Butrinti do të jepet me koncesion? Ministrja e Kulturës: Nuk është e vërtetë, formulë bashkëpunimi me fondacione-OJF

Ministrja e Kulturës, Eva Margariti ka mohuar në “Ilva Now” faktin që  Parku Kombëtar i Butrintit do të jepet me koncesion. Ajo hodhi poshtë zërat, të cilët janë shprehur se parku do të jepet për shfrytëzim në këtë lloj mënyre.

Ministrja e Kulturës theksoi se shteti shqiptar po krijon një formulë bashkëpunimi me fondacione, të cilat janë OJF dhe qëllimi kryesor dhe final është mirëmenaxhimi i site-ve kulturore.

Kjo strategji e re për Margaritin synon të menaxhojë me sukses fondet e Butrintit, me qëllim që paratë e mbledhura të shfrytëzohen për investime shtesë.

“Nuk ka koncesion. Koncesion për sa kohë ne nuk kemi një shoqëri private, e cila të marrë në përdorim një pjesë të një aseti shtetëror, nuk jemi aspak në një formulë të tillë, por ne jemi në një formulë bashkëpunimi, krijimin e fonacioneve të posaçme që mirëmenaxhojnë sitet kulturore, ku gjithmonë Ministria e Kulturës është pjesë e këtyre donacioneve, shteti shqiptar është lider në krijimin e strukturave të reja të menaxhimit.

Fondacioni është fondacion jofitimprurës. Qëllimi primar është që të mirëmenaxhojë fondet e Butrinit, që të mund të investohet më tepër.

Nuk po flasim për koncesion, por fondacion që mbetet OJF”, tha ajo.

REMOTE_ADDR:[]

6 komente në “Butrinti do të jepet me koncesion? Ministrja e Kulturës: Nuk është e vërtetë, formulë bashkëpunimi me fondacione-OJF”

  1. shqiptari says:

    Plani per zhdukjen e historise eshte vene ne zbatim ne te gjitha sektoret.E ka marre ne dore ushtria e JANULLES dhe po zhduk cdo element te kultures tone dhe te se kaluares sa te lashte aq edhe te vuajtur nda paraardhesit tane si pasoje e agresivitetit te te ardhurve nga AZIA per tu vendosur ne token e lashte shqiptare.Greket nuk flene asnje sekonde ndersa ne kemi vdekur si popull.Greket vazhdojne pa nderprerje planin e tyre per zaptimin e jugut te Shqiperise dhe besoj brenda 20 viteve te ardhshme do ta kene arritur sepse ne dele-shqiptaret nuk e kemi problem edhe te na zhdukin nga faqja e dheut.

  2. sepultura says:

    na thuaj emrin e OJF, kush eshte ta dime te pakten, apo eshte edi rama vete, apo sorosi, apo mami jot.

  3. elron says:

    hahhaha, te menaxhoje fondet ! jeni njesha juve per menaxhim fondesh. Isha vjet ne Butrint , edhe leket e flamurit i keni vjedhur, te vinte turp gjithe ata te huaj qe shikonin simbolin e shqiptareve ne ate gjendje, si rrecke e vjeter

  4. Lili says:

    Jo fitimprues dallish edhe kur ti vendos per veti rrogen sa 70 % te te ardhurave e le vetem 30% per sitin turistike, o qeveritare debile qe mundohen me na shit sapunin per djathe!
    Kush eshte kjo fondacion e si e zgodhet se edhe ne po krijojme nje fondacion qutetaresh per mbrojtjen e monumenteve nga grabitcaret si ju me keso pseudo fondacione ku ish ministreshat e Rames rahatohen, me rroge millionesh siç na e ka hadet nje deputete qe u be millionere nga asgje….

  5. Dn says:

    Pse se jep 50% fondacionit 50 % qytetareve nepermjet bashkise apo shtetit?! Apo gjithe tepsine per grabitcaret , rollinghillsat e lalzlisat tone?

  6. Hasan Shima says:

    Zonja Ministre, A pyetet per pronesine e Butrintit. Ekzistojne dokumenta te plote qe Butrinti ka qene ne pronesi private, por juve per privatet nuk pyesni fare por eshte e rendesishme si te pasurohen miqte tuaj apo edhe vet ju me Kryeminsitrin ne krye. Pra pase vjetesh doli nje shpifes ordiner qe u perpoq te perlyente pronaret e vertete por nuk u dha pergjigje debateve qe u bene per te drejten e pronesise. Task-forca e Keshillit te Ministrave beri nje investigim per te drejtat e pronesise ne Butrint, por asgje su be publike. Edhe mashtruesi Auron Tare nuk thote me qe nuk ka pronare, parvec jush. Deri kur do vazhdoje te administrohen asetet kulturore nga mafia me ne krye juve, qeveritareve.
    Hasani, mik i pronareve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *