A po aplikon opozita shqiptare modelin malazez që mundi Gjukanoviçin: Ngjashmëritë dhe diferencat

Nga Ylli Pata

Me heqjen e koalicionit-tren nga Kushtetuta nga ana e PS-së me opozitën parlamentare, duket se PD dhe aleatët e saj po mendojnë një strategji të ndryshme, që duket se tashmë ka marrë më shumë spunto nga zhvillimet në Mal të Zi.

Një model që i dha mazhorancën parlamentare grupimeve opozitare të Malit të Zi, të cilët nuk arrinin prej 30 vitesh që të mundnin partinë e Milo Gjukanoviç. Po çfarë është ai model?

Në zgjedhjet e 30 gushtit u paraqitën përpara zgjedhësve në Mal të Zi tre koalicione opozitare, që garuan veç në zgjedhje: “Për të Ardhmen e Malit të Zi” ishte një koalicion prej 11 partish filoserbe dhe filoruse, të lidhur ngushtësisht me Kishën Ortodokse Serbe.

Partia kryesore ishte Fronti Demokratik, liderit e saj Andrea Mandiç dhe Milan Knezheviç u dënuan si pjesëtarë të puçit të dështuar të vitit 2016 të organizuar nga GRU-ja rus.

Eminenca gri e këtij koalicioni ishte biznesmeni Miodrag Davidoviç, i njohur me nofkën “Daka”, i cili ka qenë ministër i të ashtuquajturit “Rajon Serb Autonom i Hercegovinës” i themeluar në vitin 1991-1992 nga i dënuari për krime lufte Radovan Karaxhiç gjatë luftës në Bosnjë.

Marko Milaçiç, kreu i një partie të djathtë populiste, ishte gjithashtu si pjesëtar i koalicionit, i cili u bë i njohur me djegien e flamujve të NATO-s.

Koalicioni i dytë opozitar ishte “Paqja është kombi ynë”, përbëhet nga 4 parti që kanë pasur si bazë të ideologjisë së tyre pajtimin pas luftës në territorin e ish-Jugosllavisë.

Ky koalicion u krijua nga Aleksia Beçiç, një drejtues i një partie të qendrës, së bashku me Partinë Socialiste të Popullit, që ishte një degë malazeze e Partisë Socialiste Serbe të Sllobodan Milosheviçit.

Një parti tjetër e këtij koalicioni është “Demos” e Miodrak Lekiçit, ish-ambasadorit të Sllobodan Milosheviçit në OKB gjatë luftës në Bosnjë, i cili është pedagog i së drejtës ndërkombëtare në Podgoricë.

I treti është koalicioni “E Bardha në të Zezë” që përmban 3 parti politike centriste, të majta e qytetare. Lider i saj është shqiptari Dritan Abazoviç, kreu i partisë URA, ndërkaq themelues i këtij koalicioni është biznesmeni Zharko Rakçeviç, i cili ka qenë zv.kryeministër i Gjukanoviçit gjatë viteve 2001-2003.

URA u bë objekt polemikash pasi një anëtare e kryesisë, Tatjana Beçanoviç, mohoi gjatë një interviste ekzistencën e një gjenocidi në Srebrenicë.

Pra siç shikohet; pati tre koalicione të ndara që përfaqësojnë fryma e rryma shumë të ndryshme, që kishin brenda saj biznesmenë e politikanë, por me një qëllim, të rrëzonin Gjukanoviçin.

Këto parti garuan të vetëm, me argumente fushate të ndarë sipas parcelave, dhe arritën të mobilizonin të gjithë elektoratin që e urrente Gjukanoviçin, i çdo ngjyre që është dhe të siguronin 41 vende në Parlament, nga 81 që ka legjislativi malazez.

E analogjizuar në terrenin shqiptar: Opozita shqiptare ka disa rryma: është PD me aleatët e saj tradicionale që janë  PR, PDK, PAA, PBDNJ e tjerë parti të vogla. Të cilat po grumbullojnë rreth vetes elementë sa më shumë që urrejnë Edi Ramën.

Një rrymë tjetër është LSI, e cila mund të mbledhë rreth vetes një koalicion, që nga PDS e Milos, të gjelbërit e Sazan Gurit, por edhe parti të tjera të vogla, që janë të mundshme të bashkohen në koalicion.

Koalicioni tjetër është Nisma Thurje, së cilës i është bashkuar edhe Rudina Hajdari. E cila nuk shkoi te partia e Murrizit, pikërisht se kërkon vota opozitare, pra anti-Rama dhe jo thjesht vota kundër Bashës brenda së djathtës.

Nuk dihet se sa vota do të marrë ky koalicion në zgjedhje, pasi nuk ka ndonjë sondazh serioz, të paktën public, për këto elementë politik, por edhe këtu duhet thënë se ka mjaft ndryshime me opozitën malazeze.

Kjo, pasi 6 muaj më parë, koalicioni kryesor opozitar, ai proserb, ka larguar liderët e saj dhe emëroi Zdrafko Krivokapiçin si kryetar, i cili është një profesor i mekanikës në Universitet, ndërsa koalicioni i dytë vendosi Aleksa Beçiçin, duke larguar Miodrak Lekiçin, që ka qenë ambasador i Millosheviçit.

Pra ka bërë një oparacion imazhi dhe e rëndësishmja është se ky operacion është bërë për të sjellë njerëz të rinj, duke larguar establishmentin e vjetër.

Gjë që nuk e shikon në grupet opozitare, ku përveç kryetarëve të partive të vjetra 30-vjeçare, ka edhe ish-ministra të Nanos e të Berishës.

Madje pak ditë më parë u shpërnda një lajm se Ilir Meta mund të kthehej në qeveri si kryeministër e ministër i Brendshëm me një “paketë” bashkë me Sali Berishën apo Rexhep Meidanin-president të Republikës.

Kjo qasje duket se bën më shumë diferencë në modelin e suksesshëm elektorat të opozitës së Malit të Zi.

REMOTE_ADDR:[]

8 komente në “A po aplikon opozita shqiptare modelin malazez që mundi Gjukanoviçin: Ngjashmëritë dhe diferencat”

  1. qytetar says:

    Mos u merrni ma analiza — lereni popullin te votoje lirshem dhe numroni sakte votat !!!!!!

  2. Flutura says:

    Analize e keqe, me deshire per anarki. O Yll pate, nuk mund te plotesohen deshirat e tua dhe te bajgave te tjera te shtypit nga mbare populli. Diversion idiotesh, qe nuk kini vene re, ose me sakte, disinformoni popullin, qe PS ne cdo 2 vjet votime, parlamentare e vendore, vetem eshte rritur, pra nuk afrohet kurre skenari jot dhe fshatarit Lesi i Malit te Zi me realitetin shqiptar. Ju veni punen tuaj, populli ben zgjedhjen e vet. Mos u merakosni.

  3. Mal Cori says:

    Zoti Ylli. Mire e ke bere analizen.
    Pra ne spektrin opozitar, ka nje mishmash partish te cdo spektri.
    – Dhe pikerisht ketu fillon analiza.
    Sepse PD po faktorizon cdo vote.
    Ndersa duket se PS po hyn me vetekenaqesi e mendjemadhesi ne keto zgjedhje.
    Perse duhet te nenvleftesoje PS, votat e disa partive te majta, tradicionalisht aleate te PS.
    Si mund te lere Edi Rama qe 25 mije vota re PDS te shkojne ne favor te PD-se?
    Si mund te pajtohet ai qe nje parti me e majte se PS, sic eshte PAA, te dergoje disa mijra vota ne favor te PD?
    Po keshtu ai duhet te luftoje te shkepute nga koalizioni i djathte edhe camet e Shpetim Idrizit, ketij aleati te majte dhe bashkepuntor i hershem i Fatos Nanos.
    Jane edhe ketu rreth 50 mije vota.
    Rama duhet te kete vene mend nga zgjedhjet e 2011, per bashkine e Tiranes kur 3000 votat e Partise Komuniste, shkuan per Lul Bashen, vetem se ai refuzoi koalizionin me ta.
    Kto zgjedhje do te jene shume rivalizuese ku edhe nje vote do te beje diferencen dhe do te mare deputetin e fundit ne nje qark.
    Shto ketu qe shume socialiste, te pakenaqur nga politikat aspak te majta dhe qendrimeve ndaj figurave te reaksionare te historise, kane vendosur qe te bojkotojne zgjedhjet e 2021.
    Dikush duhet tja thote Rames keto. Jo pakesimi ne 100 mije vota sa kane partite qe permendem me siper dhe rreth 50 mije vota te bojkotuara te te majteve, e bejne Ramen humbes, por edhe 30 mije vota, bejne qe ai te humbase kater deputete. Nga 74 qe pati me 2017, ai nuk do te arrije dot 70 deputete dhe do ti humbase zgjedhjet, nese nuk hyn ne to me kembe ne toke, pa mendjemadhesi, pa arrogance dhe tu shtrije doren te gjitheve qe kane edhe me te voglen mundesi per tu bere aleate me PS. Ndryshe lamtumire pushtet….

  4. Www says:

    Ylli Rika që s’bëhet dot patë, as e paska haberin se ç’bëhet në Shqipëri, ose i pëlqen ta shohë gjendjen siç duan ata që e paguajbë.
    Në Shqipëri ka 1 parti(Ps), që përfaqson 75% të elektoratit. Ka një parti (Pd), që përfaqson 10 % të elektoratit. 15 % e zgjedhësve në Shqipëri janë të djathtët realë, që nuk janë të pëfaqsuar. Kaq.

  5. Rrok Cubi says:

    O profesor.ju mire e keni.po clidhje ka opozita jone me opoziten ne Mal te Zi.opozita jone ka qene 15 vjet ne krye te shtetit dhe ka bere ato veprime dhe krime.qe ne nje shtet tjeter nuk mund ti mendosh.jo me ti besh.prandaj perfaqesuesit kryesor te opzites se sotme.jane pushtetaret e djeshem.te cilet jane objekt i drejtesise dhe po nuk filloi ndeshkimi me ta.zor se do kemi shtet te se drejtes

  6. Mal Cori says:

    Botoni komentin

  7. vlora says:

    Partia e MILOS mer 4 mandate kurse partia e Sazanit meqe Sazani ka shkare po i japim 6 deputet .Mos haroni partite e DULES, NOKES,e SHEHIT .Do behet nami .opozita do mari 141 mandate

  8. ME GJITH KAZAN 🦢

    👏👏👏🐒🦍🦍

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *