FOTOT: Një super eksperiment kinez, që dështon për shkak të… mushkonjave

Mungesa e hapësirave për parqe në qytet, ka bërë që kinezët të mendojnë diçka tjetër.

Ata kanë eksperimentuar me ndërtimin e “pylli vertikal” brenda pallateve.

Të gjitha 826 apartamentet e këtyre pallateve me kopësht natyral në ballkone, u shitën deri në prill të këtij viti.

Por në vend të një eko-parajse moderne, kullat duken si skenat e një filmi të shkretë, post-apokaliptik.

Raportohet se vetëm pak familje janë zhvendosur të jetojnë aty, për shkak të një detaji që projektuesit e këtij qyteti më vete, nuk e kishin menduar: Mushkonjat.

Një infeksion i shkaktuar nga këto të fundit, ka bërë që banorët të mos zhvendosen në apartamentet që kanë blerë, duke e lënë këtë “parajsë” në Tokë, të shkretë.

Sipas gazetës shtetërore kineze, aty janë zhvendosur të jetojnë vetëm 10 familje.

(TemA)

1 komente në “FOTOT: Një super eksperiment kinez, që dështon për shkak të… mushkonjave”

  1. Nick says:

    Ja sa ta zgjidhin si do ti gatuajne mushkonjat, me oriz apo me makarune edhe do kthehen neper shtepira do bejne edhe katering me specialitetin e fundit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *