Ish-truproja i Azem Hajdarit i arratisur nga Shqipëria: Haklajt erdhën atë natë për Saliun. Prova, në kasetën që ai regjistroi në spital

25 Shtator 2020, 09:04Politika TEMA

Marjan Gryka është një ish-truprojë e deputetit të vrarë Azem Hajdari dhe njeriu më besnik i tij për shumë vite.  Në vitin 2008 ai u plagos në Shkodër, por policia tha se e kishte kryer vetë plagosjen. Tashmë ai jeton jashtë vendit.

Në një intervistë të gjatë në marsin e 2013, ai ka dhënë një dëshmi të fortë mes përplasjeve të hershme të Berishës dhe Hajdarit, si dhe momenteve të errëta të komplotit për vrasjen e Hajdarit.

Gryka nuk ka dyshime se ka qenë Berisha ai që ishte i interesuar në vrasjen e Azemit, madje ish-truproja qartëson dhe takimin e Azemit me Muharrem Haklajn 10 ditë para vrasjes.

Ai këmbëngul se Fatmir Haklaj kishte shkuar në Tiranë për të vrarë Berishën, por vetë Berisha nxorri Azemin që të përplasej.

Dje avokati i Izetit deklaroi se pas rihapjes së gjyqit kjo do jetë nga tezat e mbrojtjes. Gazeta “DITA” rikthen sot me shkurtime për lexuesit këtë dëshmi të Grykës:

Përshëndetje Marjan ju keni qenë truprojë e Azem Hajdarit, ju lutem bëni një përshkrim të shkurtër të së kaluarës tuaj….

Unë jam një djalë Shkodre, aktiviteti im nisi në 2 Prillin e famshëm të vitit 1991, ku atëherë në protestë edhe jam plagosur. Më pas kam vazhduar të jem aktiv në lëvizjen antikomuniste, por mesa duket gjaku jonë vetëm u përdor.

Në ngjarjen e 2 Prillit në Shkodër, me erdhi dikush në spital, dikush që nuk e kisha parë ndonjëherë. Ai ishte Azem Hajdari. Mu afrua në spital dhe më tha: “Çohu burr se s’ke kurrgjë”. Unë me një buzëqeshje e pyeta se kush ishte. Të gjithë të pranishmit aty më thanë “Mario ky është Azem Hajdari”.

Për t’i rënë shkurt ato ditë na lidhën sepse kishim një ideal dhe një zotim për të luftuar për ditë më të mira dhe kundër atyre që burgosën familjet tona. Atë ditë jam njohur për herë të parë me Azemin dhe pas saj unë, me kërkesën e zotit Hajdari ika në Tiranë.

Aty e kisha shumë të vështirë të ambientohesha. Azemi filloi të bëhet idhulli im. Unë fillova punë si efektiv i Gardës së Republikës dhe truprojë personale e Azem Hajdarit. Në këtë kohë u dekorova “Pishtar i Demokracisë” nga Presidenti i asaj kohe Sali Berisha.

Për mua Azem Hajdari u vra për liri, por kurrë s’e gëzoi lirinë. Jeta me Azem Hajdarin ka qenë një betejë e ashpër. Kujtuam se e rrëzuam komunizmin, por ai përkundrazi pas viteve 90’, pra me qeverinë e parë të PD-së, na u vërsul dhe na sulmoi më shumë se kurrë. Azem Hajdari nuk pranonte kompromise kundër atdheut. Beteja jonë u fokusua brenda Partisë Demokratike, sepse Azemi në fjalimet e tij kritikonte drejtuesit e PD-së.

Çfarë dini ju për përplasjet mes Berishës dhe Hajdarit në vitet 90-të?

Mendoj se kur Berisha ishte president, ishte një dikush me tre poste, që Berisha e komandonte që dhe lëvizte gurët kundër Azem Hajdarit. Ky njeri ishte Tritan Shehu, ishte Zv.Kryeministër, Ministër i Jashtëm dhe kryetar i PD-së. Lufta e tij me urdhrat e Sali Berishës ishte shumë e ashpër.

Dua t’iu tregoj një fakt. Sapo u çova një mëngjes nga gjumi, (unë jetoja në shtëpinë e Azemit), më thirri në dhomën e tij po pinim kafe e më tha: “Mario sot kemi një betejë, kemi mbledhjen e kryesisë së PD-së, është dhënë urdhër që Azem Hajdari të mos hyjë brenda, si do ia bëjmë?” Pra lideri i dhjetorit dhe kryetari i parë i PD-së nuk lejohej të hynte në mbledhjen e kryesisë së PD-së.

Unë me një buzëqeshje i thashë: “Bacë ne do hyjmë gjithnjë aty ku njerëzit na duan”. I hipim makinës dhe pamë se Pallati i Kongreseve ishte rrethuar me 300 forca policie, që Azem Hajdari të mos hynte brenda. Për ti rënë shkurt, ne të armatosur e çamë postbllokun dhe e futëm Azem Hajdarin në sallë.

Byroja politike akoma nuk kishte arritur në sallë. Pasi hymë në sallë gjeta ca lepuj të Partisë Demokratike që ishin rreshtuar në rreshtat e parë e po prisnin byronë. Njërin prej tyre e kapa, e çova me dhunë dhe aty ula Azemin. Pastaj shkova e kontrollova nëse ishte parashikuar në protokoll që të fliste dhe Azem Hajdari. Normalisht nuk ishte parashikuar. Me mjete “demokratike” e shënuam që Azemi do merrte fjalën i treti.

Pas 12 minutash mbërriti byroja, me një pamje si të Adil Çarçanit me shokë, ku mbërriti Tritan Shehu me ish-sigurimsat, pastaj mbërriti dhe Sali Berisha. Pasi folën dy kryetarët e byrosë, i treti e mori fjalën Azem Hajdari. E bëra gjithë këtë përshkrim për t’iu treguar pjesën e fjalimit të Azemit.

Azemi iu tha: “Dëgjoni ju tavolinë e krekosur dhe e dhjamosur me një popull fukara dhe të rrënuar nga komunizmi. Unë jam Azem Hajdari, djali i Shpend Hajdarit. Baba im ka qenë komunist dhe unë e kam për nder që jam i biri i tij. Por në vitet 90’ unë i rrëzova idealet e babës tim, e rrëzova Enverin. Por sot ka një fatkeqësi kombëtare, që ju i keni dhe vazhdoni ti keni ato ideale që kishte baba im. Ky është turp dhe tradhti kombëtare. Kjo nuk është PD-ja që populli donte ta kishte në pushtet. Kjo është një ngjallje dhe pasurim i komunizmit”.

Më pas salla u ndez dhe të gjithë i puthnin duart Azemit. Kjo ishte goditja e parë agresive në vitin 1994 në Pallatin e Kongreseve.

Si mundi zoti Berisha të akumulojë aq shumë pushtet në atë kohë sa të flakte dhe Azem Hajdarin? Po ashtu doja të dija nëse rikthimi i Azem Hajdarit në PD u bë me dëshirën e tij, apo pas këmbënguljes së  zotit Berisha?

Para se të vinin ngjarjet e vitit 1997, ne kishim mbi një vit e gjysmë pa fol me Sali Berishën. Në vitin 1995 dhe diku nga fillimi i vitit 1996, Azem Hajdarit, i hiqet imuniteti i deputetit, shkarkohet nga Komisioni Parlamentar i Rendit dhe SHIK-ut, përjashtohet nga PD-ja. Unë u shkarkova si oficer i Gardës.

Morëm zyra me qira pranë ish-kafe “Çaplin” në qendër të Tiranës dhe kaluam me sindikatat. Pra, Berisha, si një diktator i ri, na shkarkoi në distancë. Në këtë kohë Azem Hajdari, me bindje të plotë, filloi organizimin e sindikatave të pavarura për të rrëzuar qeverinë Meksi.

Pra lideri i dhjetorit ishte në rrugë së bashku me truprojën e tij, me armë në brez por pa leje. Shteti jonë na ndiqte për të na arrestuar. Pra jeta e liderit të dhjetorit ishte në rrezik, jeta ime nuk ishte problem fare.

Këtu filloi beteja dhe lufta e ashpër Berisha-Hajdari, ku SHIK-u i Gazidedes së asaj kohe na përndiqte kudo, SHIK-u më i fëlliqur i të gjitha kohërave. Me qindra herë u përleshëm me ta. Një natë ata agjentë të SHIK-ut kishin rrethuar shtëpinë e Azemit, është turp ndoshta të thuhet, por ne i morëm peng dhe i çuam të paarmatosur dhe i thamë Gazidedes: “Ju jeni turpi i kombit dhe tradhtia e kombit se shtëpia e Azem Hajdarit nuk ka nevojë për rrethim”.

Duke u afruar viti 1997, Azemi shumë i mërzitur dëgjonte lajmet për atë që po ndodhte në Shqipëri. Ishim në “Rogner” dhe sekretarja e Sali Berishës e mori Azemin në telefon e i kërkoi ndihmë Azemit, sepse dhe Garda e Republikës po ikte dhe po e linte Presidentin në baltë. Azemi u mendua dhe pas disa kërkesave ne shkuam në Presidencë.

Berisha ishte bërë si një kufomë, ishte për të ardhur keq. Brenda në Presidencë gjetëm dhe Pjetër Arbnorin, pas një bisede Azemi i tha Pjetrit: “Pjetër, gjatë gjithë kësaj kohe PD-ja e ka pas forcën, siç ke zërin ti, prandaj boll ke fol”. Në këtë moment Berisha kërkoi që Azemi, ta mbështeste, e unë si oficer i tij të merrja Gardën e Republikës.

Ngjarjet kështu rrodhën, u ashpërsuan, të gjitha degët e PD-së në rrethe kërkonin dorëheqjen e Berishës si President, përveç Shkodrës, ku unë isha anëtar i kryesisë. Nisëm po shkonim nëpër takime me Presidentin që nuk jepte dorëheqje dhe në çdo takim na vriteshin nga dy shokë.

Asnjë nga këta njerëz nuk u përmend nga Berisha. Shumica e tyre janë mirditorë, por Sali Berisha, si ata ka harruar shumë të tjerë. Në betejën që bëmë përsëri me Azemin, për ringjalljen e PD-së, unë u arrestova nga ca lakenj të PD-së, u lirova përsëri dhe dy muaj para vrasjes së Azemit më arrestuan prapë.

Natën që është vrarë Azem Hajdari kam qenë në arrest shtëpie pavarësisht se në Shkodër isha i lirë dhe gjithë ditën te selia e PD-së, por këta ia arritën qëllimit dhe Azemin e lanë në rrugë të madhe. Pra deri te vrasja janë këto momente.

Azemi ka pësuar shumë atentate. Sipas jush kishin një prapavijë politike këto atentate?

Mendoj se eliminimi i Azem Hajdarit, duhej bërë me çdo kusht nga kjo klasë politike që Azemi e rrëzoi në vitin 90’. E theksoj se në çdo atentat, se na janë bërë 9 atentate, ka pas dorë Partia Demokratike. Edhe ditën e vrasjes. Partia Demokratike ka pas dorë në vrasjen e Azem Hajdarit.

Asnjë njeri nuk mund ta mohojë këtë, aq më tepër sot, pas shumë viteve ku nuk kanë lënë goditje pa bërë, janë munduar të eleminojnë çdo njeri që përmend Azem Hajdarin.

Zoti Gryka. Në mos gaboj ditën e vrasjes, Azem Hajdari ka qenë në një takim në qytetin e Fierit. Mesa dimë ai është thirrur në telefon për të ardhur me urgjencë në Tiranë, ku u vra më pas poshtë selisë së PD-së. Përse u thirr me kaq urgjencë Azemi? Ju e dini arsyen? Kishte ndonjë problem kardinal që duhej të kthehej me kaq urgjencë?

Mendoj që në lidhje me vrasjen e shekullit, shqiptarët në 90 për qind në ato çfarë kanë dëgjuar dhe lexuar, janë gënjyer. Ngjarja është krejt e qartë dhe krejt e shkurtër për ta zbardhur, por skenarët e klikës dhe personazhet e dy partive me në krye PD-në nga skemë e kanë kthyer në skenar për mos zbardhje.

Për shembull, kur Haklajt kërkuan takim me Azem Hajdarin, ne e morëm plakun e Haklajve dhe e çuam në zyrë. Unë jam dëshmitar i kësaj. Gjithë bisedën që Azemi bëri me plakun e Haklajve, Azemi e incizoi dhe ja dha kasetën plakut në dorë dhe i tha:

“Bac, merre këtë kasetë dhe çoja djemve të tu, për çfarë biseduam. Sepse ato hilenë e kanë tjetërkund dhe jo te Azem Hajdari”. Fjalën e kishte për Sali Berishën. Në këtë kohë, ditën që është rrethuar PD-ja, pra gjoja për të vrarë Azem Hajdarin, sepse Haklajt nuk kanë ardhur për të vrarë Azem Hajdarin.

Haklajt e kanë deklaruar, e kanë ri-deklaruar madje e kanë kërkuar dhe në gjyq Sali Berishën. Sepse ata kanë ardhur me vra Sali Berishën dhe jo Azem Hajdarin. Sepse e dinte gjithë Shqipëria që Azemi ishte në miting në Fier dhe po të donin vrasësit mund të bënin prita kudo, nga Fieri në Tiranë.

Nuk kishin ardhur për Azem Hajdarin. Por skenaristët e PD-së e telefonuan Azemin se me porosi të doktorit duhej të vinte urgjent në Tiranë pasi kishte një mbledhje kryesie. Unë fola me të dhe i thashë, madje iu thashë edhe çunave të Fierit, çunat që janë sot pronarët e turizmit, janë sot dëshmitarë të gjithë. “Mos e lini Azemin me lëvizë”.

Sepse kishte diçka që dihej, që po kërkohej eliminimi i Azemit e po diskutohej kjo gjë kudo. Sepse kishte një fakt, e djathta shqiptare po shkonte pas Azemit dhe jo më pas Sali Berishës. Edhe kur fola me Azemin i thashë mos lëviz, më tha do të marr për 20 minuta do të tregoj. I thashë që mbledhja e tyre nuk ka më rëndësi por rëndësi ka PD-ja e re që do bëjmë ne, jo PD-ja që na çoi këtu.

Pra vrasësit kishin rrethuar PD-në dhe Azemi ndodhej në Fier. Si ka mundësi që vrasësit kishin rrethuar selinë e PD-së për të vrarë Azemin, ndërsa Azemi ndodhej në Fier? Vrasësit kishin ardhur për Sali Berishën. Sepse plaku i Haklajve u sqarua me Azem Hajdarin.

Pyesni ju me të drejtë, pse u thirr me urgjencë për një mbledhje kryesie që nuk u bë kurrë? Njeriu që e ka marrë në telefon Azem Hajdarin është Genc Pollo, kjo dihet. Tabulatet e telefonatave i ka ditur dhe ish-drejtori i AMC-së që tani nuk dihet se ku është.

Atëherë pyetja është krejt e thjeshtë: Për çfarë duhej të vinte se  s’bën te PD-ja Azem Hajdari? Pasi u nis Azemi nga Fieri, ne shokët e tij jemi replikuar me të, pasi na thonte se ka doktori një hall. Kur mbërriti Azemi te PD-ja të gjithë u habitën. Edhe vrasësit u habitën, se e kanë deklaruar vetë. Kanë thënë : “Çfarë do ky budallai këtu?”.

Kur ka hyrë Azemi në PD, PD-ja ishte një kufomë e gjallë, nuk kishte asnjë njeri. Në korridor ka dalë Pollo me tre vetë të armatosur, ishin tropojanë. Kanë takuar Azem Hajdarin dhe pas kësaj kanë kaluar tre minuta, Azemi ka dalë dhe ka komunikuar gjoja me ata që kishin ardhur të vrisnin Azem Hajdarin. Por e përsëris, kur erdhi Azemi nga Fieri vrasësit ishin aty, nuk kishin nevojë ta linin të futej brenda. Përse nuk e goditën?

Absolutisht nuk kanë patur punë me Azem Hajdarin. Por Azemi, nga sedra, burrnia, kur e qitën të komunikojë me vrasësit e Sali Berishës, doli. Doli dhe u përlesh me ta sepse dihet se çfarë bisede është bërë. Ata i kërkuan që të largohet duke i thënë: “Çfarë do ti këtu”? Në krye të tyre ishte oficeri i Sali Berishës, Izet Haxhia.

Pra, këtu ndodhi fatkeqësia, me tradhti 100% nga PD-ja, e iniciuar dhe e organizuar dhe e miratuar nga dy tre persona politikë nga e majta. Sepse atëherë ishte e majta në qeveri dhe vrasësit ishin shefa komisariatesh, drejtorë policie etj. Pas vrasjes, disa prej vrasësve kanë ikur në Ministrinë e Brendshme disa të tjerë kanë ikur në drejtim të Kinostudios.

Një lexues na shkruan për ju: Zoti Gryka me çfarë guximi dhe mbi ç’bazë  akuzoni një kryeministër për këtë ngjarje të rëndë, ndërkohë që Berisha ka qenë mik i Azem Hajdarit dhe në Kosovë konsiderohet si Skënderbeu i dytë i shqiptarëve?

Ju dëgjova me vëmendje. Meqenëse u tha se Berisha ka qenë mik i Azem Hajdarit, dua të them se miqtë e Azemit kanë qenë të shumtë, nga të gjitha trevat shqiptare. Këtu flasim jo për miqtë po për miq-kryearmiq.

Nëse unë sot flas për një kryeministër, deri dje kam folur edhe për një shef opozite, ku e kam akuzuar direkt. I jam drejtuar njëherë me 25 pyetje, pastaj më vonë me 50 pyetje. Ai është kryeministër, unë jam President i Përgjithshëm i shoqatës mbarëkombëtare “Azem Hajdari”.

Nuk kam nguruar asnjëherë t’ia them në sy atë që kam menduar. Nuk kam pranuar kurrë propozimet e tij për karrige. Nuk kam pranuar kurrë t’ia them gjërat nga një i dytë apo i tretë. Ja kam thënë në sy , sepse kam qenë jam dhe do jem i bindur për rihapjen e çështjes “Hajdari”.

Meqenëse kërkuat fakte desha të them se Berisha ka akuzuar vetë 10 minuta pas vrasjes organizatorët kryesorë të vrasjes, Fatos Nanon dhe Skënder Gjinushin. Akuzoi dhe njeriun specifik organizator, në komplot me këta të dy, kreun e SHISH Fatos Klosin. Tha që këta janë vrasësit e Azem Hajdarit. Ligji thotë se edhe në gazetë po doli një fakt i vërtetë prokuroria duhet të nisë hetimin.

Mirëpo ky kryeministër i sotëm, u thirr 10 herë para drejtësisë të deklaronte vrasësit e Azem Hajdarit për të gjitha ato që kishte deklaruar. Nuk shkoi asnjëherë. Të tjerëve u tha shkoni, ndërsa drejtësia për këtë zotni nuk ka ekzistuar kurrë. Aq më tepër, meqenëse  gjoja ka qenë miku i tij duhet të ishte pas derës së gjykatës për të dhënë dëshminë e tij.

Jo vetëm që nuk e bëri, por pas një marrëveshje edhe me shoqatën “Azem Hajdari”, e me shumë të tjerë deklaroi se do hapte çështjen nëse në 2005 do fitonte zgjedhjet. Jemi në vitin 2013 dhe Azem Hajdari jo vetëm që është lënë në harresë por vazhdon e vritet çdo ditë.

Desha të them në lidhje me vrasjen, janë dy faktorë krejt të thjeshtë kur dy njerëz arrestohen nga policia e Gramshit për trafik armësh. Në këto momente, pasi arrestohen të dy, Fatos Klosi shkon i takon, bisedën e di vetëm ai, e për këtë ka një deklaratë shumë të fuqishme të ish-prokurorit të kësaj çështje. Ai thotë, se dosja nr 106, që është dosja e dy të hetuarve për trafik armësh e iniciuar nga Fatos Klosi dhe me një ndërhyrje nga Thimio Kondi, ministër i Drejtësisë së asaj kohe.

Ky prokuror ka takuar katër herë Sali Berishën dhe i ka dëshmuar shumë gjëra duke pasur besim se ky është miku i Azemit, por deri më sot Berisha nuk e ka hapur gojën. Truproja i Azemit, Neza, sot është në azil politik. Ai i ka deklaruar Sali Berishës dhe Ylli Rakipit me kasetë i regjistruar për konfliktin me armë dhe debatet me Azemit në momentet para vrasjes.

Atë kasetë e ka ende sot Sali Berisha. Ku është pse nuk e dorëzon kasetën? Sot, ky mik i madh i Azemit, që i ka bërë qindra sulme, merr këshilltar të tij Neritan Cekën, njeriun që na bëri 7 atentate kur ishte ministër i Rendit. Merr ministër të Mbrojtjes Arben Imamin, gjenerali i bandave të 97-ës. Pra, të gjithë organizatorët, atentatorët e Azem Hajdarit janë në kolltukët politike, drejtësia nuk ekziston sepse vetë këta pushtetarë e kanë vrarë drejtësinë.

Po të duan me një kërkesë nga prokuroria gjyqin e rihap Gjykata e Lartë dhe Sali Berisha thirret si dëshmitar kyç i çështjes. Për të thanë shumë gjëra që i mban të fshehura se ka frikë nga e vërteta.

Ju mendoni se Azem Hajdarin e ka vrarë kompromisi PS-PD?

Këtë se luan as topi, siç e thashë edhe më parë, ka pasur kompromis PD-PS për eliminimin e tij. Azem Hajdari ka qenë kryetari i parë i Partisë Demokratike, që aty konjukturat e pseudonimit “Penicilina”, që është pseudonimi që kishte Berisha në sigurimin e shtetit. Lufta që i kanë bërë të dy krahët Azem Hajdarit.

Ka patur dhe incidentin kur u plagos në parlament nga Gafurr Mazreku, deputeti i PS-së, të cilin e frynë këto konjuktura kundër Azemit. Mirëpo kur vëllezërit e Gafurrit erdhën në shtëpinë e Azemit, Azemi u deklaroi që Hajdarët nuk kanë gjak me Mazrekët. Ndaj dhe ky atentat nuk ra në kurthin PS-PD për ta shndërruar në një çështje kanunore përplasjen e tyre.

Ashtu siç janë munduar ta kthejnë vrasjen e shekullit në kanunore e trafik armësh. Po të pyes unë ty si gazetar, nëse do ishte Azemi gjallë sot a do kishte përfunduar PD-ja te Xhuveli e deri te Çiljeta me këngët e saj? Ajo është një parti ku bij nënash janë vrarë për një jetë më të mirë në Shqipëri.

Sot ka një të vërtetë, asnjë ditë demokracie nuk ka pasur Shqipëria. Sot ka një të vërtetë, jemi i vetmi vend në Evropë, që trajtohemi si të hipotekuar nga këto figura komuniste. Jemi i vetmi vend në Evropë që na duhet të rrëzojmë komunizmin për herë të dytë.

28 komente në “Ish-truproja i Azem Hajdarit i arratisur nga Shqipëria: Haklajt erdhën atë natë për Saliun. Prova, në kasetën që ai regjistroi në spital”

  1. Pensionisti says:

    Fund e krye kafsheri. Mjere Shqiperia.

    1. Prof Dr.Kalec Dega says:

      Ke te drejte …. u njojtem me kafshet e malesie , tani po vuajme te Laberise…same shit, innit!

      1. Genti says:

        Ke të drejtë e provuam nga jugu na doli kafshë,nga veriu prap kafshë tani e kemi nga shqipëria e mesme,më ndryshe duket.

    2. Theatre and Drama says:

      nuk e vrau Saliu Azemin,ne sensin konspirativ te fjales(mbase edhe kjo eshte)
      por e vrau krimi dhe gjakatarizmi cili karakterizon PD por edhe politiken e ketyre 30 viteve demokraci …e vrau kultura e dhunes qe vet Azemi futi ne Shqiperi duke e djegur ate cep me cep
      mund te vritej Saliu,mund te vritej Nano,cdokush mund te vritej asokohe,thjeshte I ra per pjese Azemit sepse nuk ishte dinak te dinte te mbrohej

      1. pjeter says:

        “Çunat e Fierit qe jane pronare te turizmit” e me Ç”rast u bene pronare te turizmit çunat e Fierit? Kera Aktivistet e atehershem re PD-se,Flasin si Atdhetare te mbedhenje sot,por si per çudi e ndienin veten pronare te pasurive te gjith shqiptareve.Ky trimi i Shkodres qe rrinte gjithe diten ne seline e PD- se,eshte rezultat i injorances gjigante qe simbolizonte gjith ndryshimin atehere.Keta cubat hengren koken e njeri tjetrit.Nga gangestere lagjesh u trasformuan brenda nje kohe sa hap e mbyll syte,ne parine e vendit e te Shqiptareve.E ahkaterruan nje vend te tere,kjo eshte e verteta.Pse, si mendonin keta, nje si Saliu qe eshte sjelle verdalle me dinakeri bllokut,do rrinte i qete tia fusnin njeres si Hajdari? Gjalle jo.Ne fakt,c’do levizje e Saliut per te mbrojtur pushtetin,nga rivale,apo kercenime,e ngjarje skandaloze,ka lene gjithmone pas,kufoma.Ne perplasjet e kesaj shtazerie,idiotet dhe ata qe fryhen,ikin per lesh si gjithmone,mbijeton vetem ai dinaku.Saliu mund te jete kushdo,por vetem idiot,dhe te trashe nuk mund ta quash.

        1. Tur durrsaku says:

          Do thosha horrat e hotel turizmit…se azemi ne cdo qytet kishte nga keta bashibozuk zhulsa…qe na dolen pronar te djerses se popullit… mut saliu kak azemi…asgje nuk kan humbur shqiptaret nga vdekja e azemit.anzi ka fituar..nje mut me pak

  2. Scutari says:

    Marian ti nuk je plagosur me 2 prill 1991!! Edhe plagosja ne kembe ne Zogaj te ka ndodhur aksidentalisht sepse je veteplagosur!! Prove e pakundershtueshme eshte grisja e pantallonave ne forme kryqi nga presioni i gazrave kur dalin nga tyta dhe bloza e barutit rreth plages!! Hajt shnet tash!

    1. &&&& says:

      scutari neqoftese gryka u plagos ne zogaj, atehere pse azem hajdari i shkoj ne spital per vizite ?
      ndersa per ” presjonin e gazrava kur dalin nga tyta ” , lerja fizikes ate pune. Pervoja personale nuk mundet me vertetu nje ligj te fizikes.

      1. cufi says:

        kur asht vet plagos ky ne zogaj azemi ka ken te te shumtit ne sharre

  3. Z says:

    Saliu do te mbijetoje! U sherben shume vetave!

  4. padituria says:

    Problemi eshte me i thelle se per te rezuar sistemin e meparshem monist ,iu la ne dore nga agjenturat cubave te malit ,trafikanteve,vraseve me pagese duke mos mohuar qe mund te kete pasur edhe ndonje miop qe i vuri gjoksin lesaj levizje “cubash” qe vrisnin naten neper prita e diten shoqeronin kryekriminelin poliagjent Berishe i cili ishte me i zgjuari e me i djallezuari i cubave sepse edhe trajnimi e mbeshtetja e tij ishte me e sigurte e vepruese!Ndaj dhe Berisha vepronte si ndaj kundershtareve jo si vrases por kundershtare ne bindje duke inskenuar lloj lloj alibish per ta per te mos u bere kurr pengese ne marrezine e tij ndaj ketij vendi e lumturine e tij nga egoja qe mbarte per pushtet!
    Keta rojet e Azemit vertet ndoshta ishin me te paster e luftetar te vertet per demokracine por nje gje nuk duhet te harrojne sepse u bene shtet paralel te armatosur,me para ,me makina ne dispozicion qe vrisnin naten e diten viktimave u pinin kafene!
    Ndaj tragjedia shqipetare qe pllakosi gjithe familjet shqipetare te pas 91 ishte pikerisht nga keto banda qe kryenin aksione jo per ta bere vendin demokratik por si ozurpatore ku as pushtuesit nuk guxonin te perdhunonin institucionet e te perdornin tanket ne vend te makinave ne mes te bulevardit duke treguar se jo vetem qe ishin nje junte ne pushtet por edhe disa truthare qe vetem ideal demokracie nuk kishin!Sa per Azemin ,ky i kishte te gjitha cilesite e mesiperme si tafikant,si vrases,si i çalltisur,ku kembes i thoshte dore e dores kembe çka fyente e poshteronte intelektin shqipetar ku vetem bishti na mungonte nga ky perfaqesim!
    Shikoni e ndigjoni se ne çfare kohe kemi jetuar e jetojme ku aso kohe nje roje me pagese i Azem hajdarit i jepet titulli “Pishtar i demokracise”,e sot po e njejta skene nje shoferi te nje z/ministri apo nje shitese lulesh siç pat deklaruar i madhi Beze para do ditesh dekorohet nga presidenti me urdhera e medalje!
    E papare kjo histori Shqipetare ku organi i posaçem qe u ngrit per te bere sitjen e ketyre trapave me keto traplliqe ,fle ne kolltuqet e institucionit ndoshta si dhe kryetari i PD ne kolltuqet e zyres se tij duke pritur qe te vije dita ku te rivije Arvizu e te rinumeroje votat per ta shpallur fitues kete “yll ne ngjitje”,nderkohe qe organizma qe u ngrit per korupsionin e majave te ketij vendi shpall ne mbremje se iu eshte sekuestruar pasuria nje dhome e nje kuzhine disa trafikanteve qe pasurine e tyre e kane vene ne menyte te paligjeshme nderko qe Salinjte e Metet ngrohin menderet ne vilat e tyre perallore ne “gjirin e kurvave”!
    Vrasja e Hajdarit ishte vrasje brenda llojit ndaj dhe gjykimi i tij s’ka per tu bere kur deri sa kryekrimi Berishe eshte akoma gjalle e qe e drejton kete bande cubash e vrasesish me pagese ndoshta disi te terhequr pasi i pengon pushteti i çimentuar tashme i Rames e tereni eshte tejet i veshtire!

  5. Emigranti Athine says:

    Kujt po rruhet per Azem Hajdarin dhe krimineleve te viteve 90 . Ata pane interesin e tyre te familjeve te tyre dhe te partise se tyre . Asgje nuk bene per popullin e thjeshte . E bene vendin me banda partiake dhe Tiranen me qoska dhe era shurre vinte qendra e saj . Kohe me e keqe se komunizmi .

  6. Emigranti Athine says:

    Kujt po i rruhet per Azem Hajdarin dhe krimineleve te viteve 90 . Ata pane interesin e tyre te familjeve te tyre dhe te partise se tyre . Asgje nuk bene per popullin e thjeshte . E bene vendin me banda partiake dhe Tiranen me qoska dhe era shurre vinte qendra e saj . Kohe me e keqe se komunizmi .

    1. Ilir says:

      E vertete, jam kthyer ne Shqiperi ne maj 95,pas 4 vjete e 2 muaj, jam llahtarisur nga Tirana kur e kam pare. Durresi si mos o Zot, Elbasani si Kandahar. Mora fryme vetem ne Korce. Aty me thane qe nuk kishin lejuar as bandat PD-se te shkaterronin, sic kishin bere pershesh ne gjithe Shqiperine. Njerez qe kryenin nevojat ku t’u vinte, c’u mbetej ne dore e hidhnin ku te ndodheshin… me te paqyteteruar nuk beheshin. Te merte e qara, nga do qe te hidhje syte. Nje vend, nje popull ne meshire te barbarise, ne duar te llumit.

  7. Konjak says:

    Leximi me vemendie i shkrimit te me siperm , te qarteson saktesisht se , kush eshte i ndieri , dhe kush jane perkrahesit e tij . Hajdari si kryetar i pare i PD-se , nukse do ta pranonte qe ne ate organizate politike , ta gezonte si udheheqes , dikush tjeter – cilidoqoft ai . Kuptohet qart se leviziet dhe mendesia e tyj dhe grupit te tij , kerkonin per jete a vdekie , partine me te madhe te opozites . Berisha nukse ishte me i fuqishem , per te mbajtur kreun e partise demokratike me force ; Por Berisha kishte perparesi dhe siguri nga SHBA -ja dhe evropa . Pa dashur te bej profetin por interesat e tyre ishin te ndara , Berisha kishte siguri nga ndekombtaret –per vet faktin se ishte shume me i pregatitur , nga Azeni . Qellimi i Azemit eshte teresisht i lexushem , te marr partine me c’do menyre , me c’do cmim . Pamundesia per ta bere kete , por edhe aferat e tjera -ndashta ekonomike – ashpersuan ne maksimum mardheniet , brenda lloit , gje e cila i coi ngjariet , drejt eleminimit fizik te tij . Besojse Azemi e kishte te keqen , te pregatitur nga vet – vetia . Megjthate , drejtesia e re , le ti saktesoi ngjariet dhe zhvillimet , saktesisht ashtu sic kan ndodhur .

  8. H says:

    Shkurt , luftë bandash kriminele dhe mafjoze, që nuk kishin asnjë lidhje me “lirinë dhe demokracinë. Mjerë populli i pafat shqiptar.

  9. kerkesa says:

    Ne sot nuk na duhet asgje se si ishin ata Saliu apo Azemi, na duhet qe prokuroria dhe gjykata te bejne drejtesi, kur faktet jane ne bulevard, veçse nuk po i “shohin” akoma prokuroret dhe gjyqtaret tane qe neser do gjykohen si bashkefajtore te krimit. Une nje kerkese te vogel do tu beja gjyqtareve dhe prokuroreve ne Shqiperi: vendosni drejtesi sot ju qe te kene drejtesi neser femijet tuaj, se ne fund e ha i treti: femijet tuaj.

  10. Popull dele ,,se Kriminelet e manipuluan kete Popull te shume vuajtur.. says:

    Te gjithe Politikane Ju thencin Kriminele te mbrojtur nga Komunistet e vjeter,,vetem vrane dhe vodhen me teper se ne Komunizimin e vjeter ..
    Keta Kriminele luftuan vetem per tu pasuruar gerne Familien ,Vilat dhe Pallatet e tyre ,,Investime kudo ,,perqindjet e tyre ,,dhe Milionat neper Banka dhe Femijet dhe mbesat neper Studimimet me harxhime milioneshe. Keta Kriminele ,,duhen varur ne Bulevard…Por Si duket njerez te fortet e Botes,,jua Kane mbushur xhepat me Flori dhe Miliona Euro..Dhe nuk Ju Inteteson e verteta..
    Ha je falni das haruam te Ndergjegjsmin Ilir Floriri dhe 7 %. qe ka siguruar Macokut nje. WC. Lluksoze…
    Plus Milionat e Femijve ne Studimet ne Angli..
    Populli eshte dergjur neper Demostrata ,,dhe Duke u vrare njeri me tjetrin per nje Meter Gardh .

  11. Lilo says:

    Hajde tani te degjojme se Haklajt paskan ardhur ne Tirane per te vrare Berishen.
    Pse ci duhej vrasja e Berishes haklajve qe te beheshin kryeministra apo presidente te Shqiperise.
    E cjane keto perralla.
    keto lloj perrallash nuk i besojne as kafshet e pyllit te ugandes
    Me duket se ne ate kohe Berisha ish President dhe Meksi ish kryeminister.
    E haklajt na paskan ardhur ne tirane e pikerisht te selia e PDse do vrisnin Berishen.
    haklajt pa vrare berishen dhe e pesuan si e pesuan, vaj hallin te vrisnin berishen qe kish raporte me boten.
    ajo qe nuk u realizua brenda ne parlament ndaj Azemit u kompletua para PD qe ne fund i mori me qafe haklajt

  12. Cipini says:

    Sali Berisha mban kurriz nje mal me krime. Problemi eshte se shume fakte nuk merren per baze nga drejtesia per ta mbyllur per jete mbrapa hekurave. Shume fakte meshifen, por nje fakt eshte i hapur ne drite te diellit, Sali Berisha ne vrasjen e Hajdarit shkon ne spital dhe merr ne pyetje deshmimtare te ngjarjes, e incizon bashke me injorantin dhe pisin Ylli Rakipi. Ky deshmimtar duhej te ishte i izoluar si deshmimtar per prokurorine. Vetem per kete nderhyrje per prishje te provave, Sali krimineli duhet te merret i akuzuar ne procesin e rihapur te ceshtjes Hajdari.

  13. selim says:

    Ca niveli, thote nuk e linin azem debilin te shkonte ne mbledhje por e futa une. Edhe Sala kur bente debat me ndonjerin nga keta larot e PD urdheronte bodygardet t’i rrihnin, sic kane bere me genc pordhen, tritan shehun, eduard gjysmak selamin. Hajde parti hajdaresh hajde.

  14. Hydajeti says:

    Dhe e bija ” mè ben BABA TE TE NGJAj pune karrjeistash lufte per pushtet per karrjer na moren ne qafe

  15. ???????? says:

    ⚖️⚖️⚖️⚖️

  16. Outspoken says:

    Keta Nuk Jane Malesor Shqipetar !!!!!
    Por Jane mbeturina Myslimone Turkokurde Shqipfolese !
    GET THE FUCK OUT OF MY ALBANIA !!!

  17. Outspoken says:

    Po Ngelet Duke u Aratisur o rrace e poshter Tallavaje
    Keta Nuk jane Malesor Shqipetar !!!
    Keta Jane Turkokurd Shqipfoles !!! Qe Vetequhen Shqipetar
    Shikojuni Mbiemrat, Fytyrat, apo Surratet, edhe bemat e tyre,
    Njesoj si Myslimonet e Parisit apo Londres qe sot thone se jane Francez apo Anglez ,
    Yyyyyyyyyyyyy rrace e poshter qe po ju Vjen Fundi ?
    Shqiperia Nuk Leviz !!!
    Ju do ikni nga keni ardhur !!!

  18. D.Didani says:

    Periudha 1990-1998,eshte periudha me e erret ne historine shqiptare!..Historianet jane te vonuar per trajtimin shkencor dhe historik te kesaj periudhe fatkeqe,ku Shqiperia perjetoi nje lufte te vertete civile,e shoqeruar me shkatrrimin ekonomik,kulturor,social dhe moral!Ne kete periudhe eshte shkatrrimi i bujqesise,i industrise,lufta e eger e klasave,cperfytyrimi demografik i territorit ,vrasjet masive te popullates,deri ne renjen e shtetit ne te gjitha hallkat e veta ,dalja jashte funksionit i parlamentit,qeverise,ushtrise ,policise etj. etj.Rrenimin perfundimtar te ekonomise e arriten edhe firmat piramidale,qe shkaktuan edhe largimin masiv te shqiptareve ne drejtimet me te pa kontrolluara!..Te gjitha keto kane aresyet objektive dhe subjektive,por qe kane mbetur pa u analizuar,pa u gjykuar ,pa u ndeshkuar!

  19. S- New York says:

    Per Azemin:
    Ndodhesha ne stadiumin e futbollit shkoder,nuk mbaj mend vitin ekzakt.
    Lunte futboll vllaznija-partzani.Isha ne tribune.Vija nga Tirana.
    Ne tribune ishte dhe A.Hajdari,pasi ishte President I futbollit klubit vllaznija.
    Ne kete kohe kryetar I rendit ne shkoder ishte Mithat Havari.Edhe ai ishte ne Tribune sa e pa Hajdari,u soll ne menyr harbutshe ndaj tij duke e ofenduar me fjale me te ndyra…….i tha largo nga tribuna etj.Havari u pergjigj ne menyr shume te kulturuar,……
    dhe se fundi I tha jam ne krye te detyres,pasi Hajdari ishte Kryetar I siguris kombetare.Te gjithe njerzit ne trbun u shtangen per menyren e sjedhjes harbutshe te tij.
    Besoj keni qene dhe ju MARJAN.
    Keni ndonje KOMENT?

  20. Olsi says:

    Pjeter i ke thene te gjitha hallall. Sali Berisha nuk mund te ulej ne nivelin e njerezve me bisht. Se mund te thuash cte duash ,per sali berishen por ishte shume here me i shkolluar se te tjeret, dhe me i matur dhe nuk dilte si halabaket e tjere ,qe vetem fryeshin si rrk dhe hengren kokat e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje