Shqipëria paditet në arbitrazh për koncesionin e terminalit të kontejnerëve në Durrës, Kurum kërkon 100 mln euro

25 Shtator 2020, 18:39Ekonomia TEMA

Kompania Kurum ka paditur Shqipërinë në arbitrazh ndërkombëtar, duke kërkuar një dëmshpërblim me vlerë të raportuar prej 100 milionë euro për prishjen e kontratës së terminalit të kontejnerëve në portin e Durrësit.

Kompania ‘Durrës Container Terminal’ Sha dhe investitorë të tjerë në koncesionin e përpunimit të kontejnerëve në  portin e Durrësit, kanë bërë një padi në arbitrazh pas prishjes së kontratës nga një gjykatë shqiptare dhe sekuestrimin e terminalit nga përmbaruesit.

Çështja kundër Shqipërisë është regjistrua në 23 shtator në Qendrën Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjes së Investimeve, ICSID, në Uashington.

Padia kundër Shqipërisë është regjistruar nga kompanitë e regjistruara në Shqipëri Durres Kurum Shipping shpk, Durres Container Terminal Sha, Metal Commodities Foreign Trade Corp e regjistruar në SHBA dhe Altberg Developments LP në Britani – të cilat janë investitorët në koncesionin e terminalit të kontejnerëve.

Sipas një artikulli në Global Arbitration Review – një revistë e specializuar për çështjet e arbitrazhit, Kurum dhe investitorët e tjerë kërkojnë një dëmshpërblim nga shteti shqiptar të barabartë me 100 milionë euro.

Anulimi i kontratës së koncesioni është ekzekutuar disa muaj më parë, pas një beteje të gjatë ligjore për prishjen e kontratës së partneritet publik private midis kompanisë turke dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.(BIRN)

15 komente në “Shqipëria paditet në arbitrazh për koncesionin e terminalit të kontejnerëve në Durrës, Kurum kërkon 100 mln euro”

  1. Greta says:

    Kërkoni sa të doni, dhe merrni sa të doni në shqipëri mundë të bëni çfarë të doni, dihet shumë mirë skema e korrupsjonit me partnerët e huaj dhe vendas, para ka pëederi sa paguan taksa europjane ju jeni në rregull?

    1. abc says:

      I nxori Erdogani (nepermjet padis se Korumit) dhuratat qe i beri Ram-utit, dmth faturen e shpenzimeve te ndertimit ne Lac.
      Parat u clyen ndaj Turqve, e vetmia qe ngeli eshte Tradhetia dhe turpi i Rames.

      1. Berti says:

        Uau da mire i di punet dhe politiken or abc dhe me sa lehtesi na i beke njerzit tradhetare. Shko mor daj kaj pjatat, apo bo roje ne ndonje parking. Nuk ke haber nga biznesi. Para se te fillosh larjen e pjatave apo rojen e parkingut apo te hash lukedielliduje marre te tjeret neper goje, po te hap pak dereb e dijes oer biznes: Kur prishen kontratat palet shkojne ne arbitrazh apo edhe gjykate dhe kush ka te drejte merr hakun. Bota ka shekuj qe ben tregeti e biznesh vetem ne kontrata dhe jane mijera e mijera raste ne vit qe shkojne ne arbitrazh per te sqaruar mosmarreveshjet. Praktike rutine ne tregeti e bizbes. Keshtu qe ti mos u shqeteso ha luludielli pa probkem.

    2. abc says:

      E ka fajin Greku, kerkon te na armiqesoj me vellezrit tane Turq.

  2. vlora says:

    Ne jemi nje popull skllav ne kohra moderne sepse do punojme sa te jete jeta angari per te paguar :Demshperblimi i te burgosurve Kompesimi i ish pronareve[se keshtu donte saliu me fatos nanon me ligjin 7501]Ndertimi i shtepive te shembura nga termeti[gare mes politikaneve kush nderton me shume shtepi per te mare sa me shume vota]Nderkohe qe jemi i vetmi shtet ne bote qe ndertojme shtepi.Amerika kur godet uragani u con banoreve ndihma mjekesore dhe ushqime dhe kur qetesohet situata u thote regullohuni vete.Do paguajme demet nga permbytjet[bota ketu operon me shoqerite e sigurimit].Meqense termete ,permbytje do kete gjithnje neve gjithnje do punojme per te eleminuar pasojat se politikanet tane duan vota.Prandaj duhet ikur nje ore e me pare qe mos te paguajme

    1. abc says:

      Keto jane pasojat e shitjeve skandaloze te te gjithave aseteve Kombetare tek Turqit, Metalurgjik, Miniera, Hidrocentrale, Porte, Aerodrome …
      Te gjitha keto Tradheti te politikanve te korruptuar Shqiptar i bene nen petkun e “vllazeris” shekullore te dy popujve.
      Nje teze e turpshme, tendecioze dhe skandaloze e fabrikuar dhe e perhapur nga kulishat Turq (agjent) ne Shqiperi.

  3. Lani says:

    Shume njerez nuk arrijne dot as te ushqehen ndersa keta qe drejtojne Shqiperine ne raste si ky i mesipermi qe mund te jete ne rastin me te mire paaftesi humbin miliona euro nga arka e ketij shteti qe duhet t’i dilte zot ketij populli te vuajtur qe vazhdon te vuaj. Trishtim dhe neveri per administraten e korruptuar dhe te paafte drejtuar nga politikane qe nuk ndryshojne thuajse fare prej tyre.

  4. Andon L. says:

    Edhe në çështjen e arbitrazhit, Kurum vazhdon të bëjë “shaka” me shqiptarët! Kurrë nuk ka pasur partner kurum! Këto kompani ndërkombëtare (amerikane dhe britanike) janë thjesht false! Pronarëve dhe administratorëve të tyre u paguhet një tarifë nga Kurum për t’u paraqitur “ortak në gazeta”. Lojë brenda një loje tjetër! Si u bënë pjesë e koncesionit? A e autorizoi qeveria një partneritet të tillë para nënshkrimit të ndonjë kontrate me ta? Miliona pyetje! Të gjithë çojnë në “mashtrim” të shqiptarëve siç bënë për 2 dekada në Elbasan! Ata vunë në punë filtrin e ajrit natën dhe ndaluan gjatë natës! Imagjinoni një kompani të tillë! Turp të kesh biznese të tilla.

  5. durres port says:

    E rrezikshme, madje teper …
    Kurum eshte kompania me e ndyre qe eshte futur ne tregun shqiptar e perkrahur nga cdo qeveri.
    Ata do e shfrytezojne kete rast, pasi e dine qe shteti shqiptar dhe ministria e paafte e infrastruktures i kane bere gjerat çorbe

  6. Kuq e zi says:

    Rama eshte i bindir qe nuk fiton keta jane leke per pemsionimin e tij
    Sa arbitrazhe vitin e fundit?
    Nqs do ishim shtet kurum duhej te paditej me 1 miliarde euro per ndotje kjo eshte qeveria e ridhjerjes qe prish kontrata naten po ben te njeten gje qe beri nano vitin e fundit kap ca kap

  7. QYTETAR ELBASAN says:

    A doni të dini historinë e vërtetë? Kurum nuk ishte i kualifikuar të merrte operacionin portual në Durrës që nga fillimi. Ai mashtroi disa kompani ndërkombëtare për të operuar portin. Llogaritë e tij në port do të provojnë se të gjitha transaksionet e tij ishin me kompanitë e tij në Elbasan. Ata duhet të rikontrollohen dhe t’i dërgohen arbitrazhit ndërkombëtar si një “rast shembull që mund të marrë Çmimin Nobel në Mashtrim”. Të gjitha shpenzimet e tij gjatë pranisë së tij në port duhet të kontrollohen nga auditorë seriozë: Shqipëria humbi të paktën 16 milion EUR në 5 vjet vetëm me “fatura të rreme”. Rezultati duhet t’u paraqitet arbitrave Kurum si një ndihmë!
    Duke ardhur në Elbasan, të gjitha llogaritë e tij për 20 vitet e fundit duhet të kontrollohen në këtë mënyrë: faturat e skrapit; ne impianti i çelikut fuqia e transformatorit; Orari i funksionimit të impiantit të shkrirjes së çelikut dhe konsumi i energjisë elektrike. Ato duhet të kontrollohen me fatura të shitjes! Ju do të zbuloni se 300 milion EUR mungojnë! Këto Para mund të rinovojnë të gjithë spitalet tona përgjysmë, dhe, me gjysmën tjetër, 300,000 punëtorë mund të marrin ndihmë COVID-19!
    Je për Kurum apo je per Shqipëri?

    1. Zeni says:

      O shoku qytetar …un punoj ne porto….e kam pare me sy te shkaterrohej sheshi i oonteniereve ne sekonden qe e moren turqit ne dore dhe di te them me detaj se ku fle lepuri turk….po nuk e them
      E kupton qe gjithe keto informata administrata jone jone e rilindur do ti perdore per ti bere shantazh per leke Kurumit
      Te rren mendja se administrata jone eshte aq e njerezishme apo aq me shkolle sa te kuptoje apo ti interesoje se ato 100 milione jane te te gjitheve neve
      Madje me e bukura eshte qe jane aq dembele sa edhe sikur ti japesh gjithe informacionin e duhur per shantazh prape do pertojne….do preferojne kafen dhe you tube te komp i punes

  8. liu says:

    Zeni I ke thene te gjitha…..kjo eshte adm kudo.

  9. Berti says:

    Uau sa mire i di punet dhe politiken or abc dhe me sa lehtesi na i beke njerzit tradhetare. Shko mor daj laj pjatat, apo bo roje ne ndonje parking. Nuk ke haber nga biznesi. Para se te fillosh larjen e pjatave apo rojen e parkingut apo te hash lukedielli duke marre te tjeret neper goje, po te hap pak deren e dijes per biznes: Kur prishen kontratat palet shkojne ne arbitrazh apo edhe gjykate dhe kush ka te drejte merr hakun. Bota ka shekuj qe ben tregeti e biznes vetem ne kontrata dhe jane mijera e mijera raste ne vit qe shkojne ne arbitrazh per te sqaruar mosmarreveshjet. Praktike rutine ne tregeti e biznes. Keshtu qe ti mos u shqeteso ha luludielli pa problem.

  10. katarakti says:

    Larg koncesionarët e huaj, Kurumi, Bechetti etj etj. Janë korba që të nxjerrin sytë;. Veprojnë dhe sillen në Shqipëri, siç kanë bërë prej 100 vjetësh në shtetet e Afrikës. Banorët e këtyre vendeve “flejnë” mbi diamante dhe naftë, por janë më të varfërit në botë. Se pasuritë e tyre janê gllabëruar nga “investuesit” e huaj. Je ministêr apo kryeministêr?! Jep aeroportin e Rinasit me koncesion dhe i ke të sigurta 1 milionë euro nën dorê. Ose Metalurgjikun. Si me CEZ-in etj etj. Shitet Shqipëria, 100 vetë bëhen supermilionerë, 1 milion veta e braktisin vendin se nuk shohin të ardhme. Vendi eshte shitur dhe ndarë midis peshkaqenëve të huaj dhe çakejve vendas. Nuk ka më shpresë. E ashtuquajtura demokraci doli parajsë për njê pakicë dhe tragjedi për mbarë popullin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje