Makthi i sekserit të Vjosës

25 Shtator 2020, 19:14Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Në pranverën e vitit 2001, në kulmin e fushatës elektorale, kur kryeministër ishte Ilir Meta, anektoda më e përhapur në Tepelenë, ishte fjalimi i deputetit të Tepelenës, Fatos Nano, në një nga mitingjet e tij të hareshme me batuta.

Pasi shkoi në Kalivaç dhe vuri gurin e parë të themelit të ndërtimit të Hidrocentralit mbi Vjosë, premtim i kohës së Berishës së parë, me Beketin në krah, ai tha një nga ato batutat e tij, ku tallja dhe humori nuk ndahen nga njëra- tjetra: “Tani e tutje tepelenasit do jenë dhe peshkatarë të mirë, se do t’i bëjmë qytet bregdetar”.

Kryeministri Ilir Meta e aprovoi këtë premtim me kontratë. Në Tepelenë kishte shumë dyshime, se ai tipi në krah nuk ishte fare italian, por një durrsak që fliste italisht. Por më në fund u muar vesh që ishte italian. Ishte Francesko Beketi. Falë firmës së Ilir Metës mbi marrëveshje, magjia e Vjosës u prish dhe ai nuk mund të ishte më lumi i vetëm i fundit i egër i Europës.

Prej asaj kohe kanë kaluar 20 vjet. Beketi bëri sikur punoi, Qeveria bëri sikur e dënoi, por kantieri mbeti aty.

Ilir Meta dhe Sali Berisha u bënë avokatët e tij publik, kur Qeveria e paditi për evazion fiskal për Kalivaçin dhe e fitoi gjyqin ndaj tij. Biles Arbitrazhi e ka dënuar Beketin me një detyrim prej 8 milionë euro që duhet t’ia kthejë shtetit shqiptar.

Për të kompensuar dëmin, ai fabrikoi një gjyq tjetër arbitrazhi për mbylljen e aktivitetit të televizionit të tij, si pasojë e këti procesi penal, dhe ka fituar një shkallë të tij falë ndihmës së Ministrisë së Drejtësisë së Ilir Metës, e cila fshihte kërkesat e ardhura nga Interpoli, që pyesnin a është në kërkim ky person, apo jo.

Sot Ilir Meta u shfaq në krah të një shoqate rafting, që e ka nisur karrierën në Skrapar e ka mbërritur në Vjosë, të cilët natyrsht që janë kundër ndërtimit të hidrocentraleve në Vjosë, por jo për arsyet e Ilir Metës.

Eshtë pak qesharake të bësh betejë me mullinjtë e erës, pasi në vitin 2013 Vjosa u shpall “Park Natyror” nga Tepelena deri në Tri Urat, dhe u anuluan 7 projektet e hidrocentraleve që ishin projektuar të bëheshin, pas një studimi të një kompanie të madhe austriake, me konsulencë të Argita Berishës.

Bëra betejë personale për t’i shtuar këtij parku dhe luginën e Zagories, si “Park Kombëtar”, ku po ashtu Ilir Meta ka dhënë tre hidrocentrale, që nuk do të bëhen.

Nuk do të ketë më hidrocentrale në Vjosë, përveç atij që na ka lënë peshqesh Ilir Meta me Beketin, në Kalivaç.

Shpresoj shumë që dhe ai të dështojë dhe të mos bëhet, edhe pse i është vënë kusht të prodhojë një rrjedhje të lirë të Vjosës në masën 10 për qind, për të ruajtur speciet e komunikimin me detin.

Shpresoj shumë tek dështimi i tyre dhe dështimi i projektit të Poçemit, në rrjedhën e poshtëme të Vjosës.

I kuptoj shifrat joshëse të të ardhurave nga energjia e dy hidrocentraleve, por nuk kam parë akoma asnjë vizionar të më llogarisë çfarë fitojmë nëse mbetemi vendi me lumin më të gjatë dhe të egër në Europë, sa i përket perspektivës së turizmit.

Ata djemtë e Skraparit që po zbresin për rafting në Vjosë, po zbresin për shkak se Ilir Meta dhe deputeti i tij i Skraparit, ua mori dhe ujëvarën e fundit në Skrapar për ta bërë hidrocentral.

Tani Ilir Meta ka detyrime ndaj atij që i ka dhënë licencën e hidrocentralit mbi Vjosë, të cilit ja kanë hequr me gjykatë, dhe shpreson të fitojë kohë se mos vjen prapë në pushtet dhe t’ia japë.

Kaq është gjithë shqetësimi i tij. Duke qenë ministër i Ekonomisë dhe Energjitikës në kohë të Berishës, ai është dhe autori i projektit kriminal të 7 hidrocentraleve mbi Vjosë, të cilët ka frikë se mos i jep dikush pa u rikthyer ai.

Ajo shprehja e famshme tek video-ja e Dritan Priftit, që “Gimi më tha mua 700 mijë i keni nga unë”, në fakt është pazar për një hidrocentral, siç e ka zbardhur Prokuroria.

Ndaj gjesti i sotëm është frika klasike e sekserit, që mban me shpresa klientët e tij. Ata dhe mund t’i gënjejë ca kohë, por ne të tjerët që e duam Vjosën, nuk na gënjen dot. Ne e kemi mbrojtur dhe do ta mbrojmë, së pari prej tij.

21 komente në “Makthi i sekserit të Vjosës”

  1. padituria says:

    Nuk do kesh kohe ta mbrosh Mero pre Metes sepse vitin tjeter ai gjendet ne qeli per te paguar te gjithe 7% e atyre qe ka dhene e ka marre!Ndaj s’eshte nevoja ta rruajme Vjosen se keto plehera se fundi do shkojne per riciklim ne qelite perkatese,perjashto Berishen qe ka imunitet agjenturash e qe s’ka New York Time ta gjykoje!

  2. 001 says:

    Likja eshte nje zvarranik skrapari
    Ne kohen e tij kur qeveriste me sali putanen nje vend pune si infermiere apo mesues ishte nga 3000 Deri ne 6 mij euro
    Pusho te vjetrit dhe shit vendin e punes te rrinjve
    Nuk e mendonin kur se nje dite do shnderohej nga 100 kile shtangist ne 5 kile kaposh
    Njeriu me I urryer sot per sot ne shqiperi
    Ky eshte Hajdut i pa cipe pa moral pa vlere dhe pa asnje lloj merite si qenie njerezore
    Ti thuash kafshe ofendohen kafshet!

  3. Goni says:

    Shkrim Kryeveper

  4. Ladi says:

    He me te lumte pena- ashtu me te lumte dora..

  5. Ed says:

    BRAVO MERO SHUME E SAKTE ME FAKTE

  6. cikuri says:

    Qe Ilir FLORIRI eshte nje vrases dhe hajdut ordiner eshte e qarte prandaj eshte bere krahu i djathte i Sali Besrshes keti krimineli qe shkateroi valbonen por tropojaneve mir ua beri se e duan shume pavarsisht qe i shkateroi e i vrau.
    Edi Rama duhet te dali qarte e sakte : VJOSA NUK DUHET PREKUR AS PJESA E POSHTEME AS E SIPERMJA. DUHET TE MBETET ASHTU SI ESHTE……

  7. Rizi says:

    Bravo Mero
    Me sa duket pasuria e familjes Meta nuk paska ardhur nga shitjet e dyqaneve e apartamenteve te mostres Monika por qenkan leket e pazareve qe ka bere sekseri kryeminister Meta
    Zoti i denofte ku ju dhemb me shume

  8. Mona pompon pistona says:

    Mero nje sygjerim. Njerezit e kane kujtesen te shkurter dhe harrojne shume shpejt krimet dhe skandalet e treshes Berisha-Basha-Meta.Madje ka te rinj qe nuk kishin lindur gjate kohes se krimeve te treshes dhe nuk jane te informuar.Te lutem tani perpara zgjedhjeve krijo nje arkiv me videot e krimeve te tyre. Fillo me videot e dhunes te Berishes ndaj opozites ne vitin 96. Vendos videon e fjalimit te Berishes gjate urimit te vitit te ri 1997 ku garanton qe firmat piramidale jane te sigurta.Vazhdo me videot e anarkise se 1997. Vendos videot e dhunes se 14 shtatorit 1998 kur bandat e Berishes uzurpojne parlamentin,TVSH,dhe institucionet e tjera.Vendos videon e shperthimit te Gerdecit.Vendos videon me trupin e Kosta Trebickes. Vendos videon kryehajdutit Meta.Vendos videot e ezkekutimeve te 21 Janrit 2011.Vendos videot e 2019 kur tentojne te djegin parlamentin. Dhe shume krime te tjera qe nuk me vijne ne kujtese tani. Eshte detyre patriotike ndaj kombit Z.Baze qe te mos lejosh qe koha te fshije krimet e ketyre fashisteve.

  9. N.VJOSA says:

    Une e kam thene,
    TI MERO,
    JE TANI PER TANI
    PASHAI I GAZETARIS SHQIPTARE…!
    Te ka lezet fjala se flet me fakte dhe e Verteta ka nje fuqi te jashtzakonshme!
    Vjosa jote , Vjosa ime, Vjosa jone duhet te mbetet ashtu e virgjer, si e ka çare rrugen e vet ne shekuj, nje bukuri e rralle shqiptare, por dhe europiane,
    si e kane quajtur gjermanët,
    BLAUE HERZ EUROPAS, (Zemra blu e Europes)
    shpallja PARK KOMBETAR E VJOSES, eshte nje ide e mrekullueshme qe do tu mbetet brezave ashtu sic eshte NJE PERLE E NATYRES SHQIPTARE, ndersa Liro Megahajduti do perfundoje ne Reç, ne shtepine pa qira te hajdutve…
    Megahajdut, hipokrit primitiv i pandreqshem!
    Koplimente Mero Pashë Tepelena!…

  10. kerkesa says:

    Mero, pô i kemi thene te gjitha na duket dhe çdo dite e dalin te tjera per Saliun, Ilirin e kompani. Po ata prokuroret qe dolen nga vetingu, ai Spaku ai krieprokurori Cela qe na u betua, valle i lexojne gazetat, mire “indicie” qe nuk kane? Po paskan qene helaqer fare, pa u gezuar nje dite do ta lene kete popull te vuajtur?! Nuk jane gje as qytetet qe u ndertuan keto vite para asaj qe duhej te denoheshin kriminelet dhe hajdutet Mos valle e duan me vare ne koke keta prokurore e gjykates? Si nuk doli nje burre apo nje grua qe te thoshnim: ka zot vatani!, por te gjitha plaçkaxhij maskarenj..

  11. shelegura says:

    KY ILIR META SE ESHTE TURP TI THUASH PRESIDENT .
    KA PROVUAR TE GJITH KARJEREN E NJE SHTETI .
    MIRPO INTERESANTJA ESHTE SE TANI QE IKA PROVUAR TERE KARJEREN DRIDHET NGA MAKTHI SIKUR KA KV19 .
    NGA KETU DUHET TE FILLOJ DREJTESIA , ME BINDJE MENJEHER DO NDRYSHOJE OPINJONI I MBARE VENDIT KY E TREGOI GJITHE POSHTERSIT E TIJ .
    VETEM SPAKU SPAKU SPAKU .

  12. Luli says:

    Po care mereni me te.ai buke e kos po han.cfare po ju ban

  13. Drejtesi says:

    Supermafjoze, e antishaiptare, po ska burra ky vend ka dele e lepuj…

  14. Kume Peza says:

    Eh Shqipëri ku ke rene. Një krye hajdut president i vendit.

  15. viçidoli says:

    Fole o like floriri
    Fole e vazhdo gënje
    Por populli ty te një mirë
    Plehrë si ty ska mbi dhe
    Shqipëtarët “kokë pa larë”
    Si gënjen dot ti o pleh
    Ti njohin bëmat me radhë
    Ske ku futesh me u fsheh
    Blloku i zi në dorën tënde
    Mori jetë e hodhi dhe
    Ske ku fshiesh Ilir Meta
    Tradhëtari ska atdhe
    Bashk me ty Flori Kërraba
    Populli thotë o zot ku je
    Kur do zhduken këta plehra
    Të rilind Shqipëri e re
    Boll e vratë e sakatuat
    E vodhet dhe e cnderuat
    Vetëm për bythën menduat
    Ngritet vila e pushtuat
    Dhe macet modernizuat
    Vetëm për popull smenduat
    O like like vampiri
    Ty të ka mbaru Fiqiri
    Vetëm Reci të shpëton
    Kët dhe populli kërkon.

  16. Aleko Miho says:

    Me gjithe respektin qe kam per ju Mero ky shkrim nuk mbron kauzen e mbrojtjes se natyres ne Shqiperi, por vazhdon luften, secili nga llogorja e tij! Gjesti i Presidentit kesaj here eshte shume qytetar dhe demokratik, pavaresisht cilat jane shtysat. Ne notojme prej vitesh ne kete det politikanesh dhe gazetaresh qe flasin dhe shkruajne nga llogorja duke harruar interesin e perbashket! Jo une dhe koleget e mi uneversitare, vendas dhe te huaj, por as ju me mjetet tuaja nuk mund te ndryshojme dhe sjellim ketu engjej qe te na qeverisin ashtu si duam ne! Edhe kur dukush be nje veprim pozitiv, ne nuk pertojme te hapim Librin me gjithe vrerin e grumbulluar ne gjithe keto vite! Ku eshte interesi i perbashket ketu! Ku eshte gazetaria qe ne duam ketu! Ku eshte vete qytetaria qe ne nuk po na duket ende ne kete vend! Mbase vete Preseidentit ky shkrim mund t’i lendoje disi figuren, por kjo ka pak rendes per interesin tone te perbashketi! Ajo qe ben Dem eshte se makuteria e HEC-ve po demton AJKEN e natyres shqiptare. Thone deri 850 HEC-e te dhena nga gjithe qeverite. Nuk dua te basoj nje gje te tille! Rreth 30 HEC-e per 1000 km2. Krim per natyren Shqiptare. Lumi Vjose dallohet mes tyre si nje lume i vetem per gjithe Europen, persa i perket vlerave natyrore dhe biodiversitetit; pa nderhyrje nga burimi ne detin Adriatik; i eger thone ekspertet mbare boterore. E thote dhe BE ne Raportet e Progresit. E thote dhe IUCN, WWF, Konventa e Bernes, EnCom, FAO etj. Vetem Qeveria jon nuk do t’ia dije! Topi bum e Mucua tutje … ! Dhe ne vazhdojme te plluskojme ne varferine tone qe nuk na hiqet nga trupi! Dhe te rinjte tane nuk gjejne karar ne vendin qe i ka lindur nena, por nuk lene gur pa levizuar per t’ia mbathur! Pse nuk guxoni dhe ju te mbroni keto vlera ne Gazeten tuaj! Por nga llogaria juaj luftoni pa shprese! Asnjehere nuk eshte vone z. Mero te zgjoheni dhe kuptoni se zhvillim te kulluar nuk ka! Behuni pale me ate qe sadopak perpiqet per mbrojtjen e natyres dhe te shendetit te njeriut dhe zhvillimin e qendrueshem! Respekte!

  17. Shqiptar says:

    SEKSERI, u bè president, me votat e atyre qè premtuan se nuk kishin mandat pèr tè falur sekserè.
    VRASÈSI, qè viktimat na i kish groposur nè malin me gropa, èshtè sot, i ulur nè tè njèjtèn llogore me akuzuesin
    Edhe vilat e ndèrtuara me DJERSÈN E BALLIT, i kanè pranè njèri tjetrit.
    Shqipèria sot, èshtè zhveshur lakuriq nga sekserèt dhe vrasèsit. Shqiptarèt, janè populli mè i pambrojtur dhe mè i degdisur nè kontinent, me politikanèt mè tè pasur nè rajon dhe fèmijèt mè tè leckosur dhe tè pa shpresè nè europè.
    Jo jo. Edi Rama me SEKSERÈT qè ka vetè nè rradhèt e tij, nuk shiten dot sot si Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino, qè mezi presin votèbesimin, pèr tè çuar para drejtèsisè, mafiozèt qè i ka hipur vetè nè ato karrike.
    Kjo qè luhet sot, èshtè teatèr sekserèsh A ka drejtèsia shqiptare, nè radhèt e saj, vetèm Gjin Gjonè, plepista kllounè?
    Apo do marrè zemèr dikush prej tyre dhe do nxjerrè kokèn nga prapanicat e hajdutève dhe vrasèsve tè politikès shqiptare?
    Nuk do shpètonin vetèm Vjosèn, me atè veprim.
    Do i jepnin njè kombi tè tèrè, shpresèn e humbur dhe do i kthenin dinjitetin, emrit tè shtetit shqiptar.
    Vjosa, èshtè kudo nè Shqipèri. Qè nga Llènga e Mokrrès, deri nè Vermosh. Gjithkund krime ekologjike, shkatèrrim lumenjsh dhe natyre,,,,,nga sekserèt, qè pasi bèjnè para duke shkatèrruar Shqipèrinè, fillojnè e bèjnè tè fortin mè pas, duke vrarè shqiptarèt.

  18. Albani says:

    MERO: Si nje gazetar shume i afirmuare tani dhe me i lexuari ne shqiperi dhe jashte saj ,te lutem keto 5-6 muaj qe kqne ngelur nga zgjedhjet e 21 prillit 2021 publiko ashtu siç e di ti te gjitha vidjot e treshes kreminale te shqiperise prej sote dhe 30 vjeteqe qe po mbyllen.
    Kete deshire mbare popullore vetem ti dhe ti e realizon kronologjikishte dhe mjeshterishte qe fytyra e ketyre kremineleve qe ju eshte bere si sholla e kepuces se Tauland Balles te marrin veshe se kush jane dhe jush do te jene ne te ardhmen e shqiperise se vertete.
    Pershendetje dhe pene te mbare per mua , si pena e veteme e ngelur ne ate vend aq te bukur por te sunduare dhe uzurpuare nga
    disa kreminele dhe tradhetare me rrenje dhe me dege. SHPRESOJ se vetem kjo me ka ngelur.

  19. Velo says:

    Preshident, jo President!

  20. Zgalem says:

    Ilir Meta , mbetet politikani me enigmatik i ketij tranzioni , duke poerfshire dhe Berishen . Ky i fundit e ka shpallur veten fashist dh shumica e njohin te tille , Meta paraqitet socialist dhe eshte me shume se fashist , sepse fashistet nuk mendonin vetem , per pasurimin individual, te pakten formalisht . Meta , nepermjet Bachetit , rreket te perfitoi , kur te vije ne pushtetin e endeeruar . Shqiptaret nuk kane pare nje famile politikanesh , qe mendojne si te pasurohen , per vete dhe njerzit afer tyre . Kur te bente minister Ilir Meta dije se do te kerkonte favore , qe nuk i kishe shkuar nder mendje . Keshtu dhe kur te bente gjyqtar . ka qene shume kohe kryetar i LDK . te gjitha prapesite , per pronat , kane dy autore , Saliun dhe ILirin , por me shume Ilirin . Trazincioni i vuri ne prove dhe u vertetuan dy shqiptaret me te rrezikshem . kulmi i hajduterise shteterore . Deri sot nuk u ka hytre gjemb ne kembe . Kur ishye rrasti i videos “Prifti ” , Berisha beri dekllarata bombastike perpara kamerave . Shqiperia nuk gjen qetesi , me keta dy shqiptare te gjalle . Zgalem

    1. ABC KORCA says:

      Z. Mero, je i vetmi pronar mediash qe merresh me ekosistemin.
      Bravoooooooo?????????
      (merret dhe boliniu por ne darke ve bixoz 2-3 ore live ne tv kombetar… nga shumeajrimi do e kete?)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje