Profili joskematik i Fatos Nanos në syrin e Edi Ramës dhe një urim për liderin historik të socialistëve

16 Shtator 2020, 10:31Politika TEMA

Nga Edi Rama 

Fatos Nano u gjend në krye kur armata e shpartalluar komuniste kryente funeralin e Partisë së Punës në mes të shkretëtirës, me flamurin e rreckosur të diktaturës së proletariatit në gjysëm shtizë, moralin nën shuajt e këpucëve të rraskapitura nga marshimi 45 vjeçar drejt horizontit që vetëm largohej derisa u zhduk dhe gurmazin e konsumuar të komunizmit që nxirrte thirrjet e fundit për luftë me tërë botën, teksa era e papërmbajtshme e ndryshimit e kthente vajtimin e egër të dëshpërimit, në një fishkëllimë sa çjerrëse aq edhe qesharake. Mes fytyrave verdhacuke të udhëheqësve gjemimmbytur nga ardhmja e qametit dhe sekretarëve lëkurëdjegur nga dielli i arafabrikakantiereve, “Qorri” ishte aty fytyra e dykuptimtë e kuadrit të ri të partisë, që punonte në Institutin e Marksizëm-Leninizmit dhe e presorit garip të Ekonomikut, që tregonte barcaleta tallëse për regjimin e luante Bitëllsat me kitarën e tij.

Ishte pikërisht profili joskematik i Fatos Nanos që i dha atij skeptrin e të majtës së porsalindur pas varrimit të Partisë së Punës dhe natyra e tij jodogmatike, e kombinuar me burgosjen absurde që e pagëzoi si lider të pakonkurueshëm të socialistëve, i dha Partisë Socialiste një frymëmarrje të re e një perspektivë si forcë e parë në rrugën e përpjetë të politikës shqiptare. Mbase pa sakrificën e tij të imponuar, socialistët do të kishin pasur një fat më pak bujar, por edhe Fatosi pa atë sakrificë të imponuar, mbase nuk do ishte bërë lideri i tyre aq jetëgjatë. Fotoja që kam përzgjedhur për këtë ditë urimi ka qenë për mua pamja më domethënëse e Fatos Nanos fill pas daljes së tij nga burgu dhe ende sot befasohem nga ndryshimi i hatashëm mes saj e pamjen së tij në gjyq. Fatosi i prangosur para gjykatësve me vështrimin enigmatik, është presori i Ekonomikut i marrë peng që mbahet fort për sytë e popullit. Ndërsa Fatosi me duart e lira dhe sytë që shkëlqejnë fort është një kafshë e rrallë politike, të cilën pata fatin ta njoh nga afër.

Ai e mbajti timonin e PS në të përpjeta e të tatëpjeta dhe padiskutim është e tija në radhën më të parë, merita që Partia Socialiste nuk lëvizi asnjë moment, nga graviteti i interesit kombëtar, çka përbën sot e gjithë ditën një vijë sjelljeje të palëkundur e unikale mes partive politike në Shqipëri. Në krye të PS ai i nxorri socialistët nga shkretëtira pas varrosjes së Partisë së Punës, duke i futur në Internacionalen Socialiste si një familje idesh progresiste të kohës së re dhe duke e bërë shpirtin e ndryshimit motor të lëvizjes përpara. Në qeverisjen e vendit atij iu desh të drejtonte daljen e popullit nga shkretëtira e piramidave dhe rifillimin e shtetndêrtimit pas katrahurës rrafshuese të vitit ’97.

Historia e marrëdhies sonë të zhvilluar mes ekstremesh, nga “birësimi” im në familjen socialiste me bekimin e Fatosit, deri tek “vrasja e babait” për marrjen e skeptrit të tij, dihet përgjithësisht.
Po në ndërkohën që flasim marrëdhënia mes nesh ushqehet shëndetshëm, me një komunikim miqësor ku e kuptojmë njëri-tjetrin në ajër, sepse prej kohësh tanimë flasim si shoferi i turnit të parë me shoferin e turnit të dytë, për të njëjtën makinë. Ose jo në fakt, se kur mendoj çfarë katërrrotaku sovietik mori Fatosi në turnin e parë, çfarë mjeti shumë më të mirë mora unë prej tij dhe çfarë brandi shpejtësie është sot Partia Socialiste, flasim në fakt si dy pilotë të një makine që duhet të vijojë vetëzhvillimin dhe lëvizë ende më shpejt, duke e mundur përditë rrezikun e ngadalësimit nga konkurenca e dobët.

Duke i uruar ditëlindjen liderit historik të socialistëve, uroj gjithashtu që një ditë ta shkruajmë në një libër, së bashku, raportin e turneve tonave, për t’ua lënë në bibliotekën e zyrës së kryetarit, atyre që do të marrin turnin pas nesh. Po ka kohë plot deri atëherë dhe në ndërkohë, uroj për Fatosin shëndet, gëzime e çdo të mirë familjarisht.

34 komente në “Profili joskematik i Fatos Nanos në syrin e Edi Ramës dhe një urim për liderin historik të socialistëve”

  1. Ivan i madh says:

    Hipokrizia jot ska fund e logjike që ta pranoje . I harove akuza e ofendimet që leshoje ndaj Nanos e replikat e hidhura e dasha keqe per të e socialistet e ndershme që baze e forte socialiste ishin e janë ata që ti i uren me shume veteranet e pensionistet. Që ata i dhane aq ketij populli e vendi sa ti, Likja, Berisha e bandat tuaja nuk ngopeni se vjedhuri dirsen e tyre e te popullit shqipetar. Ti je nje hipokrit e mashtrues i lindur, tani që po vine zgjedhjet dhe elektorati i majte e socialist po te largohen nga felliqesirat që ke bere ne kuris te tyre. Po i ben lajka armikut tend Nanos që te genjesh mbeshtetesit e tij te të japin voten se ajo te intereson ty e bandes tende rilindjes jo shendeti i Nanos.

  2. Shpella says:

    Eeee robo!!!
    E drodhe bishtin!!!!
    T’duhen Nanoistet eeeee!!!!
    Te duhen,dalzotsit???
    Jarrakun do marresh …..
    Gjithe jeten time t’kam votu….
    Pak dhe i indotrinuar nga profili familjar ish-komunist.
    Por je kthyer ne nje fashist 24 karatesh….

    1. Izmir says:

      Edi Rama ! Jeni vertet nje politikan largepames e nje demokrat. Vlereson nje politikan si Fatos Nano.Dhe mire ben,ndrsa neser mund te vleresosh edhe Sali Berishen me te gjithe poshtte qe ka bere ne keto 30 vjet ndaj popullit rd e tij e ndaj Jush.Por keto nuk duhen haruar. Nuk duhen haruar edhe ato te Fatos Nanos kur ne vitin 2005 ia dorezoi vete pushtetin S.Berishes, i dhane doren njeri tjetrit (duke i falur edhe burgun),kur deklaroi disa here qe Edi Rama nuk fiton bashkine dy here qe PS nuk fiton ,zgjedhjet etj, etj. E te gjitha keto ne dem te socialisteve ( Edi Rames nuk i ka bere azgje) qe e mbeshteten e qe mblodhen edhe leke kur ishte ne burg . E tani ti Edi Rama e mbeshtet ndoshta neser mund ta besh edhe president,por mos harro; Jan njelloj te pabese si Fatosi dhe Iliri.

  3. Juristi says:

    Edhe Tosi shume pare boni.Nuk shkruan asnjoni se ku i gjeti Tosi paret qe jeton si mbret ne Austri,Shqiperi e ku i do bytha?Na cmenet me keto urimet shabllone,por kurre nuk kerkoni se si jane bere milionera ex udheheqesit dhe keto qe jane prezent.Anyway,edhe 100 Tosit.

  4. vlora says:

    Ata qe e kane njojtur Fatos Nanon ne rini u befasuan nga ngritja e tij.Sic e tregoi dhe me vepra me vone ky ishte nje delenxhi qe nuk e kishte shokun.Pijanec,batakci,kumarxhi,kurvar,hajdut,i koruptuar,i pabese ,pertac keto ishin dhe jane cilesite me te spikatura te Fatosit.Mire qe theu qafen e iku se ai do e kishte lene shqiperine ne bixhoz .Z Rama mire ben qe e uron per jete te gjate qe te haje leket qe i vodhi popullit.Ketij populli debil ky i takonte.Ai spordhi per gruan e tij qe i qendroi zonje burgaxhiut po e nderoi me nje prostitute,.Si perfundim mut= muti.Pyesni dhe per te jatin cfar buri ishte ne TVSH.Muti nen bythe bie

  5. Teodosi says:

    Te gjitha mediat e politukanet ne qarkullim sot Jane mercenaret e kelyshet e nanos e berishes ndaj nuk ndryshon gje ketu…

  6. rrema says:

    Hiqni dore nga parullat komuniste LIDER HISTORIK…..
    Cfar mut lider historik ky hajdut i ndyre qe vodhi sa deshi dhe jeton ne parajse, kush ja la gjith keto i ati THANAS CIFTELIA….. boll me plera si FATOS NANO, SALI BERISHA, ILIR FLORIRI etj.
    KETA JANE LIDER HISTORIK TE HAJDUTERISE DHE KRIMIT….

  7. Gjergj says:

    Te gjitha mediat e politikanet ne shqjperi mercenaret e kelyshet e nanos e berishes ndaj nuk ndryshon gje kurre per mire ketu…neser berishen kryeminister nanpn president e shqiptaret hane mut….tu beje mire se e meritokan…Shpresa betme zoti…

  8. Këto larlje e lyerje plot pathos e krijimtari artistike janë shumë të gjetura! Veçse pak naive ato kalimet nga “birësimi“, tek “futja sa krahu babait”.
    Se si i ngjite shkallët e PS dy e nga dy nuk ishte vetem talenti yt e këmbët e gjata, ka dhe Like patrioti merita në këtë histori shoferash.

  9. filja says:

    Bukur shkruan qerrata, por ama mos u ben shume hipokrit se dhe diplomacia e ka nje kufi edhe politika e ka nje kufi, mos dil ne hapsiren e pafundme si satelit nderplanetar se nuk dihet pastaj ku perfundon. Fatosi eshte ai qe njohim mire dhe ne, mua personalisht me ka genjyer kur doli nga burgu dhe premtoi ne sheshin Kanigos se do tu kthente shqiptareve dhe qindarken e fundit nga ato qe kryekrimineli i padenuar kurre dhe me duket se keshtu do vdese nga natyra, u vodhi, i ropi dhe i shkaterroi totalisht shqiptaret e ndershem; po ashtu ne Sheshin e Flamurit te njejtin premtim dhà. Tani , pa e zgjatur, te pyes: ku i gjene parate Fatosi qe bredh boten , rron ne Vjene dhe Tirane dhe ka qe nga 2005-a qe shtyp nga i do qejfi? Pastaj duhet pyetur dhe profesor Servet Pellumbi qe kur Fatosi bente qejf ne Tepelene, ai rrihesh nga Sali Berisha ne Tirane, apo u dergonte telegrame nga “burgu”…..Kujtesa eshte gje e madhe qe ty nuk te mungon, por valle kaq thjeshte genjehen keta birbo shqiptare te ndershem apo ata i hengri demokracia nje e nga nje dhe tani “brezi i ri” ngeli me luge ne dore duke vrare e prere per nje karrike ne emer te lirise (çthurjes) gjoja me protesta demokratike?! I percollet dy breza, ata qe ishin 60 ne 1991, sot prehen lendinave, ata qe ishin 40, sot jane 70 dhe ata qe linden ne 1991 sot jane 30 dhe kerkojne karrike se mesuan nga ju. Ky eshte realiteti qe i pellcet syte kujdoqofte pa lé se ç’thone. Mos ngrini monumente me rere ose uje si keni bere 30 vjet qe ja nxorret bojen shpirtit njerezor. Une nuk jam as “demokrat” as socialist: jam vetem shqiptar larg atdheut qe sa moren pushtetin bandat dhe sado te ndertoni autostrada e pallate prej xhami, shpirtin njerezor nuk e ndertoni dot me; ai eshte shkaterruar perfundimisht qe me familjen e deri tek shoqeria dhe indivi. Pak me shume se ç’ben corona. Dhe ju vazhdoni te mbroni dhe uroni njeri tjetrin, pavaresisht se shaheni deri tek molle e kuqe! Ktheme pergjigje dhe une do te flase me emrin tim direkt pastaj, do dal nga guaska ku jam futur ne kete epoke tuajen.

    1. Vlonjatja says:

      Permbledhje perfekte e demit kolateral te pasurimit te politiqenerve. Bravo!

  10. Vega says:

    Perfundimisht ky eshte i papare. Vetem ky ja di kimetin pushtetit. Ky eshte gati edhe te >vetevritet> nese do ta dinte qe kur te Rilndte do ishte prape ne pushtet. {pr nuk ja fut dot fatosit per keto gjera. Ai eshte profesori. vetem ne qoftese ka ngel pa lek po. aty nuk ka faj Fatosi.
    Por ka nje merite te jashtezakonshme, di te rishpike here pas here vetveten. Ketu ska konkurence.

  11. Per Socialistet says:

    Po a mund te kete njeri me hipokrit me te pabese se Edi Rama.
    Po Fatosi e beri minister kete pleh kur erdhi nga franca me thonj te mbushur me pisllek per te varrosur babane, dhe nga nje pazar mortje, mortje do presish. Nje halabak bejtexhi qe ka 25 vjet qe tall bythen ne pushtet.
    Ky qe ja futi Fatosit sa krahu tani i ben elegji, pa vdekur akoma sepse i duhet mbeshtetja e Nanoisteve ne PS.
    Po nese socialistet do e tolerojne akoma talljen e tij, atehere mos u qudisni nese Gramozin e ben Prsident e Zahon minister te komanduar ne vend te Cakajt.

  12. Na ruajt zoti says:

    Bukur…shkruar me pasionin e punës e dashuri për kolegë.

  13. lam kacidhja says:

    Hipokrizi e kulluar. Nuk e di a do te merren vesh kesaj radhe Robert Cemcakezi me Kocon e teto Ollges. PS e cuan per lesh !!!

  14. qytetari says:

    Fare e huaj kjo kulture te komunikuari,ne zooparkun pa gardhe arnautase,ku Rama i jep merita, qe dhe i takojne,pamvaresisht se ne periudha te caktuara,ai ka dashur te rafshoje ty,duke folur keq dhe per gjera fare tepa qena.Dhe kjo kulture fare e munguar,per te cilen ne kemi shume nevoje do pershendetur fort.
    Kam parasysh,qofte dhe ndodhine e fundit,kur Nano,ra ne gracken e Saliut,ne aluzionin qe i bente ai per postin e presidentit,ku tosit i leshonin syzet avull,dhe ju versul Rames dhe ps-es me fjalet dhe shpifjet me te ndyra,
    Socialistet me nje biografi te renduar nga e kaluara hoxhiste,edhe mund te jene te imponuar ta trajtojne Nanon,si lideri i tyre historik,por per qytetarin e thjeshte.ai ishte nje pelivan politik,qe kapi momentin dhe cfrytezoi ate me nje aventurizem te denushem,pushtet liberal,kundrejt korrupsionit dhe paaftesise dhe shume lojal dhe frkacak karshi bandes se shpellareve.Nano,asnjehere nuk ish i vetedijshem,per pergjegjesine qe kerkonte posti dhe periudhen qe vendi perjetonte,se pari me guximin e munguar dhe byth levizur,qe nuk arrinin te fiksoheshin dhe te ngrohnin karrigen e kryeministrit.
    Perfitoi me shume se duhesh,nga qe votuesi kur kthente koken mbas shikonte shpellen e erret.
    Ky lloj perfitimi vazhdon dhe sot e kesaj dite.

  15. Nevrikari says:

    O Edo…e ke dhjerë fare..po. Tosi….profesori…ishte një super hajdut,…ne garë me Birishin,Mutin(Meten)…Kryedërrin….dhe më në fund…dhe ti Edo nuk je pak!!!Administrata jote është më e korruptuara në botë dhe nuk kane as frikë as turp(si duket shembulli eshte fytyra e qeverise)!!!!O Edo..desh harrova…e rregullove boten???? se Shqiperise i ke bëre mutin….

  16. buj says:

    po nga nje pijanec komunist qe pati PS la nje kurve fashiste si ti edhe nga e majte komuniste utransformua e u be e djathte liberale… po ik o shkerdhate me gjithe hipokrizite e tua se nuk e rrun karin njeri as per ty e as per fatosat e tjere qe do vijn mas teje

  17. N says:

    Muter jeni te dy, njeri me hajdut se tjetri, vetem se ti e ke rritur shkallen e vjedhjes, korrupsionit, ne progresion gjeometrik. Te dy mbeshtetes te sali berishes dhe krimit te organizuar jeni. Vetem se ti je me rafinuar dhe me shume kurvar se ai, ke mbledhur te gjithe kurvat dhe bukuroshet ne ministri.

  18. cubi.matjan says:

    Amon shkrujeni ate Librin me shofera turnesh se AutoShkollave I’u mbaron shume Pune.
    Dic Zot.

  19. demokrati says:

    Nano nje model i politikanit halabak qe duhet perbuzur.As politiken, as administrator as burre shteti.I varfer ne ide, i manget ne shprehi, banal ne shije. Perfaqesues i nje shtrese bythepambukesh qe ne vazhdim te rrumpalles se eterve te tyre qe i perkisnin skalionit te aparatcikeve, kur u thirren nen arme ne fillimin e 90 e trajtuan Shqiperine si kavie te perversitetit te paplotesuar moral te rinise . Nano e shnderroi korrupsionin ne praktike te pandeshkueshme..Nje amebe apolitike me nje dem te pallogaritshem per Shqiperine.Nje deshtak qe e perdori postin e Kryeminstrit per delirance rrugacerore.

  20. Pepja nga Allambrezi says:

    Sali Berisha, Fatos Nano, dy ekstremet e politikaneve, njeri politike tribale dhe kanibale tjetri pijanec dhe dembel. Mjere Shqiperia po u ricikluan keto fosile fekalesh te mumifikuara.

  21. Edi NYC/USA says:

    Nano anëtari i kryesisë së KOSS’it (KRIMI ORGANIZUAR SHTETËROR SHQIPTARE)!

    Përse Administrata Shtetërore e Edi Ramës ashtu si dhe ajo e ish Sali Berishës asnjëherë nuk veproji apo mori iniciativën për të hetuar Fatos Nanon pasurinë ekonomike të fshehur nëpermjet emrave te familjes, farefisit, dhe organizatave fiktive biznisesh mbi përvetësimin e pronave ish Shetërore kur ai ishte Kryeministër në të gjithë vëndin si përshembull fabrika e Çimentos në Elbasan që për vite me rradhë mundohet të humbi gjurmët duke marrë si nënpunës administratorë të sajë disa herë në 2 ose 3 vite kontractorë me njerëz pothuajse nga çdo shtet i botës: Angli, Itali, Egjypt, Liban, Suedi, Indi, e të tjera, e të tjera. Asnjë kompani nē Botë nuk ka ngjashmëri të tilla lëvizjesh e emërimesh administrative si Fabrika e Çimentos “Nano” në Elbasan. Me që po flas vetëm për Elbasanin, po përmend këtu edhe një fakt tjetër si ajo e grabitjes dhe shdërrimit të Muzeumit Akreologjik në Restorant mbrenda mureve të Kalasë së Elbasanit e admistruar nga të arfërmit e tijë.
    A do ta lejojë Administrata Rama “SPAK’un” të hetojë mbi Fatos Nanon mbi burimet financiare të Nanos, e mbi jetën e tijë të lluksit e bixhozit të çfrenuar jashtë Shqipërisë pa punuar apo deklaruar asnjë të ardhur përveç pensionit Shtetëror.
    Ja kush është Fatos Nano që Rama/Meta/Berisha nuk do ta trazojnë kurrë anëtarin e kryesisë së KOSS’it!

  22. Ladi says:

    Eh mor Rama, po cdreqin vazhdon e kruhesh me Nanon, nje komentues me lart a ka pershkuar shume qarte Nanon,. C’merresh me plehra. Uroji ditelindjen ndonje shkrimtari, ekonomisti, filozofi apo doktor etj… – po jo atij. Nuk po te marr vesh fare me disa levizje idioteske qe ben.

  23. ADRIATIK says:

    JE BERE SIKUR LDK NE KOSOVE,POSA KA ZGJEDHJE MERRET ME VRASJET E PASLUFTES KUR E KA PUSHTETIN PER TI ZBULUAR SE BEN AS NJE ATOM LEVIZJE,DHE TI KUR KA ZGJEDHJE KERKON NDIHMEN E NANOS,POSA KRYHEN E LE NE QETSI ATE

  24. Pesht-i says:

    F. Nano, per mua, eshte nje vlerë njerezore shume e çmuar.
    Ne nje vend te vogël ku sasia e kufizon ndjeshëm cilësine, eshte per te ardhur keq qe nje vlerë e tille eshte e detyruar te qendroje larg dhe te mos kontribuojë.

    1. Kosovari says:

      Fatos Nano, per mendimin tim, eshte Akademi e politikes
      Njeri nga te shumtet qe na ndihmuan neve ne Kosove, ne kohen kur na duhej me se shumti..
      Eshte Hero i heshtur ne clirimin e Kosoves
      Uroj qe historia jone te ia njohe ate kontribut qe gjeneratat e ardhshme te mesojne se si duhet te sillet nje burreshtetas ne kohet e veshtira, dhe se si behet gjithe ai kontribut me modesti.
      Gezuar ditelindjen Fatos Nano, Kosova te ka borxh shume

  25. Bureto says:

    Sigurisht që Ramës sot mund t’i duhet ca Fatosi, se ai i ka aty në PS jo pak ndjekës. Sidoqoftë kështu e ka politika. Mu për këtë ” kështu e ka politika”, ka qenë Nano ai që jo pak herë ka bërë, sa nën rrogoz dhe sa hapur, flirte me Berishën. Nano pos disa cilësive që i pohon dhe Rama, më shumë ka bërë dëme. Si kryeministër i pas 1997, por dhe si një i burgosur politik i Berishës, jo për hakmarrje po për drejtësi, sa u ul në kolltukun e kryeministrit, nuk bëri asgjë për t’u ndëshkuar fajtori nr. 1 të asaj mynxyre. S’po rendis të tjera, se dihen. Fatos Nano ishte/ është burrë i zgjuar, por s’kishte staturë për Burrë Shteti, për të cilin në ato vite vendi kishte nevojë më shumë se kurrë. Shqipëria që kemi sot, në sensin negativ, është padyshim edhe vepër e tij.

  26. koder-kudhe says:

    Po ky kelyshi i kurves, nuk eshte se harron, por i ben llogarite mire per te mbledhur ndonje vote me shume, por ky qydite dhe budallajin, kur paradite i thote kurve dhe mbasdite i thote e ndersheme, po Rame brekushja nuk ka lene gje pa thene per Fatos Pionjerin, dhe tani qenka bo i mire, pune komunistash jane te vetemit per autokritika.

  27. Izmir says:

    Edi Rama ! Jeni vertet nje politikan largepames e nje demokrat. Vlereson nje politikan si Fatos Nano.Dhe mire ben,ndrsa neser mund te vleresosh edhe Sali Berishen me te gjithe poshtte qe ka bere ne keto 30 vjet ndaj popullit rd e tij e ndaj Jush.Por keto nuk duhen haruar. Nuk duhen haruar edhe ato te Fatos Nanos kur ne vitin 2005 ia dorezoi vete pushtetin S.Berishes, i dhane doren njeri tjetrit (duke i falur edhe burgun),kur deklaroi disa here qe Edi Rama nuk fiton bashkine dy here qe PS nuk fiton ,zgjedhjet etj, etj. E te gjitha keto ne dem te socialisteve ( Edi Rames nuk i ka bere azgje) qe e mbeshteten e qe mblodhen edhe leke kur ishte ne burg . E tani ti Edi Rama e mbeshtet ndoshta neser mund ta besh edhe president,por mos harro; Jan njelloj te pabese si Fatosi dhe Iliri.

  28. sali says:

    Fatos Nano ishte Kryeministri me alabak i shqiperise. Njeri qe ktheu administraten ne nje tufe alabakesh,fATKEQESI QE U NDODH NE HISTORINE E SHQIPERISE

  29. Konjak says:

    Ja c’do te thot interes , ti thuash derrit dajko . Por vall , a do ta haj zoteri Nano , sapunin per djath !?. Vertet nevoja dhe interesi te con ne dere te hasmit ; po per te kaluaren e hidhur , plot kritika ngjer ne ofeza ndaj zoterise , qe tash i thurr vetem levdata ; a thua do te ti marre xhepi !?. C’do njeri , ate qe pregatit me pare , e gjen me pas . Vertet , keni nevoje per vota ,ga socialistet ; por c’keni mbjelle – do te korrish .

  30. Lee lee says:

    Ka fjetur mire dje..Makina me karburator u be turbo nga mekaniku Fatos. Dhe Turbo Dizel nga I madhi. Dhe vetem me 2 turned.Imagjinoni dhe turnin e trete e zeme mekanikja Spiropali.. Makine turbo Dizel me ngjyre pink.. O comandant je I madh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje