Ndryshimet në qeveri, Bushati: Askush nuk është i pazëvendësueshëm, Rama i cakton vetë ministrat

Deputeti i PS-së Ervin Bushati deklaroi në emisionin “Repolitix” të Denis Mingës, se Rama do të jetë kryeministër edhe pas zgjedhjeve të 2021.

Nga studioja e Report Tv, Bushati deklaroi se PS nuk do të ketë nevojë për koalicione, pasi do të fitojë 74 mandate.

Përsa i përket ndryshimeve në qeveri, Bushati tha se askush nuk është i pazëvendësueshëm dhe se ministrat do të caktohen nga vetë kryeministri Rama.

Ne kemi filluar një organizim total besimplotë që do të që do marrim zgjedhjet e 2021. Në konceptin e asaj që Nuk ka rëndësi se kush do të jetë ministër, sepse në qoftë se nesër do duhet dikush të jetë në fushë, të jetë në një zonë të caktuar, të jetë në një institucion të caktuar.

Askush nuk është i pazëvendësueshëm dhe varet se ku kërkohet dhe kjo ka të bëjë me të gjithë ekipin tonë. Ne dimë që do të fitojmë në 2021, do marrim mazhorancën.

Në demokraci qeverinë e vendos ai që ka më shumë numra. Numrat do t;i ketë kryeministri Raama dhe ai vendos. Përsa i përket koalicioneve, ne do marrim votat. Kryeministri Rama do jetë kryeministër në 2021“, tha Bushati.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *