La Croix (1904) / Karl Gega, gjeniu dhe magjistari i hekurudhës së Semmering-ut, një nga kryeveprat më të bukura teknike në botë

26 Shtator 2020, 09:58Dossier TEMA

Nga Aurenc Bebja

“La Croix” ka botuar, të premten e 20 majit 1904, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me 50-vjetorin e përfundimit të hekurudhës së famshme të Semmering-ut, vepër e inxhinierit të famshëm me origjinë shqiptare Karl Gega, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Me 28 të këtij muaji do të fillojnë festime të mëdha të cilat do të zgjasin një javë të tërë dhe do të sjellin hare në një pjesë të perandorisë ashtu si në kryeqytet.

Në fund të majit, hekurudha e Semmering-ut, e cila ishte hekurudha e parë malore e Evropës, feston 50 vjetorin e përfundimit. Semmering-u është pika më e lartë e vargmaleve të Alpeve që na ndajnë nga Styria. Pak rajone malore janë po aq piktoreske dhe madhështore sa këto. Kur niseni nga Vjena për në Gratz dhe Trieste, së pari kalojmë nëpër vreshtat e pasura përreth Baden-it, pastaj Vjenë-Neustadt, selia e Saint-Cyr, dhe pothuajse menjëherë fillon ngjitja.

Hekurudha, përfundimi i së cilës do të përkujtohet, është seksioni nga Gloggnitz në Semmering : puna zgjati gjashtë vjet, nga 1848 deri në 1854 dhe kushtoi 31 milion franga. Është një nga kryeveprat më të bukura teknike në botë; Z. Gega, inxhinieri autori i kësaj mrekullie, ishte sigurisht një nismëtar i një gjeniu të madh, sepse guxoi të konceptojë plane të cilat ishin një zbulim për kohën e tij; ai mundësoi që industria hekurudhore e sapo lindur të hidhte një hap prej gjysmë shekulli përpara.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Vetë Semmering-u është një “séjour” shumë i kërkuar, në verë për arsye të freskisë së pyjeve dhe flladeve të tij, në dimër për arsye të temperaturës së butë që hasim në majat e larta të mbuluara me dëborë dhe të zhytura (mbuluara) nga rrezet e diellit, ndërsa banorët e fushave dhe luginave banojnë në mjegullën gri dhe në të ftohtin.

Gega, i cili duket se i ka dominuar vështirësitë deri në atë pikë sa ka qenë i lumtur që t’i kërkonte për t’i kapërcyer ato, ka luajtur me shkëmbinjtë, luginat e thella, humnerat; herë-herë, ai e çon hekurudhën e tij në shpatin e malit, ku ajo duket si një skicë qymyri mbi një mur; herë-herë, ai e fut atë në një tunel nga i cili del që të futet në një tjetër, dhe dikush do të thoshte se ai ka dashur të bëjë magjistarin me trenat; herë-herë, e hedh papritmas si një gjarpër mbi një luginë të prerë nga një viadukt me mbivendosje të trefishtë të arkadave.

Kam dëgjuar që sot vepra do të bëhej me më shumë thjeshtësi dhe më pak shpenzime, kritikë tekniku që nuk ndryshojnë përshtypjen e atyre që janë vetëm spektatorë dhe konsiderojnë në veprën vetëm madhështinë e saj.

7 komente në “La Croix (1904) / Karl Gega, gjeniu dhe magjistari i hekurudhës së Semmering-ut, një nga kryeveprat më të bukura teknike në botë”

  1. Santa Quaranta says:

    Ne ndertesen e Bankes Nacionale ne mes te Vienes ne nje nga hollet kryesore ishte nje kompozim pikture ku paraqiteshin 20 njerezit me te shquar te Austrise. Diku i ulur ne nje stol ishte edhe Karl Ghega dhe asnje nga vendasit nuk e dinte se eshte me origjine nga Shkodra!

  2. Veprimtaria e Shqiptarit te Famshem te Epokes kishte permass Boterore …
    Karl Riter Gega [ Ritter eshte Titulli me i Larte ne Perandorise atehereshme Austro- Hungareze ]
    Ing. Shqiptare i Hekurudhve e Tyneleve qe ne te kohe ishte i vetmi ⭐ Super Stare i Botes,
    qe ju bene oferta te medha e u ftua e punoj edhe per vende si
    SHBA -te Anglia etj ,
    Pra nqs Termi ~ Gjeni …
    deri ner te kohe ishte i panjohur per Boten
    Shqiptari (Durresak ❕ ) Karl Gega i
    —-
    Diplomuar ne Universitetin e Inginjeriese ne Trieste Itali
    shkuar atje me prinderit Shqiptaree i Emigrant
    i tregoj Botes potencialin e Kombit Shqiptare ,
    thone se gjyshi i tij Prift ,
    ishte fis o sternipi i Karl Topias .
    Sidoqofte nji Figur e shquar Europiane me Permasa Boterore
    —–

    Siedhe disa Shqiptare te tjere bashkekombasit e tij ,
    ⭐ I Madhe i Skenes Theatrit i nji niveli Boteror
    i cili Aktroj ne gjithe Shtetet Gjermane foles –
    Gjermani – Austri – Zvicer Superstare i Skenes

    ***Alekander Moisiu***
    ——-

    (Pytje jahte Teme ; perse nuk ka pasur nee Europe anji Grek apo Serb te shquar por veetem Shqipotre ❓❓❓❕❕❕?)

  3. Veprimtaria e Shqiptarit te Famshem te Epokes kishte permass Boterore …
    Karl Riter Gega [ Ritter eshte Titulli me i Larte ne Perandorise atehereshme Austro- Hungareze ]
    Ing. Shqiptare i Hekurudhve e Tyneleve qe ne te kohe ishte i vetmi ⭐ Super Stare i Botes,
    qe ju bene oferta te medha e u ftua e punoj edhe per vende si
    SHBA -te Anglia etj ,
    Pra nqs Termi ~ Gjeni …
    deri ner te kohe ishte i panjohur per Boten
    Shqiptari (Durresak ❕ ) Karl Gega i
    —-
    Diplomuar ne Universitetin e Inginjeriese ne Trieste Itali
    shkuar atje me prinderit Shqiptaree i Emigrant
    i tregoj Botes potencialin e Kombit Shqiptare ,(siedhe Shume Paraedheit e tij ne Historin e Kontinentit me Kurve e me Hipokrit ne Bote )
    thone se gjyshi i tij Prift ,
    ishte fis o sternipi i Karl Topias .
    Sidoqofte nji Figur e shquar Europiane me Permasa Boterore
    —–

    Siedhe disa Shqiptare te tjere bashkekombasit e tij ,
    ⭐ I Madhe i Skenes Theatrit i nji niveli Boteror
    i cili Aktroj ne gjithe Shtetet Gjermane foles –
    Gjermani – Austri – Zvicer Superstare i Skenes

    ***Aleksander Moisiu***
    ——-

    (Pytje jahte Teme ; perse nuk ka pasur nee Europe anji Grek apo Serb te shquar por veetem Shqipotre ❓❓❓❕❕❕?)

    1. lani says:

      Edhe Trump nip Gjermanie eshte por nuk ka gjerman te thote se Trump eshte gjerman dhe e njejta gje vlen edhe per shume grek italiane serbe e te tjere qe kane emigruar ne vende te ndryshme te botes e nuk e permendin me vendin e origjines se prinderve.

      1. läni,

        uk eshte äspäk e vertete .
        Trump e kä Dekläruär qärte Origjinen e tij Gjermäne ,
        mädje edhe kä vizituär Shtepine e Gjyshreve dhe täkuär edhe te äfermit
        qe kä lidhje gjäku ne Gjermäni
        dhe treguär kjo edhe ge TV gjermäne ,
        prä boll qitet brockullä ktu me justifiku Grekun e Serbin .
        Itäliänet e käne Dekläruär kudo ndodhen Origjinen e tyre Itäliäne
        E kuptojme qe te djeg Bythä ngä ky Fäkt Historik –
        me te cilin nuk mundeni te mäshtroni dot Boten ??

  4. läni,

    nuk eshte äspäk e vertete .

  5. Julian says:

    Dhe si gjithmonë Shqiptarët bëhen të suksesshëm vetëm jashtë Shqipërisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje