COVID-19: Turizmi global humbje prej 460 miliardë dollarësh në gjysmën e parë të 2020-s

16 Shtator 2020, 14:19Bota TEMA

Sipas Organizatës Botërore të Turizmit të OKB-së (UNWTO), e gjunjëzuar nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) të ardhurat turistike ndërkombëtare kanë shënuar një rënie prej 65% (rreth 449 milionë) në gjysmën e parë të vitit 2020.

Organi i turizmit i OKB-së theksoi se përderisa vendet mbyllën kufijtë e tyre dhe vendosën kufizime të udhëtimit për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, të ardhurat nga turizmi ndërkombëtar shënuan një ulje prej 460 miliardë dollarësh gjatë muajve janar-qershor.

UNWTO theksoi se këto shifra janë pesëfishi i humbjes në faturat ndërkombëtare të turizmit të regjistruara në vitin 2009 mes krizës globale ekonomike dhe financiare.

Raporti tregoi se Azia dhe Paqësori, rajoni i parë që ndjeu ndikimin e virusit në turizëm, ishin rajonet më të goditura me një rënie prej 72 për qind të turistëve në periudhën gjashtëmujore.

Këto rajone u pasuan nga Europa me një rënie prej 66% të mbërritjeve turistike, Amerika me 55 %, si dhe Afrika dhe Lindja e Mesme të dyja së bashku me një rënie prej 57%.

UNWTO po ashtu raportoi se 53 për qind e destinacioneve kanë lehtësuar kufizimet e udhëtimit që nga fillimi i muajit shtator.

Duke theksuar se udhëtimi ndërkombëtar i sigurt është i mundur në shumë pjesë të botës, sekretari i përgjithshëm i UNWTO-së, Zurab Polokashvili, theksoi domosdoshmërinë e koordinimit midis qeverive dhe sektorit privat për të avancuar përsëri turizmin global.

Sipas Ministrisë turke të Kulturës dhe Turizmit, Turqia regjistroi një rënie prej 75% në gjysmën e parë të vitit 2020, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

1 komente në “COVID-19: Turizmi global humbje prej 460 miliardë dollarësh në gjysmën e parë të 2020-s”

  1. qytetar says:

    Pse humben !? Kush humbi !?
    Kush fitoi ? – Ata qe nuk harxhuan i fituan.
    E thjeshte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje