Ajo që ndjen dhe ajo që ëndërron Berisha

26 Shtator 2020, 19:17Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Sali Berisha ka një ndjenjë dhe një ëndërr për këto zgjedhje. Ndjenja është se Edi Rama do t’i vjedhë zgjedhjet, kurse ëndrra është që Edi Rama është i trembur për vdekje nga Lulzim Basha. Në atë moshë njeriu kur dremit, çfarë nuk i kalojnë para syve, edhe frikërat edhe shpresat edhe planet, por nuk është mirë t’i thotë të gjitha brenda një fjalie.

Dje për shembull ka thyer rekordin e një parashikuesi politik për zgjedhje, duke deklaruar se do ndodhin dy gjëra të cilat nuk mund të ndodhin kurrë njëkohësisht.

Fillimisht ka thënë që nuk do të ketë zgjedhje dhe se ato po i grabit Edi Rama me Kushtetutë.

“Edi Rama nuk po e bën me zgjatje mandati por me grabitje mandati me Kushtetutë. Këto janë zgjedhje antidemokratike, antiligjore, se një votues për partinë e parë, e ka fuqinë e katër votuesve për partinë e dytë. Zgjedhje këto nuk janë.”

Një deklaratë e tillë nënkupton që Edi Rama me ndryshimet kushtetuese i ka të fituara zgjedhjet, pasi po i grabit. Për ta ilustruar këtë Berisha ka shpikur dhe që votuesi i partisë së parë e ka fuqinë e votës katër herë më të madhe se votuesi i partisë së dytë.

Nuk ka ndonjë aritmetikë për këtë, por një votë socialiste, i duket katër herë më e fortë se një votë demokrate, pasi ka tërë jetën që del parti e dytë.

Duke lënë mënjanë lathitjet e moshës, ajo që mund të marrë si mesazh një demokrat, kur dëgjon këtë pjesë të ligjërimit të tij, është se Edi Rama po ua vjedh votat me Kushtetutë dhe nuk ka asnjë shpresë.

Pastaj vjen parashikimi i dytë, i cili garanton se Edi Rama është i humbur dhe i pashpresë, i ka hyrë frika në palcë, ai është i humbur në çdo sondazh dhe nuk kandidon në Durrës nga frika e Bashës. Me këtë rast ja caktoi dhe Bashës Durrësin, që mos ta ketë në Tiranë në një listë me të, se nuk do t’i bëjë karshillëk.

Kur dëgjon këtë të dytën demokrati i zakonshëm relaksohet dhe thotë “i paskemi të sigurta zgjedhjet”.

Nëse këto dy mesazhe një votues do t’i dëgjonte të ndara, njërën sot, e njërën nesër, mund të ishte në dilema se kush është i vërtetë, por kur i dëgjon, brenda një minute nga i njëjti njeri, në në të njëjtin paragraf të ligjërimit të tij, i vetmi shpjegim që mund të japë, është se folësi ka rrjedhur.

Tani ose Edi Rama  e ka garantuar fitoren me ndryshimet kushtetuese dhe e ka grabitur pushtetin, ose është i vdekur se i dalin sondazhet keq dhe e tremb jashtëzakonisht shumë Lulzim Basha po kandidoi në Durrës, aty ku e caktoi Berisha.

Të dyja bashkë shkojnë vetëm për një tru të degraduar dhe në panik , që para se të përgatitet të bërtas “fitore”, bën njëherë nekreologjinë e humbjes.

Nëse është e vërtetë pjesa e parë që Edi Rama e ka garantuar fitoren me ndryshimet kushtetuese,  nuk shkon ajo pjesa e dytë që ai është i trembur, dhe nëse është e vërtetë pjesa e dytë, që ai ka frikë nga Basha dhe e ka të sigurtë humbjen, PD dhe Berisha s’ka pse tremben nga ndryshimet kushtetuese, një pjesë të të cilave i duan dhe vetë.

Por kjo është logjikë për njerëzit normalë, jo për Berishën. Berisha në fillim thotë atë që ndjen, pastaj atë që ëndërron.

Ajo që ndjen Berisha, është se Edi Rama do fitojë pushtetin, qoftë dhe me “grabitje kushtetuese mandati”, siç ja ka taksuar ai, kurse ajo që ëndërron Berisha është që Edi Rama është i frikësuar për vdekje nga Lulzim Basha dhe e përfytyron atë duke ikur me vrap nga Durrësi për në Vlorë, duke parë mos e ndjek Luli.

Zakonisht ndodh ajo që ndjen, jo ajo që ëndërron.

 

19 komente në “Ajo që ndjen dhe ajo që ëndërron Berisha”

  1. Shkodra says:

    O Mero, pash Zotin boll me kete bagel!
    Kane kaluar 20 vjet nga shek 21, ju merreni akoma me nje mbeturine tribale komuniste te kohes se sovjetit dhe Maocedunit.
    E kuptoj si te gjithe shqiptaret qe ky lloj muti dhe kafshe nuk do te shqitetet edhe pse po i del shpirti nga bytha dhe eshte bere komplet idjot, por edhe ju o Mero e keni bere sport kombetar te tallni bolet me kete rrot kari.
    Merruni ju lutem me hallet, me sfidat, me objektivat e shek te 21 dhe gjenerates qe i perket, se ngelem ne mesjete, me rrota kari si bagla i Vicidolit ngjitur pas kepuce!

  2. Qerimi says:

    Kryepsikolog i Saliut je. E nuhat ne ajer

    Po ate fshatin Mbreshtan cfar e kishte pse insistonte

    1. xx says:

      Mbase vetem une shtanga nga insistimi i tij se Rama eshte nga Mbreshtani dhe perse Rama nuk e thote,.O ZOT me keto u muarr gjithe kohen,se Ramen e thirri Erdogan per dajak,se Micotaqis i dha darke dhe dru,se Rama e ka shit detin pa vulosur e firmosur asgje ndersa ky hedh poshte dhe Gjykaten Kushtetuese, se ”Rama eshte bere synet ” ashtu ndoshta sic eshte bere edhe ai ne Vicidol, e ska te mbaruar letargjia e tij.Ah harrova te them se Saliun e paskan frike greket dhe turqit se ai na qenka patriot i madh vetem qe shpetuam nga masakra qe gatoi ne ’97 fale nderhyrjes.Gjate gjithe emisinit ai nuk e kupton sa i neveritshem behet me buzqeshjen ironike dhe me bindjen se eshte teper i zgjuar.

  3. arvanitasi says:

    o mero je i madh

  4. besmiri says:

    Trutharri Berishe minimumi qe duhet te beje eshte te çoje Lulin ne Durres dhe ta largoje perfundimisht si humbes dhe e ka realizuar !Tjeter kush po pergatitet per kryetar i PD ndaj edhe Luli fle gjume ne kolltuqet e zyres tere diten e çohet vetem kur kthehet ne shtepi!E dini pse Lul Basha nuk ulet asnjehere por edhe konferencat e shtypit i bene ne kembe!Pergjigjia eshte e thjeshte :Sepse e ze gjumi po u ul!

    1. Jaro leshi mustaqemuti says:

      E mor njeri i zotit , me inicialin” besmir ” cme bere te qesh me lot , s’kisha qeshur ndonje here keshtu …….sa fatkeqesi te qeverise nje delirant , nje skuth , nje kryekomplet idjot si Lul karabushi Shqiperine , nen frymezimin e Sali Berishes dhe Ilir hajdutit , sdua ta kaloj as ne enderat me te cmendura te mundshme qe mund te te ndodhin ……. Gjithsesi te falenderoj nga zemra per humorin …tung

  5. Petrit says:

    Dhe propaganda vazhdon :
    Ne vend qe të merreni me arritjet e rilindjes.
    Ne vend qe të merreni me tepsine dhe timonin qe kerkoj naltgjatesia iu kerkoj shqiptarëve dhe i perdori vetem per vete.
    Ne vend qe te merreni me aeroportin 3D te vlores shkodres durresit gjirokastres sarandes korçes permetit.
    Sepse kudo qe shkon premton nga nje aeroport.
    Ne vend qe të merreni me ekonomine e shqiptarëve te cilêt sot ndodhen ne piken me te ulet.
    Ne vend qe të merreni me politiken e jashtme te qeverise shqiptare qe askush nuk i pret neper kancelarite europiane.
    Vazhdoni te thurmi endërra ne diell per veten tuaj sepse votuesit shqiptarë nuk ju besojne më.
    Kaq e thjeshte eshte

    1. Zigur Qarri says:

      Petrit = ham-ham, gam-gam… tipik shqupis.

      1. XheJ eN Bi says:

        Zigur Qarrrri….
        Më duket se i vure brylat origjinalit.
        Na mori malli.I ka zënë spallangonje tastiera.

  6. Malo Kanina says:

    Asgjë të re dhe të jashtëzakonshme nuk ka në këtë shkrim, vetëm atyre që janë në proçes ç’guakërimi ju duken të hatashme dhe habiten me ato që thotë Mero. Edhe një fëmijë i porsa ngritur në këmbë e di, që gabimi fatal i komunistëve ka qënë, është dhe do vazhdojë të jetë, fakti që “ëndërrat i marin për realitet.” Si komunist dhe bolshevik fanatik, Berisha me ato që thotë dhe bënë, vetëm se vërteton se është i tillë, asgjë më shumë. Është për këtë arsye që ai kurrë nuk mund të fitojë zgjedhje në një sistem të lirë e demokratik. Dy janë rrugët që mund të çojnë Berishën dhe PD në fitore; dhuna dhe vjedhja e votave.

  7. asnjanes says:

    Te gjith jane te sigurt se Edi to I fitoje zgjedhjet . nuk jane te paket liderat e ashtuquajtur democrat qe kane deklaruar disa here se luli I sales e coo. nuk meriton te vij ne pushtet, thone para kohe se do I vjedhe votat pozita per te mbuluar turpin e humbjes e justifikuar trubulirat mbasi te deklarohen humbes. Shqipria ka mjaftushem idiota te perdoren nga agjentet antishqipetare me ne krye saliun ashtu si I perdori ne vitin 91997. cecenet mezi presin trubullira por policia shqipetare ka mesuar mjaft nga shembulli I policis hero e popullit Amerikan. Plumbin pa gjyq kriminelave Pa pyetur se cfar thone terrorist, budallejt e virusat. populli mbi te gjitha dhe Polici eshte ai qe populli i ka dhene te gjitha mjetet dhe te drejtat per ta mbrojtur edhe me plumb pa gjyq.

  8. Artibr says:

    Po ka te drejte zaliu e di si vidhen zgjedhjet nuk i ka vjedhur nje her po shume her eshte ajdut profesioniste dhe rama eshte dishekulli i tij dhe ky si saliu po ky nuk vret po vetem vjedh lek eshte hajdute xhepash i pa par ka nje nuhatje te pa pare per lek nese ke lek ky te ben deputet minister cfar te duash sipas gjobes nuk e di a ka me ps nje intekektual ne politik me gjeni nje keshtu qe saliu e di ky e ka mynyren se eshte ne pushtet do i vjedhi votat dhe me kushtetut duke i shqyer kutit eshte nje egersir leku.

  9. 001 says:

    I lexova ironite e tua per sali berishen, tani lexo dhe ti nje ironi per edi ramen
    Voton socialisti , jo se voton per edi ramen por voton se sdo partine e saliut , mirepo socialisti voton partine socialiste por edi rama ben deputete tao taon me elisa spiropalin!
    E bukur apo jo tao tao me shoqen karthyese spiropali mendojne per shqiperine dhe shqiptaret?
    E bukur apo jo ?
    E ke pare si bertet spiropali kur thote listat Jan te hapura?
    Po mundohem te kuptoj pse i duan keto lista keshtu si Jan bashke me Armikun e saj saliun?
    Mos ngaqe e duan shqiperine?
    Dicka ka ketu . Fol mero mos u bej hije injoranteve!

  10. K says:

    Duhet ta trajtoni me mëshirë një plak provincial dhe mentalitet dhe kulturëtë prapamdetur mesjetare. Të gjithë bashkëfshatarët e tij , fizikisht janë transferuar në qytet , por mendërisht kanë ngelur në vendin e vet.

  11. Kurveleshi says:

    Mero,mos ju ndaj.Edhe nekrologjine duhet me ja nxi ketij bastardi.Ky dhe vetem ky eshte shkaktari qe jemi ketu e lulezuan lloj lloj pleherashhrash.

  12. Kapelja says:

    O Mero je i madh . Shkruan vetem per opoziten asnje kritik per Ramen . Jam kurioz sa te paguan ?

  13. Shqiptar says:

    Pèrse ta votojmè pèrsèri Edi Ramèn?

    Nè njè shoqèri normale, kryeministri votèbesohet sepse ka njè bilanc pozitiv mes asaj qè ka premtuar nè fushatèn e para 4 vjetève dhe realitetit qè pèrjetojnè qytetarèt nè tè pèrditshmen.
    Si èshtè ky bilanc, nè rastin tonè?
    Kryeministri ynè premtoi as mè pak e as mè shumè, RILINDJE.
    Realiteti èshtè si tek filmi koncert nè vitin 1936.
    Premtoi luftè korrupsionit,, realiteti èshtè KANDAHAR.
    Premtoi shèrbim shèndetèsor falas,,,,spitalet shqiptare janè shpella hajdutèsh.
    Premtoi se nuk do kishte mandat tè falè paraardhèsit dhe krimet e tyre,,,,realiteti èshtè i hidhur,,,,,pazare me Ilir Metèn, pazare me Sali Berishèn, pazare me Lulzim Bashèn.
    Edhe njè curril uji qè bie nga lart,,,pèrmbyt qytetet shqiptare, ngaqè “punohet me cilèsi”.
    Pèr çfarè ta votojmè zotèrinè atèherè?
    Epo ja,,,ngaqè egziston Saliu dhe lèshoka ndonjè pordhè dixhitale nganjèherè.
    Pèr krimet e kryera ndaj shqiptarève,,Saliu dhe Iliri nuk pèrgjigjen sepse Edi nuk na qènkèsh gjyqtar apo prokuror,,,kèshtu justifikohen dajrexhinjtè mediatikè tè korrupsionit kryeministror.
    Kryefamiljarin, debitor tè OSSH, atè çon kryeministri nè burg. Pèr tè, èshtè gjyqtar.
    Tè na rruaç kryeministèr.

  14. XheJ eN Bi says:

    Zigur Qarrrri….
    Më duket se i vure brylat origjinalit.
    Na mori malli.I ka zënë spallangonje tastiera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje