“Suedia ka arritur imunitetin e tufës”

Ndryshe nga gjithë pjesa tjetër e botës, Suedia është i vetmi vend që është duke regjistruar numrin e më të ulët të rasteve Covid-19 që nga fillimi i pandemisë. Arsyeja, sipas ekspertëve të vendit nordik, është se Suedia është e para që ka arritur imunitetin e tufës.

Suedia ka aktualisht 28 raste për 100,000 njerëz krahasuar me 69 në Mbretërine e Bashkuar dhe vendet e tjera të zhvilluara të Europës si Italia, Spanja, dhe Franca. Analistët suedeze thonë se vendi i tyre ka fituar betejën me koronavirusin, pasi duke refuzuar mbylljen e vendit, arriti imunitetin të tufës. Ata kanë nisur një testim seriologjik në masë për ta parë sa përqind e popullsisë e ka kaluar koronavirusin.

Kombi Skandinav aktualisht vazhdon të regjistrojë numrin më të ulët të rasteve që nga marsi. Suedia ishte i vetmi vend në Evropë, që nuk aplikoi masa të rrepta bllokimi, apo izolimi, në fillim të pandemisë. Shkencëtarët besojnë se kjo mund ta ketë çuar në shmangien e një valë të dytë.

Profesori Kim Sneppen, një ekspert në Institutin Niels Bohr të Kopenhagenit, tha se Suedia ka arsye të forta për të betuar se mund ta kenë fituar betejën e pandeminë. “Ka disa prova që vërtetojnë se suedezët kanë krijuar një shkallë të lartë imuniteti ndaj virusit, e cila, së bashku me atë që po bëjnë për të ndaluar përhapjen, është e mjaftueshme për të kontrolluar sëmundjen”, shprehet ai. “Virusi tani mund ta ketë mbyllur ciklin në Suedi”.

Suedia fillimisht u kritikua për strategjinë e saj për shkak të numrit të lartë të të infektuarve pas shpërthimit dhe rritjes së vdekshmërisë nga Covid-19, e cila ishte pesë herë më e madhe se ajo e Danimarkës dhe dhjetë herë më e lartë se ajo e vendeve të tjera fqinje, Norvegjisë dhe Finlandës.

Numri i vdekjeve për 24 orë arriti kulmin në prill me 115 viktima, por më shumë se gjysma e tyre ishin në shtëpitë e kujdesit për të moshuar, ose azile.

Por mesatarja ditore për vdekjet e lidhura me koronavirusin është tani zero. Epidemiologu shtetëror suedez Anders Tegnell, i cili është bërë fytyra e strategjisë për të përballuar pandeminë pa qenë nevoja e bllokimit, tha në një intervistë të fundit se masat vullnetare të higjienës ishin ‘po aq efektive’, sa mbyllja e plotë e vendit skandinav.

Suedia mbajti shkollat të hapura për fëmijët nën 16 vjeç, ndaloi mbledhjet e më shumë se 50 personave dhe u tha moshave mbi 70 vjeç dhe grupeve të prekshme, që të izolohen.Dyqanet, baret dhe restorantet qëndruan të hapura gjatë gjithë pandemisë dhe mbajtja e maskave nuk është këshilluar nga qeveria.

“Rastet në rënie të shpejtë që ne shohim në Suedi tani janë një tjetër tregues që mund të ulet numri i rasteve pa qenë nevoja e një bllokimi të plotë”,  tha eksperti.(SI)

REMOTE_ADDR:[]

4 komente në ““Suedia ka arritur imunitetin e tufës””

  1. Celo Mezani says:

    Na cate koken me suksesin fallco te Suedise.
    1. Suedia ka qene nder vendet me raportimet me te pasakta per ecurine e COVID-19. Tani qe po krahasojne numrin e te vdekurve te 2020 me vitet e meparshme, del qe numri real i te vdekurve nga COVID eshte rreth 30% me i larte.
    2. Edhe pa korigjimin qe sjell pika 1 me siper, prape Suedia eshte nga vendet me vdekshmerine me te larte ne bote per 1 milion banore
    3. Suedezet jane komb qe ruajne distancat sociale ne kohe normale, imagjinoni ne kohen e Covidit
    4. Suedia eshte nje vend me densitet shume te ulet te popullsise
    5, DHE ME KRYESORJA: Suedezet jane komb qe i degjojne dhe i zbatojne me perpikmeri udhezimet qe jep Qeveria.

    Imuniteti i tufes nuk arrihet dot per nje virus qe personi i infektuar e humb imunitetin e fituar pas 3-6 muaj dhe pa ndihmen e vaksinimit.

  2. Vjola says:

    I thone Suedi njerez qe kane mbajtur higjenen vete , jo si popujt e tjere qe rrine si bagetia ,te kolliten dhe te peshtyjne ne surrat , as qe e dine se mbahet nje shami .

  3. Kush i do mendtë tona? says:

    Kujtosh disa komente dhe shkrime para disa kohesh, ku disa shqipetare “shume te mençur”, qe kujtojnë se fytyra e Zotit mbi toke eshte Sali Berisha, Ilir Meta, apo Edi Rama, u qanin hallin kaloresve suedeze se u vareshin këmbët.
    Ne si komb vetëm duhet te ulim kokën dhe te punojmë shumë, jashtezakonisht shume, dhe te mbyllim gojën, sepse per mendte tona nuk ka nevoje njeri. Po te kishim mend, do na lutej Europa tani per t’u bashkuar me ta, dhe nuk do beheshim si lypsare:
    “Hë o Teta Merkel hë, na jep pesë lekë, domethene na prano ne Europe, se ne jemi kaq te mire sa nuk bejme asgjë. Po asgje fare po te them. Ne vetem ne kafe rrimë gjithe diten, ose dalim me proteste sa here na therret Saliu.”
    Kur degjon neper kafenete e Tiranës (edhe neper gazeta) disa debila qe shajne Donal Trump, dhe u japin mend amerikaneve per ke te votojne. Dhe kush? Ata qe kane mbajtur ne politike Saliun qe nga viti 1991 deri tani.
    Se nuk e sheh? Keto kater vjet qe ka qene Trump president, amerikanët po kerkojne viza shqipetare qe te emigrojne ketu tek ne.
    Ose u tregojne grushtin grekeve, “Ta tregon Erdogani ty!”
    Njesoj si ata pordhacët qe nuk kane bythe vete per asgje, por te thone: “Eej, e di ti kë kam çun xhaje une apo Jo?” Se vetë te ha mune, thote populli.
    Por mend duam te japim per gjithshka, edhe kur nuk na pjerdh njeri.
    Ja ata qe kane mend plot, por nuk u pjerdh fare per te tjeret dhe nuk duan te shesin.
    Sepse ne Suedi, nuk ka debila si Julian Deda qe thote do dal me rruge per inat te Ramës, ta thyej karantinën.
    Neve na vika keq per pleqte, ndersa atyre nuk u vjen!!!!!! Keshtu mendonin debilat.

  4. Skifter Ne Suedi says:

    Tani presim komentet e gjithollogeve qe e bene mut Suedine para 2-3 muajsh. Suedia nuk ka fituar immunitet in e tufes por tufa ne suedi zbaton rregullat e sugjeruara ju te detyruara nga shteti.
    Tani kur te gjithe dolen nga izolimi si te paduruar per te takuar njeri tjetrin ne Suedi vazhdohet te mbahet distanca normale.
    Suedezet pyesin kur do hiqen kufizimet qe distanca mes njerezve te behet normale nga 2 m larg ne 6 m.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *