14 miliardë dollarë humbje, FIFA jep alarmin

Dukej se më e keqja kishte kaluar pas rihapjes së kampionateve.

Covid-19 ka goditur ashpër sektorë të ndryshëm të jetës së përditshme dhe mes këtyre edhe atë sportiv. Çdo sport ka qenë i detyruar të ndalet dhe dëmet ekonomike nuk kanë qenë aspak të ulëta, përkundrazi.

Disa muaj pas karantinës, FIFA ka dhënë alarmin duke bërë një parashikim mbi humbjet e ardhshme të federatës:

“Pandemia Covid-19 mund t’i kushtojë 14 miliardë dollarë botës së futbollit dhe ka shtyrë që tani 150 federata që t’i kërkojnë ndihmë FIFA-s”.

Këto kanë qenë fjalët e Olli Rehn, i cili po menaxhon aktualisht çështjen Covid brenda FIFA-s. Rehn ka shtuar: “Futbolli amerikanojugor ka vuajtur shumë në një kontinent që është goditur rëndë nga pandemia, edhe se në terma absolutë Europa ka pësuar më shumë humbje”.

“Më shumë se 150 federata kanë kërkuar planin e asistencës së FIFA-s, që ka në dispozicion 1.5 miliardë dollarë mes subvencionesh dhe huash”.

“Kjo ndihmë nuk është e limituar në kohë dhe synon të lejojë federatat që ta kalojnë këtë krizë afatgjatë”.

REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “14 miliardë dollarë humbje, FIFA jep alarmin”

  1. eric d says:

    Po jo mor legena se kto 14 miliard $ nuk jane humbje….Jane fitim per xhepat e njerzve te thjesht qe paguajn per cdo gje ne lidhje me sportin.Nga do vinin keto 14 miliard ?Dhe njerzit e shkret qe duhet te paguajn per te pare ndeshje ne TV,Ne stadiume,bli fanellat e lojtarve me shuma marramendse.RRogat e menaxherave dhe futbollistve me miliona euro…kurse vendet e vegjel si ne vuajn per fusha ,topa apo dhe rroga minimale per futbollistet.Cfare kriminela jane keta…

    14 miliard humbje thot ….

  2. tt says:

    shisni ndonjw ndeshje dhe rregullohet

  3. rexha 10 says:

    PO NA ANKOHET FIFA QE E KTHEU FUTBOLLISTIN NGA NJE LOJTARE QE ISHTE NE NJE MERCENARE ,KU I SHPREHET LUAJ SE DO TI THYEJ KEMBET.
    A NUKE ISHIN LPJTARE HRUBESH,MAGAT ,APO MYLER?PO MARADONAE PELE? NDERSA SOTE SHITEN E BLEHEN NDESHJET TAMAM SI LOJTARET.
    RROFTE KRISTIAN RONALDO ME GJITHE FIFAN.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *