Dizajn Unik dhe cilësi e vërtetë e imazhit 8K: Televizorët e fundit nga LG i gjeni tashmë në NEPTUN

Linjën e re të televizorëve LG për 2020 e gjeni tashmë në çdo dyqan NEPTUN. Modelet e këtij viti përfshijnë pajisje me cilësi të vërtetë 8K të figurës si dhe gjithashtu modelet më të avancuar OLED me një dizajn unik. Televizorët LG ngrenë në një tjetër nivel eksperiencën e të parit TV dhe për të apasionuarit pas filmave, sporteve apo lojrave elektronike ofrojnë inovacione emocionuese.

Teknologjia OLED është ajo që garanton një cilësi të mahnitshme të figurës me anë të pikselave me vetë ndriçim të kontrollueshme në mënyrë të pavarur, të cilat sigurojnë të zezën perfekte, ngjyrat plot jetë dhe kontrast tëpafund. Eleganca e dizajnit të televizorëve OLED është një dëshmi e angazhimit të LG për të ofruar produkte tejet unike edhe përsa i përket dizajnit.

Për një televizor ultra të hollë kërkoni serinë GX. Ekrani OLED e bën të mundur këtë: paneli nuk ka nevojë për ndriçim ekstra pasi vetë pikselat lëshojnë dritë. Kjo bën të mundur që televizori GX Gallery 65” të jetë vetëm 20 mm i trashë dhe nuk ka nevojë për një kuti kontrolli të ndarë për të punuar. Mbajtësja për instalimin në mur, puthitet në pjesën e pasme të TV dhe rreshqet pa asnjë mundim në mur, si një pikturë në një galeri arti. Një tjetër risi është edhe modeli 48” në serinë CX, një televizor pa kornizë. Përmasa e këtij televizori vjen për herë të parë në gamën e produkteve të LG dhe mund të integrohet lehtësisht në çdo lloj ambjenti pavarsisht mobilimit.

Detaje që nuk kanë të krahasuar dhe qartësia e imazhit, bëjnë qëseria ZX të jetë një nga risitë më të jashtëzakonshme të televizorëve LG.  Keta televizorë kanë rezolucion 4 herë më të lartë se 4K dhe 16 herë më të lartë se Full HD.

Kategoria NanoCEll, pjesë e gamës premium të Televizorëve LCD të LG do të zgjerohet me tre modele të reja 8K të cilët mund ti identifikoni lehtësisht pasi ato do të mbajnë logon CTA 8K UHD, ashtu si edhe televizorët OLED.

Pjesa më e madhe e televizorëve LG OLED të 2020 kanë procesorin e inteligjencës artificiale të gjeneratës së tretëα (Alpha) 9. Ky procesor përmirëson cilësinë e zërit dhe figurës për filmat, sportet, lojrat dhe çdo lloj tjetër përmbajtje, me fuqi edhe më të madhe procesimi dhe me algoritma më të avancuar.

Të gjithë televizorët me procesorin α9 Gen 3 janë në gjëndje të suportojnë specifikimet më të fundit HDMI, përfshirë këtu eARC dhe ALLM, për cilësi më të mirë zëri si dhe për pamje të qarta dhe pandërprerje për lojrat elektronike. Modelet 8K të LG mund të shfaqin çdo përmbajtje 8K nëpërmjet HDMI apo edhe nga burime të tjera digjitale me anë të USB. Gjithashtu ato mund të suportojnë kodikë të ndryshëm përfshirë edhe HEVC, VP9 dhe AV1 –ky i fundit është kodiku i preferuar nga YouTube dhe kanale të tjera të videove online.

Ajo që vlen për tu përmendur është që modelet më të fundit të televizorëve OLED janë nderuar me çmimin ”Për punë të jashtëzakonshme inxhinierike” nga Shoqata e Profesionistëve të Hollywood-it duke qënë se këto pajisje janë të parat dhe të vetmet që kanë software të integruar dhe të kaliburar në nivelin e hardware-it. Duke qënë se këta televizorë suportojnëDolby Vision IQ dheModalitetin UHD Alliance Filmmaker, filmat që shfaqen në një ekran OLED të LG janë pikërisht ashtu si krijuesit e tyre i kishin menduar.

Për ata qëpëlqejnë të luajnë lojra elektronike, televizorët OLED të LG të linjës 2020 janë zgjedhja e duhur me shumë tipare të përmirësuara. LG ishte prodhuesi i parë i televizorit që përshtatet me NVIDIA G-SYNC dhe për 2020 do të jenë 12 modele që mbështesin këtë teknologji për lojrat.

Modelet më të reja të linjës 2020 si dhe shumë zgjedhje të tjera i gjeni në NEPTUN.

Klikoni në link https://bit.ly/3c7HNLx për ti parë ato online ose na vizitoni dyqanet NEPTUN në të gjithë vendin.

 

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *