Grenell në Kosovë: Kam ardhur me njeriun që ka një çek të madh për ju

I dërguari Special i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell foli për mediat pas përfundimit të takimit me liderët e Kosovës.

“Përshëndetje nga presidenti Trump. Jam këtu bashkë me shumë shumë kolegë. E shikoni këtë prapa meje? Ai është njeriu i parave. Ai e ka sjellë një çek të madh. Në fakt ende jo, por do ta sjellë” – tha Grenell duke iu referuar Adam Boehler, Shef Ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit të SHBA-ve.

“Shumë premtime janë dhënë në të kaluarën dhe ajo se çfarë ne dëshirojmë të bëjmë është që të zbatojmë në përpikëri zotimet. 

Duam të ju tregojmë popullit të Kosovës se do të punojmë për zhvillim ekonomik. Do ta falënderoj kryeministrin dhe presidentin Thaçi për punën e tij të palodhshme në fillim të procesit”, – tha ai.

“Do t’i sjellim këto projekte në jetë. Energji e vërtetë që do të sjellë kjo marrëveshje do të ndërrojë dinamikën. Presidenti Trump më tha që të bëj një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës që do të sillte dinamizëm ekonomik. 

Simbolizmi nuk e paguan qiranë. Duhet që të sjellim zhvillim. Muajin tjetër do të vijë një ekip tjetër në Kosovë. Do të kryejë fizibilitetin në liqenin e Ujmanit.

Nuk do të ishim këtu pa presidentin Trump. Ai më tha bëjmë diçka ndryshe për njerëzit. Pasi u nënshkrua marrëveshja ai më tha: “Tani shko zbatoje”. Ai gjithmonë shtyn përpara proceset”, – përfundoi Grenell.

REMOTE_ADDR:[]

15 komente në “Grenell në Kosovë: Kam ardhur me njeriun që ka një çek të madh për ju”

  1. ak says:

    me kujton Gramoz Pashkon ky premtim fantastik. edhe trampi nuk eshte politikan me oak sharlatan i tipit te atyre shqiptar te 90’s. mashtrus me dipllome ne xhep

  2. Kosova ska detyrim te kooperoje me serbine dhe as te nenshkruaje marreveshje ekonomike. says:

    O shqiptare kosovare! Mos firmosni asnje marreveshje me ameriken e presidentit Trump. Ai dhe administrata e tij jane komplet per mbrojtjen e interesave serbe ne rajon. Nuk ju ben pershtypje ceshte ky nxitim kur dhe nje muaj jane zgjedhjet e reja presidenciale dhe Trump ka pak shance te fitoje. Po prisni o te uruar dhe nje muaj dhe mos e fusni koken ne cark me deshiren tuaj. Mos firmosni marrreveshje qe nuk i cbeni dot kurre pastaj.

  3. spata says:

    Se mos ja bene Kosoves sic ja beri Bejkeri shqiptarve me cekun e bardhe se do shkoje per lesh kjo pune .

    1. Santa Quaranta says:

      Nuk ia beri Bejkeri shqiptareve ate pune, ia bene ata qe ishin ne pushtet dhe ai qe e hengren peshqit ne Adriatik!!!

  4. Jimi says:

    Kerrbaci dhe kulaci, bejn hatane!

  5. pjeter says:

    Ky tregon gjithnje e me shume sesa i injoron Shqiptaret e Kosoves.

  6. TURKU says:

    KOSOVAR ==MOS U MASHTRONI.
    PO E HENGRET CORBEN E PRISHUR TE KETIJ MASHTRUESI DO TJU MALLKOJNE BREZAT
    LAVDI FIGURES ME MADHORE PATRITOKE TE KOHES SE SOTME–ALBIN KURTIT.

  7. Olimpia says:

    Spata,cekun e bardhe e , shpiken,,E.Biberaj me vasalin e tij idiot kriminel Berisha dhe aventurieri Pashko..nderkohe se valangat e banditit Hajdari shkaterronin Shqiperine …Dy filoserbe dhe nje filogrek. Bejkeri dha vetem 20 milione dollare dhe u shpreh…Ne u mesojme vetem si kapett peshku,por peshqit duhet ti kapni ju.Dhe perendimi na dergoi keshilltare qe i paguante me mijra dollare ne muaj me fondet per Shqiperine,per te mesuar shqiptaret te ,mbillnin domate,speca,kastraveca,,,dhe per te asistuar shkaterrimin e struktures industriale prodhuese. .Kaq ishte loja.Nderkohe Trumpi ka derguar shpejt ustallaret per te ndare Ujmanin….

  8. Martin says:

    Prap kta me cekun e bardhe??

  9. Regjizori says:

    TEATËR NË SHTËPINË E BARDHË

    “Për mirë apo për keq, mjerisht është e pashmangshme që të gjitha udhëheqjet politike përdorin marifete për iluzione teatrale. Në politikën e demokracisë, si largësia më e shkurtër midis dy pikave shpesh paraqitet një vijë e shtrembër”.
    Artur Miler*
    Vendi: Shtëpia e Bardhë në Uashington D.C.
    Data: 4 shtator 2020
    Emri i komedisë: Marrëveshja Kosovë-Serbi
    Regjia: Donald Tramp
    Luajnë: Delegacionet politike serbe, kosovare dhe personeli ndihmës i Shtëpisë së Bardhë
    Akti i Parë
    Mjeshtri i ceremonive thërret delegacionin kosovar të kryesuar nga kryeministri Avdullah Hoti. Sapo hyjnë në Zyrën Ovale, delegacioni sheh vetëm tryezën e Presidentit amerikan Donald Tramp dhe atë vetë, ndërsa priste të shihte një tryezë të gjatë, në të dy anët e së cilës do të rreshtoheshin delegacionet serbe e kosovare dhe në krye do të qëndronte pritësi, z. Tramp.
    – Hajde zoti Hat (hot)!- u dëgjua të thoshte Presidenti Tramp, ndërsa po i shtrinte dorën e mikpritjes delegacionit kosovar.
    – Ky është z. Hoti!- ndërhyri njëri nga pjesëtarët e personelit të Shtëpisë së Bardhë, ndërkohë po i tregonte kryeminstrit kosovar se duhej të ulej në një karrige përballë tryezës së z. Tramp.
    Pjesëtarët e tjerë të delegacionit, ashtu si edhe autoritetet amerikane, duke përfshirë edhe Zëvendëspresidentin Pence, do të qëndronin në këmbë pas z. Tramp.
    – Siç jeni në dijeni,- e filloi fjalën e tij Presidenti Tramp,- qeveria jonë ka përgatitur një projekt-marrëveshje e cila duhet të bëhet patjetër marrëveshje.
    – Më falni, por ne nuk e kemi parë këtë projekt-marrëveshje ende,- e ndërpreu kryeministri Hoti.
    – Nëse nuk e keni parë, do ta shihni tani. Unë dhe ndihmësit e mi do t’i lexojmë pikat e saj një nga një dhe ju na thoni nëse keni gjë për të shtuar apo hequr,- vazhdoi Presidenti Tramp, i cili rrinte tek vendi i tij i punës mjaft i nervozuar dhe mospërfillës. Pasi iu hodhi një vështrim qortues të gjithë të pranishmëve që kishin krijuar një gjysmërrethi mbas tij, filloi të lexonte pikat e marrëveshjes.
    – Ju, dhe pala tjetër, duhet të zbatoni pikë për pikë marrëveshjen e përbashkët të 14 shkurtit 2020 për ndërtimin e autostradës dhe hekurudhës Beograd-Prishtinë. Dhe, kjo linjë hekurudhore duhet të lidhet me një port të thellë në detin Adriatik,- tha z. Tramp ndërsa shikonte vëngër kryeministrin Hoti dhe kthente kokën sa majtas-djathtas për të marrë miratimin pa kushte të stafit të vet dhe të krejt delegacionit kosovar.
    – Heu!- thirri z. Hoti, ndërsa ktheu kokën drejt anëtarëve të tjerë të delegacionit që e shoqëronin.- Po, kjo do të thotë që ne si kosovarë dhe shqiptarë t’i krijojmë lehtësira dhe mundësi Serbisë për dalje në det, megjithëse e ka përmbytur Kosovën me det gjaku shqiptar!
    – Paqja dhe stabiliteti në rajon,- reagoi z. Tramp,- e kërkojnë këtë lëshim dhe ju duhet ta bëni. Ne do ju ndihmojmë pasi do të vendosim selinë e përhershme të Korporatës tonë Financiare për Zhvillim Ndërkombëtar në Beograd dhe do të investojmë në ndërtimin e Hekurudhës dhe Autostradës së Paqes.
    – Po, a jo në Prishtinë z. President?- ndërhyri kryeministri Hoti dhe vazhdoi:- Kam frikë se rrugët e makinave dhe të trenave nuk mjaftojnë për të paqëtuar shpirtrat e trazuar dhe zemrat e pikëlluara të shqiptarëve nga shpërnguljet dhe gjenocidi serb gati një shekull e gjysëm.
    – Paqja kërkon lëshime,- u përgjigj Presidenti amerikan,- dhe lëshimet duhet t’i bëjnë, së pari, të vegjlit dhe viktimat, më pas agresorët. Ju, dhe ata, duhet të vini sa më parë në punë Pikën e Kalimit të Përbashkët në Merdare dhe duhet t’i bashkoheni Minishengenit Ballkanik të inicuar nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.
    – Mirë se Pikën e Kalimit Kufitar të Merdares do ta vëmë në punë por ne mendojmë se Minishengeni krijon premisa për rigjallërimin e ish-Jugosllavisë, – u përgjigj Hoti ndërsa shihte fytyrat e anëtarëve të delegacionit të tij që herë skuqeshin dhe herë shformoheshin por asnjëri nuk bëzante.
    – Në marrëveshje nuk do ta quajmë Pikë e Kalimit Kufitar të Merdares pasi nuk pranon delegacioni serb sepse i tingëllon si kufi midis dy shteteve dhe ata janë shumë të ndjeshëm. Nuk ka rëndësi emërtimi por funksionet,- tha z. Tramp,- ndërsa ish-Jugosllavinë mos e përmendni sepse ka vdekur një herë e përgjithmonë. Ju dhe ata do të ndaloni përdorimin e sistemit 5G dhe do të instaloni e vini në punë sisteme amerikane për kontroll dhe informim si PSICES, APIS etj.
    – Këto do t’i realizojmë pa asnjë problem,- ndërhyri një anëtar i delegacionit kosovar,- dhe shtoi,- meqenëse nuk e kemi lexuar më parë projekt-marrëveshjen dhe nuk dimë hollësira, mendoj se sistemin 5G, që besoj se do të thotë 5 Gra, nuk do ta përdorim pasi, si popullsi me shumicë muslimane, ne do gjejmë edhe miratimin mbarëpopullor sepse ata e dinë se edhe Kurani na lejon deri në katër gra dhe jo pesë.
    Ndërsa Presidenti Tramp qeshi me të madhe dhe për të parën herë atë ditë, kryeministri kosovar u skuq nga turpi dhe sqaroi se të gjithë anëtarët e delegacionit të tij e dinin se sistemi 5G është një rrjet komunikimi i standartit teknologjik të brezit të pestë, por, sqaroi kryeministri, folësi ishte tip shakatari nga natyra.
    – Ju duhet të promovoni liritë fetare dhe të mbroni pronat e Kishës Ortodokse në Kosovë,- vazhdoi z. Tramp,- dhe duhet të punoni për dekriminalizimin e homoseksualitetit.
    Në këtë moment u dëgjua një duartrokitje dhe një thirrje me zë të lartë: “Yes”! nga dikush që ndodhej në këmbë pas Presidentit. Të gjithë kthyen kokën. Ishte z. Riçard Grenell, i dërguari special i qeverisë amerikane për dialogun Kosovë-Serbi, i cili para disa muajve kishte thënë publikisht se ndihej krenar që ishte homoseksual. Kjo pikë e marrëveshjes do të konsiderohej si sukses i tij dhe ndoshta shkak për ngritje në detyrë.
    – Po, ne jemi komb heteroseksual,- u përgjigj z. Hoti,- dhe, veç kësaj, megjithëse Serbia ndodhet para nesh sa i përket kësaj pike pasi e ka kryeministren Brnabiç homoseksuale, ajo kurrë s’e ka ngritur këtë si një problem të marrëdhënieve midis dy vendeve dhe si kërkesë për t’u përshirë në këtë marrëveshje.
    – Serbia s’e ka kërkuar, por e kërkojnë Shtetet e Bashkuara,- tha z. Tramp.- dhe shtoi,- Ku e dini ju se nesër nuk do të bëheni edhe ju komb gjysmë homoseksual? Kjo marrëveshje është largpamëse. Ju, dhe ata, duhet ta shpallni Hezbollahun si organizatë terroriste, të njihni Izraelin dhe të zhvendosni ambasadat tuaja në Jeruzalem.
    – Më falni z. President, po ç’hyn Izraeli këtu? Ne kemi ardhur të bëjmë marrëveshje me Serbinë, me ndërmjetësimin dhe ndihmën tuaj ndërsa me Izraelin s’kemi pasur kurrë probleme,- u përgjigj Hoti me nervozizëm të drojtur.
    – Dëgjo këtu ti djalë,- iu skërmit Presidenti Tramp,- këtu keni ardhur të bëni marrëveshje me ne dhe ne me delegacionin serb dhe, sipas “rregullit të treshit”, i bije që jeni marrë vesh me Serbinë dhe kështu vendoset paqja në rajon. Ju do të keni përfitim pasi Izraeli do ju njohë menjëherë. Ja t’i telefonoj tani z. Netanjahu dhe ju do e merrni njohjen që tani.
    I bije telefonit dhe me telekonferencë shfaqet në ekran kryeministri izraelit Beniamin Netanjahu.
    – Përshëndetje z. kryeministër!- foli i pari Presidenti Tramp,- Kam këtu delegacionin kosovar. Ata do ju njohin ju dhe do të zhvendosin ambasadën e tyre nga Tel Avivi në Jeruzalem. Ju duhet t’iu konfirmoni tani njohjen dhe, rrjedhimisht, të dyja palët dilni të fituar pasi veprimi i këtij shteti mysliman të Lindjes së Mesme do të ndikojë edhe tek shtetet e tjera myslimane që ju rrethojnë.
    – Patjetër z. President!- u përgjigj kryeministri izraelit. – Kjo do të bëhet realitet shumë shpejt dhe ju falënderoj në emër të qeverisë time. Përcilljuni përshëndetjet e mia edhe miqve tuaj kosovarë.
    – Po, ne jemi shtet laik z. Tramp,- reagoi Kryeministri Hoti,- dhe ndodhemi në Ballkan dhe jo në Lindjen e Mesme.
    – E kam të qartë ku ndodhet Ballkani pasi unë jam dhëndër i atij rajoni dhe gruaja ime e bukur dhe e dashur Mellani më ka folur shumë për Ballkanin dhe Lindjen e Mesme. Do të vij t’ju vizitoj, të dy shtetet.
    – Siç e dini z. President,- iu kthye Kryeministri Hoti në formë lutjeje,- ne jemi të interesuar që të realizohet njohja e shtetit të Kosovës nga Serbia dhe këtë na e ka thënë z. Grenell se do të bëhet realitet ndërsa tani…
    – Politika është “sport” i vështirë z. Kryeministër i Kosovës dhe gjërat duhen marrë step by step (hap pas hapi). Serbinë do ta detyrojmë të ndalojë për një vit fushatën për mosnjohjen dhe mospranimin tuaj nga vendet dhe organizatat ndërkombëtare, ndërsa ju duhet të mos kërkoni njohje dhe pranime të reja ndërkombëtare. Zoti Grenell është një politikan i madh dhe e di shumë mirë se premtimet dhe realizimet nuk përputhen gjithnjë dhe në politikë veprohet si ta imponojnë rrethanat. Tani për tani serbët nuk pranojnë t’ju njohin pasi e konsiderojnë Kosovën si djepin e Serbisë.
    I nxehur dhe i paduruar, nënkryetari i delegacionit kosovar, që qëndronte në këmbë, ndërhyri duke shpjeguar se: Vërtetë Kosova mund të jetë djepi i Serbisë z. President, por Kosova është mitra e shqiptarisë dhe e shqiptarëve. Njeriu mund të përkundet në çfarëdo djepi dhe në shumë djepe por njeriu ngjizet dhe zhvillohet në mitër. Po i hoqe djepin dikujt ai gjen një tjetër, por po i hoqe mitrën i heq të ardhmen. Pastaj, siç mund ta dini, mitra e serbëve ndodhet diku në Lindje, në malet Urale dhe jo në malet Ballkan…
    – Kjo marrëveshje është sa e rëndësishme aq edhe e vështirë të kuptohet,- vazhdoi i athëtuar z. Tramp,- pasi unë vij nga fusha e biznesit dhe prandaj e kam vënë theksin tek aspekti ekonomik. Rëndësinë e saj do ta shpjegojë më vonë vajza ime e talentuar Ivanka.
    – Shumë drejt!- thirri me zë të lartë një anëtar i delegacionit kosovar që kishte dobësi për bjondinat.- Askush më mirë se ajo nuk i njeh problemet dhe hallet tona dhe të Ballkanit në përgjithësi.
    Ndërsa Kryeministri Hoti shfaqi pesimizmin e tij lidhur me plotësimin e të gjitha kërkesave të marrëveshjes dhe ratifikimin e saj në Parlamentin kosovar pasi, siç shpjegoi ai, ka njerëz në opozitë që nuk do ta votojnë, z. Tramp u nxeh dhe shpjegoi si më poshtë:
    – E di, e di. Më ka treguar z. Grenell se atje ka njerëz antiamerikanë si ai Kurti, por do ia tregojmë vendin edhe atij, apo jo?- pyeti duke ngritur kokën dhe hedhur vështrimin drejt Drejtorit të CIA-s që ndodhej në këmbë.
    Ky i fundit vetëm tundi kokën në shenjë pohimi dhe belbëzoi: Got you Mr. President!
    Zoti Tramp, duke e mbyllur takimin, tha se nëse nuk e firmosni marrëveshjen, duke përfshirë edhe dhënien e një sasie uji nga Liqeni i Ujmanit Serbisë, ne do ju vëmë sanksione dhe kjo është në ujdi të plotë me fjalën e urtë shqiptare: “Ai që të do të rreh!”. Madje, shtoi se,- ne kishim ndërmend të shtonim edhe një pikë për këmbim territoresh por u frikësuam nga disa personalitete të politikës shqiptare, si njëfarë Piis ov Shit dhe një Krejt Cullaku të cilët janë figura me reputacion ndërkombëtar, atdhetarë të çartur dhe do të ju akuzonin juve për tradhti kombëtare dhe neve për shitje të Kosovës.
    – Ata quhen njëri Petrit dhe tjetri Kreshnik Çollaku,- shpjegoi një ekspert i Shtëpisë së Bardhë për Ballkanin.
    – Faleminderit, u përgjigj z. Tramp,- po e kam pak të vështirë t’i shqiptoj këta emrat e Lindjes së Mesme.
    Akti i Dytë
    Pasi kishte dalë jashtë delegacioni kosovar, u thirr ai serb. Edhe serbëve iu bëri përshtypje protokolli zyrtar i pritjes dhe, sidomos, detyrimi i Presidentit Vuçiç të ulej në një karrige përballë Presidentit amerikan si i pandehuri përballë hetuesit.
    Presidenti Tramp iu drejtua atij dhe duke i thënë:
    -I pandehuri Vuçiç,- por e ndreqi shpejt duke e thirrur Presidenti Vuçiç.
    – Më falni z. Tramp,- reagoi i nxehur dhe i fyer Presidenti serb,- por unë jam presidenti i kombit të lavdishëm dhe të zgjedhur serb. Ne i pranojmë të gjitha pikat e tjera të marrëveshjes por ne nuk pranojmë kurrësesi të njohim Kosovën shtet të pavarur pasi Kosova është djepi i Serbisë…
    – Në këtë botë ka vetëm një komb të lavdishëm që është ai amerikan dhe Presidenti i tij është z. Tramp!- u dëgjua ndërhyrja arrogante e një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë.
    – E di, e di,- ndërhyri z. Tramp,- Kosova është për ju si Jeruzalemi për Izraelin, prandaj edhe ju duhet ta zhvendosni ambasadën tuaj nga Tel Avivi në Jeruzalem, të ndërprisni… (dhe vazhdoi pastaj kërkesat e projekt-marrëveshjes). Historinë tuaj ma ka shpjeguar dhëndri im z. Kushner. Nëse s’më besoni mua, ju mund të lexoni në faqen zyrtare të Partisë time Republikane në Twitter që thotë saktësisht se Kosova është atdheu i serbëve që nga koha e Perandorisë Romake, të cilën po e vjedhin kolonistët otomanë që kanë depërtuar nga kufiri me Shqipërinë. Madje, unë kam dobësi të madhe për historinë dhe sidomos të Perandorisë Romake prandaj ia theksova para disa kohësh kryeminsitrit italian se miqësia Italo-Amerikane i ka rrënjët qysh në kohën e Perandorisë së Lashtë Romake.
    Dikush nga stafi i tij iu afrua dhe i tha në vesh se Amerika nuk ka ekzistuar në kohën e Perandorisë Romake dhe se serbët kanë ardhur në Ballkan pasi ka perënduar Perandoria Romake e Perëndimit.
    – E di, e di, u përgjigj zëlartë Presidenti Tramp,- por historia është si ta paraqesësh dhe si ta interpretosh…
    Pas disa diskutimeve të tjera, z. Tramp i dhuroi z. Vuçiç çelësin e Shtëpisë së Bardhë dhe i tha:
    Merre këtë çelës sepse e meriton dhe këtu mund të hysh sa herë të duash… por ki kujdes të njoftosh përpara ardhjes, sepse këto rojet tona kanë filluar të qëllojnë pa paralajmërim dhe mund të të marrin për terrorist. Mos gabo t’iu tregosh kosovarëve për çelësin pasi vetëm unë dhe ti i kemi dy kopjet e vetme të kësaj ndërtese!
    Akti i Tretë
    Në zyrën Ovale thirren delegacionet serbe dhe kosovare dhe vendosen mbas shpinës së z. Tramp, ndërsa Presidenti Vuçiç dhe Kryeministri Hoti ulen në të dy anët e tij dhe firmosin marrëveshjen. Delegacionet përshëndeten me pritësit dhe dalin veçmas për drekë.
    Kur zunë vend në një restorant në Uashington, një anëtar i delegacionit kosovar pyeti Kryeministrin Hoti se çfarë fitoi Kosova nga kjo marrëveshje dhe me cilët bëri ajo faktikisht marrëveshje. Zoti Hoti u përpoq të bënte shpjegimet e veta, por, pas tij, ndërhyri një nga figurat kryesore të delegacionit i cili kishte qëndruar gjithë kohën pranë z. Grenell dhe nga ky kishte mësuar se kjo marrëveshje, në fakt, është shumëpalëshe dhe se të gjitha palët dalin të fituara, pasi edhe z. Tramp arrin një sukses tani përpara zgjedhjeve duke ua paraqitur votuesve amerikanë si arritje për vendosjen e paqes në Botë dhe se ka shumë të ngjarë që të trija qeveritë, amerikane, serbe dhe kosovare të propozohen për Çmimin Nobel për Paqen këtë vit.
    – Domethënë,- ndërhyri gjithë nervozizëm një tjetër anëtar i delegacionit,- të trija palët e morën nga një çmim por Kosova, nga të tre çmimet, mori… gishtin e…
    – Si, si?- pyeti me shpoti një politikan tjetër kosovar.- Do t’i jepet Çmimi Nobel për Paqen një qeverie si ajo e Serbisë që refuzon të njohë pavarësinë e shtetit fqinj, pavarësi e shpallur në përputhje me të Drejtën Ndërkombëtare nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë?! Do të shpallet “pëllumb i paqes” një shtet terrorist që synon dhe premton që ta bëjë sërish të veten Kosovën sapo t’i jepej mundësia?! Mos bre, po, me këtë qëndrim Serbia s’duhet të pranohet as në BE!
    Delegacioni shkoi në aeroport dhe mori avionin për t’u kthyer në Kosovë por askush nuk ishte në gjendje t’iu kthente përgjigje dy pyetjeve: Me cilin shtet e bëri realisht qeveria kosovare marrëveshjen në Uashington, me SHBA-në apo me Serbinë dhe çfarë fitoi në të vërtetë Kosova nga kjo marrëveshje?! Këtë mëdyshje e thelloi akoma më shumë edhe fakti se Ambasadorja amerikane në Tiranë, znj. Yuri Kim s’e përmendi fare togfjalëshin “marrëveshja Kosovë-Serbi” në deklaratën e saj. Ajo thjesht lavdëroi rëndësinë e bashkëpunimit të ardhshëm ekonomik në rajon.
    Kur u kthyen në Kosovë, politikanët kosovarë morën vesh se Bashkimi Evropian, ku ata synojnë të anëtarësohen një ditë, ishte shumë i pakënaqur dhe i egërsuar me firmosjen e marrëveshjes ku disa pika të saj binin në kundërshtim me politikën e tij. Gjithashtu, vendet arabe dhe ato të Konferencës Islamike, edhe ashtu mospërfillëse ndaj shtetit kosovar, tani janë akoma më të zemëruara me një marrëveshje ku Kosova zotohet të njohë Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit. Pakënaqësi pati edhe në opinionin shqiptar brenda dhe jashtë Kosovës pasi nuk u arrit objektivi kryesor, ai i njohjes nga Serbia dhe se shumica e pikave të marrëveshjes kishin qenë të njohura edhe më parë, ngaqë ishin pjesë e marrëveshjeve të nënshkruara nga autoritetet e mëparshme kosovare.
    Akti i katërt
    Do të shfaqet më vonë.
    P.S. : Megjithë vërtetësinë historike dhe përmendjen e emrave konkretë, dialogët e këtij shkrimi mbeten “një shaka” në kohë pandemie për ta marrë seriozisht koronavirusin.
    * Arthur Miller – Dramaturg dhe eseist i shquar amerikan i shekullit të 20-të.

  10. Jovan Çeku says:

    Plasi çeku i bardhe edhe ketej! Po mire mo, kaq budallenj ka ky fisi yne?

  11. Koli says:

    Mos i besoni Trampit mutit dhe Grenell mutit se jane njerezit e Putinit.

  12. koli says:

    Filloi dhe ne Kosove historia e Cekut te bardhe, mos u besoni o njerez se Shqiptaret be hengren nje here me kete. Synimi eshte ti carmatosin dhe ti zhdukin!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *