Atentati me tritol, familjarët e Preng Gjinit rrethojnë spitalin e Traumës

Preng Gjini ishte shënjestra e djeshme në atentatit me 400 gr C4 që iu bë në Tiranë, pranë stacionit të fundit të Tiranës së Re.

50-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës, teksa mjekët kanë thënë se po i nënshtrohet një operacioni delikat në bark.

Siç shihet dhe nga pamjet familjarë të tij janë dyndur në ambientet e spitalit, kjo për çështje sigurie dhe shqetësimi për të afërmin e tyre.

Makina e tij tip Benz A Class shpërtheu në ecje, ndërkohë që në rrotën e përparme ka pasur 400 gr C4.

Shpërthimi ka qenë tepër i fuqishëm saqë është dëgjuar edhe në zona të tjera të kryeqytetit.

 

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Atentati me tritol, familjarët e Preng Gjinit rrethojnë spitalin e Traumës”

  1. Lani says:

    Si në kohët e lashta kur nuk njihej akoma shteti dhe tribuja mbron anëtarët e vet nga hasmi😟.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *