VIDEO+FOTO: Terror në Tiranë, shpërthen një makinë në mes të rrugës. Artan Hoxha: Shënjestra, vëllai i 'ushtarit' të Met Kananit

15 Shtator 2020, 19:15Kronika TEMA
VIDEO+FOTO: Terror në Tiranë, shpërthen një makinë

Kryeqyteti është tronditur nga një shpërthim me tritol në një makinë pasditen e kësaj marte.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e “Pallatit me Shigjeta”.

Siç duket nga pamjet, dyshohet që makina të ketë qenë në lëvizje në momentin e shpërthimit.

Dyshohet se shpërthimi ka ndodhur me telekomandë.

Për momentin raportohet se në makinë ka qenë vetëm drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet në gjendje kritike.

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar ndërkohë identitetin e personit të plagosur.

Sipas tij, personi që ka mbetur i plagosur në atentatin me tritol, është Preng Gjini.

Preng Gjini, sipas Hoxhës, është vëllai i Armando (Tonin) Gjinit, ish-ushtari i Met Kananit, që u ekzekutua në Rrëshen.

Armando Gjini, i njohur si një nga pjesëtarët e grupit të Met Kananit, u ekzekutua në qendër të qytetit të Rreshenit vitin e kaluar.

Ai po  lëvizte me makinë bashkë me dy fëmijët dhe bashkëshorten e tij, kur dy persona kanë qëlluar me armë zjarri duke e lënë të vdekur.

48-vjeçari kishte dy identitete, Armando Gjini dhe  Tonin Gjini.

Armando Gjini u arrestua me 12 maj 2018 si pjesë e grupit të baronit të drogës, Met Kanani.

Në kuadër të operacionit ‘Precizioni’ Gjini u arrestua së bashku me 37 persona të tjerë dhe u sekuestruan 8 ton drogë.

Por 4 ditë pas arrestimit, Gjini u lirua nga burgu.

12 komente në “VIDEO+FOTO: Terror në Tiranë, shpërthen një makinë në mes të rrugës. Artan Hoxha: Shënjestra, vëllai i ‘ushtarit’ të Met Kananit”

  1. Niku says:

    Pa dyshim fotot jane shkrepur ne Bejrut:(:(

    1. Scutari says:

      Fiks si ne Bejrut!! Dhe bejrutasit rrine e afer per t`i ndjere aromen gjakut, e per me teper nxjerrin telefonat dhe filmojne per t`i derguar ne JOQ!! Popull gar!!

    2. Y says:

      Pse Niku nuk dukemi mire he ? Duhet, duhet dhe njecik me shume buzekuq per derrin.

  2. Cun tirone says:

    Homre Rama kastravec dil prap e thuj hongshin kokat e veta, se vetem zoti i ka nimu njerzit e thjeshte qe nuk ka pas viktima, rregullo rendin ore kastravec se na dole toc kom plet.

    1. Beni says:

      Po po… E them une…
      KOKAT HENGSHIN!!!

  3. çun Durrsi says:

    Ktu jan kalb edhe njerezit po edhe guret komplet ti thu rregullo rendin…se aty ka met

  4. Vini says:

    Rrac me e felliqur se keto katoliket si bo nona, ta çlirojme tiranen nga fashisyo-katoliket

  5. Gjeta says:

    O çun tirone, ti keke ma kastravec se kastraveci rama. Or pall, ka pidh none te ndali njeri qe do me mor gjakun borxh. Po pate borxhe ne iket dynja, te tana do lahen. Njat punen e kastravecit mos e perdor shum, se ta po rreshket e po hyn diku me te blloku tarravilen.

  6. Ladi says:

    …dhe pastaj doni te hyne ne familjen Europiane. Sa te cuditshem, vendi i Ilir metes, Sali berishic, Monika Pidhiq

  7. Partizani says:

    Ka vetem nje zgjidhje: Denim me vdekje..Nuk marin vesh ndryshe kta.

  8. O says:

    Merr burrat e te dyja fiseve, futi ne nje tunel, dhe mbylli brenda. Le te rrihen e vriten me njeri tjetrin derisa te mbijetoje i fundit. Ç’borxh ka dynjaja me keta ?

  9. Nik says:

    Nè atentate vetèm nè shqipèri shikoj qè njerèzit qèndrojn 20 centimetra nga makina e aksidentuar.Pastaj nuk kuptoj kèto lajme bajate dhe me pak seriozitet,nuk ekziston policia me zèdhènès tè jap informacion pèr tè gjith gazetat por siç shkruan gazeta nga burimet e artan hoxhès etj etj etj 30 tè vjet ende nuk mèsuat se si jepet informacioni,si rrethohet vendi aksidenteve,e shum e shumè ,,,,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje