Politika që kalon ndër varre

Nga Frrok Çupi

Presidenti u betua se do të vrase vetë kryeministrin…

Më tmerron, më shumë se vdekja e tjetrit, ajo çfarë bëjnë udhëheqësit vrasës: Ëndërrojnë vetëm si t’i dërgojnë të tjerët përtej, por kurrë nuk mendojnë se ata vetë një ditë do t’i mbledhin rraqet. Ky është kobi, se që vrasin tiranët- këtë e di një botë mbarë. Po ne ç’komb jemi që vërtitemi në këtë mesele?!

Jemi në ditën më të zezë, mes gjithë kombeve të përparuar. Vrasje majtas, vrasje djathtas, vrasje dje, pardje edhe sot. Po nesër? Nëse do të mbajmë vrasësit në pushtet, sa të kemi histori aq do të damkosemi. Paska vrarë Meta, paska vrarë Berisha, paska vrarë Enveri, paska vrarë Kadriu, ka vrarë Luli, ka vrarë snajperi, paska vrarë i paguari…

Hapi lajmet e ditës, po deshe:

Presidenti i Republikës ka deklaruar, dje, jo shumë tërthorazi se ‘do të vrasë kryeministrin Rama’ siç vrau Avni Rustemi armikun e brendshëm, 1920. Pak më parë kishte deklaruar se do të vrasë veten. Si në rastin e dytë, edhe në të parë – ne perceptohemi si komb që vetëm ndjekim kortezhe:  O Edi Rama, o Ilir Meta, o viktimat e tjera për në varr! Sikur presidenca të ishte lapidar për viktimat, aty do të ishte mbushur vendi ku shkruhen emra.

Edhe liderët e tjerë, post Enver Hoxha, mbajnë mbi shpatulla ‘vrasje’ të rënda. As Enveri nuk u hetua, veçse pagoi 40 filxhane kafe; as këta nuk janë prurë në dyert e Drejtësisë prej 30 vjetësh.

Çfarë bëhet kështu? Në rastin më të parë shteti duhet urgjentisht të  lëshojë një urdhër; urdhër ku të thuhet- 1, askush nuk votohet nëse…, 2- askush nuk lejohet të votojë nëse është i akuzuar për vrasje, 3-  askush të mos lejohet të hyjë më në zyrën e shtetit ku projektohen varre.

Po cili shtet do ta lëshojë urdhrin?

Udhëheqësit kanë marrë të drejtën që t’i bëjnë gjyqin dhe të falin njëri- tjetrin. Prej më shumë se një dekadë, presidenti Berisha ka denoncuar presidentin Meta se ‘ka fshehur dy kufoma’ në Malin me Gropa; por pas kësaj janë bërë miq. Vetë Meta ka akuzuar Berishën. Ish- presidenti ndodhet nën akuza për ‘vrasje’, sot u raportua se do të thërritet si dëshmitar në çështjen e Azem Hajdarit. Vetë kryeministri aktual ka pasur fatin e zi që të qëndrojë me orë të tëra me ‘4 snajperë në kokë’ një prej tyre nga kryeministri i radhës’. Kryeministri i ri që pritet të vijë në fron është vetë i akuzuar për vrasje. Lul Basha është autor potencial i vrasjes së katër protestuesve në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’

Në ‘shtëpinë tonë’ nuk ka burrë që të mos e ketë syrin te vrasja.

Çfarë do të bëhet me të mbjellat edhe këtë stinë  që po vjen? Vallë  do të lihen tokat djerrë e të merremi me armën? Domethënë gjithë populli, nga mëngjesi në mbrëmje, edhe ditën e votimeve, do të flasë e votojë për vrasjen? Aristoteli i famshëm, themelues i Demokracisë, e pat këshilluar ‘bujkun’ që të mos u shkojë pas vrasësve. “E çfarë do të thoni, që bujku të lërë parmendën e të marrë pushkën për t’u mbrojt? Qeveria ta bëjë këtë punë!, pat thënë filozofi nëpër rreshta.

Po shteti këtu çfarë po bën për stinën politike ku po hyjmë? Prapë do të kemi në Kuvend nga ata udhëheqës që e bënë një herë? Apo që vrasin prapë?. U turpëruam si komb, ne akoma themi ‘udhëheqës dhe vrasës’, kur kombet e tjerë kanë kapur shekullin 22.

Por ka rrezik që t’i kemi prapë:

Njëri nga këta të tre do të hyjë në zyrën e kryeministrit:

O Ilir Meta kryeministër dhe Berisha president… Iliri është betuar se ‘në vrimën e miut’ do të na fusë.  Përveç kësaj, ka mbi kurriz edhe Dritan Priftin, Eduard Belegun, bankierin Artan Santo, e  sa të tjerë në themelet e vilave. Nëse bëhet kryeministër, atëherë kthehet regjimi i vrasjes sonë ‘si pulat’.

O vjen Lulzim Basha. Lulzimi është vrasësi më i vogël, me vetëm katër viktima, por ka në kurriz edhe Sokol Olldashin, ka edhe të vrarët e shokëve që do t’i numërohen.

Ose vjen Edi Rama. Ky nuk ka vrarë, as mjeshtrit armiq nuk e akuzojnë dot si vrasës. Por e kanë vënë para detyrimit: O i bashkohesh racës sonë, o të zhdukim. Këta e kanë vënë Ramën para murit: ‘Ti je frikacak! Ti nuk vret një pulë e jo më një njeri!’. Edhe në popull përditë e shajnë ‘frikacak’, ‘piktor, djalë qyteti’. Shumë udhëheqës vrasës prodhohen nga vetë populli.

Në varreza ka emra të njohur, nga ata që themeluam së bashku Demokracinë, nga ata që janë shpallur heronj, nga ata që vranë të vrarët, nga ata që mbajnë vetëm gurin e rëndë se kishin sy e veshë. Të gjallëve po u vdes mendja dhe po bëhen gati të votojnë vrasësit. Poshtërimi është i thellë. Një komb që do të përparojë, nuk i voton robëruesit e vet edhe sikur këta ‘të lahen’ para gjykatës, e jo më kur nuk janë vënë kurrë në bankën e provës.

A do të konkurrojnë këta prapë?

Gara që po bëhet për qeverinë e pas 25 prillit 2021, është pikërisht gara mes atyre që kanë bërë më të keqen e mundur. Nëse ata që ishin do të jenë përsëri, është vrarë shpresa dhe nderi i kombit.

Por mos harrojmë: Ata që kanë vrarë e kanë të domosdoshme që të hipin përsëri në krye; ndryshe kombi u del duarsh njësoj si macja që i nxjerrin sytë.

Të paktën ta fillojmë duke kundërshtuar një herë të parë. Të tjerat janë rrugës, mësuesi më i mirë i kombit është ajo që kombi ka parë me sytë e vet. Sa për ata vetë, prapë do të përcjellin për andej, kurrë nuk do të mendojnë se një ditë duhet t’i mbledhin edhe rraqet e tyre…

REMOTE_ADDR:[]

25 komente në “Politika që kalon ndër varre”

  1. shoku i zen berishes says:

    Je i madhe z.cupi bravooooo i ke numeruar nje nga nje
    po te ishe ne zyren e presidentit
    mire do ishte per popullin qe e vrane
    vetem respekt shtrydhe penen
    ne keta plehera

  2. Emri says:

    Nga ky artikull mora vesh qe ne kohen e Aristotelit ishte shpikur pushka.

  3. cipini says:

    E forte kjo Frok, te lumte pena!

  4. Artan says:

    Komentet jane te kota…
    Respekt pa fund Frrok Cupi

  5. Karaxhiç beri sex me Sheqeren dhe doli KaraSaliu says:

    bravooooooooooooooo

  6. sali enveri says:

    po mos u ngut z. cupi. saliu eshte betuar se 8o vjetorin e partise nene PPSH do ta festoje si parlamentari e p perfaqesuesi i saj, sepse edhe pd-ja eshte bije e PPSH-se pra sali komunisti eshte biri e pd-ja eshte bija . keshtu te dy do te jene ditelindjen e nenes. dosjet komisionereve te pd-se per zgjedhjen e dputeteve te pd-se i ka berisha. berisha meta jane kryebanditet e bandes politikje shqiptare. pa u asgjesue keta dy nuk ecen shqiperia

  7. Jari says:

    Ky duhet te jete thelbi i votimeve te 25 prillit.

  8. Pyka says:

    Frrok je i madh,te gjitha qendrojnë….por….por Edi éshte i korruptuar …i barabarte njesoj si ata…Frrok i dashur…Edi e kishte ne dore,TI BENTE NDER POPULLIT TE TIJ……TE LUFTONTE KORRIOSIONIN!!!!Nuk e bëri!!!!!!Mgjth Frrok..falemnderit per shkrimin✋

    1. bm says:

      Si ta beje Edi, te shkoje e ti vrase! Me cfar gjykatsi? Prit reformen ne dretsi…

  9. Te perdhendes z. Frrok per kete shkrim. I dr ewjtohem zotit president.
    Zoti president ! Te kam nga nje krahine qe quhet Skrapar. E mbi te gjitha Skrapari edhe pse ka qene fukara , por kurre s’ka qene vrases per njerezit e vet. madje edhe hasmerite kane qene shume,shume te rralla. Skrapari ka nxier njerez partiot qe kane luftuar me pushke e pene. Te kujtojme Lace Backen, te kujtojme Muco Kapinoven, te kujtojme Mestan Ujanikun, te kujtojme Riza Ceroven e Zylyftar Veleshnjen, te kujtojme Karheman Yllin e sa e sa djem te Skraparit qe bene thirrje : ” Kush ka nje arme t’a rrembej,kush ka nje zemer te mos e kursej” Po kete thirrje ebene zoti president kunder okupatorit e jo kunder vellezerve . Kini kohe zoti president qe ashtu si miku yt qe te do te miren , ben thirrje per te rrembyer armet. Madje diten e pare te presidentllekut e fillove me thenien : ” Do te armatos popullin ” ,sepse nuk po te ece fushata e zgjdhjeve . Me thuaj zoti president perse ta rrembej armen ? Ma thuaj shqip kunder kujt ta drejtoj ? Cili armik po me pushton vendin ? Cili eshte nisur per t’me pushtuar token time, token tone ? Pse duhet ta vrasesh Ramen, vellaun tend ? Perse nuk thoni per Saliun , i cili u ka akuzuar shume e shume here me keq se Rama. Madje Rama u zgjodhi ne ate detyre aq fisnike,por JU i ndruari president ,nuk kini byhe ta mbani ,sepse u terheq Saliu prej Hunde dhe ai ka aresye. Dil zoti president si Komandat i Pergjithshem i Forcave te Armatosura e thuaj cila eshte aresya qe te rrembej armen ? Pse duhet te vish ti ne pushtet ? Po aje kryetar shteti ti ? C’do te thuah me ate 2 Marsin ? Po pse nuk e dim ne se cilet ishi me dy mars ? Pastaj kjo eshte detyra juaj te mobilizoni popullin kunder vllezerve ? Kunder kujt do luftojne trimat e LSI-se ? Me thuaj zoti president une si Lsi-ste apo Demokrat cilin socialist te vras dhe perse ta vras? Pushteti ne demokraci meret me vot zoti presiden e jo me pushke. Gjyshi yt thoshte ne dikur ne zonen time se Pushtei meret me pushke e mbrhet me gryken e pushkes …. TURP PER TY ,O ILIR META ! Turp e turp i madh ! Shkele me kembe nderin e Skraparit dhe te djemeve te shquar te tij. Harram,harram,harram gjskun prej Skraparliu.

  10. De GOL (ose Gol..de) says:

    Je madheshtor Frrok! E si i tha Aristoteli “bujkut”? E kusht te tha qe Aristoteli eshte themelues i demokracise? Se mos rastesisht jane Soloni, Pisistrati, Klisteni dhe Efialti me Perikliun qe kane jetuar 100 deri 200 vite para Aristotelit? Aristoteli ne baze te thenjeve te Nastradinit ka qene mesues i Aleksandrit te madh qe ka qene demokrati me i madh i gjithe kohrave. Ai i pyeste popujt perpara se ti pushtonte: “Doni t’ju pushtoj, po apo jo ? Dhe popujt e perandorise se tij gjithmone votonin pro pushtimit. Cfare pin or burre?

  11. Referendum per arrestimin e koleres sali says:

    Kur nuk ka drejtesi dhe njerez kurajoz keshtu do te ndodh….
    Ka 30 vjet qe akuzojne njeri tjetrin,per vjedhje e korrupsion dhe drejtesia hesht,partite dhe militantet e kockave te hedhura,bertasin se jane akuza politike….drejtesia ben ndonje dore pare edhe sot justifikon se i kane peshqesh nga vjerri,nga vllai e djalli….
    Kane 30 vjet qe bertasin per terheqje zvarre,per hedhje ne lane,per plumbin ballit,per thyerje kafkash,thirrje per lufte e djegie,per ngrenie veshi e per avni rustema e vasil laci…..
    Te gjithe kriminel e vrases duan pushtet,duan te behen deputet ,qe nuk meritojne as pastrus halesh.
    Ky popull asnjehere nuk po nxjer mesime nga pesimet

  12. Kafshe demokartike Marshuar mbi Viktima
    dhe shkterruar Shqiperine 👎

  13. Tami says:

    Te lumte pena z. Cupi, je bere gazetari me i besuar , i ndjekur , i respektuar nga mijera shqiptare. Te pergezoj per kurajon, ndihmon ne ndergjegjesimin e shqiptareve brenda dhe jashte vendit!!

  14. Tami says:

    Si ka mundesi, shkruaj koment dhe nuk botohet!!

    1. Tomi says:

      Ehte stHani i muxhhedineve ktu ,
      me kryekokar ymer hamut gelbazen
      o pun mesjetaresh lol
      o i fisit Kazan Hesap plehra kryeore qe qelb miletin ktu
      jane kafshe me brire

  15. George says:

    Nje verejtje te vogel kam:
    Nese Ilir Meta vdes nga Zoti, vret veten, apo e vrasin,
    si mysliman (bektashi) nuk do te marre me vete “plackat”, sic shkruan Cupi (apo florinjte, sipas meje)
    por do te varroset lakuriq, vetem me pelhuren e qefinit ne koke…
    Edhe ne te tjeret nuk do te marrim asgje me vete, vetem do te leme o kujtimin e keq, si Ilir Meta,
    o kujtimin e mire si Nene Tereza

  16. fracila says:

    Fantastik je zoti Cupi, se pari keto organizmat e reja qe po ngrihen ne drejtesi duhet te fillojne nga vrasesit politik sic jane Berisha, Meta, Basha…. Neqae nuk fillohet nga koka ne politike do te kete vetem vrases te cilet i mbeshtet krimi. Filloni nga koka se keta politikane jane te blinduar dhe pa kembe te jene perseri vrasin sepse jane familje kriminale.

  17. Bledi says:

    Te kishin ne dore keta tipat butonin e Bombes Atomike
    Apokalipsi do i perkiste te shkuares

  18. Jonuz Çuçi ( Deliaj-)pseudonimi says:

    Z.Frrok Çupi! Je zeri me I vertete dhe me i besueshem e realist,qe per mendimin Tim perfaqeson mendimin dhe gjykimin e opinionit real te popullit.Te lumte! Per te tille intellettuale ka nevoje populli,ka nevoje Kuvendi! Tre personazhet qe na mbeten ne dere prej 30 vjetesh, qe na kana marre Peng e bejne si te duan mene :Sali Berisha,Ilir Metà dhe Luli si shtojce e tyre, duhet te pergjigjen sa me pare para drejtesise, por me pare denimin e historise duhet t’ua jap populli me vote ne zgjedhjet e 25 Prillit 2021.

  19. Patrioti. says:

    Z FRROK CUPI je gazetari me kurajo te madhe,
    Pavaresishte se per momentin nuk ka prokuror ti arestoj por qe ti veshe ne dukje vrasesit viktimat
    qe ka vrare eshte kurajo e madhe dhe ju e keni kete
    se jeni intelektual trim. Por z Cupi ne i shikojme keta
    kreminela qe nxijne ne fytyra e tyre duan ta fshejne
    friken qe i ka zene nga reforma ne drejtesi. Une personalisht I bej thirje popullit shqipetar qe mos ti votoj keta kreminela,se do te jene viktimat e radhes.
    Respekte pa fund z FRROK CUPIT per keto shkrime
    me vlere te madhe ne kete kohe te veshtire per popullin tone.

  20. h says:

    Në vendin e kriminelëve ,vrasja është horizonti i së ardhmes.

  21. Vasilika says:

    Shum bukur Frok. Keta jane vrasesit tane dhe ne jemi viktimat.Populli nuk duhet ti votoje me keta vrases .Perse nuk krijon nje parti te ndershme te paperlyer me gjak ti dhe intelektualet e ndershem te ketij vendi dhe ti zhdukim njehere e mire kete race kriminelash.Jam 100perqind e bindur se populli do ju votoje.Keta se kan dashur kurre integrimin ne Evrope.Dhe ja ku jemi sot me kahje nga Turqia.’..

  22. TONINI says:

    Shume i sakte ne trajtimin e situates,ketu ky vend eshte per t,i qare hallin,eshte i sakte percaktimi i popullit:Qe u ngriten Halet dhe u ulen Malet,keta qe kane qene ne pushtet,qe ky populli njeh shume mire,keta ordinier,pa origjine,pa identitet,u bene presidenta,KM,KK dhe cfare su bene,keta vrases,hajdut,anti-shqipetar dhe anti kombetar,keta burracake,keta imoral,keta kerkojne prap ti dalin per zot ketij vendi,vetem ti kthehesh kronikave te viteve nga 90 e ne vazhdim dhe te shikosh cfare u ka be ne kete vend ne kohen qe qeverisnin keta mostra,eshte e pa imagjinushme sot per nje brez qe atehere nuk kishin lind akoma dhe sot jane bere burra dhe gra ne moshe te pjekur,keta kane moral sot te kerkojne pushtet,po kjo nuk ndodh me ne kete vend,keta jo me,keta te lene te qete kete popull ne hallet dhe sikletet e tij,qe nuk i ka te pakta,po per ju as nuk i shkon mendja se a jeni gjalle

  23. Edi nuk eshte vrases me arme por me tendera says:

    Eh skur Rama te ishte pak me trim,jo me snajper apo me sopate,por ne mbajtjen e premtimeve me mire do ishte SaDhin,Lulqimin e e shume muter te tjere do ishin ne burg por ai nuk asht aspak mai mire,ai rshte vrases i ekonomise mr tendera.Kjo vret njerezit ne mase.A ka vrases me te madh se varferija…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *