Sulmet e paprincipta të Krastës (Berishës-Metës) ndaj ambasadores Yuri Kim dhe përgjigja “lapidare” e saj

Si me Mustafa Nanon, Adi Krasta ka tentuar të “peshkojë” ish-ambasadorin amerikan në Tiranë, Alexandër Arvizu, për të sulmuar kolegen e tij aktuale Yuri Kim.

Logjika e Krastës tentoi të nxjerrë atë që disa qarqe politike e mediatike pranë Ilir Metës e Sali Berishës në Tiranë duan të nxjerrin; se ambasadorja nuk po flet për listat e hapura, se ambasadorja nuk po flet për diktatin e Ramës etj, etj, duke e vendosur ata se çfarë dhe si do të jetë axhenda e së dërguarës së presidentit të SHBA-së në Tiranë.

Por nuk ka vonuar edhe përgjigja e ambasadores amerikane Yuri Kim, ndaj këtyre sulmeve të qarta politike, edhe pse të dala nga panele apo tryeza mediatike.

“Implementimi hap pas hapi i reformës në drejtësi është shumë e rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë.

Nevojë për të hequr pengesat dhe për të gjetur zgjidhje praktike.

Duhet që t’i evitojmë pengesat, të kërkohen zgjidhje praktike dhe mos iu dorëzoni kurrë atyre që dëshirojnë që drejtësia të mos vijë”, shkroi ambasadorja Yuri Kim.

Pra Uashingtoni zyrtar i shikon këto sulme si lidhje direkte të atyre që duan të pengojnë reformën në drejtësi.

Ky është një qëndrim politik, i qartë, i hapur dhe shumë i fortë.

Pasi nuk mundet që politika shqiptare të gjejë me faj një ambasadore, qoftë edhe amerikane, pse politika shqiptare nuk arrin të bëjë marrëveshje.

SHBA ka qenë gjithmonë pro marrëveshjeve, i ka nxitur dhe i ka ndihmuar ato në të gjithë historinë politike të Shqipërisë.

Kur Tirana zyrtare i ka refuzuar, natyrisht që është tërhequr e ka ndërhyrë atëherë kur ishte e domosdoshme.

Në vitin 1996, i dërguari i presidentit Clinton i propozoi Sali Berishës një marrëveshje për të dalë nga qorrsokaku i zgjedhjeve të manipuluara të 26 majit.

Berisha nuk e pranoi. SHBA u tërhoq. Në vitin 1997, SHBA mbështeti një marrëveshje politike për të shpëtuar Shqipërinë nga kaosi dhe dezintegrimi.

Në vitet e normalizimit, SHBA ka mbështetur çdo marrëveshje për të arritur një zgjidhje kundër përplasjes e polarizimit.

Por si parim ka nxitur palët, nuk është se ka sjellë një marrëveshje nga “lart”.

Në vitin 2016, SHBA edhe BE mbështetën një reformë në drejtësi, pasi arritën të kuptojnë vullnetin popullor në vend për një përmbysje të tillë.

Dhe e kanë mbajtur premtimin prej katër vitesh, edhe pse ka pasur pengesa e kundërshtime shumë të forta. Sidomos nga politika.

Në vitin 2019, SHBA ishte determinante në rrezikun që Shqipëria kishte për të shkatërruar sistemin politik nga djegia e mandateve dhe bojkoti i zgjedhjeve, pra dalja e opozitës nga sistemi.

Megjithë këtë, SHBA mbështeti dhe përkrahu një marrëveshje si 5 qershori, duke i ofruar Lulzim Bashës rihyrjen në sistemin politik, me rregullat e garancitë që ai kërkonte.

Mbahet mend fjalia tashmë citat e ambasadores Kim: “Topi është në fushën e Luli Bashës” .

Por ambasadorja amerikane nuk mund të menaxhojë humoret e politikës shqiptare, apo të problemeve e frustrimeve që ka vetë opozita brenda saj.

Sulmet ndaj saj janë të paprecedentë në ndonjë vend tjetër, qoftë edhe anti-amerikan.

Nuk sulmohet asnjëherë ambasadori amerikan në Rusi, apo Pekin në këtë mënyrë.

Nisi në vitin 2016 kundër Donald Lu dhe ka vijuar edhe me zonjën Moses dhe me zonjën Kim.

Por përgjigja e saj sot ka qenë lapidare: S’e kanë me mua, por kanë problem me reformën në drejtësi, nuk bëjmë hapa pas…

TemA

REMOTE_ADDR:[]

32 komente në “Sulmet e paprincipta të Krastës (Berishës-Metës) ndaj ambasadores Yuri Kim dhe përgjigja “lapidare” e saj”

  1. h says:

    Hajdutët (meta,berisha) bashkë me langojtë e tyre (krasta,peka),
    nuk duan reformen në drejtësi.

  2. Pranvera says:

    MOS E KRUANI ME BEUN!!!!!!!!!

    1. Pokeristi says:

      Ka nje shprehje te vjeter ne zhargonin popullor.
      “Qenit kur i vjen ngordhja,permjer ne dere te xhamise.”

  3. Babalja says:

    Sterthembeqi po i kerkon Kriminelt ta takoje me Sali Lushen sepse ka nevoje per kozmetike dhembesh

  4. durrsak 24 karat says:

    Krasta ka inat personal, pasi atij, Lesit me kope gazetaresh nuk u jepet vize amerikane, janë të padeshiruem.
    Adi asht tip deliranti, pra asht i semure nga ‘komiteti qendror”. Delirantet jan trapa, sepse ta krush me Ameriken, si themi ne durrsaket, është njësoj si ta fshish sumen me letër zmerilje.

  5. Whitesnake says:

    Aman o zot …. diploamcia amerikane u merrja me Ad Krasten!!!!
    Cfare po thoni o burra?!!!
    Adi Krasten s’e njohin konshinjte ne pallatin ku jeton ndersa ju thoni qe ambasadorja, qofte efhe terthorazi, i kthen pergjigje atij!
    Ruajna zot!!!

    1. Roberto says:

      Eshte e vertete qe nuk merret njeri me krricin Krasta por kjo nuk ishte pergjigje per te por per padronet e tij qe e leshojne Krasten e gjore si zagar rrugve.

    2. Prof Dr. Kalec Dega says:

      Jo lapidare po monumentale

      Ti runi bi th en Berishes… sa te kete Ramen, hani mun…lol

  6. olsi says:

    te rrime shtrembert e te flasim drejte , shba dhe evropa i mban ne karrige qofte te djathte qofte te majte ,edhe parti te tjera.Politikanet ne shqiperi qofte te djathte apo te majte merreni,si te doni jane te blere, dhe u kane dhene dhe kolltukun , dhe u thone se cfare duhet te bejne , dhe si duhet te veprojne ,prandaj harrojeni tu hyre ketyre gjemb ne kembe, e thene shkurt popull shqiptar ata qe jane brenda ne ate parlament dhe cdo qeveri te vije do jemi nje zero me xhufke edhe pas 50-apo 100 vjetesh ,do jemi sic jemi te fundit ne kontinentin evropian ,kemi pasuri nentokesore ,qe i vjedhin disa koka ,qofte te djathta apo te majta, dhe dalin disa militante qe u bejne tellall , ndersa vendi im ngelet gjithmone vendi me varfer dhe me i korruptuari ne evrope dhe ne bote , ku rinia mendon , vetem ikjen asgje tjeter, VETEM IKJEN. Dhe nje rini e nje vendi qe mendon vetem te iki ,ky vend ska te ardhme, sepse me teatron qe bejne amerikanet me evropianet dhe me politikanet tane te korruptuar ,jo vetem qe ska te ardhme por vendi do mbushet me njerez te botes se trete,dhe nje dite do te behemi pakice , sepse kjo eshte strategjia e amerikaneve ,evropianeve , dhe e gjija politikaneve shqiptar qe kemi, i quaj gjoja politikane sepse jane te blere si politikanet ne afrike qe u japin valixhe me para dhe mbrojte, ne kembim te interesave te lojtarve te medhenj e kam llafin per shba-te dhe evropen. dhe perseri do thone te rroje amerika, te rroje evropa, po ku jemi keto 30 vjet ne cdo fushe ,vetem te fundit .

  7. Gogogo says:

    Berisha e di c’eshte amerika. Meta nuk e ka mesuar ende. Reforma ne drejtesi nis me ata dy. Sepse kane vjedhur dhe kane vrare, po asnjehere nuk jane gjykuar. 🇦🇱🇱🇷

  8. Mos ja ngrini steken Ketij zarbe , me drejt do ishte Krasta(QimPeka) se Qimi eshte Meta Berisha !

  9. joli says:

    Nuk po n’a thua perse nuk flet per listat e hapura Kim or plak! Te pyesin per catine pergjigjesh per oborrin…

  10. Jimi says:

    Adi Krasta! Antipatik ne c’do aspekt!

  11. nuriu says:

    Me sa duket Krasta e ka hak nje dru tjeter si ai i tipit Berisha qe e la pa dhembe….

  12. Ceni says:

    Listat, te hapura apo te mbyllura, nuk e ndryshojne ecurine e vendit. Regorma ne drejtesi po, sepse heq cibanet.

  13. Konjak says:

    Sigurisht politikanet mirren me politike , sidomos tani ne kohe zgjedhjesh . Krahu opozitar per vet natyren e zhvillimit te shoqerise , dhe rregullave , per ndryshim pushteti , mund dhe duhet te jete me e avancuar ne politikberie ; eshte e natyrshme . Opozita , per tet vjet , s’ka patur pune tjeter , vecse te pregatitet maksimalisht per te marre pushtetin ; dhe ta coje shoqerin perpara , me idete e reja dhe format nga me te ndryshmet per zhvillimin e shkences , teknikes , teknologjise , dhe zhvillimit socialekonomik ne pergjithesi . Pozita ka punuar per 8 -tet -vjet dhe brenda mundesive te saj ka arritur ato zhvillime qe mund te arrinte . Por kjo nuk do te thot se duhet te pres propaganden mbasi ka dy mandate ne pushtet ; Propagant do te beje , per te fituar sa me shume elektorat qe te jete e mundur . Nje opozite e forte ( domethene me ide dhe forma te reja ) kontrollon , forcon dhe e vendos ne pozita pune qeverisien . Pra propaganta politike eshte e nevojshme dhe e domosdoshme , por politikanet tane –pa dash te anatemoj asnje — politiken here – here e zvendesojne me mashtrime , genjeshtra ofeza , barabarizma . Keto jane fakte qe i digjojme ne parlament si dhe jasht saj , edhe nga politikanet me ne ze . POLITIKEN DUHET TA MBULOJE , IMTELIGJENCA , INTELEKTUALITETI , PUNA DHE SHPIRTI I MADHERISHEM . Zoterinjeve , autor te shkrimit te me siperm , do tu thosha : Mos i shtini uret , per te ndihmuar nje zjarr me te fuqishem ne politiken shqipetare .Boll jemi te coroditur , por dhe te varfer .

  14. Noli says:

    Nje zagar i vogel qe leh pas Sales e LIkes.

  15. Zigur Qarri says:

    Qenit kur i vjen ngordhja shkon e pshurr ne dere te xhamise….edhe ky Ad truKashta po ben te njejten gje.

  16. shenjestra says:

    Me kete qendrim,Krasta qe del ne krahe te Berishes apo Metes,favorizon me shume PS.te dhe Edi Ramen se ngjall urrejtje te populli qe voton.

  17. Berti says:

    Nuk duhen çuar para drejtesise se re vetem politikanet qe kane vjedhur e vrare qytetare shqiptare por edhe bashkepunetoret e mbrojtesit e tyre mediatike si Adi Krasta, Qim Peka, Andi Bushati, Shkullaku e co.

  18. Blendi Fevziu says:

    Ja hengershi te gjatin legjendes Sali Berisha.

  19. Troposa says:

    Bythqirat si krasta..luli..sale..meta…muti…AMERIKA…thote:fuck you beach!!!!!!

  20. emigranti says:

    E ku eshte pergjigja lapidare or gazetaruc servil.
    Krasta e pyet per listat e hapura dhe ajo flet per reformen ne drejtesi qe edhe kjo ka mjaft vite qe ka nisur dhe ka ngecur.
    Njeri pervesh menget per te treguar se sa mire llogaritet :vota qytetare dhe sa te ndershme jane zgjedhjet, tjetra flet kodra pas bregut dhe ” politikanet shqiptare ” kendej e andej kufirit pasi mbushin xhepat vejne e ankohen per hajdutin e radhes tek ambasadoret e huaj qe jane ketu per mbrojtjen e interesave te vendeve perkatese dhe jo te Shqiperise.

  21. Mashkull i Neveritshem says:

    Krasta eshte nje mashkull i neveritshem. Kaq per sot

  22. DrenicaNews says:

    Ky krasta flet shtrember por qofte ulur apo ne kembe qendron drejt fare si kar i ngrehur.
    Ky ben pjese ne grupin e njerezve koti qe i ka mbushur mendjen vetes se eshte gazetar por nga mendja eshte vecse nje kar.

  23. owl says:

    Si s’ke turp, palaco gazetar dhe i ndyre. Te ka hyre vetja ne qef edhe kur e di sh. mire qe je bere sherbetor i padroneve te tu.

  24. Nik says:

    Krastès i kèshilloj tè laj dhèmbèt e pist si dhe tè shkoj tek dentisti e drejtoj dhèmbèt se na hapi barkun .

  25. Konjak says:

    Demokraci dotethot , pergjegjesi , pune , liri e mendimit dhe fjales . Meqense ky variant i jetes se njeriut eshte nje model apo prurie e perendimit dhe SHBA-se , sipas se ciles eshte e drejt e pa tjetersushme e gjithe popujve te botes , pra nje per te gjithe . Ne kete rast zoteri Krasta ka pes nje mendim te caktuar ndaj z Arvizu apo zonjes Kim , per momente te caktuara , per veprimin apo mosveprimin e tyre , per probleme te caktuara , nuk besojse perben krim , eshte nje e drejte e tyj legjitime , por sigurisht pa kaluar ne mllefe apo tendenca ofendimi , gje qe nuk vihet re ne asnj rast . Ne demokraci , mendimi apo kritika nukse vlen vetem per popullin e thjeshte , e vlefshme eshte edhe per zoteri Arvizu apo zonjen Kim , si dhe me posht apo me lart atyre . Mirpo ne shqipetareve , kur kemi hall , pra , nukse jemi ne te drejten ton , perdorim retoriken apo silogjizmat per ta kthyer te pa drejten ne te drejte ,- ne dukie – . Vihet re rendom , ne politiken tone por edhe me gjere te perdoret nje subjekt , sigurisht me i fuqishem , per mburoje e legjitimim te te pa drejtave tona , per ti shitur si te drejta , biles te pa mohushme ; per te sulmuar shqipetarin tjeter , vetem e vetem per perfitime , kryesisht te pa drejta . A dote vazhdojme te perbaltim , apo edhe eleminojme nga jeta njeri – tjetrin , per pasuri e madheshti !?.

  26. Vari Janullen! says:

    Nuk jane sulme, por teater qe ju duhet per te ushqyer popullin. Jane dakort te gjithe.
    Amerikanet e shohin rritjen e protestes se shqiptareve mbi lirine e nje krimineli serial si Sali Berisha. Por eshte lavirja e tyre. Me te shqyen dhe e katandisen Shqiperine ne nje kufome. Pa dinjitet, pa vetmbrojteje, pa ushtri, pa sektore strategjike, pa sovranitet, viktime te perjetshme dhe peng te borxhit qe na imponua. Ne koloni greke, Kosova koloni e tyre.
    Per te manipuluar opinionin publik shqiptar, bejne sikur e kane armik, por ata “vazhdojne perpara me reformat per begatine e popullit shqiptar”.
    Keshtu qe edhe Berishes i japin kohe te vdese i patrazuar ne vilat e tij edhe vete perfundojne procesin e futjes ne doren e tyre te drejtesise,per te na mbajtur peng gjithe jeten.

  27. NAIMI says:

    me reformen…hahahahahhahahahahahahahahaaha. o sa kam qeshe

  28. meçoja says:

    Pa lista të hapura,
    “Zgjedhjet janë të kapura”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *