“Nuk po lëviz gjë, edhe drejtësia e re ka frikë nga politikanët? Ka ardhur koha që të japë të paktën shenjat e para, se e gjithë kjo që ndodhi ia vlejti”

26 Shtator 2020, 11:16Blog TEMA

Nga Alfred Moisiu

Të gjithë ishim të bindur se duhej një reformë e thellë dhe e vërtetë në drejtësi dhe e kemi quajtur në që në fillimet e saj, një “revolucion”.

Që në shtator të vitit 2015, në një nga tryezat e Forumi Civil 2010, është vënë në dukje se magjistrati ekzistues duhet të skanohej, duke larguar nga sistemi ata që nuk do të ishin të përshtatshëm për më tej.

Këtë po e bën VETTINGU, që po kryhet sipas ligjit të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë.

Hartimi, miratimi dhe realizimi i kësaj reforme, u bë i mundur në sajë të këmbënguljes dhe mbështetjes së SHBA-së dhe BE-së, për çka ne shqiptarët duhet t’i jemi thellësisht mirënjohës. Si defekt dhe domosdoshmëri, të gjithë ishim të bindur dhe e kërkonim, por vullneti dhe impenjimi i politikës shqiptare, për fat të keq ishte dhe mbetet ende më shumë në stadin e fjalëve dhe propogandës.

Por deri tani reforma ka ecur me ritme të ngadalta, duke krijuar edhe vakume të rëndësishme, që kanë dëmtuar shumë ecurinë e proceseve gjyqësore. Për pasojë ka pasur shumë largime nga sistemi i drejtësisë, që kanë krijuar një boshllëk për të cilin duhet menduar dhe punuar më seriozisht që të mbushet me shpejtësi.

Është e tepërt të thuhet se besimi i shqiptarëve te drejtësia ekzistuese është tejet i dëmtuar. Problemi është sesi duhet ta rikthejmë këtë besim. Sipas reformës, në letër, realizimi i rikthimit është i mundur, tani duhet të presim dhe të shohim.

Nisur nga pritshmëritë e parashikuara, duhet ta themi hapur, se ka një ngadalësi shqetësuese në realizimin e saj. Megjithëse kohë pas kohe na është thënë që reforma po ecën normalisht, faktet flasin të kundërtën. Mesazhe dhe premtime për realizimin e saj në kohë ka pasur, por më shumë kanë qenë deklarata politike qetësuese sesa ndërrmarje që të bindin për seriozitetin e tyre.

Procesi i vettingut është larg afateve të kërkuara. Afati ligjor i ONM -së dhe i KPK përfundon në 2022. Deri tani e kanë kaluar këtë proces afërsisht 1/3 e magjistratëve, pra mbetet ende pothuajse 2/3-tat. Ndërsa koha që ngelet është më pak se dy vite. Qartë që me këto ritme është e sigurtë se vettingu nuk mbaron në afatin e caktuar.

Rrjedhimisht kërkohet të rritet së tepërmi ritmi i vettingut. Për pasojë duhet që Kuvendi, Qeveria, sikurse dhe miqtë tanë ndërkombëtarë, veçanërisht ambasada e BE dhe ajo e SHBA, duhet të marrin të gjitha masat për të përshpejtuar procedurat dhe për të vënë njerëzit e tyre në pozita më punuese dhe kërkuese që të arrihet me çdo kusht plotësimi i detyrës ligjore.

Me të drejtë Kryetari Kuvendit, disa ditë më parë, vuri objektiv për të arritur plotësimin e Gjykatës Kushtetuese brenda vitit, por kjo kërkon një mobilizim të gjithanshëm të të gjitha strukturave që merren me këto çështje.

Gjykoj se në ecurinë e reformës ka një gjë që po çalon, kjo është kërkesa e llogarisë që objektivat e caktuara nga ligji të ndiqen në mënyrë sistematike dhe skrupuloze.

Institucioni i caktuar për ndjekjen e realizimit të reformës në drejtësi, i cili quhet Komisioni i Pavarur për Koordinimin, Monitorimin dhe ndjekjen e zbatimit të ligjit, deri tani nuk është ndjerë dhe pse, nuk dihet e nuk kuptohet, pra duhet që ky organizëm të vihet në efiçencë. Personat e caktuar duhet të vihen në lëvizje për përgjegjësinë ligjore që kanë, deri sa kanë pranuar të bëhen pjesë e kësaj strukture, ndryshe Kuvendi duhet të marrë masa t’i zëvendësojë.

Krijohet përshtypja se për këtë detyrë jemi të interesuar të gjithë, por në këtë gjendje përgjegjësia është tepër e shpërndarë, duket si jetime.

Ditët e kaluara u fol për demokracinë dhe besimin tek ajo, por çfarë po bëhet që ai besim të rivendoset. Për mendimin tim, guri themeltar për vendosjen e këtij besimi në masa është drejtësia. Pa drejtësi të vërtetë, nuk mund të ketë demokraci të vërtetë. Kjo është vërtetuar katërcipërisht me ecurinë e Shqipërisë, këto 30 vite të ashtuquajtura të demokracisë.

Deri tani, asgjë reale dhe konkrete nuk është bërë, për të kërkuar llogari për këtë humbje kohe si dhe dëmet që i janë bërë këtij vendi. Nuk e kam fjalën për llafollogji, ato i dëgjojmë në komente, emisione dhe shkrime. E kam fjalën për veprimtari konkrete.

Nuk është problemi të vendosim para drejtësisë një mjek, një polic apo një taksambledhës. Kjo gjithnjë ka ndodhur dhe do të ndodhë. Ata që janë strumbullari i të këqijave tek ne janë politikanët e rëndësishëm. Pra ka rëndësi që të paktën të fillohet nga dikush.

Çështje ka plot që përmenden shpesh, si psh: Gërdeci, Rruga e Kombit  21 janari, Marrëveshja e Detit, Unaza, etj. por deri tani nuk po lëviz gjë.

Institucionet e reja të drejtësisë, ka ardhur koha të japin të paktën shenjat e para, se e gjithë kjo që ndodhi ia vlejti. Nëse njerëzit e ngarkuar nuk e kanë kuptuar detyrën dhe rolin e tyre historik, atëherë del nevoja që ata të rishikohen, të gjenden njerëzit e duhur për këtë detyrë.

Ligji kërkon që në përzgjedhjen e kandidaturave në institucionet e reja të sistemit të drejtësisë, të kihen parasysh kriteret si kontrolli i pasurisë, kontrolli i figurës morale, aftësitë profesionale. Por më duket se ka një kërkesë të domosdoshme, që duhet vlerësuar mbi të gjitha, kurajoja civile dhe vendosmëria për t’i shkuar gjërave deri në fund, pa asnjë frikë.

E theksoj këtë, pasi ka rëndësi të madhe që tek personeli që aktualisht do të punojë në sistemin e drejtësisë së re të vritet frika dhe oportunizmi me politikën. Realizimi i detyrave të reja kërkon guxim dhe shpirt sakrifice.

Dua të theksoj në mënyrë të veçantë se, shkëputja nga ndikimi i politikës, nuk është një gjë shumë e lehtë. Pasi hija e politikanëve kryesorë gjatë këtyre 30 viteve është rrënjosur thellë në ndërgjegjen e njerëzve. Por edhe politika është kujdesur shumë që ajo të rritet e të mbahet gjallë.

Ka qenë një gabim që gjatë miratimit në Kuvend, politikës iu lejua që të gjejë momentin të ndërhyjë në zbutjen e disa kërkesave të projektit, të cilën unë e quajta në atë kohë këtu në DITA si veprim “RAKISË IU HODH UJË”. Kjo zbutje krijoi shtigje për të pasur një farë ndikimi në përzgjedhjen e kandidaturave, çka e mban gjallë në një farë shkalle ende hijen e tyre.

Pra është e domosdoshme që organet që janë zgjedhur, aq sa janë, duhet të fillojnë të japin rezultatet e duhura, të tregojnë se po vjen vala e duhur për të shplarë një herë e mirë ata që deri tani na kanë futur në këtë qorrsokak, që i kanë shkaktuar këtij vendi gjithë këto prapësi. Njerëzit, veçanërisht rinia, po humbasin shpresën dhe po largohen, sikur në këtë vend të ketë rënë murtaja.

Institucionet e reja si SPAK dhe BKH, duhet të fillojnë punën sa më parë dhe të japin rezultatet që priten, vetëm kështu do të bindemi se e gjithë kjo që ndodhi ia vlente, ndërsa ata që ende vazhdojnë të sillen me popullin dhe pasurinë e tija si trimosha, ta kuptojnë se ka ardhur një kohë e re.

21 komente në ““Nuk po lëviz gjë, edhe drejtësia e re ka frikë nga politikanët? Ka ardhur koha që të japë të paktën shenjat e para, se e gjithë kjo që ndodhi ia vlejti””

  1. Lik says:

    N.q.s deshton reforma ne drejtesi Shqiperia behet perfundimisht vend I pabanueshem.Per kete kane investuar dhe lobuar qarqet shoviniste serbe dhe greke.Sigurisht faji nuk eshte I tyre por I klases politike, mediatike dhe shoqerise sone qe zgjedhjen apo lejuan te udhehiqeshin nga te shiturit e rradhes si S.Berisha,F.Nano,I.Meta dhe E.Rama.
    Uroj dhe shpresoj qe reforma mos te deshtoje si shansi I fundit I berjes se shtetit shqiptar!

    1. Shenjestra says:

      LIK,bravo.Po deshtoi reforma ne drejtesi vertete do behemi vend i pabanueshem. Opozita e soteme (jashtparlamentit) po bene ç’eshte e mundur te vij ne pushtet me qellim qe te ndalin reformen ne drejtesi.Sali Berisha dhe presidenti Meta i jane vene me mish e me shpirt qe te hedhin tungje para rrotave qe te deshtoi çdo gje, si reforma dhe Vetingu dhe ata te shpetojn nga denimet qe i pret per zullumet e tyre makabre.E ke mire,faji eshte i klases politike.Pershendetje.

    2. Plehraaaaaaaaa arabe.... says:

      Cmenduri te besoi dikush se araboshqipfolesit mund te krijojne shtet ligjor!!!!
      Ne asnje vend arab nuk funxionon… DHIMOKRATIA.
      Vec i tredhuri(atheos) Ngjela.

  2. shoku zenit says:

    Shqiperia keta 30 vjete vetem z Moisiu ishte president
    te tjeret varu k……

  3. Torino says:

    Me i drejti e i afti PRESIDENT qe kemi pasur ndonjehere, pershendetje.Ndaj te njejtin mendim dhe shprese me ju.Fraza njerez me kurajo se ti shkojne deri ne fund gjerave them se eshte e goditur dhe thelbi i shkrimit.Nese brenda muajit tetor kur te behet(shpresojme)funksionale bkh,do te levize dicka atehere do themi se prokuroret e Spak paskan pritur bashkpuntoret se vetem spunonin dot.Nese nuk ndodh gje edhe me kompletimin e strukturave te ligjit atehere me vjen keq po shprehja qe degjoj cdo vit kur vi me pushime:sbehet ky vend,qenka e drejte.Shpresa vdes e fundit!RESPEKTE!

  4. Artan says:

    Analize shume e sakte. Reforma ne drejte eshte shpresa e fundit per normalizimin e ketij vendi.

  5. pjeter says:

    Shume shume e drejte zoti president Moisiu.Eshte nje shqetesim qe ndajne si ju dhe me ju shqiptaret.Permendin tim modest, ka nje ngjashmeri me oret e fundit te gjermaneve naziste,qe ne terheqje linin shkaterrim gjithcka ne menyre te qellimshme.Ne qofte se kjo drejtesia e re do qe te quhet e tille,duhet te japi prove egzistence sa me pare,para se te jete vone.Pikat strategjike te minuara nga kjo politike sharlarane ne terheqje,jane te njohura jo vetem kombetarisht,por boterisht,dhe ç’do dem qe mund ti krijohet shqiptareve,mund te kosiderohet hezitimi i kesaj te shumkerkuar drejtesi te re,si bashkepuntore,dhe mund ta minoje ne menyre te pakthyshme besimin akoma pa filluar.

  6. Like Espinoza-La Piovra says:

    Nderime zoti Moisiu!Bashkohemi me shqetesimin tuaj dhe besoj se do jene te paket ata shqiptare qe nuk jane dakort me ju,pervec politikaneve mafioze te tipit Berishovic dhe Baba Xhike Haxi Qamili =Metaj Rexhep Like dhe te gjithe zorraxhinjte e lidhur pas qerres se tyre.Eshte shqetesuese qe mender presidentit,allios Like Espinoza i eshte lejuar qe te kontrolloje nje pjese te KLGJ-se,te mundesoje te largoje me menyrat e presionet e tij mafioze zotin Dvorani nga GJL e per pasoje te krijoje nje paqartesi per vendin e tij si anetar i KED-it e te vazhdoje te beje akoma presion te fshehur e te hapur qe ai te mos jete me ne KED.Fatkeqesi eshte gjithashtu qe atij ju “lejua” te mos aprovohet akoma?! Arta Vorpsi ne GJK,pavaresisht se ajo u rendit e para ne pikezim sipas ligjit e rregullores se emerimeve dhe te mbetet akoma pezull ,duke mundesuar keshtu te futet nga dera e sherbetoreve Xhaferllari,pavaresisht se nuk ka statusin e gjyqtarit dhe nuk ka kaluar vetingun,gje e ralle kjo qe dikush te futet me zor ne GJK pa kaluar Vetingun!.Dhe cudia shqiptare vazhdon me tej me mafiozin tone president,peshqeshin e Edi Rames qe,ndonese per
    Dvoranin beri namin sepse gjoja i kishte mbaruar mandati dhe atij si “Atdhetar i flakte” i digjet shume xhani [per kushtetuten,te cilen e ve nen te ndenjurat e tij sa here ka nevoje,kurse per Tushen,megjithese dhe asaj i ka mbaruar mandati,asnje fjale dhe biles eshte dhe kryetare e KED-it,me mandat te mbaruar.Ky ,pra eshte “i ndershmi” like flofriri,allios like 7 %-shi,apo popullorce briganti kriminel i kapardisur ne zyren e presidences,duke e shnderruar ate zyre ne nje cerdhe te poshtersive te tij,duke u paguar me parate e shqiptareve dhe duke punuar hapur,24 ore ne dite,kunder interesave te shqiperise e kunder reformes ne drejtesi non stop.Vetem pershendetja e tij ne stilin hitlerian te ben te mendosh se me ke ke te besh dhe c’lloj banditi eshte ai.Vetem s’ti beje kohes e sistemit ai,se po te kish mundesi te tjera do piqte njerez te gjalle.Dhe jo se nuk ben te tilla gjera,por i ben fshehiur dhe i hedh ne gropat e Dajtit…Per kete ka ilac zoti Mojsiu?Do ja vere kufirin tek thana njeri ketij bastardi te paskrupullt,apo zonja Kim nkj e ka kuptuar akoma se me ke ka te beje dhe i dergon falenderime qe te vazhdoje te “interesohet” per vakancat e GJK,deri sa te mundesoje te fuse atje zhapiket e tij,qe te ngrene doren me urdher te tij???Populli ka nje fjale te urte dhe thote ?”Me mire djepi bosh se shejtani (Likja i Al Pazarit) brenda”Ka burra akoma ky vend per kete monstruoz,apo jane tredhur te gjithe dhe do i vere ky pizeveng perpara te gjithe?!!!

    1. Drejtesi says:

      I sakte ne analize. Nje pyetje se jam i padije, ju lutem. Gjygjtari i Gjykates Larte Ardian Dvorani u denigrua nga Presidenti , u largua nga KLGJ qe nuk e kishte kete detyre, me arsyen e mbarimit te mandatit , sepse u emruan tre gjyqtare dhe ai iku…
      Nuk di pse Vitore Tusha me mandat te perfunduar, si dhe Dvorani ,qendron ne detyre edhe pse Gjykata Kushtetuese eshte plotesuar pjeserisht ??!!!
      Ku eshte ne kete rast diferenca e rastit Dvorani-Tusha?

  7. Toni says:

    Ah zoti Mojsiu me vjen keq kur dhe ti Burri i vetem qe nxori ky shtet kto 30t vjet , beson tek papa noeli , nuk mund te bejn banditet e politikes 30vjeçare drejtesi per te vrar veten , ata nga i pari tek i fundit ne te tera krahet e politikes jan per tu denuar me burgim te perjeçem , me çfar kan vjedhur shkaterruar e vrar me kte vend e me kte popull , Edi Saliu Luli Iliri bashk me te ter minjt e krimit dhe korrupsionit te ndiekur nga pas , vetem nje qeveri me patriot te vertet i fut ne hale kta qener kta pisat e politikes , me teorin e Spakut nuk ben gje tjeter vetem se i shtuan oksigjenin vetes ne sy te kti populli injorant dhe ne sy te BEs dhe te tjerve.

  8. qytetari says:

    Sic ke emrin Moisi keni permbajtjen dhe vepren tuaj,qe e kemi perjetuar z.Alfred!
    Nje burre i ralle,TRIM,I DREJTE!
    Keni qene i vetem trim ne lufte.Por dhe cfare lufte qe keni perballuar:
    Ju i vetem duke luftuar ne kembe dhe perballe jush shpellare armatosur me gjithe veset e errta te injorances dhe egersise njerzore,qe kishin pushtuar gjithe pushtetet,ku ne krah te tyre,lloji i aventurierve te Fatos Nano,i papergjegjshem per karrigen qe mbante,apo lloji skuthave anadollake fshehur mbas zhargonit demokrat dhe kostumit allafrenga e llojit xhep mejdani dhe bam-toprave etj.
    Dhe kur vendi dhe qytetari i thjeshte jo therriste,por ulerinte per njeres si ju,ata u bashkuan ´´pozitar´´ dhe ´´opozitar´´dhe ju menjanuan,bashke me ju dhe rrezen e drites perendimore,qe rezellinte ne fund te tunelit.
    Dhe shkurt dhe kryeministri aktual,ku kishim varur shpresat shume,qe nuk i mungon zgjuaresia,kultura,puntor i madh dhe pragmatizmi,por fatkeqesia eshte se brenda tij me keto veti bashkejeton dhe kariera personale e verber me cdo cmim dhe nje frike patologjike,nga ata qe ka perpara.
    Si pasoje e kesaj ai arrin te quaje,nje qenie qe nuk ka asgje njerzore,aq me teper me qytetare,´´si presidentin me te mire te gjithe kohrave´´dhe nuk ka thene asnje fjale,per mafien kriminale te ´´gjyqtareve´´krahu luftarak i bandes se shpellave,pa le me te marre veprime,ne ato te drejta qe ja lejon juridiksioni kryeministror.
    Keto me pretendimin se nuk duhet nderhyre ne bemat e ´´drejtesise tone´´ dhe ne te njejten kohe,ben ´´trimin e madh pordhiot´´ prej koti dhe vetvrases te kryeministrit shqiptar, i kundervihet me tersellem forumeve nderkombetare te drejtesise perendimore,nga sarajet e sulltanit turk.
    Realiteti ne keto ane te denatyrimit europian,vazhdon te jete nje gjeratore muti me ere,qe vazhdon te vije pa fund verdalle dhe eshte e gjitha shprese e kote te gjendet ndonje force e brendeshme ,qe mund ti ndryshoje drejtimin.
    Prandaj duhet dhe me e fuqishme dhe me e hapur nderhyrja e Amerikes dhe Europes,per ta shpetuar kete vend dhe qytetarin e tij,nga lloji ´´presidenteve´´ i erresires absurde dhe sundimi i erresires vdekjeprurese te shpelles.
    Gje rastin zoti Moisiu,tju uroj nga zemra, ju njeriu dhe shqiptari i madh,jete te lumtuar me gjithe te afermit tuaj

  9. Velo says:

    Analizë e saktë. Burr shteti, me dy “rr” . Mendoni tani se çfarë bur Muti (me “r” të vogël dhe “M të madhe) kemi tani për President!!!!!!

  10. Vari Janullen! says:

    Po te donte Amerika te denonte krimet makabre te Sali kermes e kishte te gjithe forcen dhe pushtetin ta bente edhe me gjykatesit e plepave te Saliut. Por krimet e Saliut duket se u shfrytezuan si instrument propagande dhe mashtrimi per te futur drejtesine shqiptaret ne dore me perkrahjen e shqiptareve te nxitur nga deshperimi.
    Praktikisht Shqiperia nuk ka me asnje lloj padronance dhe sovraniteti mbi drejtesine, ekonomine qe eshte peng i mafjes nderkombetare te borxhit, nuk ka te drejte ushtrie dhe vetmbrojtje, sherbimet sekrete funksionojne vetem per interesat amerikane, institucionet e fese dhe pronat e panumerta te tyre, dikur fusha buke, jane prone e grekut, turkut dhe Vatikanit, sektori strategjik u kanibalizua komplet nga mafja e finances nderkombetare ne bashkepunim me laviret e shitur te politikes, qe sot ne presim qe po ata ti denojne.
    Shqiperia dhe Kosova sot jane dy kolonite me te perdhunuara dhe depersonalizuara te Europes, qe bombardohen dhunshem nga demagogjia e demokracise dhe lumturise. Ku padronet kane krijuar nje kult te frikshem kontrolli, venerimi dhe nenshtrimi pa kushte.

  11. Taulant says:

    Eshte politika Evropjane e shekullit te 19-20 qe per te asimiluar Shqiptaret ne Greqi,Serbi,Maqedoni,Mal te zi duhet qe SHQIPERIA te behet vend i pabanueshem i shpopulluar i varfer.

  12. kerkesa says:

    Ne qoftese per pak kohe nuk nderrmeret ndonje veprim nga prokuroret dhe gjykatesit per katrahuren shqiptare 30 vjeçare, njerezit ose duhet te ngrihen me sopata e hanxhare kunder prokuroreve e gjykatesve , ose duhet te braktisin Shqiperine perfundimisht. S’ka rruge tjeter, por historia na meson se çobanet luftuan mbi gjenerale e jo sot qe ka atdhetare qe nuk kane vetem llafe por edhe mund te permbysin regjimin totalitar fashisto-demokratik ne Shqiperi dhe me hekur te zhdukin kete klase barbare qe e genjeu popullin ne 1991 deri sa i mori jo vetem pasurite por dhe frymen. Duhen ngritur njerezit ne kembe, nuk degjojne keta me llafe. Respekt personalitetit te ketij njeriu te madh vete e ne origjine: Alfred Moisiut!

  13. olsi says:

    kokave te medha nuk ka per tu hyre gjemb, ne kembe dhe kete e dime te gjithe ,edhe se sduam ta pranojme. te gjithe keta nga likja,berisha, luli , etj etj, jane te mbrojtur nga amerika dhe evropa, me miliona dhe me, mbrojtje, natyrisht kuptohet per interesat e tyre,jo se ,ju plasi amerikes,dhe evropes per keta gjoja politikan,tek ne ligjin e bejne te huajt qe pas 90. po te donte amerika dhe evropa qe ne,te na zhvillonte ne te gjitha fushat e kishte bere me kohe,se nje qytet i amerikes jemi,nuk duhet ndonje mrekulli per ta shqiperine si zvicra ,se asgje nuk i mungon shqiperise,ka det male fusha,lumenj,pasuri nentokesore. por nuk kane interes te madh, me shkoqur as su plas fare, keshtu qe tu pime lengun gjoja aleateve, amerikes dhe evropes, se mbas 30 vjetesh jemi vendi i fundit ne evrope,ne te gjitha fushat. kjo eshte e verteta, qe nuk na pelqen ta themi, e perpelitemi me terci verci,

  14. biks says:

    Zoti Mojsiu jeni me te vertete i vetemi BURRE SHTETI ne keto 30 vite….
    Problemet qe ngrine jane reale….
    OFL merret me pasurite e hajduteve dhe krimineleve qe njihen por nuk merren me politikanet qe keta i mbeshtesin……
    OFL duhet te filloi nga politikanet qe jane te kamufluar se hajdutet e kriminelet afariste aty jane….
    FILLONI NGA KOKA SE PO U PRE KOKA KEMBET NUK LEVIZIN….. Kjo esbte per gjith strukturat qe gjoja do te vendosin drejtesi….
    Filloni nga Ilir Meta, Sali Berisha majtas e djathtas….

  15. Saderi says:

    Respekt per ish presidentin Moisiu.I pari dhe I fundit burre shteti ne keto 30 vjet ne te ashtu quajtur demokraci. Eshte me se e drejte fakti qe reforma ne drejtesi nuk po jep rezultate qe presin qytetaret .Prokuror dhe hetusa nuk kane kurajo te japin ose te rihapin dosjet ekrimit te vjedhejeve,te vrasjeve,te shitjes se pasurise kombetare(shitja e detit) ,tenderat koruptiv te rrugeve .Ate kane frik nga klasa politike ,sepse keta telidhur me kriminelet,te cilet bejme presion e shantazh organeve te drejtesis duke i gjunjezuar keta te fund it Kjo eshte e vertete,sepse nuk ka si spjegohet qe arestohet njerez pa perkrahje,njerez qe nuk kane leke te paguajne qendrojne ne burg.Kjo drejtesi po venit shpresat e shqipetareve per nje jete me te mire.Nuk eshte hapur asnje proces sekuestro per pasurine e pa justifikuar te prokuroreve ,gjykateseve.Kjo sjellje e organeve te drejtesis shkakton nje mosbesim tek qytetaret per reformen e drejtesise

  16. Shenjestra says:

    Shkrim brilant i zotit Moisiu.Jane kaq te verteta ato qe thot zoti Moisiu,si dielli qe lind dhe perendon.Eshte per t’u çuditur,gjithe keto gjera te verteta dhe faktike,konkrete qe thot Zoti Moisiu,si nuk i mere njeri ne konsiderate nga oroganete e drejtesise? Mos valle gjen mbeshtetje praktike ajo qe thot zoti Moisiu se “RAKISE U HODHE UJE”? Nuk ka si ndodh ndryshe,se faktet dhe provat jane.Atehere ç’fare pret SPAK-u? Por me e keqe do jete sikur rakise eshte hedhur uje edhe ne drejtesi.Kane penetruar njerez spiuna te Sali Berishes,qe punojn edhe sot per ate, qe mund edhe te financohen nga ai akoma,pavaresisht se ata jane zgjedhur tani.Pa pike turpi Berisha Mbrem te Zona e lire kerkon fitore dhe te behet deputet ne 25 prill.Kushe ja jep voten Saliut eshte budalla.Saliu kerkon vota nga ai popull qe donte t’a bombardonte,t’i vriste,te prishte ura e rruge,vuri ne levizje tanket kundra popullit te tij.Si ka fytyre ky njeri qe kerkon votat e popullit?O zot na ruaj nga keta lloj njerzish, kriminel,vampir.

  17. MAJAKOVSKI says:

    Per mendimin tim ky personalitet i madh i politikes General Alfred Moisiu duhet rivene President pamvaresisht nga mosha ai eshte energjik dhe mendje kthjellet. Vetem ky mund ti ia ktheje dinjitetin dhe hijeshine zyres se Presidentit.

  18. "Politikanet jane t e mire" jemi popull beqire.!!! says:

    PO jam dakord Z.mojsiu duhet lene president nderi njisoj si profesorat ne pension. ShQIperia ka nevoje per nje presidente femer, nje sokoleshe ka boll prej tyne te partia Specjaliste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje