Tirana Bank, më pranë risive teknologjike

Zhvillimet me ritme të shpejta në fushën e teknologjisë së informacionit kanë sjellë sfida tëreja për sistemin bankar.

Strategjia konkrete e Tirana Bank, për të qenë në sinergji të plotë me zhvillimet teknologjike, konsistoi ndër të tjeradhe në ndërtimin e një website të ri që do të përmirësojë eksperiencën konsumatore, duke lehtësuar përdorimin e faqes zyrtare tëBankës dhe marrjen e shërbimeve në tërësi, nëpërmjet përdorimit të saj.

Projekti pati vëmendjen e veçantë të Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv, z.Dritan Mustafa, si edheangazhime koordinim shumë të mirë të të gjitha departamenteve të Bankës .

Website i ri, që me kënaqësi po e prezantojmë sot, nuk është vetëm një imazh i ri i faqes sonë zyrtare, por edhe një mjet i domosdoshëm për të optimizuar maksimalisht, kapacitetin e Bankës dhe cilësinë e shërbimit në tërësi.

Koncepti kreativ i përzgjedhur bazohet në ngjyrat korporative të Tirana Bank dhe stili i saj modern e bën akoma më tërheqës vizualisht.

Ritmet e përdorimit të SMART Phone janë rritur ndjeshëm, aq sa operimi dhe marrja e shërbimeve bankare në këtë formë u kthye në një nga objektivat tona kryesore në këtëprojekt. Ndaj sot kemi një faqe lehtësisht të aksesueshme edhe në“mobile version”,po aq sa në formën klasike.

Internet Bankingdhe aplikacioni përkatës, në këtë platformëmund të aksesohet në mënyrëdirekte, duke pasurmundësinë edhe tëopsionit tëshkarkimit në aplikacionet Android dhe iOS .

Ndërtimi ifaqes së re nëfokussë saj kishte lehtësitë e marrjes së shërbimit nga klienti ekzistues, por pa harruar komoditetin dhe mirë-orientimin brenda faqes, të një klienti të ri.

Për të gjithë klientët tanë, të cilët kërkojnë të kenë më shumë informacion mbi pozicionimin e ATM-ve dhe degëve , faqja e re ofron hartën e klikueshme dhe të përditësuar.

Besojmë se kemi arritur të konkretizojmë synimin dhe objektivat e këtij projekti, por sigurishtnuk ndalemi këtu!
Tirana Bank po ecën nëlinjë me zhvillimet teknologjike dhe shumë shpejt do t’iu njohim me të tjera risi !
Tirana Bank, këtu për ju!

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *