Arrestimi i Eldi Dizdarit, flet koloneli në Dubai: Si e kapëm bosin shqiptar të kokainës

19 Shtator 2020, 22:23Kronika TEMA

Policia e Dubait ka arrestuar Denis Matoshin, ose ndryshe i quajtur Eldi Dizdari, një drejtues i bandës shqipfolëse ‘Kompania Bello’, një sindikatë ndërkombëtare e krimit të organizuar e përfshirë në trafikimin e drogës midis Amerikës së Jugut dhe Evropës.

Operacioni, i cili përfshinte departamentet anti-drogë të 10 vendeve, rezultoi në kapjen e 20 drejtuesve të bandave në kërkim në një seri operacionesh të sinkronizuara të martën e kaluar.

Koloneli Saeed Al Qamzi, drejtor i Departamentit të Personave të Kërkuar në Policinë e Dubait, tha se ata e vendosën të dyshuarin Eldi Dizdari nën mbikëqyrje të vazhdueshme për disa ditë para se të merrnin atë që quhet ‘njoftimi i kuq’ kundër tij.

‘Me shkëmbimin e informacionit me autoritetet italiane, ne identifikuam vendin e mbretit të drogës dhe monitoruam lëvizjet e tij të përditshme dhe e kapëm atë sapo morëm njoftimin e kuq’, shtoi koloneli Al Qamzi.

Koloneli Al Qamzi vuri në dukje se Matoshi kërkohet nga autoritetet italiane nën akuzat e drejtimit të një bande të organizuar kriminale përgjegjëse për operacionet e trafikut të drogës.

‘Së bashku me drejtuesit e tjerë të bandave, i dyshuari arriti të kontrabandonte dhe transportonte qindra tonë drogë në Evropë përmes porteve detare dhe i shiti ato te përdoruesit e drogës,’ shpjegoi Col Al Qamzi.

Col Al Qamzi vuri në dukje se Matoshi do t’i dorëzohet autoriteteve në Interpolin Italian pasi ta paraqesë atë para Prokurorisë Publike në Dubai dhe të ndërmarrë veprime ligjore për të marrë urdhrin e tij të ekstradimit sipas ligjeve ndërkombëtare në këtë drejtim.

Gjeneral major Khalil Ibrahim Al Mansouri, ndihmës komandant i përgjithshëm për çështjet e hetimit penal në Policinë e Dubait, tha se operacioni u krye nga ekipi SWAT i Policisë së Dubait, në bashkëpunim me disa agjenci policie në 10 vende.

‘Një ekip oficerësh elitë nga Departamenti i Personave të Kërkuar në CID në Policinë e Dubait u caktua menjëherë detyra pasi shkëmbyen informacionin e nevojshëm me autoritetet italiane dhe Interpol. Oficerët tanë, të ndihmuar nga qendra e analizës së të dhënave kriminale në Policinë e Dubait, arrestuan të dyshuarin në Dubai”, shtoi gjeneral major Al Mansouri.

1 komente në “Arrestimi i Eldi Dizdarit, flet koloneli në Dubai: Si e kapëm bosin shqiptar të kokainës”

  1. tourkalvanos.... says:

    Ibrahimi i Dubai-t arreston Ibrahimin shqipfoles…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje