Korsitë e biçikletave dhe pallatet zhdukin vendet e parkimeve në Tiranë, brenda lagjeve nisin sherret për një vend parkimi

25 Shtator 2020, 17:48Sociale TEMA

J. T. banon në një nga lagjet më të populluara dhe të zhurmshme të Tiranës, në rrugën “Sami Frashëri”, tek ish-Blloku dhe çdo ditë ka stres kur duhet të lëvizë me makinë apo të parkojë afër pallatit ku banon.

Nënë e dy fëmijëve të vegjël, ndërkohë që nxiton për në punë dhe për të çuar fëmijët në shkollë, ajo duhet të durojë trafikun e shtuar në rrugë, e ndonjëherë edhe të shkëmbejë fjalë apo të grindet me ndonjë drejtues makine apo ndonjë komshi për parkimin.

Ky stres për familjen e saj dhe të banorë të tjerë të zonave të ndryshme në Tiranë, duket i shumëfishuar pas ndërtimit të korsive të biçikletave.

“Është një stres i madh i përditshëm. Korsitë e biçikletave, shumë mirë që bëhen, por gjerësia e këtyre korsive ka zaptuar gati 1/3 e rrugës duke mos lënë vend për parkim dhe duke bllokuar lëvizjen e lirë të automjeteve. Rruga është ngushtuar shumë”, – shprehet J. T, ndërsa shton se, diçka e tillë, jo vetëm që nuk ka sjellë ndryshim për sa i përket trafikut, por, përkundrazi e ka rënduar atë.

Për disa ditë, rruga “Sami Frashëri”, ashtu si dhe disa rrugë të tjera në kryeqytet, iu nënshtrua punimeve për zgjerimin e korsive të biçikletave, e tashmë aty do të ketë korsi dedikuar biçikletave, por asnjë vend për parkimin e makinave.

“Dikur e parkoja makinën këtu poshtë pallatit. Tani nuk di ku ta parkoj. Këtu afër është vështirë të gjesh edhe parkim me pagesë. Edhe një parkim privat, që ka ekzistuar, pak kohë më parë u mbyll, pasi në hapësirën ku ndodhej parkimi po ndërtohet një pallat”,- thotë J.T.

Poshtë pallatit ku ajo banon nuk ka asnjë vend dedikuar parkimit të makinave dhe parkimi i tyre bëhet, duke zbatuar rregullin “më i shkathëti, më i shpejti”.

Nuk është çudi, që për orë e orë të tëra të sillesh vërdallë, pa ditur ku të parkosh makinën e madje të futesh në konflikt me të tjerë njerëz, që kanë të njëjtin hall si ty.

“Vetëm tre ditë më parë, im shoq për pak u rrah me dikë, që banon pak më tutje.  Më thoni ku mund të parkohet këtu?! Kjo është një zonë, ku ka shumë lëvizje e biznese. Rregulluan korsitë e biçikletave, por na shtuan stresin dhe na futën sherrin nëpër lagje”,- vijon J.T.

“Vetëm disa ditë më parë, një 26-vjeçar u arrestua, se qëlloi me armë zjarri pas një sherri, që filloi për parkimin e automjetit. Mos t’iu duket çudi edhe nëse ndodh ndonjë vrasje pas sherreve që bëhen për vendet e parkimit nëpër sheshe pallatesh”,- komenton ajo.

Edhe S. Ç, i cili banon në rrugën “Hoxha Tahsin” shprehet i pakënaqur me ndryshimet e bëra në rrugë pas ndërtimit të korsive të biçikletave.

Sipas tij është paradoksale, që korsitë e biçikletave, përkundër përshtypjes që mund të krijohet se po sjellin rregullsi në rrugë dhe në jetët e gjithsecilit, po bëjnë që njerëzit të përballen me një problem shumë stresues: mungesën e hapësirave për parkim.

“Nuk guxoj të dal me makinë nga shtëpia. Stresin më të madh e kam se nëse dal, kur të kthehem nuk do të gjej ku ta lë makinën”,- shprehet ai, ndërsa shton se “ndërtimi i korsive të biçikletave nuk ka sjellë ndryshim për sa i përket trafikut e madje edhe e ka rënduar”.

“Këtu kalojnë dhe autobusë dhe bëhet rrëmujë e madhe, sepse korsia është zgjeruar më tepër se sa ka qenë dikur për parkim.”

Edhe bizneset përreth ndajnë të njëjtin shqetësim.

“Njerëzit nuk ndalojnë, se nuk kanë ku të parkojnë dhe kemi rënie të xhiros në biznes. Numri i biçikletave që kalojnë është shtuar, sidomos gjatë kohës së pandemisë, por gjithsesi është shumë më i vogël se numri i makinave.”, – shprehet Z.B, i cili ka në zotërim një dyqan ushqimor shumë afër rrugës kryesore.

Edhe A.Ç, i cili punon në një dyqan mobiliesh ndan të njëjtin mendim me të.

“Askush nuk erdhi të na pyeste çfarë mendimi kishim ne si biznese.  Ndërtimi i këtyre korsive është pengesë për ne, por edhe për njerëzit dhe kalimtarët. Nuk e kuptoj se pse korsia duhej të ishte kaq e gjerë. Për mendimin tim, rruga duhej të ishte lënë më e gjerë dhe njerëzit të kishin ku të parkonin”,- thotë ai.

Një situatë e ngjashme është edhe në rrugën “Myslym Shyri”.

V.C, punonjës në një nga dyqanet e zonës vëren, se tashmë që në rrugë janë vendosur korsitë e biçikletave dhe makinat s’kanë ku të parkojnë, dhe të ardhurat e biznesit janë ulur ndjeshëm.

Nëse më parë makinat mund të ndalonin e të gjenin ndonjë vend për të parkuar dy minuta, tani është e pamundur. Edhe për furnizimet kjo ka sjellë vështirësi. Na falimentuan”, – shprehet ai.

E.I, një tjetër biznesmen, i cili ka rreth 20 vjet, që vepron me biznesin e tij në këtë zonë, shprehet se Bashkia në këtë mënyrë po bllokon lëvizjen e lirë të qyetarëve.

“Këta po ndalojnë lëvizjen e lirë të njerëzve. Unë nuk kam klientë vetëm në lagje apo këtu vërdallë. Si do të vijë një klient këtu te unë, që nga Fresku apo Kamza? Njerëzit nuk lëvizin vetëm në këmbë, vetëm me biçikletë, por lëvizin dhe me makina. Edhe e drejta e lëvizjes dhe e parkimit është e drejtë e njeriut.”,- pohon ai.

Edhe në rrugën përballë gjimnazit “P. N. Luarasi”, ashtu si dhe në zona të tjera në qytet është i njëjti problem.

Një burrë rreth të dyzetave, i cili ka një biznes në rrugën përballë gjimnazit “Petro Nini Luarasi” thotë se ka mbi 10 minuta, që vjen vërdallë, për të gjetur një vend parkimi. Jo rrallë herë e ka futur makinën në cep të ndonjë pallati rrotull, porse ky veprim është një risk më vete.

Herën e fundit, mirë që e parkova, por kur doja të dilja, nuk kisha nga lëvizja, se dikush tjetër e kishte parkuar pas meje e nuk kishte lënë fare hapësirë për të dalë”,- shprehet ai, ndërsa shton se ka pasur raste edhe kur është konfliktuar pikërisht për shkak të parkimit edhe me banorë përreth.

Korsitë e biçikletave kanë nisur të zënë një pjesë të madhe të rrugës dhe bllokojnë lëvizjen e automjeteve. Por ato jo rrallë herë bllokohen edhe nga lëvizja e mjeteve motorike, apo dhe makina, të cilat hyjnë apo dalin nga rrugicat përreth.

A. S, një djalë 22-vjeçar, i cili e përdor biçikletën në të përditshmen e tij, shprehet i kënaqur nga ndërtimi i korsive të biçikletave, porse nuk mohon, se babai i tij e ka gati të pamundur të parkojë makinën afër shtëpisë, ndërsa nuk mund të shkojë në punë më këmbë apo me biçikletë.

“Mua më pëlqen të ketë korsi biçikletash në të gjithë qytetin. Por, të them të drejtën, rrugët në shumë raste duket sikur janë ngushtuar për makinat dhe kanë sjellë shumë probleme për ata që drejtojnë makinat, jo vetëm për shkak të trafikut që krijohet, por edhe se nuk kanë ku të parkojnë”,- nënvizon ai.

Për ekspertin e sigurisë rrugore, Msc.Ing.Mamir Hodo (Auditues dhe Inspektues i Sigurisë Rrugore), ndërtimi i korsive ka ngushtuar rrugët dhe mungesë të vendeve të parkimit, është krijuara një problem I madh që duhej shmangur që përpara ndërhyrjeve.

“Nisur nga fakti, që duke marrë gjerësinë e një biçiklete afërsisht 0.75 m dhe duke shtuar manovrimet zig-zageve, atëherë gjerësia minimale e hapësirës së kërkuar është afërsisht 0.9 m. 

Dhe në rast se do të duhet të kemi një shkëmbim alternativ midis senseve të lëvizjes, kjo do të thotë që karrexhata ekzistuese është dashur të zvogëlohet minimalisht me 1.8 m.”, – shpjegon ndërsa shton se:

“Është pikërisht ky problem që ka sjellë dhe efekte të tjera në qarkullimin rrugor, nisur nga fakti se një korsi e lëvizjes së mjetit në kushte normale nuk mund të jetë më e vogël se 2.75 m”.

Sipas tij, “Rrugët të cilat kanë qenë ekzistuese kanë qenë të projektuara për këtë lloj trafiku dhe jo për qarkullim biçikletash.”

Eksperti thekson se fakti që drejtuesit e mjeteve i parkonin mjetet e tyre në rrugë dhe tani vendin e tyre do ta zërë qarkullimi i biçikletave, kjo “medoemos duhet të bëhet e analizuar saktë nga zyrat e urbanistikës së bashkive, që ky problem të marrë zgjidhje”.

“Në fund të fundit, të gjithë paguajnë taksë të qarkullimit dhe do të duhet që diku të parkojnë dhe mjetin.”, përfundon ai.

Kryeqyteti po rritet nga ndërtimet dhe popullsia. Më shumë njerëz dhe më shumë makina dhe tani më shumë biçikleta me korsitë e dedikuara lëvizin. Por brenda tij asnjë rrugë nuk është zgjeruar, madje janë ngushtuar për më shumë funksione.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Ertjon Veliaj është shprehur se ndërtimi i korsive të reja për biçikletat do të vijojë, ashtu siç është bërë te Libri Universitar, ish stadiumi “Dinamo”, sheshi “Uilson” etj.

Sipas tij, zgjerimi i trotuareve dhe korsitë e biçikletave janë pjesë e një emergjence shëndetësore, njësoj si shërbimi zjarrfikës, shërbimi policor apo shërbimi i ambulancës.

31 komente në “Korsitë e biçikletave dhe pallatet zhdukin vendet e parkimeve në Tiranë, brenda lagjeve nisin sherret për një vend parkimi”

  1. enter"" says:

    Kshu eshte kur bytha e shqipos do te ulet ne sedilje.

    1. Epirioti II says:

      Erjon deshtaku dhe Pinoku, ne vend qe te bente plane urbane parkimesh me kate neper lagje qofte edhe me subvencione bashkiake sic e ka shumica e Europes, apo ne vend qe te kushtezonte lejet e ndertimit te dhena pa hesap me numer parkimesh te ndertuara, i hoqi Tiranes edhe ate pak paqe dhe komfort qe kishte te parkonte neper rruget publike.
      Ku i con qindra milionet e taksave qe po mbledh ne Tirane si i babazitur.
      Lal Pinoku, premtimin qe therriste me shpesh kur beri fushate ne 2015 ishte “Nuk do te lejoj asnje ndertim ne Tirane brenda unazes dhe zonave te gjelberta”, dhe tani po ben komplet te kunderten.
      Mashtrues ordiner qe nuk i rruhet fare per Tiranen

    2. Revizori says:

      Po pse mor njeri, ti çfarë je? Nuk je shqipetar? Apo e ndjen veten grekofon gjysmagjel?
      Kjo nuk ka te beje me “shqipot”. Kjo eshte pasoje e politikes populiste te Erion Veliajt, i cili shfryrezon faktin qe idioti perpara tij, Lolo Basha nuk beri asgje.
      Ndersa Erion Veliaj kerkon të duket sikur po fut zhvillim europian duke mos ndryshuar infrastrukturen, por duke e andruar ne funksion te biçikletave dhe në dëm të automjeteve. Kjo gjoja ben modernizim por krijon probleme sociale.
      Tirana ka nevoje per projekte 300 vjeçare dhe Jo per mballoma 4 vjeçare me efekt elektoral.
      Eshte fat per PS qe ka perballë nje parti idiotesh si PD, por kjo nuk do te thote qe te shrytezoje rastin, sepse fiton vetem neverine e njerezve qe nuk jane partiakë dhe kane ne plan te pare Shqiperine dhe Jo Edi Ramen apo Katunar Berishën.

    3. tarrasi says:

      Erion zdromsit ti hani mutin .. Ai ben qejf se ka Basha idiotin perballe dhe Rama hajdutin ne krah.
      Mos u merzisni , se sapo te vije krytari tjeter i bashkise do ti prishe korsite e bicikletave .
      Po zdromsit Veliaj as nuk i plas fare . leket i ka marre tashme …

    4. Mirela says:

      Bravo Erion. Nxijua jeten automobilisteve qe te lene makinen ne shtepi..e te ecin me biciklete ne qytet. Tirana esht sa nje lagje e nje kryeqyteti europian ku ecin me biciklete. U be bytha juaj me nga tre makina per shtepi e doni ti mbani ne rruge. E keni bere Tiranen kandahar e nuk merret dot fryme nga makinat

  2. artiles says:

    Së fundi, Bashia na shtoi me asfalt rrugën para pallatit.
    Nga krahu i pallatit, vijëzoi vendet e parkimit por pa marrë parasysh se unë kam 1 hyrje garazhi.
    Nuk guxoj të fus makinën në garazh, se vjen dikush dhe parkon makinën përpara garazhit.
    Kur i them (po rastisa) “O zotëri; A nuk e shikon se më ke zënë daljen e garazhit, justifikohet se është i vijëzuar për vend parkimi!!!
    Nuk lënë as një numër telefoni që t’i marë, nëse do më duhet!

  3. Tirona says:

    Nje konstatim shume I drejte .Te shkatrrojsh pa asnje lloj studimi komplet qarkullimin dhe parkimet per te qarkulluar ne tirane 5,10 apo qofte dhe 100 bicikleta ne dite dhe te stresosh njerzit ne kete far feje,shtoi dhe tenxheret, kazanat she bidonat qe vendosin disa zagare qe jane te lidhur me bashkine dhe policine se ska mundesi qe vetem ne shqiperi degjon te tilla xhevahire nga goja e policit qe thote se skam cfar ti bej,se me dal une ne ndonje cep trotuari apo te vendos ndonje gje para shtepise time te vjen gjithe policia e shteti dhe ajo bashkiake a thua se je terrorist.Megjithate votimet po vijme dhe une po nuk pata parkim te shtepia ime nuk kam pse votoj nje njeri qe nuk me sherbet.

    1. Epirioti II says:

      Erjon deshtaku dhe Pinoku, ne vend qe te bente plane urbane parkimesh me kate neper lagje qofte edhe me subvencione bashkiake sic e ka shumica e Europes, apo ne vend qe te kushtezonte lejet e ndertimit te dhena pa hesap me numer parkimesh te ndertuara, i hoqi Tiranes edhe ate pak paqe dhe komfort qe kishte te parkonte neper rruget publike.
      Ku i con qindra milionet e taksave qe po mbledh ne Tirane si i babazitur.
      Lali Pinoku, premtimin qe therriste me shpesh kur beri fushate ne 2015 ishte “Nuk do te lejoj asnje ndertim ne Tirane brenda unazes dhe zonave te gjelberta”, dhe tani po ben komplet te kunderten.
      Mashtrues ordiner qe nuk i rruhet fare per Tiranen

  4. Lao says:

    Mirë tu bëhet!
    Tirana një byth vënd morracakët duan të lëvizin me Benza.
    Përdorni biçikleta, ndihmon shëndetin ekonominë dhe ambientin.

  5. Marina says:

    Pikerisht per kete vuajte te perditeshme une nuk e votoj Erion Veliajn! Kam vite qe rri minimalisht 30 min per te gjetur nje vend parkimi! Eshte idiotllek te marresh 2 korsi makinash per tua dhene bicikletave!

  6. Artur says:

    Erjon Beliaj duhet ta shikoj kete problem sepse sa vjen e behet me i rende ne Tirane.
    Boll me mburje de merr taksa te larta nga ndertuesit…ata na i marin ne ato leke qe paguajne bashkine.

  7. Radikali says:

    Filloni te shembni pallatet e ndertuara pa plan pas ’90-s, se per fat te keq termeti i 26 nentorit nuk ndihmoi aspak. Lirojini sheshet, lulishtet, oborret, rruget dhe do te zgjidhen ne radhe te pare problemet e shendetit. Qeveria qe do te vije pas kesaj qe kemi duhet te mendoje per te ndertuar nje kryeqytet te ri ne dumre, aty ku thoshte Sami Frasheri, dhe per evakuimin e tiranes, e cila eshte bere e pabanueshme qe prej 20 vjetesh. Nuk e blejne dot te gjithe shtepine ne Surrel apo te rolling hills apo si quhet. Me pas Tirana te behet poligon per NATO-n, qe te testoje veprimin e llojeve te ndryshme te bombave dhe raketave ne gratacelat prej betoni.

  8. bk says:

    Ai kandidat per kryetar bashkie qe do premtoje te heqi gardhet nga rruget e Tiranes, e ka te sigurte qe fiton 99%. Kjo katrahure qe ka ndodhur dhe po thellohet vazhdimisht ne Tirane eshte e papare. Cdo gje eshte mbrapsht. Harxhohen leke kot per te lyer asfaltin me te kuqe, vizat e bardha me ngjyra ngjyra si ne asnje vend, e budallalleqe te tjera pa fund. Cmimi i parkimeve eshte me i shtenjti ne planet ta krahasosh me te ardhurat mujore. Vetem 9% e banoreve ne Tirane kane bicikleta dhe u eshte dhene pothuaj me shume se 1/3 e rrugeve. Asnje plan, asnje studim, asnje investim per lehtesimin e trafikut ne Tirane. Me plot gojen eshte kthyer ne nje tmerr. Erion Veliaj ka punuar, por me fakti eshte qe na ka veshtiresuar se tepermi jeten ne qytet, prandaj duhet larguar sa me pare. Mos flasim pastaj per betonizimin. U pataksa kur isha te liqeni Farkes dhe pashe se si ishte masakruar e gjithe zona perreth liqenit. Ketel del sikur mbjell ndonje peme, ne fakt betoni derdhet me tonelata deri ne buze. Shkoni dhe shikoni.

  9. Predatori says:

    Parkimi në Tiranë është bërë stres më vete. Erjon zdromsi është i vetmi kryetar bashkie në planet që bën korsi biçikletash në rrugë makine. Gjithë bota i ka në trotuar. Erjon zdromsi e ka makinën me shofer dhe ndaj nuk e ka problem.
    I uroj një fund të politik të shpejtē dhe të hidhur.

  10. zgjidhja says:

    zgjidhja me e mire eshte
    1) dyqanet te lirojne 1.5 m hapsirat ku kane vene lule, tavolina, mall etj
    2) te vijezohet ne trotuar rrug per kembesore e rrug pe bici..
    ——————-
    biciklet e makina bashke nuk duhet lejuar kurre..

  11. duaje says:

    tirana ka me shume makina per km2 se qytetete europine. Kilometrar katrore kaq jane ne tirane 42, pra duhen paksuar makinat, ose sic tha njeri duhen shembur pallate. Tjeter keta qe ndertojne kulla, duhet te ofrojne parkim falas minimalisht siperfaqen qe kane zene, pasi bashkia mundet qe ate toke ta shtetezonte per interes publik, pra per te bere parkingje.

  12. OPERACIONI ZJARRI says:

    Eshte shtuar shume ndotja nga gazrat e makinave qe vijne rrotull e nuk gjejne parkim, per te mos folur qe ngushtimini rrugeve ka shtuar ne pergjithesi trafikun dhe keshtu qe harxhin ne shume kohe per te shkuar ne destinacion

  13. ana says:

    Shtimi i korsive per bicikleta, linja te dedikuara per autobuza urban etj., kjo eshte e ardhmja ne te gjitha qytetet e mbipopulluara. Haroini makinat per te levizur brenda ne Tirane, ose stresoni vehten kot per se koti. Pershendes bashkine per konceptet e drejta qe ka per qarkullimin ne Tirane.

  14. Hahaha says:

    Tok e xanun ??? ja ku jeni tashi

  15. anila says:

    ai hajdut, funderine e llapaqen i pa shkolle qe ka aftesi vjedhjen dhe llapjen e lepirjen. neveri i tere Erion hajduti. !!!!!
    si e duroin ai popull , se mire gruaja e duron per parate!!!

  16. tironci vjeter says:

    lerini mor makinat se tirana behet pa problem me biciklete, ne kohen e dulles e kisha punen ne kombinat dhe shtepin ke ali demi dhe per gjysem ore e beja rrugen per ne pune cdo dite dhe kjo i ben mire dhe trupit dhe xhepit dhe ambjentit, por sigurisht bicikleta ka kuptim ta perdorin te gjithe, qe te kene mundesi te gjithe te kene hapsira per te levizur , jo disa me makina dhe ca me bicikleta se pastaj do kete dhe shume aksidente por te gjithe me bicikleta, si ne Kine qe ikin njerzit me bicikleta ne pune, gjithe Europa po i le makinat dhe po levizin me bicikleta , le ta bejne per pasaniket te ecin nje dite me targat cift dhe nje dite me targat tekT qe te rradhohen ca makinat se e bete Tiranen te pabanueshem o milet , se keshtu ju theret dhe lali eri tek emisjoni i Blendit Fefziut mbreme ne Opinion , nuk fliste qe qytetaret por mileti, hajde koqe kryebashkia qe ka Tirana hajde

  17. ANDON says:

    Rrugët janë shumë të ngushta! Shtë një fakt. Bicikletat nuk ndjekin korsinë e tyre. Ata janë kudo. Motorët janë në trotuare mes këmbësorëve! A mund ta imagjinoni situatën kaotike!
    Në raste të tilla, rrugët duhet të jenë VETYM në një drejtim, JO në dy drejtime. Kështu mund të optimizohet rrjedha e trafikut. Lërini njerëzit të vozisin më shumë sesa të ngecin!

  18. Kuq e zi says:

    Kur veliaj hapet bythash se do investoje ne filan lagje organizohuni dhe kerkojini llogari se cfar do shtoi e cfar do prishe
    Sepse qellimi i cdo kryebashkiaku eshte dhe ka qene te shpike tendera per nje grup njerzish
    Morali … shume shpejt ata zona do zhvlersohen (natyrisht me qellim) sepse blersit duhet te adresohen gjetke
    Cdo zone banimi duhet te kete nje koificent te caktuar numer banoresh me numer parkingu nqs erjoni nuk e di tja mesoni

  19. lolita says:

    Lali Eri me rruget per bicikleta eshte tepruar shume sepse mentaliteti ne tirane nuk eshte si ne Shkoder qe cdo familje ka me shume se nje biciklete.
    Ne Tirane ka me shume nevoj per korsi te emergjences, ambulanca, zjarfikse etj se sa per bicikleta dhe turpi me i madh eshte rruga e Duresit qe po restaurohet dhe vendet e bicikletave zene pjesen dermuse… Kjo eshte e kote por jo vetem kaq se bizneset ne ate rruge kane falimentuar.
    Turpi me i madh eshte parkimi nder lagjet e banimit vine njerezit nga puna dhe skane ku parkojne sepse ne cdo cep eshte bere me pagese.
    Lali Eri kjo ngjall nje pakenaqesi shume te madhe ne mase preandaj dhuhet te vini dore se do tju ndeshkoj, te pakten parkimet ne rruge te jene me pagese nga ora 8 deri ne oren 17. CDO KANDIDAT PER KRYETAR I CILEDO PARTIE QOFTE PO TE REGULLOI KETE ORAR TE JESH I BINDUR QE DO TE FITOI SEPSE ESHTE NJE SHQETSIM QE KA SJELLE VRASJE, RRAHJE, GRINDJE E SHARJE…..
    LALI ERI RREGULLO KETE PROBLEM BOLL U MORE ME BICIKLETA SE SHQIPERIA KURRE NUK DO BEHET SI DANIMARKA E SHUME VENDE TE TJERA.

  20. Askushi says:

    Po ndertohet ne cdo vend dhe kjo sjell dhe probleme per parkim plus dhe korsite e bicikletave.Tirana ka nevoje te hapet.psh y be bulevardi i Ri dhe nuk po jepen leje qe Tirana te firoje hapsira te reja.

  21. xoni says:

    Problemi i parkimeve ne zonat ku banojme eshte bere i temerrshem dhe pakenaqesite jane shume te medha…..
    Orari i parkimeve duhet shikuar pervec qendres sepse eshte i turpshem dhe i pa studjuar…..
    Te pakten te jete pa pages mbas orarit zyretar….
    KJO OPOZITE E DEGJENERUAR DHE PA ALTERNARIVA KONKRETE PO TE DALI ME TEZEN QE KETO MANGESI DO TI REGULLOI ESHTE 100% E SIGURT QE DO TE FITOI ZGJEDHJET SEPSE BANORVE KUDO QE BANOJNE JU KA ARDHUR ATJE KU NUK DUROHET.
    LERI BICIKLETAT DHE VER DORE LALI SE KJO DO TJU NDESHKOI DHE DO JETE FATKEQESI…..

  22. Entoni says:

    Po bicikletat i nenshtrohen kodin rrugor??? Per ciklistet kam ankesa edhe si shofer edhe si kembesor.
    Sepse i shoh bicikletat jo vetem qe futen tere kohes vend e pa vend, te vijne perballe ose te presin rrugen tek vijat e bardha por edhe ciklistet qe rrijne tere kohes ne celular…

  23. vjeshta says:

    Biçikletën, fëmijët në kosh si hollandëzt e drejtë e në shkollë!
    Po shqiptaruckat edhe 500 m t’a kenë punën larg,me makinë do të shkojnë!

  24. Labi says:

    Problemi nuk eshte aq i thjeshte,shitesi fiqeve e ka mesuar qe ne femijeri bisnesin,e mbani mend rrugen e Durresit,dyqanet ishin plot,tani eshte kthyer ne shkretetire,po Myslum Shyrin i mbani mend dyqanet,tani me rrug bicikletash nuk ka vende perkimi dyaanet po falimentojne,loja e lali Erit,shtresa mesme te falimentije e njerezit te jene te detyruar te shkojne ne teg te toptani e diku tjeter,pra paraja te oligarket,mund te jete lali Eri i rilindur po socialist kurre.pra puna e korsive te bicikletave dhe bllokimit te rrugeve eshte loja.

  25. endri says:

    Konstatim me i drejte i mundshem Edhe ne rrugica vuri tabela me pagese si ke Nikolla tupe Mbas pune duhet 2 ore me gjet parking ose pagen e dites ta japesh per parkim Turp i madh shume ne asnje vend nuk ndodh mashtroj dhe me letrat qe po jeni banor lagje nuk ka problem parkimi Turp per bashkine Fobi qe kujton se makinat jane per qef se kupton qe jane per pune Harram gjobat qe vendos policia bashkiake neper lagje Ke sami frashri kalojne 100 makina ne minute dhe 1 biciklete ne ore dhe me shume rruge ze korsia bicikletave se e makinave Turp per bashkine

  26. Nik says:

    Erioni njè prej kryetarève mè tè mir pèr tiranèn.Mos u gènjeni nga disa njerèz kètu se banojn nga blloku apo lagje tè tjera dhe na duan fundin e shpinès ulur nè sedile tè makinès.E ardhmja èsht biçikleta dhe autobuzat e shtetit pèr qarkullim,si harruan kèta njerèz se pèrpara 90 ès tè gjith ishim me biçikleta?Parkimet po duhen ndèrtuar dhe besoj se bashkia e ka planin regullator por tè pretendojn se çdo njeri tè parkoj posht shtèpis t’a harroj njèher e pèrgjithmon sè bashku me gazetarin e artikullit i cili pèrkrah banorèt dhe èsht kundèr korsis sè biçikletave.Vetèm nè romè simbas statistkave çdo njeri kalon 2 orè nè trafik me makinè,ju dèshironi makinat,tè helmoni ambjentin pèr ju dhe fèmijèt?Sa mè shumè biçikleta sepse nuk janè budallenj,holandez,danez,qè e pèrdorin plus andej èsht mè ftoht se kètu tek ne.Parkimet e zgjith bashkia,parkime tè nèndheshme .Biçikleta èsht civilizim,respekt pèr fèmijèt dhe mushkrit tona nga mbrojtja kundèr makinave.Forca Erion

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje