anita serbe, shoqe nga vende të habitshme

Nga Anita Mitić dhe Vesa Bashota*

Vesa, shqiptare nga Kosova, dhe Anita, serbe nga Serbia, aktualisht në Teksas si studente të programit Fulbright. Për shumëkënd, ne jemi një dyshe e pamendueshme, megjithatë për ne ishte një lidhje e atypëratyshme që i ka mbijetuar një pandemie, vitit të parë të studimeve postdiplomike, dy sezoneve të uraganëve, dhe një takimi ndërmjet vendeve tona në Shtëpinë e Bardhë.

Pak pasi u takuam në vizitën orientuese për studentët e Fulbright-it në Nevada, bëmë një udhëtim për të përcjelluar Oktoberfest-in në stilin e Teksasit, afër San Antonios. Morëm një Uber bashkë me shoqen tonë amerikane Tyler, dhe po e përjetonim pamjen në heshtje. Rruga ishte e gjatë dhe hëna e plotë ndriçonte. Papritur, Vesa tha, “Betohem që sa herë e shikoj hënën e plotë nga vetura, më kujtohet nata kur familja ime iku nga Kosova gjatë luftës në vitin 1999. Unë isha vetëm tri vjeçe, por më kujtohet qartë që e shikoja hënën dhe mendoja se kur do të përfundonte e gjitha”.
Kjo fjali hapi një bisedë të vështirë dhe të sinqertë rreth përvojave tona gjatë luftës, atëherë kur Vesa fillimisht ishte në Kosovë e pastaj u largua si refugjate, ndërsa Anita ishte në Beograd gjatë bombardimeve. Biseda ishte një lloj katarze që çuditërisht na bëri të ndiheshim më të afërta se sa të ndara.

Në zemër të miqësisë sonë unike është të kuptuarit e përvojave të njëra-tjetrës dhe të qenët në gjendje të shprehim empati. Kur mbërrimë në festival, Tyler ishte e shashtisur ndërsa vozitësi i Uberit na tha se ajo bisedë e jona ishte më interesantja që kishte dëgjuar ndonjëherë gjatë vozitjes.

Mikesha të ngushta, shoqe dhome të pazakonta

Lidhja e menjëhershme dhe të bërit shoqe të ngushta nuk ishin të çuditshme për ne. Anita ka shumë miq shqiptarë dhe ka qenë në Prishtinë disa herë. Vesa është e hapur ndaj njerëzve të rinj, pavarësisht origjinës së tyre, dhe ka punuar me komunitetin serb në Kosovë. Tani në shkollë të dyja njihemi si dyshja e pandarë. Apo siç na thërrasin miqtë tanë: Double Trouble.

Për muaj të tërë, kemi qeshur me reagimet e njerëzve kur u tregonim prej nga vijmë. Disa tronditeshin, disa qeshnin, dhe disa ndiheshin dukshëm jo rehat, por përgjigja e përgjithshme ishte befasia.

Pas udhëtimit të parë, filluam të kalonim më shumë kohë së bashku duke u lidhur përmes shakave tona krejt të papërshtatshme, bisedave serioze për jetën dhe burrat, dhe pikëpamjes sonë të përbashkët për një të ardhme paqësore të rajonit. Shumë shpesh, problemet me të cilat përballemi janë të ngjashme, dhe kjo na e përkujton që në fund të ditës të dyja jemi njerëz.

Kemi kaluar një muaj duke udhëtuar në jugun e SHBA-së, pa asnjë zënkë. Jemi të bindura që kemi sjellë fat të keq për vitin 2020 me gjithë atë argëtim në natën e Vitit të Ri në Miami. Tani jemi shoqe dhome, dhe përkundër gjithë kundërthënieve rreth miqësisë sonë, ne arrimë që ajo të funksionojë.

Ndonjëherë rrimë zgjuar natën vonë duke u përballur me qëndrimet e njëra-tjetrës rreth politikës ndërmjet vendeve tona — dhe këto nuk janë biseda të lehta për t’u bërë në orën dy pas mesnate … apo kurdo qoftë. Por të qenët mendjehapura është çelësi për të kuptuar se nga burojnë ato qëndrime. Më pak serioz është përdorimi ynë i përditshëm i një përzierje fjalësh angleze, serbe, dhe shqipe. Në banesën tonë, nuk është e pazakontë të dëgjosh diçka të tillë si: “Hey, check fijoka for the scissors” (“Shiko mos janë gërshërët në sirtar”).

Nga personalja te politikja

Nuk synojmë të tërheqim paralele mes jetëve tona dhe situatës politike ndërmjet dy vendeve tona. Është e qartë se gjërat janë shumë më të komplikuara se sa një serbe dhe një shqiptare që mbërrinë të jetojnë së bashku 10,000 kilometra larg shtëpive të tyre. Por dëshirojmë të theksojmë se duke marrë parasysh historinë tonë të gjatë të armiqësisë, luftën e vitit 1999, dhe raportet e sotshme të tensionuara, skenari më i mundshëm është se nuk do të takoheshim kurrë. Në një skenar shumë më pak të pritshëm, ne nuk do të bëheshim kurrë shoqe kaq të ngushta.
Shoqëritë tona janë aq të ndara dhe të shkëputura saqë rrëfimi ynë është i vlefshëm të tregohet.

Do të ishte turp nëse një miqësi e tillë nuk do të ndodhte kurrë, dhe nuk do të ndodhte po qe se Vesa nuk do të ishte e hapur ta bënte shoqe një serbe, apo nëse Anita do të mendonte për shqiptarët ashtu siç mendon shumëkush në vendin e saj. E gjithë kjo nuk do të ekzistonte, dhe jetëve tona do t’i mungonte kjo miqësi e bukur dhe pasuruese.
Ne jemi provë e gjallë se miqësia e bazuar jo vetëm në pranim të dallimeve, por në eksplorim të tyre përmes diskutimeve të hapura dhe të sinqerta për atë çfarë ka ndodhur në të kaluarën, me një dozë respekti të dyanshëm, janë të mundshme. Ndoshta kjo është diçka të cilën duhet ta kenë parasysh shtetet tona kur ulen në tavolinën e negocimit. Në një mënyrë, miqësia jonë përfaqëson atë që do të mund të ishte ndërmjet dy vendeve tona.
Teksa një ditë tjetër përfundon, Vesa shkon në dhomën e saj duke thënë “laku noć”, dhe Anita ia kthen “natën e mirë”. /kosovo2.0

*Anita Mitic aktualisht është studente e programit Fulbright në Bush School në Universitetin Texas A&M, duke ndjekur studimet për siguri dhe diplomaci kombëtare në nivelin master. Para se të vinte në ShBA, Anita ka punuar në fushën e të drejtave të njeriut, pajtimit, dhe bashkëpunimit rajonal në Ballkan.

 *Vesa Bashota është studente e programit Fulbright në Bush School në Universitetin Texas A&M, duke ndjekur studimet postdiplomike për zhvillim kombëtar dhe politika ekonomike. Ajo ka përfunduar studimet bachelor në RIT Kosovo, ka punuar në NDI në fushën e demokracisë dhe qeverisjes, si dhe ka qenë praktikante në CSIS dhe GIZ në fushën e zhvillimit ekonomik.

12 komente në “FOTOT: Vesa kosovare dhe Anita serbe, shoqe nga vende të habitshme”

  1. Ona says:

    Vesa si ylle Anita si shlline djathi.

    1. Henks says:

      Ona
      Shiko se edhe serbet janë shumë të bukura..

    2. Meri says:

      Kurse ti je e pakta një fëmijë që sheh vetëm fotot dhe e shumta një idiote që nuk di ç’është mesazhi i shkrimit.

    3. Meri says:

      Kurse ti je e pakta një fëmijë që sheh vetëm fotot dhe e shumta një idiote që nuk di ç’është mesazhi i shkrimit.
      Një mesazh miqësie, aq i nevojshëm për ata popuj e ata njerëz që kanë vuajtur aq shumë nga politikat kriminale të liderve të tyre.
      Një mesazh shprese për të rinjtë dhe të rejat, që politikanët po u a shkatërrojnë jetën, të ardhmen.

    4. Anadollakuorthidhjaks300evro says:

      Vesa duket si ne hipopotam albinos

  2. 111 says:

    Pune lesbigesh,varu kkkkkkk….

  3. Qinani says:

    Shkina me trupmadhe
    Shqipnina,xhuxhe.
    Superioritet fizik.
    Ligjet e fiziks njuton madhsija ben hatan,

    1. Tre Dimensional says:

      Ku eshte komenti im ndaj ketij perversit?

    2. Tre Dimensional says:

      O qinan perversi dhe moterqiri, o produkt perdhunimesh i meshkujve shqiptare.

      O pervers bir kurve pa identitet dhe pa arsye ekzistence.

      Servja eshte si lope dhe baxhelle e shperfytyruar obese ndera shqiptarja eshte si modele ndersa ky bir kurve qe lejohet te komentoje ketu thote qenka ” servja me e gjate ” kur shqiptarja eshte disa here me e bukur.

  4. Shkau I pabese says:

    VESA BEJ KUJDES SE SERBET PERJETESISHT NA KANE PRERE NE BESE

  5. Bimi says:

    Ca ka per tu cudit. Ne US shqiptaret Kane me a finite dhe gjera te perbashketa me serbet sesa me Kinezet, pakistanezet apo somalezet. Liqenet e Teksasit jane ndare dhe kudo flitet anglisht (ose spanjisht ne ca zona)

  6. tan says:

    Serbet popull terrorist

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje