Mazi në Romë, takime me zyrtarë të lartë italianë: Mbështetje e plotë, Italia mike drejt integrimit në BE

25 Shtator 2020, 14:00Politika TEMA
Mazi në Romë, takime me zyrtarë të lartë italianë:

Kryenegociatori i Shqipërisë në bisedimet për anëtarësimin ë BE Zef Mazi, sapo ka mbaruar një vizitë të suksesshme dypalëshe në Romë. Mazi ka pasur takime me zyrtarë të nivelit të lartë në qeverinë italiane, si dhe në Senat.

Mazi ka pasur një takim të veçantë me ministrin italian të çeshtjeve evropiane Vincenzo Amendola gjatë të cilit janë konstatuar marrëdheniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe vullneti i plotë i Italisë për të mbështëtur fuqimisht aspiratën e Shqipërisë për t’ju bashkuar familjes evropiane. Mazi ka takuar gjithashtu Ivan Scalfarotto, nënsekretar shteti në ministrinë e jashtme italiane dhe më pas ka pasur një takim të veçantë edhe me këshilltarin diplomatik të kryeministrit Antonio Conte, Piero Benassin.

Një takim i rëndësishëm ka qenë ai mes Mazit dhe shefit të politikës së jashtme në Parlamentin italian, mikun e vjetër të Shqipërisë Piero Fassino. Fassino ka deklaruar se Shqipëria vijon të mbetet një vend me rëndësi strategjike për Italinë dhe një aktor i dorës së parë në zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, duke shtuar se integrimi i vendit tonë në BE shihet si një përparësi e të gjitha palëve në politikën italiane. Ai vlerësoi zhvillimet pozitive në Shqipëri në vitet e fundit dhe shprehur dëshirën që pas hapjes së procesit të negociatave të ketë një avancim të shpejtë në axhendën mjaft impenjuese të punëve mes Tiranës dhe Brukselit. Mazi u takua gjithashtu edhe me kreun e politikës së jashtme në Senatin italian.

Zef Mazi mbajti gjithashtu një fjalë prezantuese në Qendrën e Stduimeve të Politikës Ndërkombëtare) CESPI, në prezecën e një audience të kualifikuar diplomatësh e ekspertësh të marëdhënieve ndërkombëtare, të lidhur edhe online nga vende të tjera me eventin.

Në fund të takimeve, Mazi u shpreh se “Me miqte italiane diskutuam nje game te gjere çeshtjesh per shpejtimin e procesit te integrimit, per ecurine konkrete te vendit tone ne plotesimin e pikave kyçe nga konkluzionet e Zagrebit. Pritja shume e ngrohte, mbeshtetja e plote e shtetit, politikes dhe popullit italian gjate gjithe kohes, është një frymezim, inkurajim që ne te ecim sa me shpejt drejt arritjes së objektivit strategjik të vendit dhe popullit tone.”

Më tej Mazi shtoi se “në Bruksel perfaqesuesit e shteteve anetare po bejne diskutime mbi draft-kuadrin negociues për Shqipërinë. Ne po punojme intensivisht, me vendosmeri, qe kuadri negociues te reflektoje parimet e metodologjisë së re të procesit të negociatave, sipas vendimit te Këshillit Evropian të 25 marsit 2020. Ne diskutuam me miqte italiane që ai te jete me gjuhe te balancuar, te miratohet sa me pare dhe fill pas tij te miratohet edhe mbajtja e konferences te pare ndërqeveritare, brenda presidences Gjermane te BE, brenda ketij viti”, tha Mazi.

Kryenegociatori shqiptar deklaroi se “ne kerkuam dhe kerkojme qe te pasqyrohet drejtë, sakte dhe te njihet ecuria jone drejt përmbushjes së kritereve. Kjo shpresojme do reflektohet në raportin e ardhshëm të Komisionit Evropian në muajin tetor”.

1 komente në “Mazi në Romë, takime me zyrtarë të lartë italianë: Mbështetje e plotë, Italia mike drejt integrimit në BE”

  1. On says:

    Mazi po perdoresh nga Rama…..jep doreheqjen….per hapje negociatash nuk behet fjale para tetorit 2021. Ishe zoteri ne Wiene.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje