VENDIMI: Ekzekutoi ish-kunatën me pushkë, gjykata lë në arrest shtëpie Agron Tanushin

18 Shtator 2020, 11:23Kronika TEMA

Gjykata lë në arrest shtëpie Agron Tanushin i cili akuzohet për vrasjen e ish- kunatës me pushkë.

31-vjeçari ekzekutoi me dy plumba pushke ish-kunatën e tij Jetmira Hasani në sy të fëmijës së mitur dhe u largua nga vendngjarja.

Policia pas një operacioni të gjatë mundi ta arrestonte në Lushnjë ku në moment i është sekuestruar edhe arma me të cilën kreun krimin.

Në momentin e arrestimit, Tanushi ka pranuar krimin duke deklaruar se e ka kryer atë për shkak të konflikteve familjare. Ngjarja ndodhi në Bathore në banesën ku autori dhe viktima jetonin së bashku në kate të ndryshme.

34-vjeçarja Jetmira Hasani ishte divorcuar nga vëllai i autorit prej 4 vitesh dhe vazhdonte të jetonte në shtëpinë e tij.(TemA)

4 komente në “VENDIMI: Ekzekutoi ish-kunatën me pushkë, gjykata lë në arrest shtëpie Agron Tanushin”

  1. Mikel says:

    A medet …te vret tjetri denimi me arrest shpie

  2. Lon says:

    Ta gezoj amabasada Amerikane dhe ambasadorja drejtesin e re

  3. Outspoken says:

    Ahahahahaha lol
    Albanistan hesap,

  4. Edlira says:

    Bravo Reformes ne Drejtesi!! ?
    Kjo eshte Shqiperia qe duam…?????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje