KED i hap rrugën një kandidati të Metës për në Kushtetuese, kërkesa e Dvoranit nuk merret parasysh

16 Shtator 2020, 21:30Politika TEMA

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i ka hapur rrugën drejt Gjykatës Kushtetuese vetëm një kandidati të shpallur nga presidenti, ndërsa rihapi garën për një vakancë të Kuvendit dhe të Presidentit për këtë institucion të lartë të drejtësisë.

Në mbledhjen e së mërkurës, KED njofton se pasi shqyrtoi aktet dhe procedurën e ndjekur për verifikimin e kandidaturave vendosi lejimin e kandidimit të Altin Binaj për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, kandidaturë e shpallur nga Ilir Meta, ndërsa ndaloi vijimin e kandidimit për më tej të Artan Spahiu dhe Dedë Kasnecit.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi po ashtu përfundoi procedurën e verifikimit për Gentian Mete, i cili u tërhoq nga gara dhe bëri me dije se të gjitha arsyetimet për vendimmarrjen do të publikohen shumë shpejt në faqen e saj zyrtare.

Po ashtu KED vendosi të njoftojë presidentit dhe Kuvendin për rishpalljen e thirrjes për paraqitjen e kandidaturave për plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese

Për sa i përket çështjes së Ardian Dvorani i cili kërkoi rikthimin e këtij në këtë institucion, KED bëri me dije se kjo kërkesë nuk është pjesë e veprimtarisë së saj.

6 komente në “KED i hap rrugën një kandidati të Metës për në Kushtetuese, kërkesa e Dvoranit nuk merret parasysh”

  1. Dauti says:

    Po ku le gje ilir mafiozi

  2. Trimi says:

    Akoma ju me Dvoran 100 milionshin??!!!! Prokurori komunist qe denoi shkodranet???!!!

    1. Berti says:

      Trimi qenke ne anen e hajdutit e vrasesit Ilir Floriri.Edhe ti individi me pseudonimin Trimi e sigurte qe duhet te jesh hajdut profesionist e ndoshta mund te kesh kryer dhe ndonje vrasje.

  3. rroku says:

    Pse pritet drejtesi nga kjo KED e terheq nga hunda kryehajduti Ilir FLORIRI……??
    Nga se lingota floriri ju ka dhene o plera…..
    Kurre nuk do te kete drejtesi ne kete vend….

  4. turkalvane says:

    filluan pazaret

  5. Edi says:

    Po ti Berti je ne anen e atyre qe vrasesit dhe hajdutet i ben President??
    Bythelepiresa dhe glasa si puna jote e kane shkaterruar kete vend
    Hajt na henksh bajgat, glase

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje