Fier/ 31-vjeçari futet në oborrin e shtëpisë së vjehrrit dhe kërcënon të vrasë veten me automatik! Negocion policia

20 Shtator 2020, 01:07Kronika TEMA

Një 31-vjecar kërcënon të vrasë veten me armë automatike, në oborrin e shtëpisë së vjehrrit të tij. Ngjarja e rëndë po ndodh në fshatin Zhupan të Fierit.

Burime nga policia thonë se situata e rëndë nisi pas një konflikti për motive ende të pazbardhura, ndërsa i riu është prej vitesh i martuar me vajzën e shtëpisë ku po kërcënon me vetëvrasje, me të cilën ka një fëmijë.

Policia thotë zyrtarisht përmes një njoftimi paraprak se familjarët që ndodheshin në banesë janë evakuuar nga forcat policore të Fierit  dhe 31-vjecari me inicialet E.M ndodhet i vetëm në oborr teksa mban armën në duar drejtuar nga vetja me kërcënimin për t’i dhënë fund jetës.

Policia thotë se nuk ka persona të lënduar dhe se drejt kësaj banese kanë mbërritur dhe forcat RENEA të specializuar për të negociuar që situata të mos shkojë drejr vetëvrasjes. 31-vjecari kërcënon të vrasë veten me armë automatike prej orës 22.30, njofton policia e Fierit.

1 komente në “Fier/ 31-vjeçari futet në oborrin e shtëpisë së vjehrrit dhe kërcënon të vrasë veten me automatik! Negocion policia”

  1. tourkalvanos.... says:

    Allah uakbar…..baba mondi ku je?bektashi”paqsor”nuk ben shaka……….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje