Zyra e kryeministrit grek zbardh diskutimet e darkës me Ramën

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, mbajti dje një darkë për nder të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, me rastin e mbërritjes së tij në Athinë për të marrë pjesë në konferencën e organizuar nga “The Economist”.

Sipas burimeve qeveritare greke, gjatë darkës, të dy udhëheqësit diskutuan rrjedhën e marrëdhënieve dypalëshe, si dhe perspektivën evropiane të Shqipërisë, “të cilën Greqia e ka mbështetur me kalimin e kohës, gjithmonë duke respektuar kushtëzimin relativ të vendosur nga Këshilli Evropian”.

Ata shprehën kënaqësinë e tyre për integrimin e përkryer e të qetë të qytetarëve shqiptarë që jetojnë në vendin fqinj, ndërsa gjatë diskutimit theksi u vu në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe ekonomike dhe tregtare.

“Diskutim i veçantë u bë për Pakicën Kombëtare Greke në Shqipëri, e cila duhet të jetë një urë miqësie dhe bashkëpunimi midis dy popujve, ndërsa theksi u vu në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe ekonomike dhe tregtare. Rama e Mitsotakis shprehën kënaqësinë e tyre për integrimin e përkryer të qetë të qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Greqi.

Në fund, ata ranë dakord të punojnë së bashku në mënyrë që të dy vendet të zgjidhin shpejt çështjet e pazgjidhura në të kaluarën në një kontekst dypalësh dhe të lëshojnë potencialin e madh që mund të krijojë marrëdhënia strategjike midis dy vendeve”, bën të ditur zyra e kryeministrit Mitsotakis.

REMOTE_ADDR:[]

16 komente në “Zyra e kryeministrit grek zbardh diskutimet e darkës me Ramën”

  1. Ilir says:

    Po nuk u zgjidh ceshtja e Cameve nuk ka per pasur kurre mardhenie te mire me grekun.
    Asnjehere, dhe kete e dine shume mire te dy palet.
    Keto traplleqet e mardhenieve te perkryera, integrimi, bashkepunimi, minoriteti i trapit tim… keto jane sallate kot sa per mediat. Asgje nga keto nuk ka vlere pa u zgjidhur ceshtja Came, te drejtat pronesore te cameve dhe demshperblimi per genocidin grek ndaj popullsise autoktone Shqiptare.
    Ketu fillon dhe ketu mbaron historia e mardhenieve me shtetin grek.

  2. Afrim says:

    Hiqni ligjin e luftes dhe zgjidhni ceshtjen Came.
    Ky eshte diskutimi.
    Po nuk bete kete nje mut keni bere, gjithe te tjerat do mbeten kot ne letra (sic kane mbetur gjithe keto vite) as ka per ti zbatuar njeri.

  3. Epo kjo pune says:

    Ngri problemin cam dhe gjuhen shqipe e median per arvanitasit, te tjerat jane thjesht shtyjme sa ta shtyjme, vetem keshtu spostohet debati e behet real dhe jo I stisur si deri me sot per pakica imagjinare, himara, varreza etj

  4. Vlora says:

    Po ligji i luftes? Po Cameria?

  5. xyz says:

    Deti iku,
    Të përpiqmi t’ja bëjmë të qartë popullit dele me mënyrën e tyre.

  6. Labi says:

    Po per pronat e cameve qe duhet te zgjidhen ne baze te ligjeve europiane foli gje palloshi,apo si gjithomne degjon ca thote Micua e Micot e tjere.

  7. Altin says:

    Fuga mu duk ne siklet..

  8. Saliu eshte shume Sexy says:

    Jua them une c’u tha. U tha qe Rama kishte tuta te bukura.

  9. Kol says:

    P.O. pse greku I hap kto probleme dhe i fton pastaj per takim afer zgjidhjeve keshtu beri dhe me sali kjo tregon se greku I pabese te afron vetem tradhetine ndaj vendit tat tashti po spranove ska pushtet

  10. rexha 10 says:

    PO PER LIGJIN E LUFTES QE QEVERIA GREKE E KA AKOMA NDAJE SHQIPRISE ,C’FARE NA THOTE MICOTAQIS ????APO PALLAVRA E GISHTI NE B……E.
    KESHTU ESHTE KURE TE DUKET VETJA PRONARE I VENDIT ,DHE JO KRYEMINISTER I NJE VENDI.PAMVARSISHTE EMIGRANTEVE QE JETOJNE NE GREQI DHE PUNOJNE ATJE ,SHUMICA E TYRE KANE NDRYSHUAR EMRAT psh NGA VASIL E KANE KTHYER NE VASILLAQIS.NE MYNYRE QE TA KETE EMRIN SI MICOTAQIS.VETEM KESHTU HANE BUKE NE ATE VENDE QE QUHET GERRQI.

  11. Ilirian says:

    Gjeja që na lë pa mend të gjithëve është si është e mundur që vetëm të tjerët pretendojnë nga ne shqiptaret dhe përfaqësuesit tanë e kanë gojën vetëm për të ngrënë si nuk thanë një fjalë për të drejtat e shqiptarëve atje ku jetojnë …

  12. GJINI says:

    CAMET LE TE TREGOJN PASHAPORTAT ETYRE QE KAN PATUR KUR IKEN NGA GREQIA DHE TEDREJTAT E TYRE
    I FITOJN NGA KUSHTETUTA GREKE ! ATA QE KAN BASHKEPUNU ME FASHIZMIN DHE ATA QE I KAN
    DJEGUR NE MENYR DEMOSTRATIVE PASHAPORTAT GREKE
    NE KOHEN E ENVERIT TE DREJTAT I KAN HEDH NE KOSH
    TE PLEHRAVE

  13. Raifi says:

    Kush me zgjidh ceshtjen e cameve ?Shqipetaret e Shqiperise kurr.Ata po presin ne rradh per tu bere greke dhe per t’i dhene edhe toka tjera Greqise .U vie turp te flasin gjuhen shqipe edhe me femijet e tyre ne Grqi.Halabak popull.Shumica e shqiptareve ne Shqiperi te vetmin armik.qe e shajn nate e dite, i vogel e i madh eshte Kosova dhe kosovaret sepse tani perveq Greqise po shperndan shume leke edhe Serbija.Fatkeqesisht ne Shqiperi nuk ka etni shqiptare por nje perzierje halabakesh qe per leke jane te gatqem t’i sherbejn cdo armiku.Enver Hoxha e ka par qe behet fjale per nje popull amarf pa substance kombetare andaj ka bere shume propagande kombetare por edhe ka dhunuar e vrar nga deshprimi .Me vdekjen e tij shqiptari nuk ka ne Shqiperi.Sa keq .Si me larte thash nga zemra e plast si themi ne kosovaret por fatkeqesisht eshte e vertet.

  14. filja says:

    Te theme dhe une diçka? Po nuk u binden shqiptaret e hershem te greqise qe e formuan si shtet qe jane shqiptare, mos prisni ndryshime; rruga eshte e drejte dhe keshtu do vazhdoje pafundesisht.

  15. nje mik qe te do te mire says:

    Or ti me pseudonimin Labi nderroje e behu burre vere sic e ke dhe meriton Dy byreke me gjize e nje dhalle sponsor gjeneral Sali Berishovici

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *