DETAJET/ Atentati me eksploziv, Preng Gjini mori makinën e nipit: Sektori i hetimit të krimeve të rënda rindërton ngjarjen

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga hetimi i atentatit me eksploziv të ndodhur pasditen e djeshme në Tiranë.

Sipas burimeve bëhet me dije se Preng Gjini mbërriti në afërsi të vendngjarjes 15 minuta para shpërthimit.

Ai zbriti nga një makinë tip “ML”, piu kafe me nipin e tij, më pas merr makinën e nipit dhe pasi largohet makina shpërthen .

Një burim shpjegoi se lënda shpërthyese ishte vendosur në krahun e pasagjerit, pasi është zbërthyer rrota e parë. Ne besojmë shtoi një burim në sektorin e hetimit të krimeve të rënda se shpërthimi nuk është  telekomanduar me telefon, por  me pult, një teknikë e fundit që përdoret nga kriminelët për të mos lënë gjurmë në qelizat telefonike.

Besohet, shtojnë burimet se Gjini është ndjekur këmba këmbës dhe atentatorët kanë vëzhguar çdo lëvizje të tij.

Ai e merrte shume rrallë drejtimin e makinës  dhe udhëtonte vetëm si pasagjer, ndaj dhe lënda plasëse dyshohet se është vendosur nga krahu i pasagjerit.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *