INTERVISTA/ Basha: Do iu marr paratë oligarkëve, por sot s’dua t’i përmend me emra. 96% e shqiptarëve janë me mua, do i pasuroj kur të bëhem kryeministër

18 Shtator 2020, 11:03Politika TEMA

Lulzim Basha, në intervistën e tij për Blendi Fevziun, ka sulmuar oligarkët, duke deklaruar se do marrë paratë e tyre dhe du ua japë shtresës së mesme.

Megjithatë, ai nuk pranoi të përmendte asnjë oligark me emër.

Sipas Bashës, 96% e shqiptarëve sot duan rrotacion, ndaj dhe thotë se është i sigurtë se më 26 prill do të jetë kryeministri i ri i Shqipërisë.

Më poshtë, pjesë nga intervista e Bashës.

Pse shqiptarët duhet t’ju shohin ju, zoti Basha, si alternativë qeverisëse?

Dy qëllimet kryesore të programit tonë politik janë: të krijojmë një shtresë të mesme dhe institucionet t’u takojnë qytetarëve.

Kë etiketoni ju shtresë e mesme?

Në vlerësimin tim ekonomik në Shqipëri janë ata individë që kanë të ardhura mujore mbi 1 milion lekë të vjetër, të vetëpunësuar apo që kanë poste apo profesione të ndryshme. Ata janë njerëz të pavarur, nuk u blihet vota. Kjo shtresë është stabilitet i demokracisë në vend. Kjo shtresë do të paguajë vetëm 9 për qind tatimfitim.

Ky model ekonomik është histori korrupsioni, është histori korrupsioni se ky model ekonomik çfarë ka bërë?

Ka marrë gjithë paratë e buxhetit të shtetit, ka marrë gjithë pasuritë e vendit dhe i ka përqendruar në duart e një grushti njerëzish që populli rëndom i etiketon si “oligarkë”.

Ju flisni për oligarkët, por kë cilësoni oligarkë?

Janë ata individë që kanë pushtet ekonomik dhe i imponohen pushtetit politik. Sot kjo është kthyer në sistem. Synimi ynë është që ne t’i pasurojmë shqiptarët, të krijojmë shtresë të mesme. Ne do të bëjmë gjithçka që çdo kontratë koncesionare të hetohet, dhe aty ku paratë u janë marrë me pa të drejtë qytetarëve, do t’i kthehen buxhetit. Ne do të përdorim mekanizmin antimafia. Nëse koncesioneri nuk justifikon dot dhjetëra miliona euro, do t’i kthesh ato prapa me efekt prapaveprues.

Cilat kontrata koncesionare, sipas jush, janë korruptive?

Nuk do të them emra sot, por të gjitha kontratat koncesionare nga e para tek e fundit do t’i nënshtrohet testit antimafia.

Ju thoni se do të konsolidoni institucione që u takojnë qytetarëve?

Po, është pika e dytë e programit tonë politik. Nuk do të ketë më një parti që vjen në pushtet dhe i fshin të gjithë. Kjo qeveri dhe ky Kryeministër kanë dështuar, çfarë nuk kanë arritur për dy mandate, do të duan ta arrijnë në mandatin e tretë?! Kjo është qesharake.

Prandaj ne kemi një propozim për institucionet, që do të kërkojnë kufizimin në dy mandate të Kryeministrit, ky është zotimi im dhe unë do ta bëj ligj këtë, do ta bëj në Kushtetutë dhe nëse Parlamenti nuk e arrin këtë, do t’ia kërkoj popullit me referendum.

Kjo do të kufizojë emrin e Kryeministrit apo forcën politike? Jo emrin, jo forcën politike. Nëse unë nuk arrij përmes dy mandateve atë që kam premtuar, çfarë do të arrij në mandatin e tretë?! Ne do të kufizojmë pushtetin me masa konkrete dhe jo me propagandë 3D.

Ju keni firmosur në 2009- ën marrëveshjen e detit me Greqinë, që Gjykata Kushtetuese e rrëzoi 9 me zero. Cili është qëndrimi juaj?

Qëndrimi ynë është i njohur prej 10 vitesh dhe nëse do të ishte ndjekur, sot kjo çështje nuk do të ishte më. E para, të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Kjo është e panegociueshme. E dyta, duke qenë se çështja u mbars me retorikë politike në Shqipëri dhe në Greqi, është vajtja në Gjykatën e Hagës.

PD do të hyjë në koalicion me forcat e tjera?

Sigurisht, kemi vendosur që në prill të vitit të kaluar, ka një marrëveshje transparente me aleatët.

Por janë bërë ndryshime në ligj më 30 korrik, që nuk ju lejojnë të bëni koalicione paraprake?

Nuk ka një ligj të tillë, ka përpjekje të Edi Ramës për ta bërë këtë. I gjithë debati sot është të ndryshojë Kodin Zgjedhor në Këshillin Politik dhe të heqin koalicionet. Por kjo nuk ka kaluar akoma. Pas presioneve ndërkombëtare Rama e hoqi atë fjali që ndalonte koalicionet. Reforma zgjedhore është një nga kushtet e KE-së për hapjen e negociatave. Rama është njeriu që 6 muaj para zgjedhjeve dhe caktimit të datës së zgjedhjeve, do të ndryshojë rregullat e lojës, të ndalojë koalicionet.

Nëse i ndalon koalicionet, çfarë do të bëni ju?

Çfarëdo që të bëjë, nuk e shmang dot të pashmangshmen. 96% e shqiptarëve dua ndryshim. Ne do të vendosim mekanizmin që maksimalizon votën e opozitës. Rama tregon se ka frikë dhe se është pakicë, e cila nuk bëhet dot shumicë me hile.

Mund të ndërtoni me PS-në një koalicion të gjerë pas zgjedhjeve, si në rastin e Gjermanisë?

Ka dy përqasje ndaj pushtetit; njëra është përqasja e pushtetit si qëllim në vetvete, siç është ajo e zotit Rama, që bën kalkulime me numra; përqasja ime është që pushteti është një mjet për të arritur objektivat për të cilat unë u kërkova votat qytetarëve. Unë nuk do t’u kërkoj votën qytetarëve për të qeverisur me Edi Ramën. Edi Rama dhe ministrat e tij duhet të mbajnë përgjegjësi politike dhe penale. PD-ja, jo fasadë e sektit të Rilindjes.

PD-ja do të jetë e hapur ndaj çdo kontribuuesi, qoftë ky dhe kritik apo kontestues ndaj jush, si Jozefina Topalli?

Po dhe vetëm po.

A do të jetë Sali Berisha kandidat i Partisë Demokratike?

Në listën e cilit qark?

Ku të dojë!

25 komente në “INTERVISTA/ Basha: Do iu marr paratë oligarkëve, por sot s’dua t’i përmend me emra. 96% e shqiptarëve janë me mua, do i pasuroj kur të bëhem kryeministër”

  1. Nevrikari says:

    Mos fol në emrin tim…o Pinoku i vogjël.????….fol për Jeniçeret e tu… .Kjo vlen edhe për te tjere .dmth. hajdutin Meta..dhe për të korruptuarin politik Ediola…Ju pinoku i vogjël lulush tregoj njërzëve te tu(jo popullit,se popullit i ha bythën ti)..SE SI U BERE I PASUR PA PUNUAR NJE DITE…kete duam ne…

  2. spata says:

    O Lul paskeshkuar per leshin e Xhofit me keto premtime . Ule pakqe ta ham se kaq thell nuke besojme . Atyre oligarkve ,ku fut dhe veten tende ,do ju marresh Noc RRokun . Beje prove se tritolin e komanduar CY-5 e ke pas bythe .

  3. BBC says:

    Ik o toçkuklle se te ka dale boja prej kohesh. Klloun ordiner

  4. H says:

    Po zenit dhe gërdallave maloke do ja marrësh dot ?

  5. Vlonjati says:

    Me kete interviste qe ka dhene e me mashtrimet si e jema e Zeqos maje thanes, bindem plotesishte se edhe portjer po ta vendosnin ne kryeministri , do bente dem. Po nuk ka njeri afer ky fyell, qe te pakten ta mesoje se si duhet folur?. Mjere ky vend po i erdhi ky koqe kandari kryeminister.

  6. holta says:

    O sa qesharak qe eshte ky vrases dhe hajdut.

  7. Outspoken says:

    Ahahahahaha lol
    ?????????
    ???????????

  8. Likja says:

    Po mire, jo me shume se dy mandate , Po ne qoftese votat i mer per te tretin duhet tja fale humbesit Pushtetin ? Ku vajti demokracia ?! Pse votohet atehere !? … apo ti japim mundesi pakices te vendose fundshpinen ne kolltuk ?
    Pse nuk kufizoni numrin e deputeteve nga 140 ne 70 ose 50 dhe te ulen shpenzimet, pse nuk ju heq favoret deputeteve … ?! thjesht duan pushtetin me pseudo reforma.

  9. Loni says:

    Hahahaha! Ky do na pasuroje ne … hahaha! Nga burgu do na pasurosh o prasi i Krimieleve Berisha babe e bir.

  10. NAIMI says:

    qe me ty nuk jane as 0.96% dihet, po i ke mbete ne dore se ramen nuk e duan ne krye te partise qe thuhet se eshte opozita je, hall i madh per bese..

  11. sadna babul ka bidai says:

    pershendetje .tani na mbushe mendjen po i merr nga shtepija e ju jep atyre qe kane dhe le tendin pa gje .te gjithe banoret qe kane qene si staf i shqiprise jane te gjithe te kompletum por neper shtepia qe duan te marin gjerat e tyre vjellja e madhe a mund te shkoni ne drejtorin e pergjithshme qe stafi alarmon per gjerat e tyre .a mund te kuptosh qe ato qe kane vjedh jane afer deres se tyre .une si ish deputetet nuk pjerdh fare per cka shkruaj me falni per shprehjen por e doni emrin qe kush ka vjedh apo do ta gjeni ku kane lene gjerat njerzit qe kane punu kerkojne neper shtepija te dyblume fytyra te dyblume .te gjithe stafi eshte ne duart te thata neper familje mezor prisnin te vije ne pushtet prej largimit si staf .a mund te kuptosh qe politika eshte ne guacke hajdutesh dhe jane te lire . a mund te drejtosh nje komunitet te qendrushem dhe besnik per cka populli ka ankes .a mund te verifikoni qendresen e familjareve qe nuk kane pike e nje autoritet si komshi .me falni por populli do djersen dhe vullnetin qe jane vjedh neper shpit e tyre .a e din kush po te shkrun une gruaja jote qe thone gruaja bashes ish deputete ne kosove te mirepres te takohemi se nuk te kap dot me falni por mbulesa jane hajdutet te kompletum mos u habit politikanet duhet te jene te forte nuk jane thashatheme jane vertesit per stafin e shqiperise jo vetem per gruan por te gjithe qe kane mundesin te shkojne ne shtepite e tyre dhe te gjejne ate qe kane korrur me vitet neper sonuqet e tyre me falni qe shkrova une jam me drejtesine a atyre qe kane lene thojte duke punu me respekte do ju sygjeroja te gjithe merni ate qe ju takon ,mos merni ate qe nuk ju takon eshte me bukur me flejte rehat sesa me u shperthderr me falni po nuk te kapja dot nuk me pelqen shkruaj ne kete menyre dua ate qe kam korr po ashtu dhe te tjeret ,mos u habitni ne te shkrum ma mire kap hajdutin . ndoshta mund te realizoni si kryetar i partise d .me falni me falni qe dola jashte temes disa fjale nuk me ben pershtypje por me vjen keq qe drejtoria e pergjithshme emrat e stafit pasuri ligjore dyert e shtepise te mbyllura njerzore .me respekte

  12. vlora says:

    Detaret e kolombit per tu mare floririn fiseve te egra ose dhe ti mernin me te mire u jepnin copa pasqyrash.Kjo kohe ka kaluar.Bej propozime te realizueshme.Kure ma kure nuk ke shanse te anullosh koncensionet .Mos genje popullin.Anullimi i koncensionit ka kosto shum te larte Uanullua koncensioni i hekurudhes Tirane- Rinas u paguan 10 milion euro pa vene nje gur koncesionari.Me qesharak behesh kur sillesh si Enveri ne 45 qe u merte florinjt tregetareve, dhe ti thua do u mar parat oligarkeve e do pasuroj popullin .Kesaj i thone pordhe me rigon

  13. Pelioni says:

    O lulush po merre njëherë atë të shkretë pushteti ti ,pa lëri mandatet e kryeministrit,se ato i përcakton ligjislativi jo ekzekutivi,që këtu ti kompromenton institucionin e kryeministrit,megjithatë ti fito vetë të paktën një herë në jetën tënde,se deri më tani asgjë nuk ke fituar me votë as në parti dhe as në zgjedhje si për pushtet lokal,dhe pushtetin ligjislativi.
    Lulush,mos harro se shqiptarët e dinë
    karierën tënde politike.
    Me porosi të Argitës baca të mori nga unmik-u Kosovë ku bëje dosje për UÇK -në në interes të sërbit e të futi në strukturat drejtuese të pd-së pa asnjë kontribut të drejtpërdrejt,mandej të bëri ministër ku shqiptarët dinë që vodhe 250 milion euro në rrugën e kombit,si ministër transporti ,si ministër i jashtëm shite me firmë e vulë 350.4km katrore det Greqisë,tradhëti
    Kombëtare.
    Si ministër i brëndshëm vrave 4 shqiptarë të pa fajshëm në bulevardin dëshmorët e kombit.
    Si kryetar bashkie jo i zgjedhur por i emëruar nëpërmjet vjedhjes po nga baca sali fjete 4 vjet gjumë,dhe bëre vetëm një livadh për kalin e Skënderbeut në qëndër.
    Të emëroi dhe kryetar partie,këtë e thonë antarët e partisë tënde,ndjesë pastë i ndjeri Olldashi rivali jot iku pa nam e nishan,se baca të kish ty dhe vetëm ty për atë post,por dhe në këtë pozicion lulush tash 8 vjet vetëm humbje,dhe asgjë më shumë,nga fronti i shqupit nën drejtimin tënd
    Lulush.
    Këto janë veprat e tua lulush,si thua për këto “arritje”duhet besoj të të votojnë shqiptarët,ja vlen lulush je
    “Vlerë”

  14. Berberi qe te qethte ne Prishtine says:

    Po coligarke o derezi e faqezi,ata te kane bere me shpi e katandi,bile dhe gruan ta kane dhene ata,pasi ajo dihet ti deri te Gita shkoje dhe ajo te ngeli si dopio gjashta qe ne kosove.

  15. Shenjestra says:

    Aty mbahu ti Basha se 96% te popullit te do dhe ti do behesh kryeninister.Do behesh pidhin e sateme kryeminister.Ty more matuf nuk te do fare populli perveç atyre servileve qe rrin pas bythes tende ne SHQUP e han berxolla e qofte perdite.Ata qe ti i paguan,por ama keta nu te zen as 5% dhe ti ne zgjedhje do dalesh fllosh.Populli nuk i harron krimet e tua ne bashkepunim me Sali Berishen i vut zjarrin ketij vendi,e shkaterruar e dogjet e tradhetuat dhe sot pa pike turpi kerkoni voten per t’u bere kryeminister.Kurre,kurre nuk vjen ti ne pushtet se bemet tuaj makabre nuk i harron populli dhe do t’u ndeshkoi rende ne 25 prill.

  16. Shqiptari Ilirise says:

    Mos shkoni larg.Atë që bëri në Tiranë 4 vjet,atë do bëjë edhe për Shqipërinë po erdhi larg qoftë K/ministër!

  17. Jorgo says:

    A e di Basha se ka 30 vjet qe importi eshte 80 perqind dhe eksporti eshte 20 perqind dhe prej ketij raporti ne jemi vendi me nivelin e jeteses me te uletin ne Europe.Veprimet e tjera te lene ne vend numero si po rrime prej 30 vjetesh.

  18. Qytetar says:

    Po ti permendesh , mund te fitoje ca pike

  19. Olsi says:

    O lulo ,na nderove me teci verci. Mendoja se kishe nje plan serioz ,por me sa shof na kenaqe me perralla ,o lulo po perrallat u tregohen femijve jo ne qe,mezi presim te ike i gjati ,ti prape me muhabete te qemotit. E kemi , hal ne sy,duam nuk duam ,ps paska pasur fatin me te gjatin si lider. O lulo lere vendin ta marri dikush qe merr vesh nga keto pune ,se po pritem ty aha,pirdh ne te.

  20. Hollandezi says:

    C’fare thote ky pervers?? Po flet me femijet e kopshtit?? Po vazhdoi keshtu ky punon per Ramen, per mandatin e katert se te tretin ja ka dhuruar me kohe.

  21. Rrumpalla says:

    ??????????.Lulush krimineli, as në banjo nuk vete po si dha leje babai kriminel i argita hajdutes.

  22. Toni.D. says:

    Jo… 99% shqiptaret jane me ty…? ikere koke
    pjeper si ne kohen e xhaxhit 96% , pyet me mire ate shtremsin e vicidolit te tregon eksperiencen e viteve 80-90.

  23. Jimi says:

    Deklarata kalamajesh! Ky kujton se ende eshte ne moshen feminore, kur luante loje luftash!

  24. 001 says:

    Lulqim basha alias Mut Muti
    Je gjigand I mashtrimeve
    Ty do qire motra me kembe ne ajer e shpatulla per muri
    Ti te ofendon edhe pa patur asnje kontakt me ty dhe pd

  25. Fatosi-kosove says:

    Edhe millosheviqi thoshte 96% e shiftari Jane me mue,por ne fund edhe ata ushtaret e vet i vriste,e kam fjalen per shqiptaret proserb,edhe bashae ka deshmuar se i vret ne fund edhe sherbetoret e vet,siq e vrau Olldashin psh apo baba i tij berisha siq e vrau azemin,pashkon e shum ish sherbetore te vet deri te vllezerit haxhija .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje