Vonesa të kota që pamundësojnë zgjedhjet e 25 prillit 2021

Nga Denar Biba 

Ndryshimet e fundit qe iu bene Kushtetutes se Republikes, tashme kane hyre ne fuqi. Neni 4, pika 1 i saj parashikon se “Dispozitat e Kushtetutes zbatohen drejtpersedrejti, përveç rasteve kur Kushtetuta parashikon ndryshe”.

Duke qene akti me i larte ne hierarkine e legjislacionit, kushtetuta ka perparesi ndaj cdo akti tjeter ligjor e nenligjor dhe iu imponohet zbatuesve te ketyre akteve. Keta te fundit, ne cdo rast, duhet te orientohen nga norma kushtetuese, duke i dhene perparesi asaj si dhe duke e interpretuar ligjin ne frymen e Kushtetutes.

Me ndryshimet e fundit, pika 3 e nenit 64 te Kushtetutes parashikon si vijon: “Zgjedhësit gëzojnë të drejtën për të dhënë votë parapëlqyese për kandidatët e listave shumemërore.

Kriteret dhe rregullat për zbatimin e sistemit zgjedhor, për caktimin e zonave zgjedhore, pragun kombëtar, numrin e mandateve për secilën zonë, shpërndarjen e mandateve dhe masën e shtrirjes së votimit parapëlqyes përcaktohen në ligjin për zgjedhjet.

Ligji për zgjedhjet garanton që votimit parapëlqyes t’i nënshtrohen jo më pak se dy të tretat e listës shumemërore dhe të sigurojë përfaqësim gjinor.”

Eshte e qarte qe, elementet e mesiperme, legjislatori kushtetues ia le ne kompetence legjislatorit te zakonshem per ti rregulluar (ne kuader te ndryshimeve ne Kodin Zgjedhor). Per shkak te situates “sui generis” te Kuvendit te Shqiperise aktualisht, eshte pranuar qe keto ndryshime te realizohen nga nje strukture e posacme qe eshte emertuar “Keshilli politik”.

Dje ky keshill u mblodh, me qellimin e shpallur per te nisur hartimin e projekt-ndryshimeve te Kodit Zgjedhor, ne menyre qe dispozita e nenit 64, pika 3 e Kushtetutes te behet e zbatueshme. Nese kjo dispozite nuk detajohet ne ligj, KQZ dhe strukturat e tjera ligjzbatuese te interesuara per zgjedhjet per Kuvendit te dates 25 Prill 2021 do ta kene thjesht te pamundur realizimin e zgjedhjeve.

Takimi i djeshem i Keshillit Politik (KP) mesa mesojme nga mediat, deshtoi. Po nga mediat, behet e ditur se disa nga anetaret e KP kane kerkuar dergimin e ndryshimeve kushtetuese prane ODIHR, per te marre nje vleresim prej tyre.
Per shkak te funksioneve qe kam mbajtur nder vite, si ne Gjykaten Kushtetuese ashtu edhe ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, nuk di asnje rast qe ODIHR te ofroje asistence ligjore.

Komisioni i Venecias (KV) nga ana tjeter, ka nje praktike te suksesshme e shume vjecare ne lidhje me kete, por gjithmone per sa kohe qe ndryshimet kushtetuese ne Kushtetuten e nje shteti anetar te Keshillit te Europes nuk kane hyre ende ne fuqi.

Ne dokumentet perkatese qe gjenden lehtesisht te faqen online te Komisionit, cdo person i interesuar mund te lexoje sesi ekspertet e komisionuar nga KV shprehen mbi draftet perkatese duke i filtruar ato ne driten e parimeve baze te funksionimit te Keshillit te Europes, demokracive perendimore dhe jurisprudences se gjykatave nderkombetare per te drejtat e njeriut.

Gjate vizitave te shpeshta ne Varshave, ne seline qendrore te ODIHR apo ne takime te tjera gjate konferencave te ndryshme me teme procesin zgjedhor, rasti dhe jo vetem, e ka sjelle qe te krijoj njohje zyrtare e personale me Aleksander (Shlyk) e Richard (Lappin), te cilet mbajne respektivisht funksionet e shefit dhe zv/shefit te Departamentit per Zgjedhjet te ODIHR, nderkohe qe Alexey (Gromow) u be per ca kohe si anetari i 8-te i KQZ sone.

Mese njehere dhe ne okazione te ndryshme, vetem per vetem apo ne prani te te tjereve, iu kam kerkuar qe ODIHR te angazhohej ne dhenien e asistences ligjore ne lidhje me hartimin e ndryshimeve ligjore qe do mund te krijonin bazen normative per implementimin e teknologjise ne zgjedhje (ku specialistet e ODIHR do sugjeronin edhe se cili variant dhe/ose teknologji e praktike boterore ishte me e mira per Shqiperine) apo per ndryshime me thelbesore, qe preknin edhe vete sistemin zgjedhor. Kerkesat e mia duke qene jo-zyrtare nuk kishin asnje efekt e nuk krijonin asnje detyrim, por synonin thjesht terheqjen ne parim te nje strukture te paanshme e me reputacion te larte ne fushen e zgjedhjeve si ODIHR, ne menyre qe te krijohej besim sa me i plote mes paleve politike ne Shqiperi, per keto dy ceshtje te ndjeshme, te cilat diskutohen prej shume vitesh ne realitetin politik shqiptar.

Ne cdo rast e nga secili prej tyre, vecmas apo edhe te gjithe bashke, ne tryeza pune apo jo, pergjigja ka qene kategorike: “Jo!”. ODIHR nuk ofron asistence legjislative! Nuk eshte ne misionin e organizates dicka e tille.
Sa me lart, kam bindjen e plote se eshte fakt i njohur edhe nga anetaret e Keshillit Politik.

Me se paku nga z.Gjiknuri e z.Bylykbashi, eksperienca e te cileve me ceshtjet zgjedhore eshte edhe me e gjate sesa e imja, ndoshta po aq edhe e thelluar.

Ne kete pike, nuk gjej asnje arsye te vlefshme se perse harxhohet kohe, ndersa kohe nuk ka, me kerkesa te tilla, kur dihet absolutisht se si do jete pergjigja e ODIHR.

Theksoj edhe njehere se, nese dispozita kushtetuese, neni 64, pika 3, nuk perpunohet me tej nga ligji, KQZ do ta kete te pamundur berjen e zgjedhjeve per Kuvendin vitin e ardhshem.

Logjika baze e do qe opozita te beje gjithcka qe keto zgjedhje te behen sa me pare, e jo gjithcka per te kunderten.
Logjika ime ndoshta.

REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Vonesa të kota që pamundësojnë zgjedhjet e 25 prillit 2021”

  1. Qytetari says:

    Jo logjika z.Biba, se logjika jote i nderuar, eshte e njejte edhe me timen apo edhe me logjiken e gjithkujt, po maskaralleku i Petrit Vasilit e Oerd Bylykbashit kerkon cdo sebep per te prishur procesin zgjedhor. Kane nisur qe sot te ndertojne alibine per himbjen qe do marrin mot.
    Po mire ke bere qe ke shkruajtur, dhe ke shkruajtur mire si pak vete dine ta bejne, e ua ke thene edhe atyre qe smarrin vesh nga zghedhjet si eshte e verteta.

  2. Mal Cori says:

    Mesa shihet zgjedhjet do te shtyhen per be tetor 2021.
    Basha ka frike nga zgjedhjet dhe po gjen nje menyre per ti shtyre, dhe njekohesisht do te fajesoje qeverine per shtyrjen e tyre.

  3. shqip says:

    Dhe Ilir kokecepi do dekretojë një datë tjetër, ashtu siç bëri me zgjedhjet lokale. Mirëpo qeveria do shkoje ne zgjedhjet e ardhshme në dt 25, pa asnjë dyshim. Si përfundim Petriti, Monika dhe Lylzimi do rrijne jashtë. Me dashjen e tyre shteti do kthehet në sistem hibrid, mono- demokratik. Kjo s’ka për të ndodhur, kuptohet. Por opozita nuk ka ndërmend të garojë për të marrë pushtetin. Ndoshta ata e dinë që sondazhet e nxjerrin te derdhja Lanes. Prandaj edhe manovrojne për ta vonuar reformën zgjedhore. Kaq lëshime sa u ka bere Rama, po të ishte Saliu do ti rrihte sociadhistet. Pas çdo kërkese do hanin dajak nga paramilitaret e Shqupit. Mbaj mend një fragment, ku Saliu shkëmben batuta me Namik Doklen. Në atë kohë kryetar i kuvendit. Atëherë, Saliu kishte marrë fjalën, por si gjithnjë e kishte kaluar shumë minutazhin. Dokle i terhiqte vemendjen. Mbaroi koha z. Sali. Ky shpellua i kthehet, ; jo, jo, kam kohë akoma. Atëherë Namik Dokle ja kthen, :” Ju ka mbaruar koha”. Kuptimi ishte i qartë. Po shpellua insistonte per kohën, minutazhin në dispozicion. Edhe Oerdi me Petritin, u ka mbaruar afati. Nëse nuk futen qari është I partive të tjera. Që do marrin vendet e PD dhe LSI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *