10 opozitarët, që sfidojnë Edi Ramën!

16 Shtator 2020, 10:28Politika TEMA

Opozita shqiptare duhet të jetë e vetmja në historinë e demokracive liberale që kërkon të rikthehet në pushtet pa sjellë asgjë të re. Çuditërisht, nuk ka ndryshuar asnjë prej kujve të karrocës së saj.

Në vitet e para të demokracisë, keq apo mirë në ishte, ka qenë traditë që në çdo palë zgjedhje të reja, ripërtërihej të paktën 50% e ekipit kombëtar me të cilën PD dhe partitë e tjerë opozitare të sotme, i kërkonin votën shqiptarëve në zgjedhje. 

Derisa mbeti pa u ndryshuar asnjëri prej shumë kohësh dhe tani, kur të mbushin 8 vite qëndrimi në opozitë, do të kenë të njëjtët njerëz me të cilët e humbën pushtetin më 2013.

1.Sali Berisha, ka hyrë në politikë që në vitin 1990 dhe prej 30 vjetësh vazhdon të jetë po aty. E tha se do të kandidojë sërisht si oferta e re e PD dhe opozitës. Në vitin 2025 do festojë 81 vjetorin në Parlament.

2.Lulzim Basha, hyri në politikë me Komitetin e Orientimit të Politikave (KOP) në vitin 2005 si prurje e re e PD. Në vitin 2025, do festojë 20 vjetorin e qënies në politikë si ministër, kryetar bashkie, kryetar partie.

3.Ilir Meta, u bë pjesë e politikës shqiptare ditën që mori pjesë në takimin e studentëve të dhjetorit ’90 me ish Presidentin komunist Ramiz Alia. Më 2025, mbush plot 35 vjet në politikë. Enveri do ta kishte zili.

4.Monika Kryemadhi, pjesë e jetës aktive politike duke nisur nga FRESSH, deputete dhe Kryetare e LSI. Në vitin 2025 do të jetë 51 vjeçe dhe do të ketë më shumë vite aktive në politikë sesa jetë jashtë saj.

5.Dashamir Shehi, disa herë ministër dhe zv Kryeministër që në vitin 1992 dhe vazhdon të jetë pjesë e jetës aktive politike si kryetar i LZHK. Në vitin 2025 do të mbushi plot 33 vjet në politikë dhe Parlament.

6.Nard Ndoka, prej 20 vjetësh pjesë e jetës aktive politike të vendit, si deputet dhe ministër i Shëndetësisë herë me PD, herë me PDR e Pollos, tani si kryetar i demokristianëve. Kërkon që të jetë sërisht deputet.

7.Fatmir Mediu, pjesë e jetës aktive politike të Shqipërisë prej 20 vitesh si Kryetar i Partisë Republikane, deputet e ministër i Mbrojtjes në kohën e tragjedisë së Gërdecit. Është pjesë e ofertës së “re” opozitare.

8.Vangjel Dule, në vitin 2025 mbush 23 vjet si Kryetar i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ) dhe ka qenë gjatë kësaj periudhe deputet dhe në vitin 2013 nën Kryetar i Parlamentit të Shqipërisë.

9.Agron Duka, ka nisur në kohën kur Fatos Nano ishte Kryetar i PS, karrierën politike si Prefekt i Durrësit dhe Ministër Bujqësie pas vitit 2000. Prej atëherë, deputet i Parlamentit. Tani edhe Kryetar i PAA.

10.Shpëtim Idrizi, ka nisur karrierën brenda PS duke mbajtur poste të rëndësishme drejtuese, më pas deputet e nën Kryetar i Parlamentit. Prej vitesh kryetar i PDIU. Në 2025 mbush çerek shekulli në politikë.

Alpenews

1 komente në “10 opozitarët, që sfidojnë Edi Ramën!”

  1. tomsojeri says:

    Mall kanalesh te infektuara ! Vazhdim mizerabel qe vetem ne Shqipri hecen ! A ka me turp qe ne krye te listes, fantazma vrasese,dhe shpartallimit i ndjekur nga kupola mafioze,banditesh te etur per “gjak” shqiptaresh ! I gezofshi o popull ,se kta jeni ..MIZ MUTI…………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje