Historia e jashtëzakonshme e miliarderit që s’ka më asnjë kacidhe dhe është i lumtur

Charles Chuck Feeney, themeluesi i “Duty Free Shoppers” është zyrtarisht trokë, ashtu siç vetë ka dëshiruar prej kohësh.

Dikur llogaritë e tij bankare përfshinin shifra marramendëse, por tashme 89-vjeçari nuk gëzon asnjë kacidhe.

Mësohet se ish-miliarderi i ka dhënë të gjitha paratë për bamirësi. Në një artikull ekskluziv, prestigjiozja “Forbes” shkruan “Miliarderi që dëshironte të vdiste i varfër, është zyrtarisht pa para”.

Përgjatë karrierës së tij, Feeney ka dhuruar në mënyrë sekrete dhe larg bujës mediatike shuma të mëdha për bamirësi. Përherë ka qenë admirues i jetës së thjeshtë, çka duket fare mire edhe nga apaartamenti i tij modest në San Francisco.

Gjatë katër dekadave të fundit, Feeney ka dhuruar më shumë se 8 miliardë dollar për bamirësi, universitete dhe fondacione në të gjithë botën.

Së fundmi, ekzaktësisht më 14 shtator, 89-vjeçai i zbrazi totalisht llogaritë e tij dhe nuk mund te ishte më i lumtur.

REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “Historia e jashtëzakonshme e miliarderit që s’ka më asnjë kacidhe dhe është i lumtur”

  1. I papuni says:

    Lexova me kureshtje ktë artikull dhe mendja më vajti te Likja dhe Mona.

  2. Babalja says:

    Vetem Ilir Meta i ka njare keti fakiri

  3. Merati says:

    Po Iliri i ka ngjare bashke me Monen kane dhuruar gjithe ato pare per shkollimin e femijve te varfer ne Londer bien pak afersi gjaku me ata femije po shume shume larg familjes si keta te jene te gjithe politikanet kjo eshte sakrifice e madhe dhe tani Iliri dhe Mona jane nefukarallek zoti i zhdukete kete lloj fare

  4. Popull says:

    I lumi ai, ia ka ndjere lezetin te qenurit jo te pasurit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *