Vrau vjehrrën dhe burrin në bashkëpunim me të dashurin, Prokuroria kërkon burg përjetë për vrasësit

21 Shtator 2020, 15:28Kronika TEMA

Prokuroria e Vlorës kërkon burg përjetë për Kasëm Pirjasin dhe Hysnie Hoxhallarin, të cilët dy vite më parë vranë nënë e bir, Selkei e Olsi Hoxhallari, dhe më pas dogjën shtëpinë.

Vrasjen në atë kohë e ka marrë përsipër Kasem Pirjasi (26 vjeç kur ndodhi ngjarja), duke thënë para togave të zeza se ishte në një lidhje me Hynsie Hoxhallarin, gruan e Olsi Hoxhallarit dhe nuse e Selkies.

Ndërkohë, Hysnia, ka thënë se ajo s’kishte lidhje me ngjarjen.

Ai ka pohuar gjithashtu se e ka kryer vrasjen sepse nuk takonte dot të dashurën, Hysnien. Për këtë ai vrau me hanxhar vjehrrën dhe burrin e të dashurës, Hysnie Hoxhallarit.

Sot, prokuroria në mbyllje të hetimeve ka kërkuar burg përjetë për autorët Kasëm Pirjasin dhe Hysnie Hoxhallarin.

Viktimat: Selkie dhe Olsi Hoxhallari

 

1 komente në “Vrau vjehrrën dhe burrin në bashkëpunim me të dashurin, Prokuroria kërkon burg përjetë për vrasësit”

  1. Neroni says:

    Nuk e kishte te dashur, por dashnor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje