Turqia teston me sukses makinën e saj të parë fluturuese

16 Shtator 2020, 09:08Hi-Tech TEMA

Makina e parë fluturuese indigjene e Turqisë, e quajtur Cezeri, është testuar me sukses në Stamboll, transmeton Anadolu Agency.

Kompania Baykar, prodhues i makinës fluturuese, njoftoi se Cezeri i projektuar dhe i prodhuar nga inxhinierë turq u ngrit në 10 metra në testet prototip të fluturimit.

“Ne do të prodhojmë prototipa më të përparuar në procesin e ardhshëm dhe do të kryejmë fluturime me njeri (në bord)”, tha Selçuk Bayraktar, shef i teknologjisë në kompani.

Bayraktar shtoi se do të nevojiten rreth 10-15 vite që Cezeri të dalë në rrugë dhe rreth 3-4 vite për t’u përdorur për qëllime rekreative, si motoçikletat me katër rrota në zonat rurale.

“Pas makinave të mençura, revolucioni në teknologjinë e automobilave do të jetë në makinat fluturuese. Pra, nga ky këndvështrim ne jemi duke u përgatitur për garat e nesërme, në vend të atyre të sotme”, theksoi Bayraktar.

Shtatorin e kaluar, Cezeri u shfaq në Teknofest, panairitin turk të teknologjisë dhe hapësirës ajrore, që u mbajt në qytetin metropolitan të Stambollit.

Makina është emëruar sipas Ismail al-Jazarit, një inxhinier dhe polimat i njohur musliman i shekullit të 12-të.

Kompania Baykar, e themeluar në vitin 1984, prodhon dronë të armatosur dhe jo të armatosur, sistemi kontrolli, simulatorë, si dhe sisteme avionike.

8 komente në “Turqia teston me sukses makinën e saj të parë fluturuese”

  1. Shkodra Loce says:

    Hajde Edrdogan hajde. Po ti paske qen i papam.

  2. Baliu says:

    Kelimi i pare fluturues nga Anadolu.

  3. Qinani says:

    Tash ajo fjala tallse , “hyp ktu e shif Stamollin” do u boka ralitet mo..

  4. Murat says:

    Shkoni hapni ndonje qebaptore se nuk jeni per shkence ju.

  5. Dembabadem says:

    He more “janullatos” c’kishe per te thene per te prapambeturit turq . Mos jane greket mbrapa kohe , qe detyrojne nxenesit te bejne kryqin c’do mengjes para se te futen ne klasa . Yyyyyy rrace mburravece qe fryheni kot dhe mburreni me histori te dyshimte , me mite dhe perralla .

    1. F.K says:

      Nuk ka gjë turke në atë makinë po lëri lajmet e kota ,edhe dronët e vegjël i mori nga kina

  6. Arben says:

    O gazete muti kam lexuar gjithe gazetat perndimore dhe nuk e japin kete lajm o shkerdhata mjat me prralla se turqia per shkence eshte zero pu ju paguheni nga kto legena

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje