Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në Liban, kërkon ndihmë për shpëtimin e fëmijëve shqiptarë në Siri

21 Shtator 2020, 19:39Kronika TEMA

Per femijet qe gjenden ne kampet siriane po ngjallen shpresat e rikhtimit ne Shqiperi dhe shpetimit njehere e mire nga tmerret e luftes dhe vuatjes.

Protesta e zhvilluar disa ditë më parë në Tiranë përpara Kryeministrisë dhe apelet e familjarëve drejtuar shtetit për të kthyer të afrimit, gratë dhe fëmijët që ndodhen në kampin ‘Al Hol’ kanë vendosur në lëvizje qeverinë shqiptare.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj po zhvillon një vizitë zyrtare në Liban, ku është takuar me homologun e tij Mohammad Fahmi. Mediat libaneze shkruajnë se Lleshaj i kërkoi ndihmë Libanit në lidhje me shpëtimin e fëmijëve shqiptarë në kampet e refugjatëve në Siri.

Në kampin ‘Al Hol’ janë shumë fëmijë dhe gra shqiptare. Qeveria shqiptare po tenton që të ndjekë të njëjtën rrugë si me Alvin Berishën për t’i nxjerrë nga kampi.

Në këtë kamp ka shumë shqiptarë dhe historitë e tyre janë të njohura. Një nga rastet është familja Dumani. Familjarët i kanë bërë apel qeverisë shqiptare që të ndërhyjë për t’i kthyer në shtëpi.

Në kampin e kontrolluar nga kurdët në Siri nën kontrollin e shtetit islamik ndodhen shumë gra dhe fëmijë me kombësi shqiptare nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Alvin Berisha ishte një nga rastet që bëri bujë nëntorin e kaluar, që arriti që të shpëtohet duke u nxjerrë nga kampi.

5 komente në “Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në Liban, kërkon ndihmë për shpëtimin e fëmijëve shqiptarë në Siri”

  1. Plehraaaaaaaaa arabe.... says:

    Nuk ka shqiptare ne siri,flitet per sunitoshqipfoles….

  2. Koli says:

    Shpetojini ata femije te pafajshem qe injoranca dhe papergjegjshmeria e prinderve te tyre i interrnoi ne ferrin islamik.

  3. Flm says:

    O Turko-patriota Underbitha, Taulant, Theatro-dhrama, Zhaku, Epiri i vjeter, … keta femije dhe gra jane viktima te Turko-Islamizmit, jane motrat tuaja qe u shker..yen me xhihadista dhe ngelen me kopila neper duar.
    ###
    Kaluan 6 vjet dhe akoma te shperndar neper Siri, te njollosur dhe te pa shprese.
    Keto jane dhuratat e Sulltanit, te mikut te madhe te Ramyt. Ptuuuu o qelbesira qe ne emer te “patriotizmit” dhe te “Fes” Islame po shkatetoni Shqiperin.

  4. Stela says:

    Po ç pune ka ministri i rendit shqiptar me femijet jashte shtetit? Kjo eshte pune per minister te jashtem, per sekretariat te qeverise per te.miturit dhe familjen, per ministrin e diaspores, per komitetin e te drejtave te te miturve. Duhet te nderhyjne ambasadore a organizma nderkombetare. Apo nuk gjeten dot nje sebep theter per te shkuar ne Liban

  5. flamuri says:

    ku e ka flamurin shqiptar lleshaj??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje