Policia e Dubait jep detajet: Si e arrestuam “mbretin e drogës”, Elis Dizdari pasi morëm sinjalin “Kodi i kuq”

Foto të komandatit nga Dubai dhe Edli Dizdarit

Policia e Dubait ka dhënë detaje lidhur me mega operacionin ‘Los Blancos’, ku në pranga kanë përfunduar dhjetra persona, mes të cilëve dhe Eldi Dizdari.

Për mediat vendase ka folur gjenerali Abdullah Khalifa Al Marri, komandanti i Përgjithshëm i Policisë së Dubait.

Ai u shpreh se operacioni është tregues për bashkëpunimin e frtyshëm me agjensitë ndërkombëtare.

“Pas shkëmbimit të informacionit me autoritetet italiane, ne identifikuam vendin ku qëndronte “mbreti i drogës” dhe monitoruam lëvizjet e tij të përditshme.

Pasi morëm sinjalin “Kodi i Kuq”, e prangosëm.

Së bashku me udhëheqësit e tjerë të bandave, i dyshuari arriti të kontrabandonte dhe transportonte qindra ton drogë në Evropë përmes porteve detare dhe t’i shiste ato te “porositësit””, shpjegoi komandanti.

Denis Matoshi, alias Eldi Dizdari, tashmë pritet që të ekstradohet drejt Italisë, në Romë.

REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Policia e Dubait jep detajet: Si e arrestuam “mbretin e drogës”, Elis Dizdari pasi morëm sinjalin “Kodi i kuq””

  1. Papi says:

    Uaaa sa te zote….
    Po per parate qe hyjne ne dubai keni pyetur ndonjehere ju se a jane hallall apo haram?
    Apo ajo nuk eshte puna juaj

  2. Shabono says:

    Po pse ke italjoni, ai nuk o italjon. Ka gjykata ene ktu

  3. anonim says:

    po ky ca priste ti jepnin dekorata per punen terhiqu o shok se sesht biznes i paster ajo pun tani do kanqen me.lek ato qe i njofin grun

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *